Re: DEBAT me meshkujt dhe femrat e AF-se!
E mrekullueshmja zonjushe"Shqiptarja" !
Me lejoni qe te ju falenderoj per fjalet e juaja te mrekullueshme dhe te ju them edhe ju se me fuqine e mendimit dhe te vlersimit te njohurive te tjetrit ju i perkisni nje bote Hyjnore me madheshtine tuaj qe ju ben te depertoni deri ne kuptime te tilla...
:wave: Me keto qe ke thene me siper, nuk ve ne dyshim aspak qe je njeri qe vertete ja din vleren, edhe ate shume, gjinise femrore. tek keto fjale mund te gjesh ate me te bukuren per femrat, qe jo shum meshkuj ia kane zanatin. E pra, je i mrekullueshem vertete! Ndonjehere e vertea din edhe te dhembi, por kjo eshte kjo! :wave:
Por dhe une shtoj per ju se dhe ju ja dini vleren ne menyre te perkryer gjinise mashkullore, ate vlere qe fshihet pas nje fare instinkti te lindur ku shpesh e kthen mashkullin ne nevojen e kerkimit te nje femre te rolit nene...
E une tani, ju "Shqiptarja" deshiroj te ju pershendes dhe me ca vargje te krijuara ketu direkt per ju:
:wave: CAST...
E dij se tani surprizen pret pas cdo fjale,
Mos i picerro syckat e tu te bukur...
As vetullen ne hark si gjysem Hane...
Mos e harko friksueshem o moj yll i bukur!
Fryme merr ngadale, te lutem mos u shqeteso!
Fjale jane, vetem fjale keto edhe ato...
E fjala nuk te prek, nuk mundet jo e jo!
Largesia dhe enigma nga une sot te shpeto!
Eh, mos mendo keq, se jam dhe une njeri...
Nje mashkull qe te bukuren aq e adhuron,
Femrores i kam falur shpirt edhe stoli...
Ne kohen qe ka ikur, ne kohen qe lulzon!
Pra me je aq larg, si nje Yll qendron...
Ku vec ne imagjinate mendimi te shikon
E kete frymen time te shtron e te mbulon,
Petale trendafilash buzve te afron...
Por ne se nje dite udhtimeve te mija...
Ashtu rastesia nese ne na afron...
Une do ta ndjej ate aromen tende,
Dridhjet e zemres une do ti kuptoj...
Dhe do te buzeqesh perballe syve te tu,
E frymen tende thelle do ta respiroj,
Pastaj dockat e njoma do ti marr ngadale...
Ti puth ashtu madhnueshem sic dij dhe enderroj!
Pastaj ti bej cte duash, po deshe edhe ik,
Vec lotin mos e derdh ashtu pike pike...
Sepse gjuha ime ne mjeker do ta marre...
Lotin tend te bukur dhe ta pije ngadale...
C'po bejne syckat e tua, moj Zane, o yll karvani,
Picrruar jane akoma para ketij ekrani?
Apo si hutuar shikojne edhe lexojne,
Fjalet e nje mashkulli qe aq shume te lakojne!
Eh, moj mike e dashur, fjale vetem fjale...
Qe ndezin zjarr e djegin shpirtrat porsi llave,
Qendro gjithnje stoike dhe kurre mos u perkul,
Fjalve qe larg veprave ti thote ndonje burre!
Miqesisht dhe posacerisht per ju "Shqiptarja"!
Gjithe te mirat, me shume rrespekt per ju!
"Nder udhetime"
***
Eh, cte them more "Raul"...?
Une jam nje mashkull qe i dua shume femrat dhe i rrespektoj ato...edhe ato qe ndokush u thote apo i konsoderon si te kqia...une prap dhe ato i dua, pasi tek cdo femer une kam pare dhe shoh e do te shoh gjithe jeten dicka te bukur dhe hyjnore ne shpirtin e tyre, ne mendjen e tyre, ne boten e tyre, ne trupin e tyre te mrekullueshem...
Keshtu pra besoj dhe shpresoj se tashme bindesh se une jam nje mashkull...biles ne se te them me nje fare pervoje ne teori dhe praktike...me beso se nuk te genjej...
Me kane dashur dhe me duan ato jarane...e si te mos i doja apo te mos i dua gjithmone?!
Nje barcalete per ty:
Kadri Roshin e thirri nje here ish ministri i arsimit Thoma Deliana dhe i beri nje kritike miqesore ku nder te tjera i tha:
"O Kadri, po hiq dore o derzi nga grate...!
Kadriu iu pergjigj:
"Po jane te embla shoku minister, ti i ke provuar dhe vete...!"
********
E keshtu pra duke e mbydhur miqesisht ju them te gjithve, femrave qe jane te mrekullueshme, dhe meshkujve qe lodhen se perpjekuri per ti dashuruar ato...ju them se:
Nuk ka gje me te mire, me te bukur, me te vlere, me hyjnore me te vlefshme se sa femren njerzore!
Prandaj ju femra ruani vlerat dhe virtytet e juaja sa me bukur, me paster dhe mesoni nga njera tjetra, nga mencuria e nenave te meritueshme qe te dini ti dhuroni madherisht ato mrekullira qe ua ka falur zoti! Ti dhuroni duke embelsuar jo vetem meshkujt, duke i bere ata qe te dijne te ju dashurojne...por duke embelsuar edhe vetet e juaja, cdo gjene tuaj!
E ju meshkuj "adashe" te mije, dashuroni me shpirt sa me fuqishem ne kuptimin e te butes dhe te embles emebelsi! Shkrihuni se dashuruari dhe vdisni duke dashurar femrat...beni ato qe te ju duan thellesisht! Beni ato vetem me dashuri te embel! Buzeqeshni para tyre dhe mos u nervozoni kurre, sa here ato te ju thone dicka te rrepte...putheni pafundesisht ne vend qe tu thoni ndonje fjale te rende!
Besomeni te gjithe, se do te ndjeheni mrekullueshem gjithmone dhe nuk do te ju lodhe asgje ne se dashuroni dhe ju dashurojne!
I juaji dhe me ju ne mirkuptimin e ketyre fjalve te mija!
"Nder udhetime"