Dasmat e zonave te ndryshme Shqiptare!

HipHop-Girl

Papirus rex
487343_345117788931039_1585940024_n.png


Ne zonen e laberise, ne fillim te ketij shekulli, tradita ka qene qe zakonisht nusja e dhendri nuk njiheshin me njeri tjetrin.
1. Zone e Laberise:Ne zonen e laberise, ne fillim te ketij shekulli, tradita ka qene qe zakonisht nusja e dhendri nuk njiheshin me njeri tjetrin. Fjalen e marteses e jepnin prinderit e tyre. Diten e dasmes, krushqit vinin me kuaj per te marre nusen. Nusja vinte hipur mbi kale, me koken te mbuluar me duvak, dhe kalin ia jepte babai, ishte pjese e pajes se saj. Kur nisej me krushqit per ne shtepine e burrit, zakoni ka qene qe ta shoqeronte nje mashkull nga familja, zakonisht vellai i vogel. Kishte dhe nuse qe vishnin fustan te bardhe e vello, por tradita ka qene citjane te kuqe atllasi ose mendafshi, dhe xhoke te qendisur e te shndritshme, shami me temina, dhe koken te mbuluar me duvak. Floket dhe gishtat i lyenin me kena.

Menuja tradicionale ka qene mishi i pjekur ne hell, bageti pra, me yshmer, nje gatim me miell misri, gjalpe te pjeset e brendshme te bagetiese.

Embelsira tradicionale ka qene revania.

Organizimi i dasmes behej nga nje djale i ri i fisit, i ngarkuar prej te zotit te shtepise, qe kujdesej per misherat ne hell, cilesine e pjekjes se tyre, gatimet, sistemimin e miqve ne tryeza etj. Grate e burratuleshin mbi shilte te mira, ne dhoma te vecanta.

Kenga e vallja nuk pushonin deri vone, e rakia derdhej lume. Nje zakon shume karakteristik i kesaj zone ka qene, kur krushqit shkonin te merrnin nusen, zakoni e donte te ishin prezent njerez shume te zgjuar e te shpejte ne te menduar, sepse aty hidheshin batuta , ose kunja me njeri tjetrin, nga ana e njerezve te nuses dhe dhendrit , qe hidheshin e priteshin sa nga njera ane ne tjetren dhe qe ishin te krijuara aty per aty dhe qe donin pergjigje te shpejte, PSH:

Njerezit e nuses: NUSJA JONE E MIRE E MIRE, DHENDERI SI KEC I SHTIRE.

Njerezit e djalit: DHENDERI YNE KALLEP SAPUNI, NUSEJA SURRAT MAJMUNI.

Mos qeshni, keshtu ka qene tradita, keto ishin pjesa me me humor e dasmes, ku duhej te krijoje vargje bukurie per nusen e te ulje dhendrin apo kenge trimerie per djalin e te ulje nusen.

Dhe ne fund vjen nata e pare e marteses
Ne nje pjese te jugut ka qene zakon qe nusja naten e pare duhet te flinte jo me dhendrin, por me njefemije te vogel, djale, nga fisi i tij, sepse ne besimin popullor, keshtu nusja do te lindte djem. ne nje pjese tjeter, nusja e dhendri mbylleshin ne dhome per 3 ore dhe tere kete kohe perpara deres se dhomes se tyre, fisi kendonte e kercente, thurnin vargje humoristike qe i flisin me ze te larte, duke ngacmuar dhendrin e nusen, e keshtu vazhdonte derisa pas ca oresh kendonin:

A NA BERE GJE O DHENDER-O?
Dhe dhenderi duhet te dilte jashte me nje cope te bardhe te lyer me boje te kuqe, per te simbolizuar virgjerine e nuses se tij.


2. Zona e Korces:Korca i ruan traditat e saj te lashta edhe sot e kesaj dite... ndoshta me shume sesa qytetet e tjera. Atmosfera e dasmes fillon qe nje jave para, te hene. Fillojne pergatitjet, njerezit jane nga sjane vijne dhe cdo nate benin darke, mblidheshin te gjithe. Te merkure meret paja e nuses dhe ne shumicen e rasteve i mbledhin te gjithe femijet dhe shkojne te marin pajen. Kur niset makina hedhin sheqerka dheoriz. Me pas behet adeti i zenies se bukes me qiqra. Te gjithe grate mblidhen ne dhome rreth dhe kendojne, femijet e shtepise e shtypin qiqren dhe me pas grate fillojne te zene buken dhe e lene te vije deri te nesermen ne mengjes. Te enjten cupkat me mesallkat e reja vene te shpijen buken ne furre.

Te premte zakonisht nusja mbledh shoqet dhe e festojne. Gjithashtu te premte cohet kungulli me verenga nusja. Pastaj te shtune eshte dasma e nuses dhe te diel dasma e dhendrit. Kur dhendri me te afermit shkojne te marin nusen te djelen, i vellai i nuses ose nje nga djemte e shtepise qe kane caktuar te kryeje kete detyre i ve lulken dhendrit dhe kur takohen vellai i jep nje dacke ne faqe dhendrit ( me demek qe dhendri tja mbaje mire motren ... ta kete parasysh dacken qe ka ngrene ) dhe dhendri i fut ne xhep para vellait te nuses ne kete moment ... Me pas para se te ngrihen te gjithe dhe te marin nusenvellai hedh para, gjithashtu vellai i ndron dhe kepucet nuses ... i vesh kepuce te reja ne porosi.

3. Zona e Shkodres:Familja nis pregatitjet muaj perpara, ne radhe te pare me rrobat e nuses.
Nje jave para dasmes mblidhet gjithe fisi cdo nate te djali, eshte nje atmosfere e bukur. Nderkohe qevajza eshte te dajat deri tre dite para dasmes. Cifti dy-tre jave para dasmes nuk eshte i lejuar te shihen.

Te enjten shkojne grate e fisit te djalit tek nusja per ta pare dhe po ashtu per ti cuar dhuntine: kjo permban fustanin e nuserise dhe cdo gje qe mund ti duhet diten e dasmes. Po ashtu dhe dhuratat perfamiljen e nuses dhe per nusen, nga farefisnia e djalit. Po te njejten dite, mbasdite, shkojne grate tekfamilja e djalit me dhurata per gjithe fisin e djalit nga familja e vajzes.

Te premten ne darke ose te shtunen, vine njerezit e djalit te marrin pajen e nuses. Te shtunen familja e vajzes ka pregatitur dasmen ne te cilen eshte i ftuar vetem dhenderri (nga ana e cunit), kurse gjithe te tjeret jane te vajzes. Kur mberrijne ne shtepine e dhenderrit, i mbulojne me oriz e karramele. E ema i pret tek dera me buken, qe ta vere nen doren e nuses dhe me mjaltin. Ngjyen gishtat e nuses ne mjalt dhe ndesh cepin e deres.

Me vone i vene nuses nje cun ne preher, ajo ka nje molle dhe corape pastaj per te. Ne vazhdim cifti eshte vetem derisa te filloje “Dasma” e vertete. Ne mengjes nusja cohet ne 5.00 te pregatise kafene per vjerren dhe vjerrin. Dhe po ashtu terholle byrekun, pastaj kur vine njerez i thone ”byreku i nuses”.



4. Zonat e Tepelenes

dasma ne zonat rurale eshte nje eveniment i rendesishem, qe kerkon pergatitje dhe perkushtim. Ftesat nuk egzistojne sepse miqve u cohet llaf me lajmes.

Proekupimin me te madh e ka pergatitja e ushqimit. Hapi i pare eshte zgjedhja e mishrave, qe duhet te jene kryesisht desh kopeje, dhe llogaritet gati 1/2 -1 kg per mik te ftuar. Hapi i dyte eshte rakija, ajo duhet te jete e forte dhe llogaritet te jete min 2L per person. Sa per pjesen tjeter te ushqimit nuk ka shume rendesi. Nqs jane plotesuar keto kushte krijohet ideja qe dasma po nis mbare. Me pas zgjidhen personat qe do te pjekin mishin ne hell dhe keta duhet te jene expert, ndryshe miqte do te jene te pakenaqur. Me pas behet plani i uljes se miqve. Shtrimi behet ne dy ane, ne nje ane grate dhe ne nje ane burrat. te krijohet ideja qe dasma eshte vetem ngrenija, dhe vajza qe martohet eshte thjesht nje kukull keto momente qe zeri nuk i degjohet dhe e qeshura kursesi nuk ze vend ne fytyren e saj.

Dasmen e hap i zoti i shtepise ku uron te gjithe per ardhjen, dhe e mbyll fjalen "Ua shperblefsha nefemijet tuaj".

Dolline e pare duhet ta marri krushku me i fresket i familjes, dhe pergjate nates dollia vazhdon sipas nje riti te vjeter ku askush s'ka te drejte ta prishi perndryshe kjo mund te coje ne permbysjen e tavolines, dhe dasmes gjithashtu. Bejtet jane pafund dhe ketu burrat tregojne kush eshte me i forte dhe me i zgjuar. Nqs dikush nuk mund te pije aq sa i kerkohet, ose nuk di ta ktheje bejten, ai nuk eshte burre ato momente aq sa do te perflitet per kohe e kohe. Kenget jane ato polifonike te tradites, nderprere tek-tuk nga orkestra qe duket se ka thjesht rol plotesues.

Dhe Dasma vazhdon deri sa me te fortet te mposhten.
Pas dasme, te henen gjithe miqte duhen te pijne kafe nga nusja ku do ta darovitin dhe urojne per jetete lumtur. Me pas hapet paja ku nje i aferm do te tregoje se c'ka sjelle nusja, dhe dhuratat per njerezit e burrit.

Ndryshe ndodh ne qytet.
dasma rrjedh normalisht si ne gjithe qytetet e Jugut, e hareshme me kenge, valle ku cifti eshte qendra e vemendjes, dhe kenget vallet, romuzet gjithecka u dedikohet atyre.
 
  • Like
Reactions: Aki

HipHop-Girl

Papirus rex
Kuptimi eshte se sot fatkeqsisht,midis ciftit ka me shume interes sexe,pasuri,bukuri dhe jete izoluar.ne fund mbasi divorcohesh ndihesh i vetem.dikur te matonte fshati,gocen ta gjente babi,e kostumin toa blinte xhaxhi.


Ne jemi ajo c'fare mendojme. Nese ti i ve vetes keto ide , perpara qellimeve te tua kurre s'do i'a arrish te ndertosh nje marrdhenie te shendosh , afatgjate mbi te gjitha te mbushua me dashuri!
Nuk duhet te tregohemi kaq indiferente , perbuzim te tashmen duke menduar per te ardhmen.
Lere zemren tende te dashuroje , nese c'do gje eshte e shkruar te perfundoje atehere kjo ndodh per nje arsye dhe ti duhet te jesh i kenaqur qe ndodhi , nese eshte e shkruar te zgjase ne perjetesi atehere kjo eshte bekim.
Dashuria rilind cdo dite , dashuria mund te shembe cdo barriere , te kaperceje cdo ide , te ndricoje cdo zemer pa arsye , pa kushte por thjesht duke e lene ate te dashuroje..Cdo gje rrjedh , cdo gje leviz.... :(
 

scadarsko

Locus omnem
Ne jemi ajo c'fare mendojme. Nese ti i ve vetes keto ide , perpara qellimeve te tua kurre s'do i'a arrish te ndertosh nje marrdhenie te shendosh , afatgjate mbi te gjitha te mbushua me dashuri!
Nuk duhet te tregohemi kaq indiferente , perbuzim te tashmen duke menduar per te ardhmen.
Lere zemren tende te dashuroje , nese c'do gje eshte e shkruar te perfundoje atehere kjo ndodh per nje arsye dhe ti duhet te jesh i kenaqur qe ndodhi , nese eshte e shkruar te zgjase ne perjetesi atehere kjo eshte bekim.
Dashuria rilind cdo dite , dashuria mund te shembe cdo barriere , te kaperceje cdo ide , te ndricoje cdo zemer pa arsye , pa kushte por thjesht duke e lene ate te dashuroje..Cdo gje rrjedh , cdo gje leviz.... :(
E vlersoj' kete citim
 

scadarsko

Locus omnem
Gjithsesi dasmat n shqiperi po variojne mire extra ambjente lux,skan para por keto salla e dekorime ketej n Europe, i bejn te pasurit
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Dasmat shqiptare, si janë zëvendësuar ritet
Emigracioni, kushtet ekonomike, ndryshimi i rregullave të jetës nga “e drejta” fisnore në atë individuale kanë ndikuar dhe cermoninë martesore, dasmën.
Dikur nusja kur shkonte tek shtëpia e burrit lyente gishtat në mjalt dhe prekte pragun e derës, por kjo tablo është harruar, përsëritet vetëm sa herë shfaqet filmi “Përrallë nga e kaluara”. Llokumet janë zëvedësuar me konfetat, palët e krushqëve me një dasëm shpesh të përbashkët. Vetëm napoloni dhe sheqeri me oriz “hidhen” njësoj.

Ndërsa sot dasmat bëhen nga më të ndryshme, sipas traditës së vendit ku çifti ka kaluar pjesën më të mirë të jetës, të ndikuara nga emigracioni, ekonomia e familjeve dhe koncepti i fisit, ka kaluar në atë të individit.

Dasëm amerikane

Ana me Ervinin ishin studentë në Amerikë, por dasmën e bënë në Shqipëri. Në një lokal të hapur, kur çdo të ftuari i ishte caktuar vendi i vet në tryezë dhe në në tavolinë para gotës së ujit ka emrin e vet të shkruar. Muzika më e fundit xhaz dhe ritmike, ku në kulmin e dasmës nusja ftoi gjithë djemtë beqarë dhe hoqi kolanin e zhartierit, me një kërcim ekstravagant. Ndërsa dhëndërrin e lyen në tortë derisa shokët e hodhën në pishinë.
Dasma në kishë

Ndërkohë janë bërë më se të zakonshme dasmat në kishë. Kisha zbukurohet që në mëngjes me tufa me trëndafila dhe tyl të bardhë në bedena, në tokë hidhen petale trëndafili. Nusja shoqërohet nga tre- katër shoqet e saj më të ngushta, të cilat i vijnë nga pas me tufat me lule. Në fund në çdo dasëm nusja hedh në ajër tufën me lule, kush e kap ka rradhën për t’u martuar. “Në dasmën e Anës e priti tufën kushurira e saj, që kishte 5 dasma rresht që priste tufën. Është me e gjata, basketbolliste, kështu që ajo i ka të gjitha shanset për të pritur tufën, megjithëse është ende vetëm 22-vjeçe dhe e sheh larg martesën”, thotë shoqia e Anës. Tashmë emrin e kandidatit e ke tatuazh në lëkurë, në byrzylyk, në kordele mëndafshi, apo në faqen e ditarit,

Nga dasmat 1 javore, tek ato me 50 vetë

Deri në fillim të viteve 90 dasma shqiptare zgjaste një javë rresht dhe të ftuar ishin mbi 100 vetë. Harxhe të mëdha për familjen, por që i merrnin mbrapsht pasi të ftuarit nuk bënin dhurata, por hidhnin lekë në tabaka, “zakon” i stisur gjatë sistemit komunist, ardhur prej varfërisë, por që ka mbetur dhe sot. Sot janë të rralla dasmat e tilla të mëdha. Më e zakonshmja është ajo e tipit kur nusja dhe dhëndëri ftojnë vetëm hallat, tezet dhe shoqërinë rreth 50, 70 veta. Shtrohet një banket i vogël; gjatë të cilit nusja ndërron dy dhe tre fustane, pasi sigurisht është dita e saj. Në dasmat e sotme nusja kërcen sa mundet, ndërsa duhet të nusëronte gjithë turp, e nuk guxonte as të buzëqeshte. "Dasma vazhdoi tri ditë e tri net. Dasmorët hëngrën e pinë dhe për një javë nuk u doli pija". Kështu përshkruhen dasmat e familjeve shqiptare, të cilat fillonin që të hënën në mëngjes dhe përfundonin të hënën tjetër. Për një javë njerëzit hanin, pinin dhe këndonin për fatin e dy të rinjve që martoheshin. Ndërsa sot ndodh e kundërta. Mund të të lajmërojnë se marton nipin para dy ditëve të dasmës dhe vetëm të dielën të jesh i pranishëm në koktejlin e thjeshtë, që do të organizohet më këtë rast.

"Nuk e përballojmë dot një dasmë. Deri tani kemi harxhuar 4 milionë lekë vetëm për rrobat e nuses dhe të dhëndrit, pa llogaritur këtu edhe lekët që kemi shpenzuar për lokalin që e kemi marrë me qira dhe harxhet për ushqimet"- tregon Moza, një grua e cila ka dasmën e djalit së shpejti.

Dasma shqiptare sot
Lokali ka ngjyra jo shumë të ndezura, ku në sfond dëgjohet një muzikë e lehtë. Kujt i pëlqen të kërcëjë, mund të ngrihet, ndërsa ata që e kanë mendjen vetëm tek e ngrëna, vendosen para tryezës dhe i gjejnë fundin pjatës që kanë përpara. Nusja dhe dhëndri presin tortën, pasi kanë kërcyer vallen e njohur të çiftit, e cila ka nota të një vallëzimi modern. Që çifti të jetë i lumtur, të gjithë të kryejnë detyrimin e të qenit të pranishëm - kjo është dasma shqiptare mbas “shthurjes” së saj shekullore. Po, shqiptart nuk mund të largohen nga e burkura dhe kujtimet, kështu që një pjesë e rëndësishme e ceremonisë janë fotot në natyrë mes luleve. Në Tiranë çdo të djelë rruga gumëzhin nga boriet e makinave të nuseve që shkojnë drejt Parkut Botanik për të bërë foto, ndërsa në vendet bregdetare, ato bëhen buzë detit.

Tradita ka mbetur vetëm te vallet

Asaj që ndoshta dasmorët shqiptarë nuk i kanë shpëtuar dot, janë vallet e traditës. Edhe çifti nuk shkon në dhomën e gjumit, nëse nuk ka kryer ritin e valles së nuses dhe dhëndrit. Shoqërimi i çiftit që kërcen në shoqërinë e prindërve është e vetmja traditë, e cila ka shpëtuar e paprekur. Edhe pse lokali ku dasmat organizohen janë të vogla, çifti, domosdoshmërisht, duhet të kërcejë hipur mbi një tryezë, ku do të digjet edhe shamia e beqarisë. Sipas traditës, në vallen e nuses merrnin pjesë edhe të afërm të tjerë, të cilët tashmë duken rrallë e më rrallë në këtë valle. Kjo për faktin, se nusja dhe dhëndri lodhen.

Legjendë gjakovare

Si u përleshën krushqit dhe nuset?


Në Dushkajë të Gjakovës dasmat janë bërë madhështore deri në marrëzi. Një legjendë ekziston nga këto anë. Ku janë Varret e Krushqve, në një mal të Dushkajës, në mes të fshatrave: Gergoc, Maznik, e Kralan, janë takuar në rrugë dy krushqi, nga dy dasma dhe janë vra deri në një. Kur nuk ka mbetur asnjë i gjallë, edhe nuset zbritën nga qerret dhe dolën në dyluftim me njëra tjetrën dhe sot është vendi i asaj gjakderdhjeje. E gjithë kjo për çfarë? : Vetëm mos t’ia lëshojnë udhën njëri-tjetrit, dy krushqitë, me pretekst, se udha e krushqeve, nuk thyhet...sepse rrugët ishin të ngushta vetëm, vetëm një kahëshe. E sot, në ato treva, kur bëhet dasma, kur takohen dy krushqi në rrugë, njëra krushqi ndalet, ia heqin zinxhirët e qerreve të kuajve, i lëshojnë përtokë, derisa kalon kolona e krushqëve të tjerë, derisa të ndërrohen në rrugë, shkëmbejnë cigare, pijnë në këmbë, përshëndeten dhe ia urojnë njëri-tjetrit martesat dhe vazhdojne udhën.

Dasma ku kërcet pushka
Deri në vitet 40 nuk kishte dasëm ku të mos kërciste pushka për qejf. Më pas në vitet e sistemit komunist për dasmat me armë as që bëhej fjalë, ndërsa pas vitit ‘97 ato u rishfaqën përsëri dhe sot tek tuk kërcet ndonjë krismë në ndonjë damë fshati të humbur. Dikur poeti Din Mehmeti kujton kam parë dasma madhështore, sa mund të qëndrojë gjithë natën me sytë kokërr, sa sikur të vijonin ashtu, nuk e dij si kishte për të përfunduar dasma...Nga krismat thuase deri në qiell të muzikës në valle duet, e në grupe, nga madhështia e aktorëve popullorë e sa nga krismat e armëve, në atë dasëm poeti u inspirua aq shumë, sa dhe shkroi poemën "Krismë është emri im"...

Rite

Paja e nuses


Një institut i rëndësishëm i së drejtës zakonore familjare, i njohur që nga kohët më të lashtë ka qenë paja e nuses. Në fshatrat shqiptare ku sundonte varfëria, paja ishte e kufizuar kryesisht me punime dore prej leshi (çorape e veshmbathje tjetër) që merrte me vete nusja. Sipas librit “E drejta zakonore e Labërisë” paja përbëhej nga sendet vetjake të nuses, prandaj ato ishin pasuri vetjake e saj. Në Shqipërinë e Veriut, paja e nusës përfshinte edhe prikën. Në Labëri paja përgatitej nga shtëpia e burrit. Babai i dhëndrit së bashku me babanë e nuses shkonin në pazar dhe i blinin rrobat e nuses që nga këpucët (zakonisht 2-3 palë) e deri tek shamia e kokës. Kjo normë e pashkruar e së drejtës zakonore ka vepruar kudo në Shqipëri e në Kosovë. Ndërsa sot mjaft që të kesh lekë dhe nusja blen gjithçka çfarë do vetë.

“Ritet e mira të martesës, që i kemi humbur”

Shumë kohë më parë në dasmat shqiptare në vend të parave jepeshin dhurata. Tek-tuk ka rikthim të kësaj tradite edhe në ndonjë dasmë shqiptare qytetare. Por, në më të shumtat e rasteve doroviten para. Ndërkohë, që tradita të tjera negative janë në rikthim, janë harruar fare tradita të mira si ajo e sponsorizimit të pajës. Ja çfarë shpjegon rreth këtyre ndryshimeve në ritet e dasmave, sociologu Zyhdi Dervishi: “Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit ka patur shumë ndryshime në ritin e dasmës, fejesës dhe martesës. Kjo shpesh ka ndodhur për arsye të difuzimit kulturor nga vendet fqinje. Për shembull është shtuar përdorimi i pijeve të tjera që pak përdoreshin në dasmat tradicionale ku dominonte rakia. Tani përdoret shumë vera dhe birra. Këto prirje kanë lidhje me emigracionin. Për shembull në dasmat e të emigruarve në Itali shpesh shokët e dhëndrit qëllojnë njëri-tjetrin me tortë, por sidomos dhëndrin. Kjo si shenjë e jetës së lumtur, por me ndikim nga kultura italiane. Nga ana tjetër është thyer zakoni për mosvajtjen e dhëndrit vetë për të marrë nusen (prej kohësh) dhe tani dhëndri shkon ta marrë nusen madje si shofer. Këto janë disa shembuj periferikë të ndryshimeve që kanë ndodhur në ritet e dasmave. Simbolike sesa të detyrosh në një farë mënyre të ftuarit e t’u të dorovisin para, edhe kur janë të varfër. Komercializimi i dasmave është bërë një gjë vulgare. Një rit tjetër interesant, por edhe human i traditës shqiptare është ai i “sponsorizimit” siç do të shpreheshim sot, i pajës së nuses së varfër nga familjet e pasura. Ka qenë një traditë e Shqipërisë së Mesme, e cila për fat të keq, është zhdukur thuajse krejtësisht. Sigurisht ideja klasike e pajës nuk mund të aplikohet më, por në vend të saj “sponsorizimi” mund të ishte për diçka tjetër të dobishme për çiftin e të sapomartuarve”. DENISA XHOGA
Tradita tiranase, një llokume përgjysmë mes vjehrrës dhe nuses
Në qytetin dhe rrethinat e Tiranës është zakoni që dasma fillon që të enjten, ku hapen dyert e shtëpive dhe priten me muzikë e ëmbëlsira vizitat e shoqërisë. Në këtë trevë, dhëndrin nuk e veshin dhëndër deri ditën që shkon e merr nusen.

Ritet e dasmave shqiptare, me ngjyresat e jetës në emigracion
“Komercializmi i dasmave, një gjë vulgare
Shumë kohë më parë në dasmat shqiptare në vend të parave jepeshin dhurata. Tek-tuk ka rikthim të kësaj tradite edhe në ndonjë dasmë shqiptare qytetare. Por në më të shumtat e rasteve doroviten para. Ndërkohë që tradita të tjera negative janë në rikthim, janë harruar fare tradita të mira si ajo e sponsorizimit të pajës. Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit ka patur shumë ndryshime në ritin e dasmës, fejesës dhe martesës. Kjo shpesh ka ndodhur për arsye të difuzimit kulturor nga vendet fqinje. Për shembull, është shtuar përdorimi i pijeve të tjera që pak përdoreshin në dasmat tradicionale ku dominonte rakia. Tani përdoret shumë vera dhe birra. Këto prirje kanë lidhje me emigracionin. Për shembull në dasmat e të emigruarve në Itali shpesh shokët e dhëndrit qëllojnë njëri-tjetrin me tortë, por sidomos dhëndrin. Kjo si shenjë e jetës së lumtur por me ndikim nga kultura italiane. Nga ana tjetër është thyer zakoni për mosvajtjen e dhëndrit vetë për të marrë nusen (prej kohësh) dhe tani dhëndri shkon ta marrë nusen, madje si shofer. Këto janë disa shembuj periferikë të ndryshimeve që kanë ndodhur në ritet e dasmave. Një ndryshim i rëndësishëm është ai i shtimit të diferencës në moshë mes dhëndrit dhe nuses, edhe kjo e lidhur me emigracionin. Në një farë mënyre në këtë rast kemi të bëjmë me rikthim tek tradita shqiptare, ku kishte diferencë të konsiderueshme ndërmjet burrit dhe gruas në moshë. Sot kjo diferencë sipas statistikave shkon deri në 2 vjet më shumë se paraadhësja, pra në 6-7 vjet ndërmjet burrit dhe gruas. Ky fenomen ndodh sepse emigrantëve shpesh u shkon mosha duke punuar jashtë. Një rikthim tjetër është fakti, që një pjesë e emigrantëve marrin gra të pashkolluara. Është një rikthim negativ, sepse këto gra po e humbin në këtë mënyrë pavarësinë ekonomike dhe njëkohësisht pushteti ekonomik i burrit është rritur shumë. Por veç traditave jopozitive të së shkuarës ka tradita të mira, tek të cilat ia vlen të kthehesh. Nuk është në traditën e shqiptarëve komercializimi i dasmës. Si rregull nuk çohej para në shtëpinë e atyre që martoheshin, por dhurata si për shembull dashi ose diçka simbolike si sheqer, etj. Sipas mendimit tim, më mirë të bëhen dhurata simbolike sesa të detyrosh në një farë mënyre të ftuarit e tu të dorovisin para, edhe kur janë të varfër. Komercializimi i dasmave është bërë një gjë vulgare. Një rit tjetër interesant por edhe human i traditës shqiptare është ai i “sponsorizimit” siç do të shpreheshim sot, i pajës së nuses së varfër nga familjet e pasura. Ka qenë një traditë e Shqipërisë së Mesme, e cila për fat të keq, është zhdukur thuajse krejtësisht. Sigurisht, ideja klasike e pajës nuk mund të aplikohet më, por në vend të saj “sponsorizimi” mund të ishte për diçka tjetër të dobishme për çiftin e të sapomartuarve”.Ballkan

ZAKONET E DASMAVE SHQIPTARE
Krushqit, zakonet komike e “delikate” të ditë-natës së dasmës
Në të gjitha trevat, si shfaqet zakoni që ndjell lindjen e fëmijës së parë të çiftit, djalë
Mjalti, sheqerkat, orizi, dhuratat e çmuara, zakonet e qerasjes e të urimit, “dackat” për dhëndrin dhe vargjet e improvizuara, dollitë dhe nusërimi

Dasmat shqiptare sikurse edhe ceremoni të tjera apo rituale të jetës, karakterizohen nga tipare krahinore, tipare disa herë aq të ndryshme, saqë përbëjnë habi tek krushqit e tjerë. Por, martesat e të rinjve nga krahina të ndryshme si dhe lëvizjet e shumta të popullsisë kanë bërë që ritualet e tyre të afrohen gjithnjë e më tepër, të japin dhe të marrin. Porosia e “prindërve” se “vajza duhet të mësojë zakonet e shtëpisë së burrit që të mos turpërohet”, e kanë një fillesë që në mënyrën e nisjes së jetës së përbashkët bashkëshortore, madje, që kur nusja “bën këmbë”. Por, nga ana tjetër, shqiptarët që nuk janë karakterizuar si popull liberal në pranimin e zakoneve të mikut , gjithnjë e më tepër po e humbasin këtë tipar dhe po “tolerojnë” mes tyre. Zakoni i tjetrit gjithnjë e më pak shkakton rrudhje buzësh, e gjithnjë e më shumë, buzëqeshje e kureshti. Sepse, jemi më interesant duke qenë të ndryshëm dhe ia vlen të mbetemi të ndryshëm...

Labëria, krushqit “duel” me fjalë
Në zonën e Labërisë, në fillim të këtij shekulli, tradita ka qenë që zakonisht, nusja e dhëndri nuk njiheshin me njëri- tjetrin. Fjalën e martesës e jepnin prindërit e tyre. Ditën e dasmës, krushqit vinin me kuaj për të marrë nusen ( me armë apo jo, sepse shkrehja e armës kur merrej nusja, ka qenë zakon në disa krahina). Nusja vinte hipur mbi kalë, me kokën të mbuluar me duvak, dhe kalin ia jepte babai, ishte pjesë e pajës së saj. Kur nisej me krushqit për në shtëpi të burrit, zakoni ka qenë që ta shoqëronte një mashkull nga familja, zakonisht vëllai i vogël. Kishte dhe nuse që vishnin fustan të bardhë e vello, por tradita ka qenë çitjane të kuqe atllasi ose mëndafshi dhe xhoke të qëndisur e të shndritshme, shami me temina dhe kokën të mbuluar me duvak. Flokët dhe gishtat i lyenin me këna. Menuja tradicionale ka qenë mishi i pjekur në hell, bagëti pra, me yshmer, një gatim me miell misri, gjalpë të pjesë të brendshme bagetie.
Organizimi i dasmës bëhej nga një djale i ri i fisit, i ngarkuar prej të zotit të shtëpisë, që kujdesej për mishrat në hell, cilësinë e pjekjes së tyre, gatimet, sistemimin e miqve në tryeza etj. Gratë dhe burrat uleshin mbi shilte të mira, në dhoma të veçanta. Kënga e vallja nuk pushonin deri vonë, e rakia derdhej lumë. Një zakon shumë karakteristik i kësaj zone ka qenë, kur krushqit shkonin të merrnin nusen, zakoni e donte të ishin prezent njerëz shumë të zgjuar e të shpejte në të menduar, sepse aty hidheshin batuta , ose kunja me njëri- tjetrin, nga ana e njerëzve të nuses dhe dhëndrit, që hidheshin e priteshin sa nga njëra anë në tjetrën dhe që ishin të krijuara aty per aty dhe që donin përgjigje të shpejtë. P.sh.

Njerëzit e nuses: Nusja jonë e mirë, e mirë, dhëndëri si kec i shtrirë
Njerëzit e djalit: Dhëndëri ynë kallëp sapuni, nuseja surrat majmuni


Kështu ka qenë tradita, këto ishin pjesa më me humor e dasmës, ku duhej të krijoje vargje bukurie për nusen e të ulje dhëndrin apo këngë trimërie për djalin e të ulje nusen. Në një pjesë të jugut ka qenë zakoni, që nusja natën e parë duhet të flinte jo me dhëndrin, por me një fëmijë të vogël, djalë, nga fisi i tij, sepse në besimin popullor, kështu nusja do të lindte djem. Në një pjesë tjetër, nusja e dhëndri mbylleshin në dhomë për 3 orë dhe tërë këtë kohë përpara derës së dhomës së tyre, fisi këndonte e kërcente, thurrnin vargje humoristike, që i flisin me zë të lartë, duke ngacmuar dhëndrin e nusen, e kështu vazhdonte derisa pas ca orësh këndonin: A na bëre gjë o dhëndër-o? Dhe dhëndri duhet të dilte jashtë me një copë të bardhë të lyer me bojë të kuqe, për të simbolizuar virgjërinë e nuses së tij ( ishte bojë, jo gjak)

E drejta zakonore shqiptare, martesat me shpërblim, kurorë dhe rrëmbim
Në Labëri, martesa me provë nuk njihej.
Një institut i rëndësishëm i së drejtës zakonore familjare, i njohur që nga kohët më të lashtë ka qenë paja e nuses. Në fshatrat shqiptare ku sundonte varfëria, paja ishte e kufizuar kryesisht me punime dore prej leshi (çorape e veshmbathje tjetër) që merrte me vete nusja. Sipas librit “E drejta zakonore e Labërisë” paja përbëhej nga sendet vetjake të nuses, prandaj ato ishin pasuri vetjake e saj. Në Shqipërinë e Veriut, paja e nusës përfshinte edhe prikën. Në Labëri paja përgatitej nga shtëpia e burrit. Babai i dhëndrit së bashku me babanë e nuses shkonin në pazar dhe i blinin rrobat e nuses, që nga këpucët (zakonisht 2-3 palë) e deri tek shamia e kokës. Kjo normë e pashkruar e së drejtës zakonore ka vepruar kudo në Shqipëri e në Kosovë.
Gojëdhëna popullore e fshatrave të Labërisë tregon se format e martesës të njohura nga e drejta zakonore familjare kanë qenë martesa me kurorë, martesa me shpërblim dhe martesa me rrëmbim, kurse martesa me provë nuk njihej. Edhe në Kanunin e Skënderbeut nuk njihej martesa me provë. Martesa me rrëmbim, një nga format më të lashta e më të përhapura kudo, praktikohej në Labëri ashtu si edhe në Malësinë e Veriut e në zona të tjera malore të vendit. Martesat me rrëmbim nuk kanë qenë dukuri shqiptare, por kanë ekzistuar që nga kohët më të lashta dhe janë praktikuar në Greqinë e vjetër, Romën e lashtë, etj. Për martesën me rrëmbim dëshmon veç të tjerash edhe dërgimi i krushqve të armatosur për të marrë nusen.

Zona e Korçës: Bukë me qiqra për nusen që të jetë pjellore
Korça i ruan traditat e saj të lashta edhe sot e kësaj dite, ndoshta më shumë sesa disa qytete të tjera. Atmosfera e dasmës fillon që një javë para, të hënëën. Fillojnë përgatitjet, njerëzit janë nga s janë vijnë dhe çdo natë bëjnë darkë, mblidhen të gjithë. Të mërkurën merret paja e nuses dhe në shumicën e rasteve i mbledhin të gjithë fëmijët e mëhallës që të shkojnë të marrin pajën. Kur niset makina, hedhin sheqerka dhe oriz. Më pas, bëhet adeti i zënies së bukës me qiqra. Të gjitha gratë mblidhen në dhomë rreth e rrotull dhe këndojnë dhe fëmijët e shtëpisë e shtypin nganjëherë qiqrën dhe më pas gratë fillojnë të zënë bukën dhe e lënë të vijë deri të nesërmen në mëngjes. Të enjten, çupat me mësallkat e reja venë të shpien bukën në furrë.
Të premten, zakonisht nusja mbledh shoqet dhe e festojnë. Gjithashtu të premten shpihet kungulli me verë nga nusja. Pastaj të shtunën është dasma e nuses dhe të dielën, dasma e dhëndrit. Kur shkojnë dhëndri me të afërmit të marrin nusen të dielën, i vëllai i nuses ose një nga djemtë e shtëpisë që kanë caktuar të kryejë këtë detyrë, i vë lulen dhëndrit në xhep dhe kur takohen, vëllai i jep një dackë në faqe dhëndrit (me demek që dhëndri t ia mbajë mirë motrën, ta ketë parasysh dackën që ka ngrënë) dhe dhëndri i fut në xhep para vëllait të nuses në këtë moment. Më pas, para se të ngrihen të gjithë dhe të marrin nusen, vllami (i bërë si vëlla)hedh para dhe të gjithë i shikon në dysheme që i mbledhin ku ranë e ku s ranë. Gjithashtu, vllami i ndron dhe këpucët nuses, i vesh këpucë të reja me porosi. Kur jashtë dëgjohet boria e makinës, nusja përcillet dhe e gjithë mëhalla ka dalë jashtë që ta shikojë. Kur hyn nusja tek dera, i vënë dy bukë me qiqra nën sqetull (që nusja të jetë pjellore) dhe vjehrra ia bën gishtin nuses me mjaltë, bën kryqin lart te dera që të bekojë shtëpinë dhe të jetë e ëmbël. Ortodoksët e kanë zakonin që vënë kurorë në kishë, ndërsa myslimanët i vënë unazat në shtëpi, kur venë të marrin nusen, dhe krushkat këndojnë: Epo këto krushkat moj,/ sa të mira moj, sa të mira/ na e mbushen çupën/ me lira moj me lira/...

Zona e Shkodrës: Byrekun e bën vjehrra, por quhet “i nuses„

Familja ia nis përgatitjeve muaj përpara, në radhë të parë me rrobat e nuses. Një javë para dasmës mblidhet gjithë fisi çdo natë tek djali, është një atmosferë e paparë. Ndërkohë që vajza është te dajat deri tre ditë para dasmës. Çifti dy-tre javë para dasmës nuk është i lejuar të shihet. Të enjten shkojnë ca gra të fisit të djalit tek nusja për ta parë dhe po ashtu, për t i çuar dhuntinë: Kjo përmban fustanin e nusërisë dhe çdo gjë që mund t i duhet ditën e dasmës. Po ashtu dhe dhuratat për familjen e nuses dhe për nusen, nga farefisi i djalit. Po të njëjtën ditë, pasdite, shkojnë ca gra tek familja e djalit me dhurata për gjithë fisin e djalit nga familja e vajzës. Të premten në darkë ose të shtunën vinë ca njerëz të djalit të marrin pajën e nuses. Këtu burrat janë brenda, ndërsa familja e nuses vë çdo gjë brenda në makinë. Në momentin që burrat dalin dhe duan të hipin në makinë, gjejnë një çun të vogël në makinë, i cili (sipas zakonit) nuk zbret nga makina pa i dhënë para. Burrat provojnë në fillim me pak para dhe e pyesin: „Të mjaftuan?” Dhe djali i vogël, natyrisht nuk zbret, derisa të ketë duart plot me para. Të premten çojnë nusen në parukeri dhe në darkë vinë të gjitha shoqet e nuses me dhurata. Të shtunën, familja e vajzës ka përgatitur dasmën në të cilën është i ftuar vetëm, kurse gjithë të tjerët janë njerëzit e vajzës. Kërcejnë, hanë, pinë… (fustani i nuses është ndryshe nga ai i ditës që vjen). Të dielën që me natë, nusja shkon sërish në parukeri, që të ketë një pamje tjetër. Kurse djalit i sjellin berberin në shtëpi, i presin flokët (zakon) i heqin mjekrën. Pastaj, e ëma i vë kollaren dhe i vesh xhaketën. Afërsisht në 10.00 mbërrin djali me të tijët që të marre nusen. Normalisht kanë orkestër me vete, kërcejnë tek shtëpia e vajzës. Ndërsa ca burra, ndër ta dhe dhëndrri, janë brenda. Vjen momenti për të dalë nusja. Nga shtepia e nxjerr vëllai dhe daja (nëse nuk ka vëlla një djalë xhaxhai). Tek oborri del dhëndrri dhe merr nusen nga krahu. Kur mbërrijnë tek shtëpia e dhëndrrit, i mbulojnë me oriz e karamele. E ëma i pret tek dera me bukën, që ta vërë nën dorën e nuses dhe me mjaltin. Ngjyen gishtat e nuses në mjalt dhe lyen cepin e derës. Më vonë i vënë nuses një çun të vogël në prehër të cilit ajo i jep një kokërr mollë dhe një palë çorape. Në vazhdim, çifti është vetëm, derisa të fillojë “dasma” e vërtetë. Ata mbërrijnë me vonesë si gjithmonë. Në dasmë ka shumë- pak njerëz dhe shoqëri të vajzës. Në momentin që çifti kërcen, i mbulojnë me para. Ajo që ka ngelur nga mbrëmja është e çiftit pastaj. Në mëngjes, nusja çohet në 5.00 të përgatisë kafenë për vjehrrën dhe vjehrrin. Dhe po ashtu tërhollë byrekun, (edhe pse në shumicën e rasteve nuk di dhe në fakt ajo vetëm sa i prek petët dhe në të vërtetë, e bën vjehrra). Pastaj, kur vinë njerëz, u thonë ”Byreku i nuses”.

Zonat e Tepelenës, shumë harxhe në ushqim dhe shumë romuze
Dasma në zonat rurale është një eveniment i rëndësishëm, që kërkon përgatitje dhe përkushtim. Ftesat nuk ekzistojnë, sepse miqve u çohet fjalë me lajmës. Proekupimin më të madh e ka përgatitja e ushqimit. Hapi i parë është zgjedhja e mishrave, që duhet të jenë kryesisht desh kopeje dhe llogaritet gati 1/2 -1 kg për mik të ftuar. Hapi i dytë është rakia, ajo duhet të jetë e fortë dhe llogaritet të jetë minimumi dy litra për person. Sa për pjesën tjetër të ushqimit, nuk ka shumë rëndësi. Nqs janë plotësuar këto kushte, krijohet ideja që dasma po nis mbarë. Më pas zgjidhen personat që do të pjekin mishin në hell dhe këta duhet të jenë ekspertë, ndryshe miqtë do të jenë të pakënaqur. Më pas, bëhet plani i uljes së miqve. Shtrimi bëhet në dy anë, në një anë gratë dhe në një anë burrat. Të krijohet ideja, që dasma është vetëm ngrënia dhe vajza që martohet, është thjesht një kukull, këto momente që zëri nuk i dëgjohet dhe e qeshura kurrsesi nuk zë vend në fytyrën e saj. Dasmën e hap i zoti i shtëpisë ku uron të gjithë për ardhjen dhe e mbyll fjalën "Ua shpërblefsha në fëmijët tuaj".
Dollinë e parë duhet ta marrë krushku më i freskët i familjes dhe përgjatë natës, dollia vazhdon sipas një riti të vjetër, ku askush s ka të drejtë ta prishë, përndryshe kjo mund të çojë në përmbysjen e tavolinës dhe dasmës gjithashtu. Bejtet janë pafund dhe këtu. Burrat tregojnë kush është më i fortë dhe më i zgjuar. Nqs dikush nuk mund të pijë aq sa i kërkohet ose nuk di ta kthejë bejten, ai nuk është “burrë” ato momente aq sa do të përflitet. Këngët janë ato polifonike të traditës, ndërprerë tek-tuk nga orkestra, që duket se ka thjesht rol plotësues. Dhe dasma vazhdon deri sa më të fortet të mposhten.
Pas dasme, të hënën, gjithe miqtë duhet të pinë kafe nga nusja ku do ta darovitin dhe urojnë për jetë të lumtur. Më pas hapet paja, ku një i afërm do të tregojë se ç ka sjellë nusja dhe dhuratat për njerëzit e burrit. Ndryshe ndodh në qytet. Dasma rrjedh normalisht si në gjithë qytetet e Jugut, e hareshme me këngë, valle ku çifti është qendra e vëmendjes dhe këngët, vallet, romuzet gjithçka u dedikohet atyre.
Sot

Lamtumirë dasmave të traditës
Sociologu: Ndryshimet e riteve vijnë nga difuzimi kulturor. Po zhduken edhe ritet e mira

Nusërim vetëm për një ditë, konfeta në vend të llokumeve, koktejle në vend të drekave e darkave me mish e raki... Jo vetëm fustanet e nuseve por edhe ceremonitë e martesave kanë ndryshuar. “Rezervatet” e tradicionales pozitive janë shumë të rralla. Gjen ende nga të gjitha, por tendenca është drejt modeleve italiane, greke, turke. Për fustanin dhe organizimin e ceremonisë si edhe ritet e dasmave. Në rend të ditës është imitimi. Prirja metropolitane është megjithatë drejt së veçantës. Sociologët kanë një shpjegim për këtë dukuri. Flitet për dukurinë e difuzimit të kulturës nga vendet fqinje. Sipas sociologut Zyhdi Dervishi, gjithçka është e lidhur me emigracionin. Nga e shkuara në të tashmen, shumë rite janë zhdukur, por disa të tjera janë rikthyer. Ndërsa kanë vërshuar rite të tjera, madje plot të tilla me origjinë kristiane: dasma në Kishë e madje edhe në Xhami, por edhe ceremoni të ngushta në rreth miqësor më tepër sesa në rreth fisnor.
Stringlat tendencë
Shporta me “konfeta” të paketuara me tyl dhe zbukuruar me fjongo (më të shtrenjta se rakia), nga ato që shërbehen në dalje të kishës ku sapo është lidhur martesa e një çifti me betimin e përjetshëm të besnikërisë, kanë zëvendësuar tani llokumet e fejesës. Detaji i kishës nuk ka rëndësi. Në thelb bajamet e sheqerosura nënkuptojnë pjellorinë dhe sheqeri ëmbëlsinë simbolike të nuses. Në varësi të luleve, bomboneve me bajame të paketuara, stringlave, një e tillë mund të kushtojë edhe 9 mijë lekë të vjetra. Kollona me lule për mjediset e jashtme e të brendshme ku bëhet ceremonia martesore, kurora lulesh, tufa të ndryshme, të gjitha të bëra vetë, që jepen me qira. Ndërsa buqeta e nuses, në rast se nuk sillet nga jashtë, e bërë vetë në dyqanet shqiptare shkon 15 mijë lekë. Tendenca është që edhe konfetat e lulet të sillen nga jashtë, megjithëse në tregun shqiptar ato kanë nisur të futen që në vitin 1992. Në fillim ishin fare të pakët ata që i parapëlqenin. Numri i atyre që i kërkojnë sot është shumë më i madh sipas tregtarëve të këtyre stringlave martesore. Tabela “Just Married” dhe kanoçet pas makinës së çiftit janë “aksesorët” më pak të imituar. “Nuk e duan tabelën në anglisht se nuk e kuptojnë të gjithë”, - thotë pronarja e një dyqani nusërie. Ndërkohë që tradita e “just married” e ka origjinën në fshatrat angleze, ku edhe lulet zbukuruese për makinën zgjidheshin të freskëta, jo lule plastike.
Risitë e ceremonisë
Dikur vetëm në tavolinën qendrore kishte 40 vetë. Tani e gjithë ceremonia mund të ketë 40 të ftuar a më pak. Në vend të pjatave me shumë mish dhe shisheve me raki tani serviret një koktejl shpeshherë modest (më tepër për shtrëngim ekonomik). Nuset shpesh kanë edhe shoqëruese të veshura me fustane nusërore më pak të bukur se ai i protagonistes së dasmës. Ndërsa fustani i nuses kushton 400 mijë lekë (me qira) ai i shoqërueses jo më shumë se 200 mijë. Hera-herës ka dasma që bëhen në kishë por edhe nga ato që organizohen në xhami. Edhe mjediset ku bëhet dasma janë nga më të ndryshmet. Veç lokaleve e shtëpive, edhe në ndonjë kështjellë-restorant a mjedis intim. Nusja nuk nusëron më katër ditë si dikur, që vishej që të enjten. Zakonisht nusëron vetëm të shtunën në shtëpinë e saj dhe të dielën në atë të burrit, ose vetëm një ditë, nëse bëhet një dasmë e përbashkët. Por nga njëra dasmë tek tjetra ka veçori dhe risi të tjera.

Sociologu Zyhdi Dervishi shpjegon dukurinë e martesave të reja dhe zhdukjen e disa riteve pozitive të traditës së mirë shqiptare

“Ritet e mira të martesës, që i kemi humbur”

Shumë kohë më parë në dasmat shqiptare në vend të parave jepeshin dhurata. Tek-tuk ka rikthim të kësaj tradite edhe në ndonjë dasmë shqiptare qytetare. Por në më të shumtat e rasteve doroviten para. Ndërkohë që tradita të tjera negative janë në rikthim, janë harruar fare tradita të mira si ajo e sponsorizimit të pajës. Ja çfarë shpjegon rreth këtyre ndryshimeve në ritet e dasmave, sociologu Zyhdi Dervishi: “Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit ka patur shumë ndryshime në ritin e dasmës, fejesës dhe martesës. Kjo shpesh ka ndodhur për arsye të difuzimit kulturor nga vendet fqinje. Për shembull është shtuar përdorimi i pijeve të tjera që pak përdoreshin në dasmat tradicionale ku dominonte rakia. Tani përdoret shumë vera dhe birra. Këto prirje kanë lidhje me emigracionin. Për shembull në dasmat e të emigruarve në Itali shpesh shokët e dhëndrit qëllojnë njëri-tjetrin me tortë, por sidomos dhëndrin. Kjo si shenjë e jetës së lumtur por me ndikim nga kultura italiane. Nga ana tjetër është thyer zakoni për mosvajtjen e dhëndrit vetë për të marrë nusen (prej kohësh) dhe tani dhëndri shkon ta marrë nusen madje si shofer. Këto janë disa shembuj periferikë të ndryshimeve që kanë ndodhur në ritet e dasmave. Një ndryshim i rëndësishëm është ai i shtimit të diferencës në moshë mes dhëndrit dhe nuses, edhe kjo e lidhur me emigracionin. Në një farë mënyre në këtë rast kemi të bëjmë me rikthim tek tradita shqiptare, ku kishte diferencë të konsiderueshme ndërmjet burrit dhe gruas në moshë. Sot kjo diferencë sipas statistikave shkon deri në 2 vjet më shumë se paraadhësja, pra në 6-7 vjet ndërmjet burrit dhe gruas. Ky fenomen ndodh sepse emigrantëve shpesh u shkon mosha duke punuar jashtë. Një rikthim tjetër është fakti që një pjesë e emigrantëve marrin gra të pashkolluara. Është një rikthim negativ, sepse këto gra po e humbin në këtë mënyrë pavarësinë ekonomike dhe njëkohësisht pushteti ekonomik i burrit është rritur shumë. Por veç traditave jopozitive të së shkuarës ka tradita të mira, tek të cilat ia vlen të kthehesh. Nuk është në traditën e shqiptarëve komercializimi i dasmës. Si rregull nuk çohej para në shtëpinë e atyre që martoheshin, por dhurata si për shembull dashi ose diçka simbolike si sheqer, etj. Sipas mendimit tim, më mirë të bëhen dhurata simbolike sesa të detyrosh në një farë mënyre të ftuarit e tu të dorovisin para, edhe kur janë të varfër. Komercializimi i dasmave është bërë një gjë vulgare. Një rit tjetër interesant por edhe human i traditës shqiptare është ai i “sponsorizimit” siç do të shpreheshim sot, i pajës së nuses së varfër nga familjet e pasura. Ka qenë një traditë e Shqipërisë së Mesme, e cila për fat të keq, është zhdukur thuajse krejtësisht. Sigurisht ideja klasike e pajës nuk mund të aplikohet më, por në vend të saj “sponsorizimi” mund të ishte për diçka tjetër të dobishme për çiftin e të sapomartuarve”.

Rite
Paja e nuses
Një institut i rëndësishëm i së drejtës zakonore familjare, i njohur që nga kohët më të lashtë ka qenë paja e nuses. Në fshatrat shqiptare ku sundonte varfëria, paja ishte e kufizuar kryesisht me punime dore prej leshi (çorape e veshmbathje tjetër) që merrte me vete nusja. Sipas librit “E drejta zakonore e Labërisë” paja përbëhej nga sendet vetjake të nuses, prandaj ato ishin pasuri vetjake e saj. Në Shqipërinë e Veriut, paja e nusës përfshinte edhe prikën. Në Labëri paja përgatitej nga shtëpia e burrit. Babai i dhëndrit së bashku me babanë e nuses shkonin në pazar dhe i blinin rrobat e nuses që nga këpucët (zakonisht 2-3 palë) e deri tek shamia e kokës. Kjo normë e pashkruar e së drejtës zakonore ka vepruar kudo në Shqipëri e në Kosovë.

Krushqit e armatosur
Gojëdhëna popullore e fshatrave të Labërisë tregon se format e martesës të njohura nga e drejta zakonore familjare kanë qenë martesa me kurorë, martesa me shpërblim dhe martesa me rrëmbim, kurse martesa me provë nuk njihej. Edhe në Kanunin e Skënderbeut nuk njihej martesa me provë. Martesa me rrëmbim, një nga format më të lashta e më të përhapura kudo, praktikohej në Labëri ashtu si edhe në Malësinë e Veriut e në zona të tjera malore të vendit. Martesat me rrëmbim nuk kanë qenë dukuri shqiptare, por kanë ekzistuar që nga kohët më të lashta dhe janë praktikuar në Greqinë e vjetër, Romën e lashtë, etj. Për martesën me rrëmbim dëshmon veç të tjerash edhe dërgimi i krushqve të armatosur për të marrë nusen.

Siç mbaronin punë mblesërit, familjet që jepnin pëlqimin reciprok për njëra-tjetrën, caktoheshin datat dhe vazhdonin përgatitjet njëra pas tjetrës. Kryheshin ceremonitë paramartesore të shkëmbimit të nishanit, dhuratave, unazave, e kështu me radhë për të ardhur tek ajo që e kemi quajtur “momenti premartesor”. Një grup nga familja e dhëndrit, “sijinxhit”, ku zakonisht futen daja i djalit, që zë vendin dhe përgjegjësinë kryesore, xhaja, e ndonjë tjetër i afërm, shkojnë u bëjnë peshqeshe nuses dhe krushqve. Ata priten me të gjitha respektet, sipas zakoneve dhe pasi hanë e pijnë tërë natën, në mëngjes bëhen gati të rikthehen në shtëpinë e dhëndrit, duke marrë me vete kuajt, që tashmë janë ngarkuar nga krushqit e nuses, me plaçkat dhe pajën që ajo ka përgatitur.

Nusja do të hipej siç e donte adeti; mbi një pelë të madhe, të bardhë e të zbukuruar, sikundër në ditët e sotme, për të zgjidhen makina luksoze të bardha e të zbukuruara më tepër se të tjerat, me shirita, lule, tollumbace... Por, kishte raste që brenda një dite këmbeheshin rrugës dy palë karvanë dasmorësh, që sillnin nuset për tek dhëndri. Ndryshe nga zona e Korçës dhe e Dibrës, ku të tilla koincidenca pasoheshin me tragjedi, pasi asnjë karvan nuk i hapte rrugën tjetrit, sepse i shkonte dasma ters, vlonjatët kanë një traditë tjetër; të paktën kështu shprehet etnologu Bajramaj: “Ishte zakon, që kur shkëmbeheshin dy karvane dasmorësh në një rrugë, atëherë, ata ndaleshin dhe nuset shkëmbenin mes tyre shamitë e bardha dhe nga një ëmbëlsirë. Kjo kishte kuptimin që t’i jepnin fat njëra-tjetrës, ndërsa ëmbëlsirën e falnin për të lehtësuar lotët e ndarjes nga familja, që i fshinin me shamitë e tyre.

Nusja pritet me krisma

Duhej doemos, që nusja të shoqërohej gjatë rrugës për në shtëpinë e dhëndrit, nga një fëmijë i vogël, i afërm i saj. Teksa karvani dasmor i afrohet shtëpisë së burrit, njerëzit e këtij të fundit, dalin jashtë e qëllojnë në ajër me armët e tyre, për të lajmëruar se nusja erdhi shëndoshë e mirë. Janë pikërisht këto çaste, kur atmosfera ndizet në maksimum dhe këngët, vallet e lojërat, ndjekin njëra-tjetrën. Por, duhet thënë se dasma në shtëpinë e dhëndrit ka nisur që një javë para, me rituale e ceremoni të tjera, siç janë: “Dita e kafeve”, apo “Dita e druve”, kur i gjithë fshati del në pyll për të prerë dru, që nevojiten për ngrohje dhe gatim, gjatë dasmës madhështore që zhvillohet gjithmonë nga familja e dhëndrit. Shekulli

Shikoni një video të një dasme shqiptare këtë, do të mbeteni pa fjalë



Postuar nga DIELLI më 10/05/2009 11:20:00 AM
Email This
BlogThis!
Share to Twitter
Share to Facebook
Share to Pinterest

Etiketa: Sociale
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Po shkruaj zakonet e vendit tim edhe se une nuk bera asnje nga keto, por do te me pelqente ti beja.

Dasmat ne Prefekturen e Korces (sepse thuajse gjithe zona Korce, Pogradec, Erseke dhe Bilisht kane zakone te ngjashme) e fillon qe nje jave para, ka raste qe fillon muzika qe te henen.
Te merkure mbasdite ne shtepine e vajzes vijne te gjitha grate e lagjes per te pare pajen e vajzes, ndersa perjashta (kush ka shtepi private), apo ne dhomen tjeter eshte muzika, pasi shikohet paja shoqet e ngushta te vajzes (mundesisht te pamartuara) qepin carcafin e jorganit, duke pasur shume kujdes ne zgjedhjen e vajzave pasi nuk duhet bere asnje kotke ne fflilli qe qepet, keto vajza jane nen veshtrimet tetove te vajzes te cilat kujdesen qe mos bejne ndonje magji(keshtu thuhej atehere), vajzat duke qepur duhet te kendojne kenget e posacme.
Te enjte 5 vete nga shtepia e dhendrit zakonisht me kryetar xhaxhain e dhendrit vene te marin pajen e nuses, dhe i shpien asaj fustan e bardhe dhe gjerat e tjera te nevojshme qe i duhen. Nusja kete dite nuk duhet te jete e rregulluar dhe mundesisht te mos ju dale faere krushqeve, ne pajen e nuses ka gjithmone oris, karamele dhe monedha.
Te premte eshte dita e shoqerise, si per vajzen ashtu dhe per dhendrin, vajza ben festen e fundit me shoqerine e saj dhe djali gjithashtu, ketu djali djek njeren nga shamite e djalerise.
Te shtunen, nderkohe qe ne shtepine e nuses kane ardhur gjithe njerzit nusja ka kohe qe ka filluar te regullohet nen pranine e dy shoqeve te ngushta dhe te kushurirave dhe motres. Rreth ores 5 nusja eshte gati dhe fillojne vizitat.
Kurse dhendri ne mbasditen e te shtunes vete tek berberi dhe rruhet e qethet , dhe shoket qe e ngacmojne (besoj se te gjitha kete qe them une nuk behen me, por ama une mbaj mend ato para 13-15 vjetesh).
Dasnat zakonisht behen te shtunen ne mbremje per vajzat keshtu qe rreth ores 9-10 te darkes te gjithe vene ne restorant. Babai i vajzes falenderon te gjithe pjesmaresit per ardhjen dhe dasma fillon. Kur marin nusen ne valle te gjithe hedhin leka mbi koken e nuses (lek te cilat i mer orkestra dhe jo nusja, dhe kete nuk e kam kuptuar kurre).
Sa kalon ora 12 vijne krushqit dhe dhendri ne gostine e vajzes, si me i madhi i i krushqeve eshte xhaxhai i djalit , te gjithe krushqit fillojne marin nusen ne valle dhe hedhi lek mbi koken e saj.
Dasma mbaron rreth ores 4-5 dhe kane mbetur vetem te rinjte se ata me te moshuarit kane ikur te flene.
Te djelen, pas ores 12 ne shtepine e nuses vene krushqit, jane gjithmone tek, si i pare i krushqeve per burrat eshte daja, dhe nga grate e motra e dhenderit, gjithmone eshte dhe nje femije djale qe i jep buqeten e luleve, dhendri i ve unazen (atehere qe mbaj mend une spara beheshin shume dasma ne kishe) dhe nusja gjithashtu ndersa motra i ve bizhuterite e tjera , oren, vethkat, byrzylykun dhe varsen ( ne momentin e ndrimit te unazave behej dhe shkelja nga nusja apo nga dhendri, kush shkelte i pari njeri tjetrin bente komanden ne shtepi). Lulen e dhendrit ja ve vellaii nuses, qe me pas i jep dhe nje dacke dhendrit qe te kete kujdes motren. (kishte dhe nga ata qe dilnin nga shtepia dhe ishin akoma me faqe te kuqe). Te gjitha keto behen duke u kenduar kenget e pershtateshme nga grate qe ndodhen ne sallon.Kur del nusja eshte ajo muzika qe renqeth mishin, nusja nuk duhet te ktheje koken mbrapa ndersa hyn per ne makine dhe e jema e nuses hedh mbi nuse dhe mbi makine oris, qe te jete pjellore, karamele

qe te jete e embel dhe monedha qe te jete e pasur.
Kur arrin nusja tek shtepia e djalit, vjerra i ndan nje kulac ne koka qe te jete kembembare, pa hyre akoma ne dera dhe pastaj i lyen dy gishtat e dores se djathte me mjalte dhe ben shenjen e kryqit mbi dere, qe te hyje miresia dhe te jete e dashur me njerzit e burrit, (kam pare ne komshia ime qe kur erdhi nusja vjerra vurri siten perpara fytures dhe nje pasqyre (qe nusja mos e shikoje se sa e shemtur eshte vjerra, edhe se kjo ishte e bukur si grua).
Dasma e djalit behet ne darken e te shtunes, kur kercen nusja me dhendrin "napolonin" djali djek perfundimisht shamine e dhenderise. Si gjithmone sa here qe kercen nusja e mbulojne me lek, te cilat i mer orkestra.
Edhe ketu vine krushqit e nuses dhe duhet te jene cift.
Kur nusja vete ne shtepi, vene 2-3 gra qe e xhveshin, dhe ne cdo rrobe qe kjo heq duhet te kete leke te fshehura, (une kur u martua daja im isha 7 vjece dhe i hoqa kepucet, mbaj mend qe ishte nje 50-ce sa u gezova).
Tani thone qe nusja ne mengjes ju ben kafene vjerres dhe vjerrit, (por nuk e kam pare). Paraditen e te henes vene nusen ne magje, i lyejne duart me gjalme dhe me sheqer dhe te zere brume. Ne mbasditen e te henes vene njerzit e nuses, dhe e jema , me peme dhe dhurata qe te shikoje te bijen. Pasi ikin dhe keta dasma ka mbaruar.
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Per fillim te theksoi se gjysma e ketyre zakoneve tani nuk behen ,por un po mundohem perafersisht te tregoj si me kan tregu dhe si kishim dasmet neve ketu ne familje..

Ketu dasma filllon te hene,pra del dikush nga familja djali axhit apo edhe pak me larg ti ftojt per dasem njerzit se ka te shkruar ne leter se duhet ti ftojn ,se ketu ftojn shum duke fillu nga komshit e dajot hallat dajot e vjehrrit etj etj.Pastaj familjet behen gati per vendin ku do i presin dasmoret ,tek dhendrri ka me shum pun kuptohet!duhet te pregadisin dhomen per ciftin dhe te blejn dhuarat per nuse gjth familja , flori si zakonisht .Te ejten e thrrasin dajon dhe axhallaret diku ka 7 vet ose 5 dhe i coj rrobat se kan marr per nuse,fillon kenga dhe sitet milli,per bakllav , millin duhet situr 3 cuna se jan me dy prinder,ne valigjen kufera i madhe , i thon ketu i palosin mir rrobat dhe ne fillim e fusin nje dhurat per ate se do hap i pari valigjen(kuferin) 5000 euro llogaritet te bej ni dasme me dhom e me te gjitha shpenzimet keto te gjitha i pagun dhendrri.pa futur leket se ka dergu per pajen e nuses......

Pastja te shtune fillon dasma , vin gjith dasmoret keng valle han dark dhe vajzat diku 5 veta duhet te qesin nje kulaq por ciftin , nuk duhet te flasin fare hiq deri te mbaroj ai kulaq, pra ky kulaq behet per dhendrrin dhe nusen , po ashtu edhe nje djal duhet te bej sherbet, sheqer me uji per ciftin, nje djali i dajes pra cdo her femij duhet ti ket te dy prinderit gjalla, duhet ti rregulloj edhe vendin ne dhom nuses(shtratin) dhendrri ate nat duhet te flej me nje djal ne dhomen e vet.Ne shpin e nuses fillon kenga , nusja duhet e vishet me rroba te nuseris dhe te ve nje shami ne kok dhe te qaj.vajzat tjera e kendojn duke e shajn dhendrrin dhe vjehrren por vajza nuk ben te qaj kur ta kendojn per familje te burrit , pastaj e kendojn edhe per familje e saj ( ja nje po e them se me kujtohet, tani) qaj oj lule nihu ne ara kush ju del o dajve perpara,qaj lulije qaj pa nda se ti qik nuk bahesh ma etj etj... se me shpetun mua lotet tani
cry2.png
ne shpin e dhendrri buqet kenga dhe ndahen njerzit se do shkojn neser per te mar nusen
icon_razz.gif
motra e dhendri halla dhe nje djal se ka me shum se 1 vjet deri ne 5 vjet duhet te hy ne makine e nuses,vllai i dhendrrit ose dajo e vozit makinen.....Nusja shkon heret ne mengjes te dilen per te ber frizur , vishet me fustan te bardh dhe pret te vin dasmoret per ta marr, diku ka ora 2 vin dasmoret(dhendrri e vjehrra e presin ne shpi nusen)kur te vin ato te marrin nusen i sherbejn me llokum dhe pije te ndryshme po jo alkohol asesi ,burrat veqant nga grat,sa te futen krushqit ne oborr nuses duhet ti lidhin ni pej te kuq ne duar qe kur te hyn brenda ajo duhet ta kepus por nuk ben me te flas fare nusja, deri te shkoj te shpija e burrit dhe te flasin se pari me burrin ,me njerz tjer nuk ben asesi te flasi.Nusen shkon se pari kunatat motrat e burrit , halla ne dhom e shikojn dhe i bejn ca zakon me nje embelisr ,se pari duhet afrohet djali i vogel pastaj tjera,tani keto dalin nga dhoma duke vallzu e kendu fillon kenga e dasmoreve se kan ardh dasmoret te nuses nuk kendojn vetem i shikojn,aty i japin dhuarat te gjitha ato se kan shku me marr nusen te gjitha flori ,ato me te largetat unaza keto te aferta bylyzik ose varse per qaf, nusen e fut ne makine vllai i saj i meshon 3 her me dore makines , nusja duhet te kthje koken mbrap ne menyr
qe kur te lind femijete ti ngjajn dajve
icon_biggrin.gif
gjith dasmoret ke shpia e nuses duhet te ulen kur te dal nusja nga shpija e babes per 2 min(mos harrojt te them se duhet te vjedhur ni got, nga ato se sherbejn me pije ato se kan ardh me marr nusen,dhe kur te marrin nuse ja thejn par akembes ne shpin e dhendrrit )Kur hyn nusja ne shpin e dhendrrit duhet ke porta te ngrihet ashtu krrysur ne makin deri te zbresin,nuse duhet prap te percafoj nje femij te vogel pa zbrit nga makin,ajo i jep nje peshqesh,femje si ven nje plaqk te kuqe ne kok dhe pastaj velle dhe dhendrir e zbresin nuse.
icon_razz.gif
nusja duhet te pershendete me vjehrren ajo ulur ne karrig i jep nje dhurat vjehrra nuses,e pret dhe nje nuse i mba nje pijat me sherbet ose mjalt dhe me gishtat prek derene 3 her e fusin brenda, dhendrri duhet te hy ne dhom me nuse per ti uru

mirseardhur dhe te sherbej me nje embelsir 10 minuta pastaj dalin te dyt, deri ne ora 10 mesnat vazhdo kenga ku vallzon nusja 1 her ose 2 me shum jo!! dhe ajo nuk flet me asnje vetem rrin ashtu ne kembe pa shiku dasmoret(tani kan ndryshu gjerat dasm behen ne restorante me shum shikon nusja se dasmoret nusen)
icon_biggrin.gif
icon_razz.gif


Ne ora 10 hyn dhendrri ne dhom me nuse
icon_razz.gif
para ore 10 nuk ben
icon_sad.gif
vallja e kenga vazhdo deri ne oret e vona , te henen nusja zgjohet i qesin kafe e qoj per te rregullu frizur tjeter,se ajo e dijeles u be bajat hahhahah)nusja me dhendrrin e han se pari kulaqin se ken ber ato vajzat te shtunen ...... goca e aferta te dhendrit familjaret i qesin ne nje dhom pajen e vin grat tjera per ta par pajen dhe nusen nga ora 3 mesdit deri ne ora 7 mbremje keng valla pa pranin e burrave,familja e nuses vin i sjellin lule vetem femrat dhe kur te perendon dielli nuses duheti heqin duvakun se ka ne kok,prap nje djal po tani me jo i vogel por i rritur ne menyr te ket fatin edhe ai fill mas tyre.
icon_biggrin.gif
ajo i jep dhurat nje peshqesh
thumbsup2.png
nusja sherben me kafe e pije dhe embesira, mbase 3dite nusja duhet ´te shkoj ne shpin e prinderev ,mbas 1 jave vin familjaret e saj e marrin, ajo rrin 1 jave te shpija e prinderve prap shkojn keta familjare te dhendrrit se bashku me dhendrrin tani e marin nuse dhe ketu mbaron dasma...se di nese kam harru naj detal te vogel por keshtu ka ardh mami im nuse............Tani kan ndryshu gjerat dhe behen ne restorante dasmet ase gjysma e zakonev nuk behet..........
icon_surprised.gif
icon_surprised.gif
a mos te harro te shtoj edhe ni detaj te vogel,dajo i dhendrrit ose e ben pagesen per kengetar ose i sjell nje dash per dasem nipit..
icon_biggrin.gif
 

scadarsko

Locus omnem
Dasmat sot ne shqiperi,po kthehen ne dj eloktronike dhe veglat muzikore cdo dite po percmohen.....veshjet folklorike thuajse jan jashte tradites,flamuri qe vendosej ne disa zona te malesise ka filluar te zevendesohet me cadra luksoze ,nusja sa kalon pragun eshtepis se saj fillon te ngrej koken e fuse ne konflikt familjen e burrit.....fillon lufta ,pretendimet vellai me vella thurin gardhe dhe mure per nje cope grua.Te nesermen lind femija,e miq e shoke nuk vijn tek ti se gruaja eshte e rrezikshme te perpin gjith lagjen,eshte sot gruaja e bossit ose tregtarucit shqiptar!
 
Top