Dashuria eshte egoiste!

genti

Primus registratum
Re: Dashuria eshte egoiste!

Dashuria nuk mund te jete kurre egoiste!
Egoiste jane ata njerez te cilet "epshit dhe pasjonit" i vene emrin dashuri!
 

PrInCiPiEl

Primus registratum
Re: Dashuria eshte egoiste!

Petroninsja

Dua Akulore
Anetar/e # 195

Shkruajtur më 12 Prill, 2003 04:22
--------------------------------------------- -----
Does she have a name? <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
wave.gif


--------------------
Ik e pilu...

--------------------------------------------- -----
Postime: 1092 | Nga: New York Babyyyyy... | Regjistruar: Nëntor 2002 | IP: e Regjistruar |
She does !
Mes e ka ne mes <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />
Gjeje se kush eshte <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

Petroninsja

Primus registratum
Re: Dashuria eshte egoiste!

A moj petroninse kur ke mbaruar dhe ti petroninin na hengert mortja neve te tjereve nuk te vjen dhe zorr qe e thua.

Po ty cte gjeti? Te morra tokat gje.....
shrug.gif
 

PrInCiPiEl

Primus registratum
Re: Dashuria eshte egoiste!

Me prit qi dikush tjeter qi t' jetoj jeten ashtu si ju e gjoni t' pershtatshme qajo osht egoizem.
Me jetu jeten tonde qashtu si ju duket juve e pershtatshme s' osht egoizem.
Qa osht puna e dashnis ?
Eu eu ... itesh m' rroken menimet e mdhoja .
A osht a s' osht ?
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Dashuria eshte egoiste!

Neo dashuria nuk eshte egoiste dhe pike.
smash.gif
:tipsy: Dashuria nuk na ben as me shume as me pak se ata qe jemi ne te vertete, as me te mire as me te keqinj, me nje fjale na nxjerr gjithe te palarat sheshit dhe na ben te kujtojme se kemi edhe ane te bukura qe i kishim harruar
thumbsup.gif
 

Katja

Primus registratum
Re: Dashuria eshte egoiste!

Fillimisht postuar nga ana karenina:
[qb] Neo dashuria nuk eshte egoiste dhe pike.
smash.gif
:tipsy: Dashuria nuk na ben as me shume as me pak se ata qe jemi ne te vertete, as me te mire as me te keqinj, me nje fjale na nxjerr gjithe te palarat sheshit dhe na ben te kujtojme se kemi edhe ane te bukura qe i kishim harruar
thumbsup.gif
[/qb]
O Ana me shpjego mua dicka pls. Njeriun qe dashuron pse nuk e ndan me 7 femra te tjera ti lal. Eshte shenje bujarie dhe tregon qe ti nuk je egoiste <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" /> Ke dicka dhe e ndan me te tjera , ka me bukur se kaq??? <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />

Per mua dashuria eshte egoiste dhe nga ato te poshtrat biles <img src="/pf/images/graemlins/tongue.gif" alt="" />
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Dashuria eshte egoiste!

O Ana me shpjego mua dicka pls. Njeriun qe dashuron pse nuk e ndan me 7 femra te tjera ti lal. Eshte shenje bujarie dhe tregon qe ti nuk je egoiste <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" /> Ke dicka dhe e ndan me te tjera , ka me bukur se kaq??? <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />

Per mua dashuria eshte egoiste dhe nga ato te poshtrat biles <img src="/pf/images/graemlins/tongue.gif" alt="" />
Zakonisht nxitojne aq shume te ndahen vete me 700 femra, sa nuk te lene kohe tu tregosh bujari
kiss.gif
kiss.gif
kiss.gif
Ka gjera qe duhen ndare (karamelet, cigaret) sepse jane krijuar te shijohen ne grup, kur nuk i ndan quhesh egoiste! Ka te tjera qe nuk ka pse te ndahen (do ndonjeri gjysmen e syve te mi? <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> ) sepse jane ne funksionin tim dhe kane kuptim vetem une-ne-lidhje-me-ate dhe ai-ne-lidhje-me-mua (per 7 te tjerat ai nuk mund te kete kurre ate kuptim qe ka per mua) keshtu qe teoria e ndarjes bie poshte dhe mosndarja nuk eshte egoizem!

Tralala pse 7? Po sa? Po 8! Du dhe un du dhe un
wave.gif
 

Shqiptarja

Primus registratum
Re: Dashuria eshte egoiste!

<span style="font-weight: bold">Dashuria egoiste?!?!?!</span> ...
url]


Nese flitet per dashurine si ndjenje,atehere si mund te themi qe eshte egoiste kur ajo i bashkon dy njerez qe dashurohen
url]
.
Njeriu kur fillon te dashuroj, shpirtin e tij nuk e kaplon egoizmi por VETEM dashuria (gjithmone duke u bazuar ne dashuri te vertete dhe te sinqerte)!
Egoizem do te thote te mos ia duash te miren tjetrit por vetem vehtes, egoizem do te thote te duash vetem vehten tende dhe jo te tjeret...pra, keto a ndodhin ne dashuri?!!!...
url]
 

ADRIA

Primus registratum
Re: Dashuria eshte egoiste!

Fjala &quot;egoizem&quot; eshte per mendimin tim e nje kalibri qe i le gjerat superficiale te dalin ne pah, por nga ana tjeter eshte realiste. Monedha ka dy ane, keshtu edhe egoizimi. E keqja eshte qe shpeshhere s'te le te besh ato per te cilat pervelohet zemra, sepse truri nderhyn. Dhe e mira eshte qe shpesh te behem si &quot;mesim&quot;. Si konkluzion per mua: <span style="font-weight: bold">Egoizmi NUK vlen (te pakten jo aq) sepse eshte &quot;une, une, mua, timja, vetja dhe imja&quot; always, all the way.</span> Por le te pranojme se pari qe te gjithe jemi sadopak egoiste si qenie njerezore dhe qe sa here ky egoizem ndikon, hyn apo ben pjese edhe ne Dashuri ne nje lidhje pra midis 2 personash. Eshte e pamundur te ndahet menjane, sepse kur dashuroni jepni ca prej vetes, pse jo gjithe veten tuaj atij partneri (varet nga intensiteti qe ka kjo dashuri). E perderisa egoizimi eshte nje veçori e te gjithe njerezve, keni per t'i dhene edhe ca egoizem kesaj dashurie.

Per mendimin tim Dashuria pothuajse gjithnje ka te pakten ca egoizem edhe duhet te kete ne fakt, sepse perndryshe s'do ishim njerez por makineri. Ndryshe nga makinerite apo kompjuterat perveç ngjashemerise qe ne punojme gjithashtu, njeriu nuk punohet nga dikush tjeter por nga vetja e tij. Kemi nje tru qe e udheheq aktivitetin tone te perditshem dhe nje zemer qe eshte timon i dashurise (zakonisht). Ndryshe nga makinerite ne pyesim shume, vritemi, lendojme e lendohemi sepse ndiejme pra. Ndiejme nga brenda jashte.

Ne njerezit prodhojme, japim, marrim, dhurojme, shkembejme dashuri çdo dite te jetes sone. Gjithashtu na jepet, dhurohet, etj. dashuri. Por si te mos kete dashuria çifterore aspak nje lloj egoizmi kur raporti i pare i njeriut eshte vete me veten e tij!? S'ka sesi per mendimin tim. Dashuria e pare qe lind, rritet dhe duhet te ekzistoje per njeriun eshte vetja. Asnjehere, sado qe te mundemi e ta provojme s'mund te duam apo dashurojme dike pa dashur fare veten tone. S'mund &quot;te falim&quot; dashuri per nje person tjeter, nese edhe ne vete nuk na falet ca. Pra bota eshte me rrota dhe detyrimisht njeriu duhet te doje veten shume madje, qe me pas ca apo shumicen prej kesaj dashurie qe ka, te jete i mundur t'ua dhuroje te tjereve, sidomos nje personi ne veçanti. Nga ana tjeter duhet te na japin edhe ne dashuri qe edhe ne te japim ca in return. Ashtu si gati me çdo gje tjeter ne jete ama Drejtesia 100% nuk ekziston edhe gjithmone ne nje lidhje jepja/marrja dhe dhenia/falja e kesaj dashurie nuk jane kurre e kurrsesi te barabarta. Mbase japim me shume e marrim me pak. Ose japim me pak e marrim me shume. E ne aspektet qe une gjykova me siper mendoj se Dashuria eshte Egoiste. E pohoj me gjithe mendjen biles.

Asnje here ne jete s'ka garanci per asnje gje, sidomos do te theksoja per dashuri. Sot vjen papritur dhe neser iken akoma me papritur. Sot per ne eshte bota, neser behet asgjeja. Dje nje dashuri filloi, sot lulezoi, neser perfundoi. Keshtu e ka kjo bote pra njerez ndaj edhe gati askush qe ka jetuar te pakten deri ne middle-age, s'mund t'ju thote dot qe ka perjetuar edhe gezuar vetem 1 dashuri te llojit romantik ne jeten e tij/saj. Keto gjera ama ndodhin edhe per shkak te egoizmit. Egoja nuk na le te dashurojme vetem 1 here apo te kemi vetem 1 lidhje sepse gjithnje kerkojme me shume, synojme me lart (mendojme qe) meritojme me teper.

Ndonjehere jemi tolerante ne kulm per personin qe e duam (themi) edhe me shume sesa vetja (nondese s'besoj se mund te duash dike me shume se vetja siç arrita ta shpjegoj edhe me siper). Arrijme ta pranojme si kallep komplet me çdo faj, ves, te mete, gabim te tijin edhe sepse ne vete jemi ca te verber kur dashurohemi dhe arrijme (mbase) te shikojme veç vlerat, virtytet, moralet, te mirat e tij. Ne keto raste me tolerance sa me paku e tregojme veten egoiste edhe atehere kur dihet qe jemi. Dashuria na i hap syte prandaj edhe na ben te ndergjegjshem qe ne jeten tone eshte dikush tjeter shume special, shume me rendesi per ne. Dikush qe s'duam ta humbasim per nje arsye apo tjeter. Dhe ketu hyn pak egoja perseri sepse kur humbasim ate person, humbim pak veten tone dhe ato qe i kemi dhene atij personi qe s'i kemi me tashme. Ne jeten tone ndodhet pra dikush per te cilin kemi sakrifikuar kaq shume deri tani dhe do vazhdojme te sakrifikojme (akt jo egoist - te pakten s'duket aq). Dashuria ne kete menyre e poshteron çdo mendim kryeneç dhe kokeforte te trurit edhe kur dime te dallojme te miren nga e keqja. Kjo sepse mesojme te mesohemi me partnerin tone, ta tolerojme edhe me shume seç duhet me raste, ta pranojme pra per ate qe eshte dhe jo dikush qe s'eshte edhe te mos duam ta ndryshojme, por nese ndryshon ta ndihmojme.

Ndonjehere tjeter ama na ngrihen nervat ne kulm, s'durojme dot me edhe vendosim te themi &quot;enough&quot; sepse we can't take it anymore. Atehere eshte pikerisht egoja jone qe &quot;nderhyn&quot;, nuk na le rehat. Egoizmi merr &quot;me te miren&quot; prej nesh edhe shfaqet atehere ne formen me te ashper ne dashuri. Shpeshhere kur jemi &quot;te ngopur&quot; nga p.sh. nje ves shume i keq i partnerit vendosim t'i japim fund kesaj beteje njehere e pergjithmone, duke u larguar prej tij, duke u ndare, duke lenduar keshtu si ate por sidomos veten tone, sepse dashuria eshte ekzistente akoma vetem qe s'ka shume qendrese a force qe te ushqehet. Keshtu bejme gati valixhet, kerkojme te dalim nga shtepia (nese banojme me ta), por sidomos nga jeta e tyre perfundimisht. Dhe keshtu nuk e kemi fituar luften, madje as betejen, sepse ikem te mundur si &quot;losers&quot; dhe i lame ndjenjat tona te inferioritetit dhe nenshtrimit te dominonin. Ne kete rast s'kish tolerance, por pervuajtje, s'kish bindje dhe dedikim por frike dhe manipulim. Egoja arrin te manipuloje çdo gje te bukur qe ka pasur kjo dashuri prandaj dhe shpeshhere dalin lote krokodili. Them keshtu jo sepse s'na vjen keq qe kjo lidhje morri fund, por sepse na vjen me shume keq qe s'kemi me dike me te cilin te bejme dashuri, te na marre ne krahe, te dalim bashke per dore ne &quot;dates&quot;, te na puthe me pasion, te na prezantoje si te dashuren e tij, te na thote qe je yll apo si shpirt, te na komplimentoje (edhe kur s'e meritojme) per nje fustan te lezetshem per shembull, te ne perqafoje e rrije prane kur ja kemi nevojen me shume, apo te na vleresoje edhe me shume sesa duhet. E pra s'jane keta lote paksa egoiste?! Jane, si jo!

E me egoizem ne dashuri une nuk kuptoj te duash t'i besh keq atij personi, ta vrasesh dalengadale nga forma me e bute ne menyren me makabre. Nuk do te thote qe ti s'e dashuron me, te lendoi shume edhe si rrjedhim do qe t'ja shperblesh me lendese edhe vuajtje po ashtu. Une per vete s'kam vepruar edhe s'do te veproj shume keshtu ne keta 20 e ca vjet te jetes sime edhe kur jam lenduar jashtezakonisht disa here. S'ka gje... Jeta vazhdon edhe duke e ditur qe dashuria ka te tilla gjera &quot;i kisha hyre asaj rruge&quot;. Me shembujt qe dhashe me siper me egoizem nenkuptoj ate instinkt - nje nga instinktet e para humane - qe ndodhet tek secili prej nesh, per t'i dashur te miren vetes edhe per ta kenaqur kete vete sa me shume. Por dijet qe shume here kete kenaqesi edhe lumturi tonen personale e sjell apo mundeson ai partner apo ajo dashuri ndaj se ciles po tregohemi egoiste.

Dashuria ka egoizem edhe sepse ashtu siç ka sakrifica, premtime, kryerje detyrash, respektim, misherim edhe sofistikim deri diku ne &quot;permbajtje&quot; ka edhe nje un. Dashuria ka unin e te plotesuarit, e te ndjerit mire per shkak te atij personit tjeter. Pra ka keshtu edhe perbuzje, mosperfillje, pak dinakeri, edhe sadopak urrejtje. Me vjen ndermend tani ajo thenia e famshme: &quot;Ka nje dallim shume te vogel apo nje voje shume te holle qe ndan Dashurine nga Urrejtja&quot;.

Dashuria ka egoizem, sepse eshte dashuria &quot;jote&quot; fundja dhe eshte pjese e jetes tende. Je ti, ai/ajo qe perben nje te dyten e kesaj dashurie. Je ti, ai/ajo qe di dhe do t'i japesh nje fund nese deshiron apo te nevojitet. Je ti, aji/ajo qe po jeton kete dashuri dhe ke &quot;te drejta&quot; (deri diku) te besh ç'te duash me te. Je ti egoisti/ja sepse vete jeta i ben njerezit te tille, perndryshe s'do quheshim qenie njerezore. Ndryshe nga çdo gjallese apo kafshe tjeter, njeriu mendon me shume dhe ka trurin me briliant ne bote. Ndaj edhe dashuria ka gjykime, sepse shikon se pari te miren tende dhe do te jesh i lumtur per vete. S'ke sesi te mendosh per te miren e atij personi qe dashuron apo te duash lumturine e tij me te nese s'e arrin se pari kete lumturi per vete. Ndaj edhe shume lidhje ne kete menyre marrin fund, jo sepse s'duhen me keta dy veta, ose sepse dashuria ka marre fund mes tyre, por thjesht sepse egoja e tyre eshte me e madhe sesa respekti, pelqimi dhe dashuria qe kane per ate personin tjeter e ne keto raste ata i marrin parasysh negativet dhe pozitivet dhe shikojne te dyja anet e peshores. Keshtu del pyetja:<span style="font-weight: bold">Me mire nje Dashurie Egoiste apo pa Dashuri fare?!</span> Do te thosha gjithmone me mire te paren sesa te dyten. Dashuria eshte forca numer nje ne jete mendoj prandaj dhe eshte ajo qe na ben t'i ndiqemi, t'i vihemi pas, ta kerkojme e deshirojme madje ta duam me mish, kocka e shpirt, ta shijojme ne kulm, ta sfidojme, ta mposhtim, ta tolerojme, ta falim, ta dhurojme e sidomos ta japim edhe shfaqim sa me shume qe kemi mundesi.

Mendoj qe njeriu eshte egoist atehere kur i le keto pyetje te brejne apo torturojne veten e tij dhe kur ngaqe nuk do te lendohet, &quot;vendos&quot; me mire te mos lidhet asnjehere ose kurre me, ose te mos dashuroje me. Veçse edhe diçka njerez. Dashuria eshte kaq, po ka e papritur, si ajo furtuna ne mes te beharit edhe pikerisht atehere kur s'e pret, kur s'e do ose pretendon (i thua trurit) qe s'e do ka per te ardhur ne jeten tuaj edhe do ju trokase ne venat e zemres te me besoni. Nga ana tjeter njeriu nuk eshte egoist kur e ve zemren ne loje, d.m.th. ndonese e di qe dashuria ka kaq shume pasoja si ne çastin qe lind e çdo dite e me shume ai serish &quot;vendos te behet skllav&quot; i tij, d.m.th. vendos te jete ne kete lidhje, duke dhene e marre perdite diçka a gjithçka prej saj. Dhe me kete te fundit luftohet edhe fitohet sadopak çdo tundim ndaj egoizimit.

Edhe ne krejt kuptimin e kundert te fjales egoiste, dashuria eshte shume altruiste mendoj une (nese eshte e vertete). Altruizmi do te thote sakrifice dhe vete-sakrifikim. Eshte mire ta vesh dike tjeter (ate per te cilin te rreh shume zemra) para vetes tende me shpesh, ju ben mire per shpirtin keshtu dhe ndjeheni pak si &quot;martire&quot; perbrenda. Altruizmi eshte nje akt bujar, i mençur, i dashur ndonese pak risky qe mund te besh ne kete dashuri, por te me besoni (flas nga eksperienca tani) qe eshte me i duhuri, me i domosdoshmi, me i nevojshmi nese vertet ky person ja vlen. Dhe une per vete do te fluturoja deri ne fund te botes, duke sakrifikuar karrieren, familjen, shtepine pra me nje fjale jeten time per ate qe dua. Jam e tille qe kur dashuroj dhe me zene vertet ato si &quot;ethe&quot; ne qofte se mund t'i quaj keshtu, s'me ben pershtypje asgje dhe çdo veshtiresi qe me del perpara jam dhe arrij ta mund edhe mbyt fare, per shkak se dashuria vete me ben me te forte dhe sado qe brenda meje ka nje ego, s'e le kurre te ece me shpejt edhe me dendur sesa vete dashuria.

Te Me falni shuuuuuuume per romanin. Por doja ta shpjegoja sa me mire seç mendoj une rreth kesaj teme vertet te mire dhe shume signifikative ne ditet tona. Si konkluzion kam une disa pyetje per ju tani (me bindje qe pak a shume ju pergjigja atyre vete me siper me kete postim):

<span style="font-weight: bold">Si mendoni ju A ka Egoizem ne Dashuri?!
Ku Haset ky Egoizem nese ka?!
A Jeni Ju Vete apo Keni Qene Ndonjehere Egoiste ne nje Lidhje Dashurie?!
Si Luftohet ky Egoizem qe kjo Dashuri te kete nje &quot;fund&quot; sa me te Bukur?!

Ju Faleminderit shuuuuume per perkushtimin qe i dedikuat leximit me siper dhe sidomos nese do ju pergjigjeni pyetjeve qe ju drejtova une.

Sinqerisht ADRIA &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
wub.gif
thumbsup.gif
</span>
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Dashuria eshte egoiste!

dashuria trasformohet ne egoizem ne momentin kur partneri shnderrohet ne nje nevoje per partnerin tjeter, dhe kur kjo nevoje eshte ne fazat me ekstreme te saj. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/confused.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

I love new york

Primus registratum
Re: Dashuria eshte egoiste!

thumbsup.gif
me Issin e vogel
pa e kuptuar dashuria kthehet ne nje egoizm te embel por shume shpeshy edhe theres ne shpirt.
 

olti_9-kobra

Primus registratum
Re: Dashuria eshte egoiste!

SISTEMATIKISHT PO TE DREJTOHEM ME NJE TON SHOQEROR PJESEZA E INJORANCES QE KA LENE PRAPA SHOQERINE SHQIPTARE ESHTE EDHE EGOIZMI,,NUK MUND TE THEM NJE MENDIM TE PERCAKTUAR DREJT PER SA I PERKET KETIJ FENOMENI,,KJO NDJENJE KAQ MIZORE QE E URREJ TEK NJEREZIT DHE TEK VETJA NUK MUND TE FSHIHET THJESHT SI NJE DOSJE APO NJE FJALE E SHKRUAR NE KOMPJUTER,ESHTE NJE SEMUNDJE TEPER E RENDE,DO TE DOJA TA KUPTOJA SHUME MIRE VETEN TIME KUR DO BEHESHA EGOIST ME SHPIRT...MEGJITHATE BASHKOHEM ME MENDIMIN E SHUMICES...LARG EGOS &quot;APASJONANTE&quot;

I LOVE YOU SOMUTCH RAIT NAW...!
eusa_angel.gif
thumbsup.gif
 

Petroninsja

Primus registratum
Re: Dashuria eshte egoiste!

Dashuria s'eshte egoiste, egoist jane protagonistet e saj qe e lene preh te joshjes dhe ndikimit social... si rrjedhim egoizmi ben kurban dashurine dhe cdo gje copetohet si nje mozaik shume i bukur per tu kujtuar por tashme i harruar.... &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/frown.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

TEA

Forumium maestatis
Re: Dashuria eshte egoiste!

nese dashuria eshte egoiste !!!

Kjo varet vetem nga burimi i kesaj dashurie. Menyren se si e ndertojn dy individ . Jam dakord me ç'ka tha me Lart dhe Issi ... prandaj nuk po shkruj te njejtat gjera .

pra ka dashuri qe shndrohen ne Egoizem
por ka dhe dashuri qe qendrojn tale
thumbsup.gif
 

Herkuli

Primus registratum
Re: Dashuria eshte egoiste!

dashuria kalon pertej egoizmit vetem nese merr flatra hyjnore dhe pike!
Por fundja qe te mos kalojme ne romantizem. Mbase shfryrja e epshit (jo vetem fizik) eshte dashuri. Atehere dashuria eshte egoizem. Mire e keni o popull!
 

Korcare_per_jete

Primus registratum
Re: Dashuria eshte egoiste!

Une mendoj se deri ne nje fare menyre, dashuria eshte egoiste. Eshte natyra e njeriut qe te doje te kete nje person, i cili/e cila e mban me ater, i men qejfi duke i bere komplimente, etj. Por eshte dhe hana e kundert qe njeriu do te kete nje prane qe vetem ta doje pa interes dhe thjesht per ate qe ai/ajo eshte. Prandaj dhe ashte, por dhe seshte egoiste dashuria.
 

godfather

Primus registratum
Re: Dashuria eshte egoiste!

edhe eshte, edhe s'eshte: varet nga &quot;kendveshtrimi&quot; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
smash.gif



Beneamato amami,
ma ama soltanto me di puro amore
poichè gli altriper sestessi ti amano
Io , io t'amo per te
e tu da me fugi lontano.
 
Top