Re: Dashuria e merzitshme?!
Dashuria e merzitshme?!
I kthehemi dhe njehere, pa reload, por thjesht nje reflektim i koheve te fundit.
Me tha nje shoqe: "Do te bija perseri ne dashuri, vetem nese ai do te vdiste per mua", perndryshe s'kam interes ta ndryshoj kete qe kam."
Po ashtu apatia ze njerezit, qe kerkojne qe emocionet e forta te vine tek ata, dhe jo ato te rendin pas tyre.
Ndersa ne shume tema te dashurise thuhet se ajo te vjen vete dhe nuk ka kuptim ta ndjekesh, ndersa te tjere thone se zemrat fitohen, shoh shume njerez para portokallise se semaforeve ne kryqezimet e jetes. Per ke rruge te lajmerohet rreziku: perpara, prapa, majtas, djathtas apo po te rrish ne vend?!
I don't know. Me duket e veshtire dhe e lodhshme rinisja nga fillimi sa here.
Po marr dhe nje birre dhe po flas per politike. Eshte me mire apo jo? S'ka asgje erotike ne te, keshtu qe rrezikshmeria eshte e ulet, pothuaj joekzistente, pasi une nuk jam partizane dhe si e tille nje cope akull ne lidhje me temen ne fjale.
Ah, ma nderro birren me nje vodka limon! Smirnoff nese nuk kerkoj shume <img src="/pf/images/graemlins/cool.gif" alt="" />