Fillimisht postuar nga atman:
[qb] Faktikisht autori i temes as vete nuk eshte i qarte, biles une do te shtoja qe eshte kontradiktor. Zakonisht raste te tilla mund te quhen: suicid i tipit autor.
Duke lexuar shkrimin te krijohet pershtypja qe Oniro gati sa nuk therret gjithe deshperim: pse edhe vajzat shqiptare nuk jane per nje nate?!
Diku ne fillim thote se ne shqiptaret e kuptojme ndryshe dashurine dhe nuk jep asnje argument, me perjashtim te frazes se fundit kur i referohet dashurise mesjetare shqiptare.
Une do te thosha se dashuria kuptohet njesoj ne gjithe boten sepse eshte shprehje e veçante e ndjenjes njerezore dhe natyrisht nuk ka lidhje me kombet, ose racat.
Persa i perket interesit te cilit i referohet autori, eshte vertet nje aspekt real, por nuk shoh qendrimin e shqiptareve ne kete rast dhe per me teper ndryshimin qe egziston midis mentalitetit shqiptar dhe atij jo shqiptar. Eshte serish nje shfaqje e perbashket me te njejtat tipare, ose pa fytyre nacionale. Eshte e vertete qe nje vajze relativisht e varfer gjen veshtiresi per t'u martuar me nje djale te pasur, por eshte po kaq e vertete edhe e kunderta, qe nje djale i varfer te martohet me nje vajze te pasur. Sikurse eshte i vertete edhe fakti qe nje vajze e varfer te martohet me nje djale te pasur, kur vajza eshte e bukur dhe po aq i vertete qe nje djale i varfer, por simpatik, te themi me bukuri mashkullore, te martohet me nje vajze te pasur, por te shemtuar. Ne te dy rastet kemi mbyllje dhe shqyerje sysh. Vajza e pasur mbyll syte para varferise se djalit dhe i shqyen para pamjes se tij, ndersa djali mbyll syte para pamjes, (ne fund te fundit te gjitha femrat ne erresire jane njesoj, - mendon)dhe i shqyen para pasurise. Idem per rastin e pare, (vajza a varfer dhe e bukur). Por ne te gjitha keto variante nuk kemi dashuri sikurse nuk kemi nacionalitet. Biles ne vendin tone ka qene nje fenomen i tallur edhe nga kenge popullore e qytetare: Po citoj ketu disa vargje nga nje kenge e grupit karakteristik te Korçes "Lira":
Shumica kur dine se ka shume
prike.
E marrin dhe vajzen te jete dhe
shtrige.
Te kete dhe mjeker, mustaqet nje
pash.
Se syri u erret, u behet
kabash...
Dhe pas ketyre shembujve Oniro arrin ne konkluzionin; qe ne shqiptaret duam nje dashuri te forte, ne mos te perhereshme, te gjate ne kohe dhe e gjithe kjo...perkufizohet si dashuri mesjetare!!!
Si pike referimi merr shembullin e tij me te huajen e cila ishte dakort vetem per nje nate, ose njehere. (dhe ky quhet koncept jo mesjetar, ose modern, ose i ndryshem nga toni me sa duket)
Jo, edhe keto lloj marrdheniesh jane te njohura dhe kane nje emer, quhen te rastit. Ne Milano mund te shkosh ne nje bar nate dhe rastis vajza qe jane vetem. Mund t'u afrosh diçka per te pire dhe nese pranon, ben nje dore muhabet, me pas mund te ndodhe qe te perfundosh sebashku me ate ne te njejten sedilje te makines. Ose ne tram nganjehere mjafton nje veshtrim, me pas dy fjale dhe vazhdimi eshte ose ne ashensor, ose ne krevatin e saj. Keto lloj marrdhenie siç thashe njihen dhe quhen TE RASTIT. (OCASIONALE). Zene nje perqindje te tyren, por kurrsesi nuk jane le te themi "mode". Eshte plotesim deshire dhe mbaron aty ku fillon.
Atehere vetiu bej pyetjen: ku qendron mentaliteti mesjetar shqiptar? Tek fakti qe e "quajme" (nuk eshte e vertete)prone private femren dhe nuk e quajme prone "publike"???!!!
Le te pranojme per makiavelizem ate qe thua ti, ta quajme prone publike. Imagjinon se cili do te jete dialogu me i shpeshte midis meshkujve? Besoj se ky:
I pari: - Sikur te shkoj me femren tende sot, behemi kushurinj?
I dyti: - Jo, behemi... barabar! [/qb]