DASHURI NE KOHEN E PARASE!

zana_e_malit

Primus registratum
Re: DASHURI NE KOHEN E PARASE!

Fillimisht postuar nga Blendi:
[qb]lajmi i gezueshem eshte qe paraja akoma konsiderohet si AntiVlere nga disa. Ne kete rast, ata qe deshperohen.
Dashuri me te vertete mund te mos kete pasur fare ne kete mes. Po se mos iu dha nje shanc.[/qb][/QUOTEketo desha ti thosha dhe une po me ngecen fjalet ne gryke se si gjithmone ti blendo mi mer nga goja:). shume dakort me paraja antivlere ose me sakte sic thote populli yne i dashur"paraja shkon e vjen dhe ne fund mbtet njeriu me veten e vet" Sa per historine, di te tjera shume here me te dhimbshme
 

LEA

Primus registratum
Re: DASHURI NE KOHEN E PARASE!

shume labile ne vetvete kjo genta. te pakten keshtu mu duk ne fillim. megjithate, ajo vuri sigurine jetike para dashurise. nuk eshte hap qe duhet gjykuar sepse dashuria nuk te paguan llogari diverse. mund te te mbushi me endrra por nga ajo nuk e gjen kurre pjaten e gjelles ne tavoline. te jetosh nga ajri dhe dashuria eshte vtem shprehje e bukur letrare.
Kordelja tha me siper se historia te kujton ne nje fare menyre prostitucionin e bute. deri diku ka te drejte. sepse nqs. u lidh me ate njeri, pa e dshuruar, shiti shpirtin e saj per nje jete me te mire, per leke. te njejtin motiv kane dhe prostitutat. megjithate, historia nuk tregon detaje te lidhjes se gentes me kemishziun. ndoshta mbasi e njohu, i hyri ne zemer ose genta ja mbushi mendjen vetes per kete. anyway..
une e gjykoj vetem per dicka, qe la aldin, te kuptonte si qendronte puna, ne nje menyre te tille brutale.

njoh disa vajza ketu ku jam, te cilat, jane lidhur me avokate dhe kirurge plastike, shume me te medhenj ne moshe se ato vete. nuk ka asnje lloj ndjenje ne ate mes. i shikon vetem qe bredhin me porshe dhe blejne ne dyqanet me te shtrejta. nganje here i kam zili se them qe jane te forta te shiten ne menyre tille dhe se te pakten e sigurojne nje fragment sado te shkurter te jetes se tyre. por une nuk do ta beja dot.
 

edda

Primus registratum
Re: DASHURI NE KOHEN E PARASE!

nuk mund ta gjykojme dot Genten sepse nuk dime asgje me siguri. ndoshta ajo e ka bere per te ndihmuar prinderit qe jane ne nje gjendje ekonomike te keqe, ndoshta e ka bere sepse ai djali mund te jete me te vertete djale i mire dhe i zoti (nuk eshte e thene qe te gjithe ato qe kane makina te shtrenjta apo para te jene njerez te pashkolluar). Ekzistojne edhe ngjyrat nuk eshte vetem bardh e zi. Ne Shqiperi (dhe jo vetem) gjera te tilla ndodhin dhe kane ndodhur ne shekuj. Femra gjithmone ka qene konsideruar si nje mall dhe i shitej atij qe kishte para me shume.
Para disa kohesh qeshe ne nje piceri ku punonte nje djale rreth 20 vjeç nga Maqedonia dhe po me thoshin qe i kishte paguar familjes se nuses nje tot parash (s'me kujtohen tashti shuma) qe ti jepshin vajzen. Kjo eshte me e tmerrshme se historia e Gentes.
Dashuria nuk eshte çdo gje ne kete bote ndoshta ju qe shkruani nuk e keni provuar çdo te thote te jetosh ne çift, te shohesh diçka tek vitrina e dyqanit dhe te mos arrish ta blesh, te duash ta çosh femijen ne shkolla private apo ku ta di une ku e prape mos arrish ta besh.
Jeta eshte m...
 

lengim

Primus registratum
Re: DASHURI NE KOHEN E PARASE!

Mos e merrni shume seriozisht kete pune se kjo ne fund te fundit nuk eshte as history e vertete (ose te pakten keshtu mendoje une). Po ta shikosh me vemendje e gjithe historia eshte nje trillim i ngritur mbi paragjykimet e autorit per moralin, parane, dashurine etc per te shprehur idete (ose me mire qendrimin moral) e tij/saj mbi keto pika.
Une nuk mendoj qe ia vlen ta gjykosh situaten e kesaj historie pasi eshte njesoj si te gjykosh historine e nje filmi. ne fund te fundit eshte ashtu sic eshte per te vetmen arsye se autori vendosi ashtu. Jeta e perditshme eshte e mbushur plot me gjera me te bukura, tragjike, dhe interesante per te diskutuar.
 

Bora

Primus registratum
Re: DASHURI NE KOHEN E PARASE!

Pershendetje!
Dashuria ne vetvete eshte interes,eshte plotesim i deshirave personale,kenaqje e egos.
Nuk me cuditnin keto bibat te cilave u merr koka ere nga nje makine e bukur.
Me vjen keq per ata djemte qe mbase nuk jane miliardere po qe s'mund te kene nje kategori femrash.
Po ne fund them me mire:
Ne ca raste duket karakteri i njeriut,ai i verteti.Nese dikush te le per nje qe ka para me shume se ti,do te thote se nuk te ka dashur kurre.
Keto lloj dashurish jane si gjethet e pemve ne vjeshte,qe sapo fryn era perplasen sa andej kendej.

Zoti na ruajte mendte e kokes!
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: DASHURI NE KOHEN E PARASE!

Histori e ngatarruar dhe shume here e jetuar nga shume cifte pa dallim feje karhine bindje politike dhe ideje.

Nga nje an Aldi, pa shkoll dhe cun i mire, nga ana tjeter kostum-ziu pa shkoll dhe i pasur dhe ne mes Genta. A e donte Genta Alidin? Me shume se ate kostumziun qe nuk e njihte po nje her. Perse ju prish mendja? Para te josh thone, paraja e hedh ujin perpjet etj etj Kurse ke filmi Zonja nga qyteti ishte nje batut qe dim te gjithe dhe qe na ben te qeshim 'Jeta eshte llogariii Olimbiiiii'

Vetem problemi eshte se Genta po ti binte kalemit tamam do ti dilte qe ne fund te llogaris ai kostumziu i pasur do mund te blinte ne te ardhmen edhe ndonje vajze tjeter si puna Gentes, mbase pak me te bukur, mbase pak me te re dhe mbase pak me te fresket se ajo.

Por shpesh kjo nuk ka shume rendesi, sepse njeriu jeton me chastin dhe jo pikpytjet e se ardhmes.

Thone qe paraja qe fitohet leht po ashtu edhe hiken.

Mua me pelqen shume nje batut skoceze.

When I was born, I had nothing, now I have nothing, in the future I will have nothing. What can I loose? Nothing!!

<img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

roland

Primus registratum
Re: DASHURI NE KOHEN E PARASE!

Skunk love e si mund ta ndjeki ai me, sikur i dha ndinje shance ajo. po qe se ajo do te kishte kundershtuar atehere dhe ai nuk mund ta linte me aq, por ajo tregoi se sa aldi vlente per ate. per aldin me mire qe ajo beri ate tani sesa me vone kur mund te kishte dhe komplikime te tjera.

Ej anna(asda) si nuk mesove qe nuk mesove ti nuk i thuhet 'pras' po 'presh'.
c.u. :tipsy:
 

goca lales

Primus registratum
Re: DASHURI NE KOHEN E PARASE!

ndoshta mund te duken si trillime por po menduat keshtu mendoni gabim.jane gjera qe ndodhin çdo dite ,ne cdo vend.dikur ne gjimnaz kam pasur nje shoqe te ngushte,shkonim shume mire ,dinim cdo gje per njera tjetren.nje dite me tha qe jam lidhur me nje cun qe une e njihja pak por qe me vone do te behej shoku im me i mire dhe i atille ka mbetur.mu be qejfi se ishte cun persembari.kaluan nje vit bashke nje vit te mrekullueshem nje vit qe sdo perseritet me. por nje dite me thote qe me kane bere nje propozim per fejese.e pyeta se ckishte ndermend te bente .me tha qe un e kam nje .poe ditet kalonin dhe ajo po ndryshonte vazhdimisht .nuk ishte me shoqja ime e pare nje dite e pyeta se ckishte me tha qe ato te shpise e kane marr vesh per... ato me thone bej cte duash por un e dija shum mir qe ato donin tia impononin fejesen pavaresisht se ajo sma thoshte se nuk mundte ta bente nje gje te tille.nje dite vjen ai per te me pyetur nese ishte e vertete qe ajo do fejohej .un ithash sdi gje por shpejt nje gje e tille ndodhi.se mendoja kurr qe historia e tyre do kishte perfunduar ne kte menyre ai per ta harruar filloi te perdorte drogen,filloi te dehej neper lokale.ne kte moment shoqeria jone u be shume e madhe.cdo gje qe kishte ma thoshte mua dhe pak nga pak filloi te kthehej ne ate djale te mrekullueshem qe un njihja ne fillim.tani ajo eshte e ma <img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" /> rtuar ,vazhdon shkollen kurse ai punon.mund te them qe duhen akoma .kte e kam kuptuar qe ne fillim sa here flitej per te asaj i mbusheshin syt me lot(mgjs mua me thoshte qe jam shum mire mete fejuarin)kurse ai me thoshte qe sdo te dua njeri sic dua ate.perfundoi keq ndoshta jo per faj te tyre por per faj te gjendjes ku ndodhet sot rinia shqiptare <img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" />
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: DASHURI NE KOHEN E PARASE!

Hajd se nuk po mu rrinka pa ju treguar nje rast real dhe akoma me te dhimbshem se ky, rast qe tregon fare qart se mirqenia ekonomike, me raste, mbizoteron nga mirqenia shpirtore ne kushte te veshtira.

Qe thoni ju LR ne vitin 95 filloj nje stazh, technicien en automatisme, 15 mujorsh ne Istre, ngjitur me Marseille, ne breg te detit, me 4 mij franga ne muaj pare xhepi te paguara nga qeveria (ateher ishte koha frengut me euro do binte aty reth 700-800), ohohoooo, qef o qerata. LR i pinte paret vere e whisky para se ti merte, week-endit po sillej verdall me shoqerin ne Cote d'Azure, Provence, Camarge etj etj.

Ky stazhi ishte i hapur per te gjithe pamvarsisht nga mosha, situata ekonomike e profesjonale etj etj, sikurse edhe kjo tip burse ishte e njellojt per te tere.

Ne grupin e 16 stazhjerve ishte dhe Jean-Marc, burre i martuar, kishte dy goca dhe ishte i papune, prandaj po bente stazhin per te nderruar zanat. Perpara Jean-Marc punonte ne elktronik, elektronicist shqip, per Thomson dhe merte nje djall e gjysem para. Kishte qene edhe ne gjirin persik gjat luftes me Irakun dhe me nje llaf ishte i kemur, me shtepi, me veture ulerim fare Corvette, i jepte borxh vjerrit e vjerres etj etj.

Kurse e shoqja e tij u merziste ne shtepi duke rritur gocat e duke u mar me shoping prandaj ja mbushi mendjen Jean-Markut qe te linte punen e te hapnin nje fitnes studjo ke qyteti ku jetonin, dhe ai si burr i mire dhe per ti bere qefin pranoj. Fatekeqesisht puna nuk u heci, u zhyten ne borxhe, shiten gjithe ckishin per ti kthyer paret bankes dhe e shoqja shkoj te banonte ke prinderit kurse Jean-Mark filloj stazhin me 4000 franga ne muaj.

Si njeri J-M ishte shume njeri i mir, i qeshur, me humor, i qet, i shtruar, i zgjuar, i urt etj etj. Nuk mbaj mend qe te kishte ndonje ves ose ndonje karakter koti. Shkurt bente gallata me ne dhe te pothuaj se te gjithe e rrespektonin...

Mbas tre vjetesh LR filloj prap nje stazh ne Grenoble, informatik kete radh, dhe duke hecur rruges per te shkuar ne mesim cin shef perpara? Jean-Marc!!! Syte poc te dyve!

Po ti ketu? Sa e vogel eshte bota. Comment ca vas? Bien fare! Ke gjetur pune? Ncuq akoma, por kam gjetur nje stazh te ri, me mire stazhist sesa elktricist, automaticist etj etj thot LR

Po ti J-M? Bien fare. Stazh prap.

Po nga shtepia si i ke, gruan, gocat mire jane? e pyes une.

Mire jane me tha por jemi ndar.

Une ngela, nuk po dija c'te thoja...

Por prap tha jam i kenaqur se gocat jane mire. Mon ex-femme ka nje shok pilot dhe kan shkuar te jetojn ne Martinique, ishull Francez ngjitur me Afriken, vend turistik, me nje llaf.

Mua gati sa nuk me shpertheu nje 'Oooo *urva *utit' por J-M nderhyri perpara se te leshoja te sharen.

Jo me tha une jam me termend i kenaqur se ato jane shume mire atje. Ate pilotin e njof dhe eshte shume djal i mire. Vetem - me tha - me mungojn pak gocat se nuk i shof dot shpesh se eshte shume larg dhe bileta avjonit kushton shume.........
 

astrit

Primus registratum
Re: DASHURI NE KOHEN E PARASE!

Fillimisht postuar nga marko:
[qb]Amon mos boni komenteper punen e shkolles se atij cunit s do na cohen te persekutumit me te drejte.
un kam pas nje shok klase, cun me te vertete shume inteligjent, po ja qe gjyshin e kishte te pushkatuar me grupin e deputeteve.
ai nuk ja varte shume notave se e dinte qe nuk do i dilte shkolla e larte, por me te vertete qe ishte cun i mprefet dhe i mire.
Dhe ky "mafjozi" po ashtu nuk kishte pasur mundesi te vazhdonte shkollen, nuk i vehet faj, ndoshta ishte shuem i mencur se paret nuk bohen aq kollaj jo, prandaj ndoshta, ndoshta dhe Gentes ai i pelqeu kur u njoh ndoshta me mire me te, shto dhe faktorin pare, dhe ja ku doli matematika.
A mund te ishte shume cun i mire, dhe Genta kete e pa kur pati mundesi ta njohe, ne nuk mesojme asgje per te, thjesht duhet ta gjykojme se ka para dueht te jete "mafioz."[/qb]
jam dakord me marko ajo puetja se sa klase shkolle kishte ai djali nuk me pelqeu(c hynte shkolla ne ate mes)te them te drejten ne europe me pelqen vetem nje gje se shumica e vajzave nuk shohin se c pune ben djali qe ato duana eshte ne shkolle te larte apo jo(edhe pse vajzat jane me shkolle)por ne shqipetareve na pelqen ta mbajme pak vehten larte ose te pretendojme per me lart.ajo vajza per mendimin tim ka gabuar qe eshte fejuar me ate djalin qe eshte i pasur,se pasuria nuk sjell gjithcka edhe do te vij dita qe ajo do te pendohet por dote jete vone.
 

jula

Primus registratum
Re: DASHURI NE KOHEN E PARASE!

As mora vesh ku ishte skandali, as mora vesh ku ishte dashuria, as kuptova pse e sotmja duhet te quhet "koha e parase" me shume se e djeshmja...

Me nje fjale, balona tabake qe kam mbi qafe une nuk e kap fare kete temen. Nuk me rezulton te "shiten/shitemi" me shume se dje, as besoj me pak se neser.

Nqs do te behej fjale per dashuri ( ne ate dyrreshtin dedikuar Aldit, dmth), dorezimi nuk do te kishte qene kaq i lehte, plus qe nje prind
 

jula

Primus registratum
Re: DASHURI NE KOHEN E PARASE!

...qe ka kontribuar per shkollimin e te bijes ne keto kushte, nuk me duket i llojit qe falimenton para nje oferte me kostum te zi...nejse.
 

Danae

Primus registratum
Re: DASHURI NE KOHEN E PARASE!

ke kape thelbin e muhabetit skllave,mgjth ngjyrat e tregimit,tek ai tregimi i dyte,ajo e do ate,pfff ka filluar ta doje mas vaktit,kur nuk gjeti me mire.
nejse...
 

jula

Primus registratum
Re: DASHURI NE KOHEN E PARASE!

Falsitet ngado...fatkeqesi 100 here me e madhe se parja e te metave dhe dramave ne sy...

Sa e trashe pyetja "Po ti sa klase ke?"
Kete pyetje supozohet se e ben nje njeri i "kyltyruar"??? <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" /> <img border="0" alt="[help]" title="" src="graemlins/help.gif" />

Shoh nje batak te njejte ku zhgerryen derra me noçka te ndryshme.
Me vjen keq vetem se ajo goca ka lene pa perfunduar studimet. <img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" /> Gjithsesi kam ndjere me shume keqardhje kur kam njohur ne jeten time njerez te shtrenguar nen daren e nje rruge te nisur qe ndienin te mos u perkiste me.

Nje kenge e bukur e De André thote:
"Dai diamanti non nasce niente,
dal letame nascono i fior..."

Ndoshta asaj vajze do ti shkoje keq ne jete, por une s'do jem nder ata qe do te benin tifozllek per nje fund te tille, vetem e vetem per te thene: "A nuk te thashe?"... <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />
 

anna

Primus registratum
Re: DASHURI NE KOHEN E PARASE!

Ej anna(asda) si nuk mesove qe nuk mesove ti nuk i thuhet 'pras' po 'presh'.
c.u.
smash.gif


miree o sadik po eshte prasi numri njejes, dhe presh shumes. nejse kjo i perket nje tjeter teme.
 

enton

Primus registratum
Re: DASHURI NE KOHEN E PARASE!

Faleminderit per mesazhet dhe opinionet tuaja.
I vleresoj dhe respektoj qe te gjitha.
Sinqerisht Enton
 

zana_e_malit

Primus registratum
Re: DASHURI NE KOHEN E PARASE!

Fillimisht postuar nga IF:
[QB]Pershendetje!
Dashuria ne vetvete eshte interes,eshte plotesim i deshirave personale,kenaqje e egos.
Nuk me cuditnin keto bibat te cilave u merr koka ere nga nje makine e bukur.
Me vjen keq per ata djemte qe mbase nuk jane miliardere po qe s'mund te kene nje kategori femrash.
Po ne fund them me mire:
Ne ca raste duket karakteri i njeriut,ai i verteti.Nese dikush te le per nje qe ka para me shume se ti,do te thote se nuk te ka dashur kurre.
Keto lloj dashurish jane si gjethet e pemve ne vjeshte,qe sapo fryn era perplasen sa andej kendej.

I AGREEEE
 

R[]NI

Primus registratum
Re: DASHURI NE KOHEN E PARASE!

Urrej dashurine per para
Urrej dashurine per interes
Urrej dashurine me force
Dua dashurine e vertete, pa asgje nga keto me lart, por dhe respektin e zgjedhjeve te personave, edhe pse per ne i gabuar.

Ju lutem mos gjykoni...

Me respekt, Roni
 

Anasykaltra

Primus registratum
Re: DASHURI NE KOHEN E PARASE!

Sa keq... <img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" />
 
Re: DASHURI NE KOHEN E PARASE!

Soooooooooooooooooooo what?!!

E para duhet sqaru fakti qe historia eshte FICTION, e shkruar nga dikush qe ska ditur te beje shkrimtarin. Shkrimatri i vertete qendron nga lart dhe e shikon historine te rrjedhe me sy asnjeanes. Kjo zonja ketu ben tifozllik per njeren pale, dhe mban ere nje milje larg.

Pastaj e gjitha eshte ceshtje bilogjie, e provuar tashme, intikte te lindura dhe te riforcuara nga mjedisi me mijera vjet, meshkujt duan femra te bukura dhe te shendetshme per hall te shperndarje dhe mbijetim te fares se tyre, fermat duan nje PROVIDER, qe ti mbeshtese finaciarisht e fizikisht. Nuk them qe gjithcka eshte kaq e thjeshtezuar por, nuk shoh te behet gjithe kjo ulerrime kur djemte kerkojne dhe u vene pas femrave te bukura, por kur nje femer kerkon dicka me te njejten vlere nga nje mashkull ngjiren zerat e cahen gishtat neper tastiera.

Gjithe kjo ashpersi, gjithe kjo perbuzje, gjithe keto pseudoantivlera qe po nxjerrin koken. Qe kur kemi filluar te gjykojme dhe te denojme moralisht njerezit, edhe per "krime" qe s'cenojne piken e lirise sone personale? Do arrij nje dite dhe do te perbuzim njerez, per veprime te pakryera akoma, per endrra qe nuk peshojne mjaftushem ne kandarin tone moral. Zot, shpersoj te mos shpiket ndonje endrrashtrydhes se do me vije fundi shpejt <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" /> . Nuk eshte e veshtire te ulesh dhe te shqyesh fije per fije moralitetin dhe vlerat e nje tjetri, njerzilleku, dashuria tregohet kur je i zoti ti kapercesh caqet e tua morale dhe te duash e te kuptosh edhe njerezit qe mendojne e veprojne ndryshe nga ti. Nuk eshte e veshtire ti duash njerezit kur jane vetvetja dhe kur te ngjasojne ty, forca e vertete e karakterit tregohet kur je i zoti tu qendrosh prane kur nuk jane vetja, kur bejne gabime, kur bejne zgjidhje ndryshe nga cdo kishe bere ti.
 
Top