DASHURI NE KOHEN E PARASE!
..Kisha kohe pa i takuar vajzat. Para se te stabilizoheshin ne konviktet e universitetit, i kisha pasur une ne shtepi. E kur i
pashe,te them te drejten,u befasova..Ja...Perpara meje kisha Lolen...Mu duk ca e hequr,po me nje trup me te formuar, elegante e me nje nur apo "sharm" si ate te vajzave te ketushme. Ndofta e krijova kete pershtypje nga floket,te cilat me sa dukej i kish lyer e i kshte bere me mesh,apo nga ajo ngjyre e paster ne roze e fytyres e nga menyra e sensi i te folurit.
Mbas pershendetjeve te zakonshme,ashtu te malluara,u ulem ne nje bar.S'ngopesha duke e pare.Kujtoja ditet e dy vjeteve me pare,kur kishin ardhur ketu. Ishin tre shoqe.Te tria nga i njejti qytet. Dilnin per here te pare jashte Shqiperise,keshtu qe rrinin si te hutuara e te ndrojtura. Shtoi kesaj edhe faktin se,jo vetem vinin ne nje vend te panjohur, por dhe ne nje familje te cilin nuk e
njihnin fare.Kaluan keshtu mjaft dite,derisa u doli turpi dhe e ndjene veten me te lira...Nder to,Genta,mbeti per mua,vertet,nje krijese e veçante...Simpatike,me ca sy te perenduar,ajo rrinte e mbyllur ne boten e saj...
Me vone,vajzat,iken nga shtepia dhe u rregulluan ne nje konvikt e, keshtu qe vinin me rralle.Nuk u hidhja faj...Natyrisht per to kish nisur tashme nje jete krejt e re... Qyteti,shkolla,provimet,shoqeria,pushimet qe mezi i prisnin e i benin prane familjeve te tyre.Ndodhte qe te degjoheshim ne telefon,por edhe kjo,kish kohe qe ishte rralluar......
...Dhe,ja....Tani kisha para meje,Lolen,te cilen e mbyta me pyetje:.....
- Po he,moj...Pa me trego diçka nga Shqiperia?...Po Genta,ku eshte?... Te paska lene vetem?...Po ju s'ndaheshit...
Mbasi ju pergjegj pyetjeve te mia,e mbylli trishtueshem
- Ndersa Genta me ka lene jo vetem mua,por te gjitheve...
-C'thua,moj ?-i thashe e tronditur- C'fare i ka ndodhur ?...
-Jo...Nuk i ka ndodhur gje nga shendeti, por ke lene shkollen e gjitheçka.Tani eshte ne Shqiperi dhe... nuk do vije me ketu!
E dija qe ishin shoqe te ngushta.Mospasja e nje motre nga te dyja palet e kishte bere dhe me te ngushte miqesine e tyre .Lola rrinte sy ulur e,une,kisha droje t'a pyesja me tej edhe pse e dija qe,miqesia midis tyre ishte aq intime sa qe ja dinin deshirat,enderrat dashurite dhe gjithe skutat e shpirtit njera tjetres.
-Ndodhi ne vere,kur ishim ne Shqiperi - tha ajo pa i ngritur syt nga filxhani i kafes - Kaluam dite te bukura,si gjithmone,me shoket e shoqet qe ishin aty apo te ardhurit nga shtetet ku studjojne.Ty ishte dhe ai......Ti e di qe,ajo kish pasur lidhje qe ne gjimnaz,me Aldin...Por,atij,per arsye kushtesh nuk i doli e drejta e studimit e,pas kesaj,hyri ne pune... Sa shkuam ne Shqiperi,ai morri lejen per te ndenjur sa me shume me ate...
S'po e mblidhja akoma vehten,aq mq tronditi ajo shprehje e thene pa ndonje qellim te keq,ne lidhje me Genten,por vazhdova t'a degjoj pa e nderprere...
- Nje mbasdite isha vetem me te - vazhdoi Lola - Kish dy dite,qe shmangej nga grupi yne.Ecte buze detit,e heshtur e kthente koken prapa here pas here.
- Moj,po çke keshtu ti ? - i thashe- Fol!...Mos te ndjek njeri nga mbrapa qe e kthen kete koke keshtu?
- Prita....qe te qeshte,siç bente gjithmone kur e ngacmoja, por pashe qe syte i kish plot lot...
Ndalova e shkunda thelle nga supet e,ajo,pas nje psheretime te thelle,me tha:
- Ehé!...Eshte ai...Ai djali me kostumin e zi...
Vetem atehere kuptova diçka...Tej,pashe nje djale me kostum te zi i cili,me sa dukej na ndiqte hap pas hapi kudo qe shkonim.E kisha vene edhe me pare,por s'i kisha kushtuar vemendje. As une e,as edhe nje nga ne,duke e konsideruar kete gje si nje rastesi.
-E njeh ti ate? -pyeta Genten.
Ajo me tundi vetem koken dhe tha:
- Mbreme,ne darke,m'a propozuan per fejese ata te shtepise...
- Po ti,çfare u the?... S'u tregove per Aldin?
- Une ?... - filloj te me thoshte me nje ze si te zene ne faj ... Une, nuk dua por,ata te shtepise,u munduan te me mbushin mendjen,se me te nuk do me mungoje asgje....Se,ai eshte shume i pasur.....
- E po,mire,po qe keshtu - i thashe - Nderroje skemen! A s'jemi fundja ne ekonomine e tregut? Te gjithe vrapojne te paraja, qe te pushtetaret e deri te shoqet tona qe kane mbetur ketu, e jane bere sekretaret e tyre apo te firmave private.
- Jo!...Jo!... - me nderpreu ajo me te madhe - Te betohem!... U thashe jo...Duke nxjerre arsyen e pare, shkollen, pavaresisht se s'po e ha dot...
- Po Aldin?... -i thashe - Ate,pse s'ja permende ?Apo,helbete,punetor ai ... S'u a mbush syne atyre te tuve!
...Isha nevrikosur e s'po prisja as nje lloj pergjigje a justifikimi.Megjithate,heshtja e saj si edhe hezitimi,me merziten edhe me shume.
- Po kete milionerin a e takove?
- Po... - me tha me gjysem zeri - dhe i thashe atij t'a mbylle kete muhabet....
- Ishe e vendosur,ne ato qe i the? - I thashe duke e pare drejt e ne sy.Ajo me pohoi me koke dhe,prape,me gjysem zeri me tha:
- Sa, do qe i kam thene,jo...Ai prap s'me ndahet...
- Moj po...Ty,te pelqen a s' te pelqen, ai njeri ?! - e pyeta une me seriozitet.
- Po, ç'eshte kjo fjale ?...Ti e di ku e kam mendjen une..Ke dua une....
E kuptova qe ishte nje pergjigje e zvarritur dhe jo e sinqerte. I hodha krahun dhe i thashe:
- Hajde...Shkojme bashke te ai...Do flas une me te... Dakord?...
Dhe u nisem...Pas pak,u ndodhem perballe tij. Ishte nje djale me trup mesatar e me fizik te beshem E pershendeta une e para.Ai me pa nje here nga koka te kembet,morri nje pamje te kapardisur dhe me tha:
- Une ju njoh... E di qe jeni si motra, bile njof gjithe shoqerine tuaj. Kam qene dhe ne Itali .... Jam nga te ambasadave.
Ai fliste,si per nje aventure te zbuluar e te perjetuar para disa viteve,ashtu duke u krekosur; dhe mua,ne ato çaste sepse me erdhen nder mend tregimet e Xhek Londonit. ( Pjesa me e madhe e atyre qe u ishin qepur kerkimit te arit kishin qene aventuriere, njerez te "hurit e te litarit",kriminele,bastarde,pjese pergjithesishte e piste e shoqerise njerezore...). Ai po fliste
pikerishte,per milionat e fituara andej...Per koken qe kish vene ne rrezik...Per fitimet e majme..Sukseset.... I hodha nje veshtrim perbuzes e, pa i leshuar doren Gentes,i thashe:
-Sa klase shkolle,keni ju?
...Ta shikoje si u be!... U kaperdi e tha copa-copa:
- Dy klase te mesme naten, por dhe ato i nderpreva se na internuan familjarisht... Ai sistemi komunist...nga puna e nje dajos se babes....trisken e persekucionit nuk e kemi marr, po dhe... ç'na duhet...Vetem nenen dhe nje moter kam....Ajo eshte martuar me nje imprenditor te njohur ketu .. kemi punuar bashke ne Itali.
- Degjo ti !...Lere te qete Genten!... - i thashe shkurt dhe as vete s'e di nga me doli ai ze i forte ashtu.
- Ajo s'te do...Pike!... Dhe mos e ndiq me nga pas e,as njerez,mos i dergo me ne shtepi...
U larguam me Genten kapur per krahu,duke e lene te hutuar bukuroshin qe ishte kapardisur si gjeli ne maj te plehrave.
Kaluan dite dhe "kostum i zi" nuk u permend me .. Por,pas kesaj ngjarje,vura re Genta,per çudi,nisi t'i shmangej shoqerimit me Aldin.Edhe shetitjet me"grupin"u rralluan...Me mua s'ishte me ajo e para.As ajo e as familjaret e saj. Cudi !...Si i thone fjales:
S'po e njifja me fare...Edhe pyetjeve te mija u pergjigjej thate,me nje"po" ose "jo" deri ate pasdite qe...Isha e shqetesuar.E mora ne telefon te bisedoja ne veçanti.Aq me teper se po afrohej dhe dita qe do ktheheshim ketu dhe e kishim lene te benim nje mbremje te madhe lamtumire.. Me tha se ishte shume e semure e s'dilte dot.Dola me te mite ate paradite,per te blere disa"suvenire"nga Shqiperia, por... mendja me rrinte sa te ajo edhe te Aldi,i cili,kohet e fundit rrinte sa i menduar edhe i shqetesuar.
...Qe kjo arsyeja pse,ne darke,bera nje xhiro vetem me Aldin, pikerisht para se te fillonte mbremja.Shqetesimi i tij,
natyrisht, kishte lidhje ne maredheniet me Genten...E torturonte mendimi qe ajo do kete zene ndonje andej .. Ajo eshte ftohur shume s'hap as gojen,me rrefente e sa s'qante nga dhimbja... E çfare nuk me thoshte,i shkreti...e une nuk flisja por rrija me goje mbyllur .Ashtu,duke ecur,i ishim afruar qendres se qytetit. Atehere vendosa t'i tregoja dyshimet e mija dhe i propozova te pinim nje kafe aty prane nje embeltoreje. Por,nga t'i a nisja?...C'fare t'i thoshja?.... E,ne çast...Ngriva e tera.Goja m'u mbyll.S'bera
gje tjeter veçse,ne menyre mekanike,kapa Aldin per krahu dhe i'a shtrengova fort.I gjori djale?!...Ishte bere dyll i verdhe....
Perballe,ne nje qoshe te lokalit,prane dritares,pame te ulur Genten me "kemisheziun".. Ai i kish kapur te dy duart dhe
sec i thoshte prane veshit....Qeshnin...As qe na pane,aq shume ishin zhytur ne bisedat e tyre intime. Me ze te ulet ju luta Aldit te largoheshim.Lere,se si vajti ajo darke lamtumire, per te gjithe ne !...Mesova se kish dy dite qe kishte hapur fejesen dhe mua me genjeu e me tha, jam e semure... La Aldin.. Shkollen...Braktisi te ardhmen... Dashurine e saj, Djalin me te cilin pothuaj u rrit...E pse ?...Per miljonat e atij mafiozit..
U ndame e, une, s'po i besoja akoma ato qe Lola me tregoi. Duke u kthyer per ne shtepi po mendoja e thashe me vehte trishtueshem: Ja pra...Ne "universin" e gjithe ketyre Dashurive te Kohes se Parase te cilen perjeton vendi im, tani hyri edhe nje konstelacion i ri....."
V.S.LEKA