Gri!
Akoma qendron e shtrire ne krevat.Ka mbuluar koken me jorganin per te krijuar imazhin e erresires dhe nuk i pelqen te dale nga ajo pergjumje.-He mi ngrehu...shif si ben kjo...plsssss te kam xhan.Te kam xhan!!!!!!Oh zot!!!Eshte orari qe do te flas me te.Hodhi tutje me nje levizje te vetme jorganin duke e pare me inat...damn...ne kete ore duhej te ishte ne chat.Arrin te fuse nje kembe ne pantofla dhe dora automatikisht prek butonin e start...shpejte dreqi ta haje.Zhurma e kompjuterit qe starton po e acaronte tmerresisht.-Te lutem-thote me vete...Te lutem,te lutem,te lutem...zeri i tij i vjen i embel dhe ajo buzeqesh me timbrin qe i behet akoma me feminor.E di tashme nese ai kthehet ne foshnjen e perkedhelur do te kerkoje me djallezine e tij dicka qe se ka marre prej saj deri me tani.Prape buzeqesh,nuk arrin dot t'i rrezistoje pushtetit te tij,eshte e kote.Asaj i pelqen ta mundoje,por e gjen veten loder ne duart e hipnotizuesit...
Adresa: shqiperiachat.com....nick...T...shyqyr qe u hap.Mausi kalon me shpejtesi listen e nickeve..S...S...S.Buzet shtrengohen forte per te mos nxjerre psheretimen dhe fjalia krijohet ne mend-nuk eshte!
-Kur ti nuk je,chati eshte gri!-perseriti fjalet e tij dhe gjoksi i formoi ulje-ngritjen e rendeses se frymemarrjes.
-Hi!-qe pershendetja e pare e tij.
-Hi!-i qe pergjigjur ajo kortezisht pershendetjes,por fytyra i shprehte besdine e te folurit.Oh,ja dhe nje tjeter..a/s/l plssss....e urrente kete shprehje....i kujtoheshin genjeshtrat e sajuara per momentin...21/f/usa...18/f/TR.
-Nga chat?...-Usa
-...Ou?Nuk qenke ne Itali?
-Nuk kam filluar akoma pune tek mirembajtja e semaforeve-i kthehet e nervozuar.Replikat shkembehen ne nje qarkullim shprehjesh inatcore dhe ky vershim marramendesh ndalet perballe nje lutje...
-Te lutem,mos ma bej chatin malore!Ajo kishte buzeqeshur ne ato caste nderkohe qe ne ekran shkruhej:
-Deshiroj te flas me ty!....deshiroj te te degjoj zerin,deshiroj te mbeshtesesh koken tek supi im,te deshiroj....te dua!!!Gjithshka kishte rrjedhur kaq shpejte,sa ajo nuk arrinte te percaktonte momentin kur e kishte pare nickun e tij nepermjet veshtrimit te erresuar dhe kur ndiqte rradhen e nickeve me ankth deri ne castin qe ndihej e qete perballe nick S....
Nuk vjen me sot mendoi dhe ndryshoi nick...V...mire me duket ky nick,eshte terheqes.
-A/s/l plsssssss.....Oh god!Ktheu karrigen nga pasqyra dhe filloi te lozte me shprehjet e fytyres.Ca levizje te lehta rregullonin a shprishnin ne cast floket e rende dhe rifillonin prape lojen,qe shoqerohej nga buzeqeshja e sigurte e femres se bukur....
-Je kotelja ime!Sa mire!!Ishte macka e tij e preferuar dhe ate me siguri e kishte marre malli per pranine e saj.
-Kur ti nuk je,chati eshte gri-perseriti ajo prape fjalet e tij dhe u rikthye ne kompjuter....
-Hi!...Filloi te dridhej dhe mezi arriti te shkruante pershendetjen e saj:
-Hi!
-Nga jeni?....-X,ju?
Ai e pyeste dhe ajo i pergjigjej automatikisht pergjigjeve te tij.
-Jeni shume e kendshme ne bisede...-Thnx!
-Do te deshiroja t'ju njihja!....Nuk besoj se do t'ju linte shije te mire njohja.
-Ju lutem mos ma beni chatin malore...............
...Vazhdimi......