Re: dallavere dhe helme elektorale
Kreu i PS-së bleu këtë post me sheshe ndërtimi një vit më parë
Rama po shpërdoron strukturat e PS-së për interesat personale
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, po përmbys edhe qëndrimet e atyre pak skeptikëve që besonin se metodat e tij në reformimin e kësaj partie nuk ishin pjesë e autoritarizmit primitiv që karakterizon personazhin e tij. Kjo gjë po bëhet gjithnjë e më evidente jo vetëm nga centralizimi që ai është munduar përgjatë një viti t`i bëjë vendimmarrjes brenda PS-së, duke eleminuar mendimet ndryshe, por së fundmi edhe me qëndrimin e hapur kundër votës së lirë. Në këtë mënyrë, Rama ka vendosur nën diktatin e tij deputetët socialistë, të cilët i nxjerr njëri pas tjetrit që të gjejnë pretendime nga më të çuditshmet për të justifikuar qëndrimin e kryetarit të tyre për të mos marrë pjesë në zgjedhje. Nga ana tjetër, përmes parave të akumuluara përmes abuzimeve në krye të Bashkisë së Tiranës, Rama po mundohet të amortizojë këto qëndrime delirante politike, duke akuzuar mazhorancën për kokëfortësi në trajtimin e kërkesave të opozitës. Apatia ndaj zgjedhjeve të lira ka karakterizuar në mënyrë të vazhdueshme kryetarin e PS-së, Edi Rama, i cili e dëshmoi një gjë të tillë në mënyrë të hapur gjatë procesit të zgjedhjes së tij në postin e kryetarit socialist. Brenda një nate, Rama arriti të blejë përmes shesheve të ndërtimit mbështetjen e socialistëve, të cilët vlerësuan se tashmë në opozitë do të ishte më mirë të shfrytëzonin të mirat materiale që u ofronte abuzimi me atë pushtet që u kishte mbetur në Tiranë sesa besnikëria ndaj ish-kryetarit. Katapultimi i Ramës në krye të PS-së, ishte jo vetëm i mundimshëm, por rezultoi me kosto të lartë për vetë këtë të fundit. I ndodhur në këto kushte, një humbje eventuale në zgjedhjet e ardhshme vendore do të krijonte një situatë të pakëndshme ku Rama duhej detyrimisht të jepte dorëheqjen nga ky post në kuptimin e plotë të fjalës të blerë me para. Kjo do të nxirrte jashtë skenës politike njëherë e përgjithmonë nostalgjikun e pandreqshëm të komunizimit, i cili nuk e ka fshehur asnjëherë simpatinë për figurën famëkeqe të ish-diktatorit komunist që vrau, persekutoi dhe internoi më shumë se 1 milionë shqiptarë gjatë regjimit të tij. Në mënyrë identike, sot kryetari i PS-së po imiton babain e tij ideologjik, duke refuzuar zgjedhjet e lira dhe standardet demokratike. Edhe pse qytetarët shqiptarë sot janë më pranë se kurrë, më parë përsa u përket standardeve që duhet të plotësojnë në procesin e integrimit të tyre në strukturat euroatlantike, një gjë e tillë nuk ka aspak rëndësi për kreun e PS-së, të cilit i intereson vetëm qëndrimi i tij në krye të kësaj partie. Por, fatkeqësia qëndron në faktin që Rama po shfrytëzon partinë kryesore të opozitës, dhe po përdor si shërbëtorë të tij politikanë të njohur brenda kësaj partie për realizimin e qëllimeve të tij personale. Në të njëjtën kohë ai po çon drejt politikave kamikaze disa kryetarë socialistë komunash dhe bashkish, duke i urdhëruar ata të mos binden ndaj ligjit dhe shtetit të së drejtës. Historia e pluralizmit shqiptar nuk ka njohur asnjëherë në jetën e saj një njeri të përfshirë në politikë, që ka punuar kundër interesave të qytetarëve të vet më shumë se ç'po bën aktualisht Edi Rama. Qëllimi i tij është të dëmtojë procesin zgjedhor, me qëllim që ndërkombëtarët të thonë që Shqipëria, edhe këtë radhë, nuk arriti të bëjë zgjedhje të lira. Një gjë e tillë sipas strategjisë së tij djallëzore, do t`i jepte atij mundësinë që të atakojë qeverinë se nuk mbajti zgjedhje të lira, ndonëse ai do të ishte vetë ideatori dhe realizuesi i shkatërrimit të procesit zgjedhor. Të humbur nga politika të tilla vetëvrasëse do të dilnin vetëm shqiptarët, pasi vetë kreu i PS-së duket se përmes abuzimeve në Bashkinë e Tiranës, ka mundur jo vetëm të krijojë pasuri marramendëse, por edhe të ndikojë në jetën politike të partisë kryesore opozitare.
Ylber Drazhi
RD
--------------------
Mendovba per nje cast te hiqja nga ky artikull referimin ndaj rames dhe PS dhe t'u pyesja se per ke behej fjale. Si do te ishit pergjigjur
(autoritarizem, centralizim ...)