Dënimi me vdekje

Alephh

Valoris scriptorum
Zbrazëtia e sallës së bardhë (sipëfaqja e së cilës nuk I kalonte të 10 m2) me “instrumentet e drejtësisë” ne qendër të saj dhe qeniet e veshura në të bardha që gëlonin tejconin ftohtësinë e vdekjes gjithkujt që kish patur rastin ta shihte atë.Burri me shikim të turbullt,shikim i dikujt që nuk e di c’po ndodh me të,hyri i shoqëruar nga dy të tjerë thuajse identikë me njëri- tjetrin.Të tre bashkë krijonin një trup të vetëm.Të krijonin idenë e një bashkëjetese simbiotike mes tyre.Në mënyrë mekanike,sikur kjo punë të ish për ta një punë rutinë,dy burrat shoqërues e lidhën në atë “instrument drejtësie” që qëndronte sfidues në mes dhe njëri nga ata shtypi butonin që ndodhej në murin pranë derës së hyrjes.Një rrymë,një drithërimë a nuk e di cfarë përshkroi trupin e njeriut më sy të vdekur dhe brenda pak minutash gjithcka mbaroi.Vdekja që e kish pushtuar shpirtërisht njeriun, e pushtoi pak nga pak dhe fizikisht.Dy burrat, pasi u siguruan që cdo gjë përfundoi njoftuan përmes telefonit se i akuzuari i shpallur fajtor nga gjykata supreme u ekzekutua në orën 230 .Të gjithë dëshmitarët e këtij ekzekutimi që e panë atë përmes xhamit me pamje nga dhoma u ngritën me shikim që reflektonte “ kënaqësi” ,ndoshta ngaqë e kishin shtypur më në fund “krimbin” që po brente shoqërinë e tyre…


Skena të tilla sureale (që ndoshta më tepër se i përkasin realitetit të duken sikur i përkasin fantashkencës) nuk janë të pakta.Nuk janë të paktë njerëzit me sy pajetë që ekzekutohen sot në botën njerëzore,të vetëquajtur botë demokratike.

Po a është demokratike një shoqëri e cila vret krijesat e saj të përcundnuara duke e parë vrasjen e tyre jo vetëm si të vetmen mundësi për t’i cliruar ato nga ky përcudnim,po dhe si shembull për të mbajtur larg këtij përcudnimi krijesat e tjera të saj? Sa e arrijnë shoqëritë e tilla,të vetëquajtura ”demokratike” synimin e tyre,crrënjosjen e së keqes që jeton në simbiozë me të mirën brenda krijesave të saj?Pyetje të tilla lindin njëherazi në mendjen e gjithkujt që sheh skena të tilla si ajo e përshkruar më lart.Më poshtë po ndalemi t’i japim përgjigje këtyre pyetjeve (duke u ndalur dhe ne shoqëri bashkëkohëse)


Një shtet që ka si moto të veprimtarisë demokracinë dhe si ligjvënës popullin pushon së ekzistuari si i tillë kur shkel një nga të drejtat jo vetëm natyrore,por edhe nje nga të drejtat themelore në të gjitha konventat e nënshkruara prej tij të qenies njerëzore,të drejtën për të jetuar.Edhe pse në shumë shtete ai aplikohet për krime të rënda si: spiunazhi, vrasja, dezertimi, mosbindja, përdhunimi, tradhëtia bashkëshortore,incest dhe pedofilia,trafikimi i qenieve njerëzore, korrupsioni përsëri kjo zgjedhje nuk mund të quhet aspak demokratike përderisa ajo bie ndesh me një nga të drejtat themelore të njeriut.E si mund të konsiderohet shteti në këtë rast bashkë me institucionet e tij mbrojtës i popullit,kur vetë ai shkel krijesat që gëlojnë brenda territorit të tij sikur të ishin “jashtëqitje” të shoqërisë dhe të pastrojë me qetësinë më të madhe “ këpucën gjidande”(instrumentet ekzekutuese) të tij për ta bërë gati për shkeljen e rradhës?Mjaftojnë shifra të tilla si:

· Republika popullore e Kinës –anjë shifër zyrtare,por mendohet te jetë mbi 5000 “jashtëqitje” të spastruara

· Në Iran janë mbi 252 “jashtëqitje”të spastruara

· Në Korenë e Veriut 60 “jashtëqitje”të spastruara

· Në Jemen 53 “jashtëqitje”të spastruara

· Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 46 “jashtëqitje”të spastruara

· Në Arabinë Saudite 27 “jashtëqitje”të spastruara

· Në Libi 18 “jashtëqitje”të spastruara

· Në Siri 17“jashtëqitje”të spastruara,


për të patur një panoramë të qartë sesa demokratikë janë shtetet sot( madje dhe ato që vetëquhen lider në këtë fushë si:SHBA) dhe sesa “popullore” është ajo që kryeson listën e zezë, Kina( që sot priret të jetë një nga superfuqitë e botës).

Po le të shohim një aspekt tjetër që ia rrit “vlerat demokratike”shtetit apo e bën atë më “popullor” (Kina),metodat e dënimit me vdekje. Më poshtë po rradhisim disa nga metodat e përdorura përgjatë historisë njerëzore nga shtete të ndryshme (metoda që përdoren dhe sot) dhe të reflektojmë bashkë përgjatë listimit rreth tyre:


· Karrigia elektrike(metodë që aplikohet sot në shtetin e Virxhinias, Alabamës,Tunizisë, Karolinës së Jugut,Floridës)

· Dhoma me gas (metodë që aplikohet sot në shtetin e Kalifornisë,Misurit,Arizonës)

· Varja në litar(metodë e përdorur nga shtete të tilla si:Afganistani, Irani, Japonia, Mongolia, Malajzia, Pakistani, Libani, Jemeni, Egjipti, India, Burma, Singapori, Srilanka, Koreja e Jugut)

· Injektimi vdekjeprurës(metodë që gjen përdorim në shtete si:Guatemala, Tajlanda, Republika Popullore e Kinës, Vietnami

· Pushkatimi (kjo formë gjen përdorim në shtetin e Kinës,Vietnamit, Kubës, Grenadës, Koresë së Veriut, Indonezisë)

· Gijotina (metodë e aplikuar përgjatë mesjetës)


Sic shihet dhe nga statistikat e mësipërme janë mbi 47 “shtete demokratike” ( disa prej tyre dhe vende të zhvilluara si:Japonia, Korea e Jugut, SHBA) të cilat përdorin një larmi “instrumentesh drejtësie” për të shfarosur qeniet e përcudnuara sociale, duke përcudnuar me ose pavetëdije fytyrën e tyre duke vepruar kësisoj.

Gjithsesi numri i shteteve që aplikojnë këtë formë ndëshkimi sa vjen e po reduktohet kjo për arsye të ndryshme si:


· Rënia e regjimeve totalitare (të cilët e kanë përdorur këtë formë dënimi për arsye politke)

· Kushti i vendosur nga Bashkimi Europian për të gjitha shtetet që kërkojnë të aderojnë në të.

Edhe pse kjo dritë tashmë është shfaqur në fund të tunelit , përsëri mbetet ende shumë për t’u bërë nga shoqëria njerëzore në këtë drejtim.


Le të supozojmë për një cast se kjo zgjedhje e bërë nga vendet që e kanë të përfshirë në ligjet e tyre këtë formë ndëshkimore është një formë e drejtë.Po sa produktive kanë qenë ato duke e vënë në zbatim atë në drejtim të reduktimit të krimit në territoret ku këto shtete ushtrojnë sovranitetin e tyre?

Mjafton t’i referohemi përsëri shifrave të mësipërme ( lidhur me numrin e të ekzekutuarve përgjatë 2010-s në shtetet e sipërpërmendura).Fakti që Kina mendohet të ketë ekzekutuar rreth 5000 “kriminelë” për vitin 2010 nuk tregon gjë tjetër vecse dështimin e saj në sigurimin e jetës së shtetasve të saj.5000 qenie të përcudnuara të asgjësuara nuk do të thotë tjetër vecse dështimin e kësaj forme ndëshkimi për të ndaluar përcudnimin e mëtejshëm të shoqërisë kineze;252 qenie të përcundnuara iraniane të asgjësuara do të thotë që dhe Irani ka dështuar në parandalimin e përcudnimit në shoqërinë e tij;60 persona koreanë të përcunduar të asgjësuar nuk reflekton gjë tjetër vec falimentimin e një shteti më shumë në këtë aspekt….etj. Mund të flisnim pa fund duke iu referuar gjuhës së shifrave edhe për shtete të tjera që e përdorin këtë formë si strategji për parandalimin e krimit të territoret e tyre.Duke qenë se kjo formë ka rezultuar e dështuar,nuk kuptoj pse këto shtete insistojnë ta aplikojnë atë?Mos ndoshta duan të ligjetimojnë shprehjen “Njeriu për njeriun është ujk” duke e kthyer racën njerëzore në stadin primitiv të saj,ku njeriu më tepër se njeri ishte kafshë?Mos ndoshta këto shtete donkishotianë duan të rikthejnë në gjenezë shoqërinë njerëzore ,kur synimi i saj është zhvillimi?


Zhvillimi shkencor sic e dimë është shoqëruar gjithnjë me zhvillim shoqëror,sidomos gjatë shekullit XX.Një ndër shkencat që njohu zhvillim të madh gjatë këtij shekulli ishte dhe psikologjia e cila eksploroi universin mental e shpirtëror të qenies njerëzore.Psikanalistë të shquar të këtij shekulli e servirën qenien njerëzore si një qenie komplekse brenda së cilës zhvillohet një luftë e pandërprerë midis vetëdijes dhe pavetëdijes.Si cdo luftë dhe kjo luftë ka beteja (edhe pse të rralla)që fitohen nga e pandërgjegjshmja,por fitorja i takon gjithmonë vetëdijes.Dhe ashtu sic ndodh pas cdo lufte , ku bëhen reflektime lidhur me pasojat, edhe në këtë luftë pas fitores së ndërgjegjes fillon reflektimi i cili është sfilitës për shpirtin e shpërfytyruar,është një vdekje e ngadaltë për së gjalli për ta.


Nisur nga kjo panorama e përmbledhur e shekullit XX në lidhje me trajtimin psikologjik të qenies njerëzore lind një pyetje tjetër natyrshëm: “Pse i duhet shtetit të dënojë në mënyrë kaq cnjerëzore, kur dënimi lind vetëvetiu brenda këtyre qenieve të përcunduara?”Një pyetje e tillë prodhon në mendjen e gjithkujt këto përgjigje:

· Shtetet që e përdorin këtë ndëshkimi nuk janë në koherencë me zhvillimin social.

· Shtetet në fjalë duan të marrin përsipër të jenë gjykuesit supremë të qenies njerëzore,duke ia marrë këtë të drejtë edhe atij që në literaturën fetare quhet “zot”

· Shtetet në fjalë duan të mbajnë nën presionin e frikës ndaj tij tërë pjesëtarët e tij

Më tepër të pranueshme nga këto përgjigje janë dy të fundit të cilat tregojnë tendencën e shteteve diktatoriale (shtetet që përdorin më tepër këtë formë ndëshkimi) për të treguar tek popujt e tyre dorën ndëshkuese sesa atë përkrahëse.


Një argument tjetër në favor të dënimit me vdekje që sillet gjithnjë nga këto shtete është se kjo formë ndëshkimi është zgjedhje edhe e atyre që kanë pësuar dëmin nga krimi i kryer,është një mënyrë e zgjedhur nga shteti për të dëmshpërblyer njerëzit e dëmtuar.Le të supozojmë që kjo formë dëmshpërblimi është e drejtë.Lind sërish një pyetje tjetër vetvetiu tek secili nga ne: “Sa i ka lehtësuar kryerja e një krimi për të dëmshpërblyer një tjetër krim njerëzit e prekur nga ai krim?”

Jam e sigurt se po të bëhet një sondazh midis njerëzve ,që kanë humbur dikë si pasojë e një krimi të kryer, lidhur me faktin se a i ka lehtësuar ndopak shpirtërisht fakti që personi që i ka shkaktuar dhimbje është asgjësuar,jam e sigurt që shumica, më tepër se janë ndier të lehtësuar nga ky fakt, janë rënduar më tepër për arsye se ai veprim jo vetëm se nuk i ka rikthyer në jetë personin e humbur,por e ka ngarkuar ndërgjegjen e tyre me një krim duke mos i bërë të jetojnë të qetë.Për të mos folur më pas për ndëshkime kaq ekstreme për “vepra penale” të tilla si:tradhëtia bashkëshortore,tradhëtia ndaj shtetit,korrupsioni.A mund të justifikojë dëmin e shkaktuar kjo formë ndëshkimore apo mos ndoshta është një “harac” që i kalon masën e dëmit?


Përfundimisht,le të themi se ka ardhur koha për t’i dhënë fund skenave të tilla sureale si:

“Zbrazëtia e sallës së bardhë (sipëfaqja e së cilës nuk I kalonte të 10 m2) me “instrumentet e drejtësisë” ne qendër të saj dhe qeniet e veshura në të bardha që gëlonin tejconin ftohtësinë e vdekjes gjithkujt që kish patur rastin ta shihte atë.Burri me shikim të turbullt,shikim i dikujt që nuk e di c’po ndodh me të,hyri i shoqëruar nga dy të tjerë thuajse identikë me njëri tjetrin.Të tre bashkë krijonin një trup të vetëm.Të krijonin idenë e një bashkëjetese simbiotike mes tyre.Në mënyrë mekanike,sikur kjo punë të ish për ta një punë rutinë,dy burrat shoqërues e lidhën në instrumentin që qëndronte sfidues në mes dhe njëri nga ata shtypi butonin që ndodhej në murin pranë derës së hyrjes.Një rrymë,një drithërimë a nuk e di cfarë përshkroi trupin e njeriut më sy të vdekur dhe brenda pak minutash gjithcka mbaroi.Vdekja që e kish pushtuar shpirtërisht njeriun, e pushtoi pak nga pak dhe fizikisht.Dy burrat, pasi u siguruan që cdo gjë përfundoi njoftuan përmes telefonit se i akuzuari i shpallur fajtor nga gjykata supreme u ekzekutua në orën 230 .Të gjithë gjithë dëshmitarët e këtij ekzekutimi që e panë atë përmes xhamit me pamje nga dhoma u ngritën me shikim që reflektonte “ kënaqësi” ,ndoshta ngaqë e kishin shtypur më në fund “krimbin” që po brente shoqërinë e tyre…”


Është koha që shtetet të kthejmë faqe dhe të hapin një kapitull të ri në histori ku ngjyrat e jetës e jo të vdekjes të ngjyrosin realitetin shoqëror ku ato ushtrojnë sovranitetin e tyre për t’i dhënë mundësi vetë qenies njerëzore të vetëpërsoset dhe jo të ushtrojnë trysni përmes formave cnjerëzore për të arritur këtë përsosje,sepse ajo cka do të përfitojnë nga këto forma nuk do të jetë gjë tjetër vec përhapje të përcudnimit kudo,jo vetëm tek shtetasit e tyre, por edhe më tej tek vetë ata.
 

gurax

Pan ignoramus
chartoftheday_3379_The_Countries_Sentencing_The_Most_People_To_Death_n.jpg
 

joetisti_

Locus omnem
Ne jemi denuar me jete, edhe denimi me vdekje na duhet!

Parafiliket i denojne ne rastet kur bejne krim, me kastrim kimik apo me injektim te nje substance qe i heq deshiren seksuale kur demtojne pershembull nje femije. Sikur edhe per vrasesit te gjendej nje "ilac" i tille...

M'u kujtua qe ne nje film qe kam pare, ku personazh ishte Turing, shpikesi i 'makines Turing' qe sot e njohim si 'kompjuter', thenien e te cilit kam une ne status, kur ishte koha e luftes se dyte boterore, edhe homoseksualizmi quhej parafili(apo pervesitet) dhe pikerisht Turing qe ishte homoseksual u denua me kastrim kimik. Cudi, ne Angline e asaj kohe kjo gje!!
 
Top