Cregullimet psikologjike te shqiptareve

Hekurche

Primus registratum
Re: Cregullimet psikologjike te shqiptareve

Pajtohem me Danielon kur thot se tek Shqiptaret mbretron pertacia. Kam pershtypjen se ne shqipetaret kudo qe jemi me shume presim duar lidhur se sa te merremi vet me problemin. Une veten mund ta quaj nje pertac ngase ka 1 vit qe skam lexuar dot nje romane. E kjo i ndodh secilit ngase punet e e tanishme i leme per me vone.. Ne anene tjeter une nuk mund ti quaj keto crregullime por me shume nje dukuri psikologjike qe do trajtim


citim:
--------------------------------------------------------------------------------
Nje shoqja ime studente ankohet se nuk arrin te perqendrohet dot te lexoje dicka per nje kohe te gjate. Thote se mund te lexoje me vemendje per rreth 10 minuta, me pas mendja i fluturon diku tjeter per nja cerek ore ose me shume derisa permendet dhe fillon te lexoje prape. Ka rreth nje vit jashte shtetit. Une mendoj se duhet te kete ndonje tip ankthi i cili nuk e lejon te perqendrohet po nuk jam i sigurte. Nje shok i imi ne Tirane jam i sigurte qe here-here ka nje fare ankthi shoqeror. P.sh. i vjen jashtezakonisht zor te futet ne nje dyqan dhe te pyese per ndonje gje. Shume here, kur kemi qene bashke ma ka kerkuar mua te pyes shitesin per nje gje qe i interesonte. Njoh edhe nje burre qe i vinte jashtezakonisht zor te bente pazar me shitesin per dicka qe do te blinte

Keta shembuj me teper tregojn ne ate se nuk jan crregullime per me teper dukuri ose te meta psikologjike, ankt, stres, etj. Crregullimet mund ti quaj ato te cilat kalojn ne ekstreme te mdha dhe per me shume personin e lene me pasoja
 

Ermal Lamcaj

Primus registratum
Re: Cregullimet psikologjike te shqiptareve

NQS ndonjeri nga ju jeton ne USA si mua, dhe me korrigjoni nese jam gabim, ka vene re se:

Semundjet psikologjike qe vihen re ne shoqerine amerikane jane me mira here me te theksuara dhe problematike sesa ne shqiperi.

Fakti eshte se ne shqiperi te pakten kur kam jetuar une, nuk te jepej rasti te tregoheshe i dobet psikologjikisht.

Kur diskutojme deficitin e vemendjes qe vihet re tek disa njerez, sado qe shume psikiaterve u pelqen ta quajne semundje, fakti qendron se jo te gjithe njerezit kane lindur te njejte. Jo te gjithe kane te njejtat aftesi mendore, dhe leximi ose perqendrimi ne nje dicka te vetme mbase nuk eshte i natyrshem, prandaj vihet re qe shume njerez e kan te veshtire.

Shqipetaret jane njerez te adaptushem.
"Adaptou ose vdis"
 

Gigo

Primus registratum
Re: Cregullimet psikologjike te shqiptareve

Individe te vecante mund te jene te adoptueshem, disa te tjere mund te jene te adoptueshem me probleme, po ka edhe te paadoptueshem qe kthehen ne Shqiperi ose ne ambjentin qe ndihen me te qete.
Shumica e shqiptareve kane probleme, po si gjithmone per arsye te ndryshme dhe veshtiresi karakteri si krenari e tepert, kokefortesi "drusore", arrogance, mendjemadhesi, etj. etj. nuk pranojne se i kane. Ne Shtetet e Bashkuara shumica e njerezve nuk i kane ato vese ne karakter dhe nuk e kane problem te shkojne te psikoterapisti, ose dhe te shoku ose miku dhe te thone se cfare problemesh kane, dmth flasin me teper per to. Gjithashtu ne SHBA flitet me shume per keto crregullime, pasi ato studiohen, nxirren rezultate, rezultatet publikohen, per to flitet ne lajme, etj. etj. Ne Shqiperi, njerezit nuk flasin per keto probleme, asnjeri nuk merret me studime te tilla, gazetareve nuk u interesojne keto gjera, nganjehere me te drejte se ka rrumpalla me te medha qe duhen zgjidhur, po nganjehere merren dhe me gjera siperfaqsore idiote, dhe meqe nuk flitet shqiptaret i genjen mendja se ne Shqiperi njerezit nuk kane probleme psikologjike.
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Cregullimet psikologjike te shqiptareve

Une nuk kam dashur kurre t'i shoh nje pjese te madhe te te 'metave' le te themi te shqiptareve si karakteristike e tyre, kryesisht sepse duke u pergjithesuar si te tilla lejne hapesire per interpretime fiziologjike, pra qe jane te trasheguara, te lindura, dhe rrjedhimisht jo lehtesisht te ndreqshme. Por kohet e fundit rezistenca sa vjen e bie. Mjafton te hypesh ne autobuset neper Tirane. Eshte e cuditshme. Te gjithe shtyjne, edhe aty ku nuk ka nevoje per te shtyre sepse nje gjysem hapi me tutje vendi eshte bosh. Por ai/ajo perton te zhvendoset, i vjen me per shtat te shtyje tjetrin, tjetrit t'i behet keq, t'i rendohet, kurresi vetes. Ne themi qe jemi kolektiviste, po nuk eshte e vertete. Gjithe kohes jemi ne mbrojtje patologjike te vetes dhe pertej kufirit te vetes ka hapesira, jo jete njerezish te tjere. Ne nuk kujdesemi per tjetrin, sidomos kur tjetri eshte nje i panjohur qe udheton me mua rastesisht ne te njejtin autobus. Fatorinoja ulerin pa pushim 'dilni, dilni, dilni...' dhe vete rri perballe deres e ti per te dale duhet fillimisht te shtysh gjithkend qe qendron prane deres dhe askush nuk leviz as gjysem milimetri, pastaj te shtysh dhe fatorinon, qe ne fund te perballsh me nje turme qe ka filluar te hype pa mbaruar akoma ata qe zbresin. Dhe kjo ndodh ne gjithe gjithe 1 meter vend. Nuk presim dot, nuk kemi kohe, duhet te hypim vete te apret, duhet te zbresim vete te paret, duhet te shtyjme te tjeret te rehatohemi vete. Pse? Sepse nuk e njohim tjetrin, nuk duam t'ia dime. Gjithkush nga ne jeton vetem, rreth e rrotull ka vetem ajer dhe diell, jo qenie te tjera njerezore, jo bashkudhetare, asgje!
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Cregullimet psikologjike te shqiptareve

Zakonisht me sa kam lexuar dhe degjuar deri tani (ndoshta mosha ime e re nuk me ka lejuar te ballafaqohem akoma me ndonje nga keto tezat e mesiperme) flitet pak a shume per "çregullime" psikologjike te njerezve ne pergjithesi dhe nuk besoj se keto "çregullime" varen nga fakti i te qenit shqiptar ose italian, rumun, seneglaez. anglez etj etj.
Ndoshta diskutimi mund te jete mbi faktin se si ambienti Shqiperi mund te shkaktoje disa lloj çregullimesh dhe jo te tjere?
 

b.k.

Primus registratum
Re: Cregullimet psikologjike te shqiptareve

Jam dakort me juve. E kam shprehur mendimin tim prej kohesh, dhe hapesi i temes asnjehere nuk arriti te jepte nje pergjigjje bindese.
 

atman

Forumium maestatis
Re: Cregullimet psikologjike te shqiptareve

Kam pasur nje profesor biologjie ne gjimnaz qe e quanin Gigo.
Kur do shkonte per here te pare ne USA ishim bashke ne autobuz ate dite.
Kur u kthye nga amerika, dikush e pyeti:
- E Gigo, si dole ne amerike?
- E si te dilja, - tha, - vajta Gigo, erdha Gago...

Ndoshta Gigo, i forumit tone e ka fjalen per Gagot e jo per shqiptaret, sepse per shqiptaret, Blendi, e ka thene gjithçka ne menyren me konçize dhe me te plote.

(Per profesorin ne fjale ruaj ende nje respekt te thelle)
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Cregullimet psikologjike te shqiptareve

Pse kerkoni formulimin preciz te pyetjes, sepse s'po flasim per shkence ekzakte? S'jemi as tek tema e historise ku mund te mbrojme virtytet e shqiptarit. Te gjithe ja kemi kap kuptimin temes dhe te gjithe mundohemi t'i gjejme yckla verdalle per mos t'iu pergjigjur.
Ok marrim te mireqene formulimin e sakte te issi-t.
Atehere pyes: sa kane ndikuar zhvillimet politike, ekonomike, psiko-sociale, demografike qe ka kaluar vendi yne ne zhvillimin (mbase dhe crregullimin) psikologjik te shqiptarit?
Une mendoj qe per shkak te zhvillimeve politike qe ka kaluar Shqiperia pergjate historise, shqiptaret kane qene gjithe kohes te frustruar dhe kete e kane shprehur me se miri ne shume forma kur kane emigruar ne Perendim.
A eshte ndjenja e frustrimit nje crregullim psikologjik?
 

b.k.

Primus registratum
Re: Cregullimet psikologjike te shqiptareve

1. Jo. Ndjenja e frustrimit nuk eshte crregullim psikologjik. Te gjithe popujt a kane ne disa masa, shume njerez e kane ne disa masa. Kur behet e forte aq sa te pengoje funksionimin e nje personi eshte crregullim. Pra thjesht njenja nuk perben crregullim.

2. Ideja eshte se po nuk pate pyetje te formuluar drejte (qellim te temes te formuluar drejte) atehere askush nuk di se cfare te diskutoje (per kete arsye shume persona po diskutojne cfare perben tema dhe jo diskutim per temen).

3. Tema eshte interesante por e formuluar gabim. Nje formulim i sakte p.sh si ndikojne zhvillimet politike dhe shoqerore ne aspekte psikologjike, do te lejonte diskutim te sakte (Por une nuk kam te drejte te imponoj idete e mia ne cfare teme hap dikush tjeter per sa kohe qe eshte ne psikologji - po te dua hap nje teme vete).

4. Nuk ka asnje vecori ne crregullimet psikologjike te shqipetareve qe nuk jane te perbashketa me popullesi te tjera, dhe qe mund te shkatohen nga vecorite e te qenit shqiptar.

5. Ketu ka dhe nje keqkuptim dhe mbi cfare berben crregullim psikologjik....
 
Top