Cregullimet psikologjike te shqiptareve

Gigo

Primus registratum
Cregullimet psikologjike te shqiptareve

Duke pare e njohur shume, mendoj se cdo shqipo e ka nga nje crregullim psikologjik ose sociologjik, sidomos duke pare edhe jeten, familjen dhe problemet qe kane pasur). Ti c'na thua? Ndonje ankth, depresion, etj.?

Mos e merrni me shaka kete, nuk po tallem. C'rregullime te lehta kane pothuajse te gjithe, vetem se ose nuk e kuptojne, ose nuk flasin per to. Une dua vetem te diskutoj mbi kete teme. Falemnderit.
 

Guest
Re: Cregullimet psikologjike te shqiptareve

Jo te gjithe bashkebiseduesi im jo te gjithe!

pst! after all we are not so perfect
 

Gigo

Primus registratum
Re: Cregullimet psikologjike te shqiptareve

C'rregullimet nuk kane te bejne fare me karakteristikat. Fjala c'rregullim ka konotacion negativ, fjala karakteristike eshte komplet neutrale. Sic mund ta dish dhe vete karakteristikat e dikujt ose dickaje mund te jene pozitive ose negative. Le qe fjala c'rregullim ka kuptim krejt te ndryshem nga fjala karakteristike.

Une desheroj te diskutoj per c'rregullime si: gjendje depresive, gjendje ankthi, frike ose paniku, pamundesi per tu perqendruar per nje kohe te gjate mbi dicka, ankthi social (ose me thjesht "turpi" per te folur me dike qe s'e njeh mire), etj. Keto NUK jane karakteristika te shqiptareve. Keto jane C'RREGULLIME. Une kam shkruajtur "te shqiptareve" meqe jam ne forum shqiptar dhe nuk dua te diskutoj per njerez te etnive te tjera. Besoj se me shkoqur dhe ndryshe se tema JOTE nuk behet. Falemnderit.
 

TranofiljA

Primus registratum
Re: Cregullimet psikologjike te shqiptareve

Meqe jeni hapesi i temes, mendoj se duhet ti jepni nje fare drejtimi ketij diskutimi. Keshtu si e keni drejtuar ju pyetjen e ben te veshtire diskutimin per shkak se fusha e "çrregullimeve psikologjike" eshte goxha e gjere.

Te ka bere pershtypje ndonje "çrregullim" tek shqiptaret ne veçanti? (psh, mendoj se depresioni nuk eshte dicka qe gjehet vetem tek shqiptaret)

Jep nje shembull dhe jam e sigurte qe antaret do kene dicka per te thene. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Blendi

Primus registratum
Re: Cregullimet psikologjike te shqiptareve

Mah!
Une mund te mendoj per budallalleqe qe kam bere dhe vazhdoj te bej, por nuk shoh se si keto "karakteristika negative" te miat kane per burim faktin se jam Shqiptar.

Dua te di, vertet mendon se egziston nje crregullim psikologjik qe nuk ndodh askund ne bote pervecse ne Shqiperi?
 

Guest
Re: Cregullimet psikologjike te shqiptareve

Gigo!
Mbase ke pasur me siguri, ndonje cregullim psikologjik,se nga qielli nuk te zbriti kjo ide.
Do te isha e mendimit,qe normale mund te quhej nje Stres,ndersa cregullimi Psikologjik,nuk mund te pergjithesohet.
 

Guest
Re: Cregullimet psikologjike te shqiptareve

ka njerez te dale nga realiteti dhe ne koken e tyre ndodhet nje mase e madhe budallalleqesh, nuk jane vetem shqiptaret, eshte e vertete, por hapesi i temes e shtron ceshtjen per difektet psikologjike te shqiptareve ne vecanti
 

Gigo

Primus registratum
Re: Cregullimet psikologjike te shqiptareve

Per Tranofillen, Blendin, Miss Albforumin dhe "Fantazia nga Fantaland",

Tranofille, eshte e vertete qe fusha eshte e gjere po ti me thuaj ndonje rast qe di ti. P.sh.: A ke ndonjehere ankth, frike ose panik? A te ndodh shpesh? Nqs nuk ke atehere a ke ndonje te njohur qe e ka? A e di ai/ajo qe e ka? Sepse njerezit mund ti kene dhe te bejne nje jete komplet normale per ne qe i shikojme nga kendveshtrimi yne si njeri i jashtem. Po e sqaroj edhe njehere punen e shqiptareve: NUK mendoj se shqiptaret kane me shume crregullime se te tjeret, NUK mendoj se te shqiptaret ka ndonje crregullim "te vecante" qe s'e gjej gjekundi tjeter, etj. Kam thene per shqiptaret sepse per c'rregullimet psikologjike te shqiptareve nuk kam degjuar shume, nuk ka materiale, studime keshtu qe me intereson te flas ketu vetem per raste shqiptaresh se ai grup etnik me intereson dhe jo grupe te tjera. Kjo ishte dhe per Blendin: Ç'rregullimet qe mund te kesh mund te jene nga jeta ne Shqiperi, mund te jene nga jeta ne nje vend te huaj, nga ndonje karakteristike gjenetike qe ke, megjithate kjo s'ka rendesi, rendesi ka te japesh sa me shume shembuj qe te jete e mundur qe te jemi ne gjendje te shohim te pakten ketu cilat c'rregullime mund te jene me te shpeshta te shqiptaret, pse shkaktohen pikerisht ato dhe jo te tjera, a ka me shume te te rriturit apo te te rinjte, dmth per te sqaruar gjera si keto.

Nqs ju vjen zor, ose thjesht doni te ruani "privacy-n" tuaj, mund te thoni fare mire qe ato c'rregullime qe mund te keni vete i ka nje i njohuri juaj, te cilit mund ti vini dhe nje emer imagjinar po deshet.

Meqe Tranofillja kerkoi shembuj: Nje shoqja ime studente ankohet se nuk arrin te perqendrohet dot te lexoje dicka per nje kohe te gjate. Thote se mund te lexoje me vemendje per rreth 10 minuta, me pas mendja i fluturon diku tjeter per nja cerek ore ose me shume derisa permendet dhe fillon te lexoje prape. Ka rreth nje vit jashte shtetit. Une mendoj se duhet te kete ndonje tip ankthi i cili nuk e lejon te perendrohet po nuk jam i sigurte. Nje shok i imi ne Tirane jam i sigurte qe here-here ka nje fare ankthi shoqeror. P.sh. i vjen jashtezakonisht zor te futet ne nje dyqan dhe te pyese per ndonje gje. Shume here, kur kemi qene bashke ma ka kerkuar mua te pyes shitesin per nje gje qe i interesonte. Njoh edhe nje burre qe i vinte jashtezakonisht zor te bente pazar me shitesin per dicka qe do te blinte. Gjithashtu njoh shume shqiptare qe nuk jane ne gjendje te diskutojne per nje gje me durim, por duan ti mbarojne diskutimet shpejt duke ju imponuar te tjereve ate qe duan vete. Kjo gje vihet re shume mire nga debatet ne TV (sic e shikon Tranofille shembuj ke plot, vetem se ti nuk di ku ti gjesh), ku shume njerez te ditur e te shkolluar as qe nuk e degjojne fare bashkefolesin, por japin pergjigje pa kuptim e pa lidhje, ose duan te flasin vetem vete pa ua lene fjalen te tjereve. Nuk them te gjithe, por shume nga keta njerez te jeni te sigurte qe hyjne tek kategoria e atyre qe mund te kene perqendrim deficitar (attention deficit disorder), ose c'rregullime te tjera qe sjellin ulje te perqendrimit. Di nje profesor te ekonomiku qe duhet te kete nje crregullim obsesiv, p.sh. lan duart ore e minute, pastron dorezen e dickaje sapo ate e prek dikush tjeter, etj.

Tani pergjigje per Fantazian arrogante dhe i..o.ante: Ideja me ka ardhur se studioj gjera te tilla ne shkolle. Stresi mund te jete vetem nje nga c'rregullimet, por nganjehere edhe mund te mos jete sepse ka edhe stres pozitiv qe ta dish. C'rregullimet e tjera i kam permendur me lart po meqe nuk i ke marre vesh po ti them prape: Ankth i pergjithshem, ankth shoqeror, panik, depresion, crregullim obsesiv, deficit perqendrimi, hiperaktivitet (gjendje e vazhdueshme aktiviteti-njerez qe nuk pushojne dot), etj. Prandaj te lutem, kur nuk di, mos bej teori, po lexo cfare shkruajne te tjeret, meso, kupto dhe pastaj jep ndonje shembull tendin. Me fal qe u tregova ca mizor me ty po jeta behet mizore ndonjehere. Das ist weil du es nicht geschaffen hast, mich ein Lächeln ins Gesicht zu zaubern.
 

Guest
Re: Cregullimet psikologjike te shqiptareve

Gigo!
Une ka qene koker qiqer do me thene nuk i kam pas njohur keto ose ndoshta nuk me kujtohet ti kem kaluar por e kam parasysh per cfare behet fjale kur njoha nje vajze te ardhur nga shqiperia keto kohet e fundit ka gati dy vjet dhe gjendja e saj psikologjike ma ka trubulluar koken shume
cfare ju permendni mesiper jane gjendje te gjithe shqiptareve qe kane jetuar en shqiperi per nje kohe shume te gjate dhe eshte nje fatkeqesi pasi nevojitet shume shume pune me ta per pak rezultat te mire
 

b.k.

Primus registratum
Re: Cregullimet psikologjike te shqiptareve

Ju lutem mos kaloni ne ofendime personale. Asnje nga ne nuk ka te drejte te percaktoje injorancen e tjeterit dhe shkrime kunder anetareve jane kunder rregullores.


Mendim personal: Gigo une akoma nuk po kuptoj temen (me duket se ka kontradikta midisi shkrimeve), dhe shembujt qe po diskuton jane aq te pergjithshem saqe nuk kuptoj clidhje kane me shqiperine (ndoshta eshte problem i imi).

Ju uroj diskutim te mbare.
 

TranofiljA

Primus registratum
Re: Cregullimet psikologjike te shqiptareve

Gigo, faleminderit per shpjegimin.

Ti mos u "acaro" me reagimet tona. Ato erdhen thjeshte nga fakti qe ti nuk u shprehe shume qarte ne postimin tend te pare, ose ndoshta menyra se si e shtrove diskutimin na beri ta interpretojme ne ndryshe.

Mesa kuptoj une, ti thjesht ke deshire te degjosh mbi "crregullimet" qe mund te kene antaret e ndryshem, ose pjestaret e shoqerise se tyre.

Ne lidhje me rastin e shoqes tende, e cila e ka te veshtire te perqendrohet ne lexim, mund te them se:
1. e ka ose nga fakti qe materiali te cilin mundohet te lexoje nuk i shkakton asnje lloj interesi.
2. Ajo ndoshta si person ka shume gjera ne mendje, qe kane te bejne me jeten e saj, te kaluaren, te tashmen. Meqe the qe ka vetem nje vit jashte, ndoshta dhe pershtatja saj me ambientin eshte ne kulmin me te veshtire.

I them keto sepse dhe une kam patur raste qe nuk perqendrohesha dot. Arsyet e mia i kam kuptuar me vone, dhe ishin nje gershetim i dy pikave qe shtrova me larte.

Tema po me pelqen. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Guest
Re: Cregullimet psikologjike te shqiptareve

citim
Tani pergjigje per Fantazian arrogante dhe i..o.ante: Ideja me ka ardhur se studioj gjera te tilla ne shkolle. Stresi mund te jete vetem nje nga c'rregullimet, por nganjehere edhe mund te mos jete sepse ka edhe stres pozitiv qe ta dish. C'rregullimet e tjera i kam permendur me lart po meqe nuk i ke marre vesh po ti them prape: Ankth i pergjithshem, ankth shoqeror, panik, depresion, crregullim obsesiv, deficit perqendrimi, hiperaktivitet (gjendje e vazhdueshme aktiviteti-njerez qe nuk pushojne dot), etj. Prandaj te lutem, kur nuk di, mos bej teori, po lexo cfare shkruajne te tjeret, meso, kupto dhe pastaj jep ndonje shembull tendin. Me fal qe u tregova ca mizor me ty po jeta behet mizore ndonjehere. Das ist weil du es nicht geschaffen hast, mich ein Lächeln ins Gesicht zu zaubern
--------------------------------------------------

Gigo!
Vertete mund te studiosh gjera te tilla ne shkolle,por varet sa arrin ti pervetesh ne praktike,ato qe meson ne Teori!
Nese me thua "Arrogante" dhe "Injorante",cfare pergjigje apo disktuimi kerkon?
Thjesht mendova,qe nese hape kete teme,duhet ta konkretizoje vete i pari me nje rast personal,pa i pergjithesuar mendimet e tua..

P.s E tille "Mizori" nuk influencon aspak tek une..per kete te jesh i qete!!
 

Isabelle

Valoris scriptorum
Re: Cregullimet psikologjike te shqiptareve

Keto qe keni pershkruar nuk jane c'rregullime psikologjike. C'rregullim = devijim nga 'rregulla'. Situatat qe sillen per ilustrim nuk besoj ndjekin rregulla te caktuara. Perqendrimi nuk ka rregull : adaptimi ne nej ambjent te ri nuk ka formula...

Gjendje emocionale ose mendore ... ndoshta !
 

arun

Primus registratum
Re: Cregullimet psikologjike te shqiptareve

Fillimisht postuar nga Gigo:
[qb] Duke pare e njohur shume, mendoj se cdo shqipo e ka nga nje crregullim psikologjik ose sociologjik, sidomos duke pare edhe jeten, familjen dhe problemet qe kane pasur). Ti c'na thua? Ndonje ankth, depresion, etj.?

Mos e merrni me shaka kete, nuk po tallem. C'rregullime te lehta kane pothuajse te gjithe, vetem se ose nuk e kuptojne, ose nuk flasin per to. Une dua vetem te diskutoj mbi kete teme. Falemnderit. [/qb]
ka tre lloj PERSONASH ne jete

e para perfshin ato PERSONA te cilat mendimet, fjalet, dhe veprimet jane te njejta , kjo do te thote se ATE QE THONE QE E MENDOJNE E BEJNE DHE E THONE

pra nuk ka ndryshim pothuajse fare ne mendimet ,ne fjalet , dhe veprimet e tyre si NJEREZ ne jeten e tyre reale keto jane PERSONA te nje niveli te larte

kategoria e dyte perfshin ato lloj NJERZISH ne te cilat mendimet dhe fjalet e tyre ndryshojne , por ate qe e thone e bejne , edhe pse mendojne nje gje dhe thone nje gje tjeter , ato bejne ate qe thone

kategoria e trete perfshin ato PERSONA ne te cilat mendimet, fjalet,dhe veprimet e tyre jane te ndryshme nga njera tjetra, pra nuk jane te njejta, te tille NJEREZ mendojne nje gje tjeter,thone nje gje tjeter ,dhe veprojne ose bejne nje gje komplet tjeter, keto jane PERSONA te nje kategorie te ulet

nje pjese e konsiderushme e PERSONAVE(NE SHQIPERI) qe kam takuar une ne jeten time i perkasin
kesaj kategorie te fundit ose asaj kategorise se dyte , por shume pak i perkasin asaj kategorise se pare, sepse eshte nje kategori qe eshte fort e veshtire per ti qendruar fort me rigorozitet te jete, duhet sforcim i madh dhe i vazhdueshem

mendoj se nje NJERI duhet te sforcohet te behet nje PERSON I PLOTE qe ate qe mendon duhet edhe ta beje ta veproje dhe ta thote , ky eshte PERSONI ideal ose i virtytshem

kjo lloj sjelljeje ka rendesi sepse te ben te vertete para syve te nje shoqerie te vertete dhe ajo qe ka shume rendesi per mendimin tim te jep ate qe eshte shume e rendesishme per ditet tona

EKUILIBRIN E PLOTE MENDOR, per te cilin kane aq shume nevoje shqiptaret sot


kodet morale dhe sociale ne shqiperi mungojne shume, ose edhe aty ku jane nuk zbatohen sic duhet, dhe per pasoje kemi nje prishje te ekuilibrit mendor tek shqiptaret ne pergjithesi , pra ka nje diekuiliber midis botes je jashme ose realitetit te jashtem ekstrovers, dhe botes se brendshme ose realitetit te brendshem introvers

kodet morale dhe sociale te ndihmojne edhe me shume qe te jesh ne harmoni me te tre dimensionet e personalitetit te njeriut qe jane:

fizik,psiqik ,dhe shpirteror

ato te ndihmojne ne rradhe te pare per te patur nje personalitet te vetem ne trupin tend , dhe jo dy apo me shume personalitete qe ne shikojme rendom ne jeten e perditshme tek shqiptaret sot , prezenca e dy individualiteteve tek nje person i vetem ,eshte nje semundje sociale e qenjeve njerzore sot dhe nga kjo semundje nuk bejne perjashtim edhe shqiptaret , sa me e madhe qe behet hendeku midis dy egove ne trupin dhe mendjen tende si person(introvers,ekstrovers) aq me e madhe do jete edhe tortura per ty si njeri dhe individ

duhet thene hapur se ne kete fillim shekulli po verifikohet nje frakture e thelle midis unit te brendshem dhe unit te jashtem , dhe kjo eshte shkaku i shkaterrimit dhe shkak i rritjes se shume shqetesimeve psiko-somatike, ne fakt kjo eshte edhe semundja me e madhe e ketij fillim shekulli

ne realitet qenjet njerzore nuk deshirojne as gezimin dhe as hidherimin
ato kerkojne paqen mendore dhe qetesine, ne jeten e perditshme nje person qofte femer apo mashkull vihet ne kontakt me shume persona ne pune shkolle rruge, etj, dhe keta jane tipa te ndryshem , nganjehere te duhet edhe te ndeshesh me tipa te tille ,atehere lind pyetja

si mund te gjendet paqja mendore???

ata qe bejne padrejtesi do te pesojne vete padrejtesi, kush ben padrejtesi do te humbasi ekuilibrin e tij mendor ne ndonje konflikt te jetes se tij/saj

ato qe nuk bejne padrejtesi do te jene ne gjendje te mbajne balancen e tyre mentale ne luften e tyre kunder padrejtesise, kjo eshte kakakteristika e nje femre/mashkulli qe ka arritur balancen e plote mendore


kjo eshte edhe arsyeja e vertete qe perse i duhen shqiptereve kodet morale dhe sociale dhe perse duhen te zbatohen ne jeten e perditshme duke i harmonizuar me tre dimensionet, fizik psiqik dhe spiritual , sepse jane pjese e pashmagshme e jetes tone si do qe te jesh femer apo mashkull ,shqiptar apo i huaj nuk mohohen dot
 

After_dark

Primus registratum
Re: Cregullimet psikologjike te shqiptareve

Ti zoti Gigo PSIKOLOG, e hape temen duke u treguar dhembet te tjereve. Ti vertet do mendime dhe sic ka thene nje parafolese, nuk e di, sqaroje me mire. Meqe doje mendime nga anetaret e forumit, te kishe shkruar dy fjali per crregullimet mendore, kush jane dhe sa lloje ka prej tyre, meqe e mbake veten dhe per profesionist.
Keshtu ke ndermend te behesh psikolog :confused: :thumbsup:


Nje shoqja ime studente ankohet se nuk arrin te perqendrohet dot te lexoje dicka per nje kohe te gjate. Thote se mund te lexoje me vemendje per rreth 10 minuta, me pas mendja i fluturon diku tjeter per nja cerek ore ose me shume derisa permendet dhe fillon te lexoje prape. Ka rreth nje vit jashte shtetit. Une mendoj se duhet te kete ndonje tip ankthi i cili nuk e lejon te perqendrohet po nuk jam i sigurte. Nje shok i imi ne Tirane jam i sigurte qe here-here ka nje fare ankthi shoqeror. P.sh. i vjen jashtezakonisht zor te futet ne nje dyqan dhe te pyese per ndonje gje. Shume here, kur kemi qene bashke ma ka kerkuar mua te pyes shitesin per nje gje qe i interesonte. Njoh edhe nje burre qe i vinte jashtezakonisht zor te bente pazar me shitesin per dicka qe do te blinte
Une keto shembuj qe ke sjelle ketu i shoh perdite ne GJermani, keshtu qe smund ti klasifikosh ne crregullime shqiptare dhe te huaja. Pse nuk analizon ndonje shembull me mire meqe i solle vete jo per gje.


Gjithashtu njoh shume shqiptare qe nuk jane ne gjendje te diskutojne per nje gje me durim, por duan ti mbarojne diskutimet shpejt duke ju imponuar te tjereve ate qe duan vete
Me kete citim jam dakort, shumica e shqiptareve skane durim. Por Pse????

Na "analizove" nje rast me siper me shoqen tende dhe thua
Une mendoj se duhet te kete ndonje tip ankthi i cili nuk e lejon te perendrohet po nuk jam i sigurte
E KE SHOQE, JE PSIKOLOG perseri jep nje mendim qe ska asnje lloj shpjegimi. /pf/images/graemlins/smile.gif Pyete a ka ankth apo jo , dhe mos fut kodra pas bregut pastaj , por sjam i sigurte.

Nga: Fantazia
Gigo!
Mbase ke pasur me siguri, ndonje cregullim psikologjik,se nga qielli nuk te zbriti kjo ide.
Do te isha e mendimit,qe normale mund te quhej nje Stres,ndersa cregullimi Psikologjik,nuk mund te pergjithesohet.
Nga Gigo:
Tani pergjigje per Fantazian arrogante dhe i..o.ante
Je i sigurte se ke ndermend te behesh psikolog?? /pf/images/graemlins/smile.gif . Kujdes rruges se mos na vret njeri kur te thote qe sje psikolog i mire /pf/images/graemlins/smile.gif . Me duket se spaske durim ti i pari /pf/images/graemlins/laugh.gif .
Suksese ne shkolle
 

Guest
Re: Cregullimet psikologjike te shqiptareve

Erkenne dich selbst... :thumbsup: /pf/images/graemlins/smile.gif

P.s Firma juaj After_Dark, eshte shume kuptimplote dhe konkrete, per cfare keni komentuar me lart..
 

besim231071

Primus registratum
Re: Cregullimet psikologjike te shqiptareve

Fillimisht postuar nga After_dark:
[qb] Ti zoti Gigo PSIKOLOG, e hape temen duke u treguar dhembet te tjereve. Ti vertet do mendime dhe sic ka thene nje parafolese, nuk e di, sqaroje me mire. Meqe doje mendime nga anetaret e forumit, te kishe shkruar dy fjali per crregullimet mendore, kush jane dhe sa lloje ka prej tyre, meqe e mbake veten dhe per profesionist.
Keshtu ke ndermend te behesh psikolog :confused: :thumbsup:


Nje shoqja ime studente ankohet se nuk arrin te perqendrohet dot te lexoje dicka per nje kohe te gjate. Thote se mund te lexoje me vemendje per rreth 10 minuta, me pas mendja i fluturon diku tjeter per nja cerek ore ose me shume derisa permendet dhe fillon te lexoje prape. Ka rreth nje vit jashte shtetit. Une mendoj se duhet te kete ndonje tip ankthi i cili nuk e lejon te perqendrohet po nuk jam i sigurte. Nje shok i imi ne Tirane jam i sigurte qe here-here ka nje fare ankthi shoqeror. P.sh. i vjen jashtezakonisht zor te futet ne nje dyqan dhe te pyese per ndonje gje. Shume here, kur kemi qene bashke ma ka kerkuar mua te pyes shitesin per nje gje qe i interesonte. Njoh edhe nje burre qe i vinte jashtezakonisht zor te bente pazar me shitesin per dicka qe do te blinte
Une keto shembuj qe ke sjelle ketu i shoh perdite ne GJermani, keshtu qe smund ti klasifikosh ne crregullime shqiptare dhe te huaja. Pse nuk analizon ndonje shembull me mire meqe i solle vete jo per gje.


Gjithashtu njoh shume shqiptare qe nuk jane ne gjendje te diskutojne per nje gje me durim, por duan ti mbarojne diskutimet shpejt duke ju imponuar te tjereve ate qe duan vete
Me kete citim jam dakort, shumica e shqiptareve skane durim. Por Pse????

Na "analizove" nje rast me siper me shoqen tende dhe thua
Une mendoj se duhet te kete ndonje tip ankthi i cili nuk e lejon te perendrohet po nuk jam i sigurte
E KE SHOQE, JE PSIKOLOG perseri jep nje mendim qe ska asnje lloj shpjegimi. /pf/images/graemlins/smile.gif Pyete a ka ankth apo jo , dhe mos fut kodra pas bregut pastaj , por sjam i sigurte.

Nga: Fantazia
Gigo!
Mbase ke pasur me siguri, ndonje cregullim psikologjik,se nga qielli nuk te zbriti kjo ide.
Do te isha e mendimit,qe normale mund te quhej nje Stres,ndersa cregullimi Psikologjik,nuk mund te pergjithesohet.
Nga Gigo:
Tani pergjigje per Fantazian arrogante dhe i..o.ante
Je i sigurte se ke ndermend te behesh psikolog?? /pf/images/graemlins/smile.gif . Kujdes rruges se mos na vret njeri kur te thote qe sje psikolog i mire /pf/images/graemlins/smile.gif . Me duket se spaske durim ti i pari /pf/images/graemlins/laugh.gif .
Suksese ne shkolle [/qb]
:thumbsup:
 

Gigo

Primus registratum
Re: Cregullimet psikologjike te shqiptareve

Fillimisht postuar nga After_dark:
[qb] Ti zoti Gigo PSIKOLOG, e hape temen duke u treguar dhembet te tjereve. Ti vertet do mendime dhe sic ka thene nje parafolese, nuk e di, sqaroje me mire. Meqe doje mendime nga anetaret e forumit, te kishe shkruar dy fjali per crregullimet mendore, kush jane dhe sa lloje ka prej tyre, meqe e mbake veten dhe per profesionist etj. etj. bla bla bla [/qb]
Ato qe me kerkon mua i kam shkruar dhe nuk kam ndermend ti perseris. Eshte shume e lehte te kritikosh dhe shume e veshtire te kontribuosh. Kontributin tend ne kete teme nuk e shoh, ku e ke? Tema nuk e ka titullin: Hajde mblidhemi kritikojme nismetarin e temes dhe shesim pordhe, tralala, tralala, :thumbsup: :goofy: .
 

Guest
Re: Cregullimet psikologjike te shqiptareve

mos u grindni kot per mustaqet e Celos
jo si i kishte Celua mustaqet jo kishte Celua mustaqe jo s'kishte Celua mustaqe
Celua mustaqet i kishte edhe me drulla madje
shqiptaret vuajne nga mendja dhe per kete te jeni te sigurte jo te gjithe por pakica e tyre dhe jam me se e sigurte kete e tregon edhe vete fakti qe Celua i ka pasur mustaqet

edhe dicka tjeter per postimet e arunit nuk e di perse persa kam lexuar une me kane terhequr vemendjen dhe me duken te sakta dhe te vecanta
 

spartan00

Forumium praecox
Re: Cregullimet psikologjike te shqiptareve

C'rregullime te shqiptareve
Fatalizmi.
Pertacia.
Smira ndaj shqiptarit.
etj etj
 
Top