Hank
Valoris scriptorum
U shndërrua në një ndër personazhet e famshëm dhe kjo vetëm sepse ishte bashkëshortja e një ikone të muzikës. E famshme si bashkëshortja e Kurt Cobain, liderit të legjendarëve “Nirvana”, Courtney Love mbetet një grua e famshme dhe çdo herë ajo ndjell vëmendjen mediatike. Por këtë herë ka folur për një çështje që rrallë e ka prekur gjatë shfaqjeve të saj më publik. Love është ndalur në vetvrasjen tragjike të vitit 1994, kur bota e muzikës humbi një këngëtar që ndonëse i ri i kishte dhënë shumë muzikës. Courteny Love, në një intervistë për “Vanity Fair”, shumë vite më vonë, 47-vjeçarja bën një deklaratë që mund të cilësohet edhe shokuese. “Nuk e kam falur bashkëshortin tim që ndërpreu në mes jetën e tij në kulmin e karrierës, në moshën 27-vjeçare”-kjo është deklarata e Love e cila pas vdekjes së legjendarit Cobain, është detyruar të rrisë e vetme vajzën e tyre. Ajo ka shkuar më tej në rrëfimin e saj. Love ka theksuar: Nëse ai do të ringjallej dhe do të hynte sërish në derën time, atëherë do të isha unë ajo që do ta vrisja për dhembjen që na ka bërë të kalojmë. Momenti i ndarjes nga jeta e Cobain ka shkaktuar jo pak dhembje në familjen e tyre të vogël. Courtney Love nuk ka ngurruar të tregojë se shumë kohë ka mbijetuar nën efektin e qetësuesve. “U zhyta edhe unë në gjendje depresive-tregon Love. Në atë kohë kam bërë shumë gabime me pavetëdije por më pas e mblodha veten dhe mendova mbi gjithçka për vajzën tonë”. Në këtë intervistë, Courtney, një ish-e varur nga droga, nuk ka ngurruar të bëjë edhe akuza të drejtpërdrejta për të afërmit e këngëtarit të cilët sipas saj kanë përfituar jo pak nga situata e keqe e saj dhe kanë përvetësuar pasurinë e tij.
Prej situatës aspak normale, Love humbi edhe kujdestarinë e vajzës së saj, Frances e cila prej moshës 13-vjeçe jeton me gjyshen dhe vetëm vitin e ardhshëm mund të vendosë të jetojë me nënën e saj ose të vijojë të jetojë me gjyshen e cila u kujdes për të në kohën kur Courtney Love ishte e varur nga droga dhe për shkak të një overdoze rrezikoi jetën.
Prej situatës aspak normale, Love humbi edhe kujdestarinë e vajzës së saj, Frances e cila prej moshës 13-vjeçe jeton me gjyshen dhe vetëm vitin e ardhshëm mund të vendosë të jetojë me nënën e saj ose të vijojë të jetojë me gjyshen e cila u kujdes për të në kohën kur Courtney Love ishte e varur nga droga dhe për shkak të një overdoze rrezikoi jetën.