Copeza mendimesh...

Status
Not open for further replies.

PrInCiPiEl

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

Pasuria e zemres e bujaria vetëm e shtojnë pasurin, kurse varferia e zemres
dhe strajca e perplotë nuk shtojnë gje përveç varferisë!
 

jona20

big bum bam...
Re: Copeza mendimesh....

ne qofte se nuk do te arrijme te jemi koshente per probleme apo ngjarje sot,atehere nje dite do ti kemi mbi shpatulla konseguencat...
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Copeza mendimesh....

Kur ti me sheh si te krisur une te besoj, e tille jam, gjer ku shkon ky damari im as vete nuk e di.

Vajti dhe nje nate me shume per lesh, une tjerr netet e mia pa menduar qe thur trikon e vetmise.Kurre s'me ka pelqyer tjerrja, s'mesova dot, me priu fati, sot trikot shiten te gatshme, une thjesht i blej.

Tani s'duken me as yjet, as hena, s'kam c'te numeroj, kaperthehem ne zbrazetine e mendimeve boshe dhe gjumi s've kapak.

Ftohte keto dite shume ftohte....
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Copeza mendimesh....

Fillimisht postuar nga Amira:
[qb] Vij ne forum rralle e me rralle e s'me behet me te shfletoj temat me rradhe si dikur.
Disa me ide te fiksuara qe hiqen si iluminues e s'bejne gje tjeter vecse perserisin veten ne cdo diskutim. Disa te tjere te gjykojne se vetem ashtu dine te ushqejene egon me te madhe se fjalet qe zgjedhin me kujdes. Mire me tha nje shoqe, ka degraduar. Here pas here ve re stilin e pandryshuar te humorit te miqve tashme te vjeter e buzeqesh me nostalgji. Cfare i ka ndodhur forumit, apo thjesht me duket mua qe ka ndryshuar?
Copez mendimi e castit! [/qb]
ma mir nje te qeshur (thot alinosi sot /pf/images/graemlins/wink.gif )

e mos e caj shume s**** c'thon te tjeret!
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Copeza mendimesh....

Do te dua tashme sic dikur?
Me cfare mekati kam mallkuar zemren?
Dhe kur mjergulla kur te largohet
cfare dashurie e re me pret?

Do te isha e qete dhe e paster
ne se do prekja e ledhatoja nje here henen.
Dicka e pamundur kete e di edhe vete,
por qe s'do te kem me kurre edhe kjo qenka e vertete.


Pak si palidhje por keto me sillen ne mendje tani /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

jona20

big bum bam...
Re: Copeza mendimesh....

prihem e tera ne kujtime,dikur nje e tashme...
ide me qarkullojne neper copezat e trurit dhe sec duan te zhgarravisin as vete se di...nuk arrij te kap dot momentin qe dikur jetova e tani rri e kujtoj duke iluzionuar,qe po e perjetoj perseri ate moment...
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Copeza mendimesh....

edhe ket firmen e kam pas una nick, vjedhhajdute /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif

Love you cutie!
 

jona20

big bum bam...
Re: Copeza mendimesh....

“Nel mondo mutabile e leggero costanza è spesso il variar pensiero” (Pierre Corneille)

kjo shpreh me kalon ne mendje ne keto momente /pf/images/graemlins/smile.gif
 

glamdring

Forumium praecox
Re: Copeza mendimesh....

pse njerezit terhiqen nga ajo qe eshte me e thjeshte? pse nuk marrin qofte edhe mundimin e vogel te shikojne pas asaj qe eshte disi me e veshtire? gjerat me te bukura jane te fshehura vetem per ate qe nuk do te shikoje. pse eshte gjithmone e ndritshmja, e modes, gjeja qe 400 milione idiote pelqejne gjeja qe terheq me shume njerez?

a te kene kaq pak kohe njerezit sa te mos kene mundesi te thellohen ne diçka, por te mjaftohen vetem me siperfaqen? a e dine valle se ka nje bote tjeter pertej siperfaqesores?

çfare me plas mua?!? me plas se dua apo jo, jetoj midis tyre dhe ve nje buzeqeshje kur degjoj bukurirat qe leshojne qe te mos i ulerij ne fytyre injorancen qe ata kane...

tani po mendoj se nuk kam te drejte te gjykoj askend dhe po mendohem se mbase duhet ta fshij te gjithe postimin dhe te qep gojen, sepse ne te vertete nuk po them ndonje gje qe njerez te tjere nuk kane thene me pare. po mire, ne fund te fundit, gjithe postimet qe vihen çdo dite ketu nuk mund te kene te gjithe kuptim, apo jo? mbase po ia lejoj vetes kesaj rradhe.
 

Danae

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

e nditshmja e modes,kur kete e thua ti atje,cfare duhet te them une ketu??
nejse lajme te mira nga perendimi,per sot mire.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Copeza mendimesh....

Fillimisht postuar nga Danae:
[qb]
nejse lajme te mira nga perendimi,per sot mire. [/qb]
duhet te kesh gjet bilete per Londer.
Ja vlen!
 

ubejde

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

Malcija e Shllakut, Ben, toke e kuqe, Kisha n'koder,kapela e vorreve n'Ben,katekizmi i pare, fmija n'Koman, kungimi i pare e Zoti qi ven buzen n' gaz.

InVinoVeritas.


uni20077 18-1-2003/11-1-2003 /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Kanarina

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

Po te njom buzet e thara nga "etja" pa ditur se do mundem te te ngij apo jo.
Cava zemren me shpresen se dhimbja do me zgjonte, perkembehem me vetvetn pa qellime te qarta.Eci qorrazi ne tunelin qe po te tundoj ta hapesh dhe nuk kam shprese per shkendija drite.Qartesohet nje shkemb kokeshkrete perdite e me shume mes nesh.Ish me mire dita pa andralla.
S'vuaj deshiren tende per te me afruar, vuaj meshirimin qe me ngjall vetja.Ndjenja te ndyra me pershkojne mendjen....ne udhekryq.
Perse nuk mund te shoh me tej...
 

PrInCiPiEl

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

Duke 'lexuar' poshtë e lartë :

Njerëzit janë shumë të 'lënduar' !
-||- janë shumë të 'përdorur' !
-||- janë shumë të 'poshtëruar' !
-||- janë shumë të 'emocionuar' !


Për cka ?

....
 
Status
Not open for further replies.
Top