C'mendoni per Nietzschen

newinnyc

Primus registratum
Re: C'mendoni per Nietzschen

Per ju Nietzsche eshte i demshem se ju nuk e kuptoni asnjehere ashtu sic duhet. Ju jeni shume te kufizuar ne horizont kulturor (jo se jeni te trashe po e tille ka qene jeta qe keni ne bere ne Shqiperi), nuk beni asnje lidhje midis asaj qe N shkruan dhe kohes dhe ambjentit ne te cilin jetonte, etj. etj. dmth asnje analize e juaja "s'ka buke". Ju ju pelqen vetem ideja e te marrit me Nietzschen se ju ben te ndiheni "filozofe". Ne fakt duke u marre vetem me te tregoni qe jeni vetem ca analiste te vegjel amatore anakronike qe nuk i hyni ne pune askujt. (OK, tani qe ju bera gjithe kete psikoanalize te personalizuar duhet te me paguani, pranoj check po edhe credit ose debit card, adresa ime eshte (ma kerko ne privat) :)))

Mekatari

Primus registratum
Re: C'mendoni per Nietzschen

mire e ke mer daje ...te gjithe ndihen nga pak "filozofe" ndaj dhe mblidhemi ketu apo jo... dro po na del nje tjeter mendje si Nietzche dhe po fillojme ta lexoooooooooojme.e duket(theksoj duket, se ne fakt nuk eshte) se ti mund ti kesh gjasat ti afrohesh...sepse e ke kuptuar si duhet Nietzchen teksa i referohesh trinise se shenjte "hapsire kohe mendim"...horizonti yt(ai kulturor flas se per ate pamor s ma do mendja se ke shume hapsire ne n.y) shkuakerka pertej...pa hidh nje sy ...verdalle .....dhe na thuaj mendimin tend per N?

M

Mortal

Guest
Re: C'mendoni per Nietzschen

Originally Posted By: New in New York

Per ju Nietzsche eshte i demshem se ju nuk e kuptoni asnjehere ashtu sic duhet. Ju jeni shume te kufizuar ne horizont kulturor (jo se jeni te trashe po e tille ka qene jeta qe keni ne bere ne Shqiperi), nuk beni asnje lidhje midis asaj qe N shkruan dhe kohes dhe ambjentit ne te cilin jetonte, etj. etj. dmth asnje analize e juaja "s'ka buke". Ju ju pelqen vetem ideja e te marrit me Nietzschen se ju ben te ndiheni "filozofe". Ne fakt duke u marre vetem me te tregoni qe jeni vetem ca analiste te vegjel amatore anakronike qe nuk i hyni ne pune askujt. (OK, tani qe ju bera gjithe kete psikoanalize te personalizuar duhet te me paguani, pranoj check po edhe credit ose debit card, adresa ime eshte (ma kerko ne privat) :)))

/ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif

newinnyc

Primus registratum
Re: C'mendoni per Nietzschen

Mire, mire, me pelqen mesazhi yt, duket qe nuk je shume konfliktual dhe i eger si ca, megjithese me lezet e ke thene ate qe te grricte ndergjegjen. Qe te te pergjigjem ty tani: Une as qe mundohem ti afrohem Nietzsche-s dhe as nuk desha te jap mendim per N, jo se nuk jam ne gjendje, po me pelqen te merrem me mire me njerezit qe jetojne sot. Sic mund ta vesh re edhe nga mesazhi im i meparshem une shkruaj ketu per ju qe shkruani per N se me pelqeni me shume.
Per mendim per N duhet te me paguash me shume :)))

L0LA

Primus registratum
Re: C'mendoni per Nietzschen

Originally Posted By: New in New York

Ju jeni shume te kufizuar ne horizont kulturor (jo se jeni te trashe po e tille ka qene jeta qe keni ne bere ne Shqiperi), nuk beni asnje lidhje midis asaj qe N shkruan dhe kohes dhe ambjentit ne te cilin jetonte, etj. etj. dmth asnje analize e juaja "s'ka buke". Ju ju pelqen vetem ideja e te marrit me Nietzschen se ju ben te ndiheni "filozofe". Ne fakt duke u marre vetem me te tregoni qe jeni vetem ca analiste te vegjel amatore anakronike qe nuk i hyni ne pune askujt.

Me fal NINY por ne fakt e bukura e N qendron ne faktin qe shume gjera qe ai ka shkruar mund te aplikohen per cdo kohe. Qeniet njerezore akoma kane te njejtan pyetje te medha. cfare eshte e mira? cfare eshte e keqja? si duhet te jetojme ne shoqeri? A ka drejtesi ne bote dhe si duhet ta aplikojme Drejtesine nese eksiston? Cfare eshte realiteti? etj etj.
NE ne fakt edhe sistemet qe i mendojme demokratike jane sisteme qe nuk te mbrojne nga tirania e shumices. N pikerisht kete ve ne dukje qe Herd Morality eshte me i fuqishmi por jo domosdoshmerisht i drejti.
N eshte shume prevalent dhe i aplikushem ne cdo kohe sepse ai ka folur per gjendjen njerezore( human condition e kam fjalen> Nuk jam shume e bindur nese e kam shkruajt mire me Shqip) Pra kjo gjendje njerezore nuk ka ndryshuar keshtu qe edhe nje njeri ne rruge mund te kete dicka per te then rreth kesaj teme. Jo te gjithe shkruajne aq bukur dhe me aq volum sa N por aman vetem po u diskutuan keto gjera mund te mendojme ne thellesi per shoqerine e sotme dhe per Unin dhe sa vlere ka Uni( the self) per shoqerine.
Per mendimin tim forume si ky jane te domosdoshem per te avancuar ide filosofike etj.. etj...
Nuk ndihem filosofe kur flas per N. Thjesht shkembej mendimet e mia me te tjeret. Mill ka shkruajtur qe " Idete duhen domosdoshmerisht te mbahen te lira dhe mendimet te hapura sepse vetem keshtu njerezimi kupton boten ku jeton dhe i shef te gjitha anet e problemeve" Nuk besoj se anetaret e ketij forumi vijne ketu me idene qe ata dhe vetem ata kane Te Verteten/te Drejten. Ne fakt ne e dime qer shumica jemi Amatore( per kete arsye krijohen forumet).
Nejse nuk du te zgjatem shume.
P.S: Meqe ke qejf psikoanalizen Freudiane. E ke lexuar "civilization and its discontent"? C'fare mendimi keni per ket liber.
Ne fakt N dhe Freud ishin te njofur biles kane ndare te njejten te dashur per ca kohe. Lou Salome. Ajo ka qen e lidhur me te dy dhe kur N i propozoi ajo nuk pranoi. Ajo ka pas qen e lidhur me Freud , Nietzsche dhe gjithashtu Rilke.

The_Libertine

Primus registratum
Re: C'mendoni per Nietzschen

Mendoj se eshte mendja me brilante e shekullit te 20...nuk kam aritur te lexoj te gjitha veprat e tij...por kam lezuar disa...nga te cilta kam ngelur i shtangur nga niveli i inteligjences se tij...shume shkrimtar kritik kane folur keq per te...(edhe tolstoy) por mendoj se duke lexuar librat e tij...te ndihmon per te pare shume gjera ne kendveshtrime te ndryshme...nje nivel perceptimi qe kurre nuk e ke aritur me pare...

"cdo gje qe behet per dashurine kalon pertej se mires dhe se keqes " /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif

atman

Forumium maestatis
Re: C'mendoni per Nietzschen

Nihilizmi?

Nuk ka një histori, thotë Heidegger, nihilizmi është historia.

Mua më mjafton zjarri, por unë s’i mjaftoj zjarrit. (sepse unë mund ta ushqej zjarrin vetëm në përkohësi, pa këtë “lëndë” ai vetë zhduket, ndërsa mua më mjafton zjarri i përkohshëm sepse kam nevojë në një moment të caktuar, në një stinë të caktuar dhe në kohë të caktuar.)
Ky është raporti i çdonjërit prej nesh kundrejt filozofisë së Niçes në përgjithësi dhe në veçanti me nihilizmin.
- Niçe nuk duhet menduar si njeriu që e bën, ushtron dhe dikton nihilizmin. Nëse nihilizmi shkatërron, kjo është vetia e tij, e nihilizmit, pa të cilën s’mund të kuptohet, sikundër s’mund të akuzojmë zjarrin pse djeg dhe për këtë të dënojmë në turrë drush njeriun që guxoi i pari t’i afrohej, që mori një urë në dorë dhe e futi në shpellën ku strehohej gjinia.
Niçe e zbuloi, (madje duhet thënë e vuri në dukje) sikundër një dijetar, tjetër, kur zbulon një sëmundje dhe ajo merr emrin e tij. Niçe i dha kuptim pozitiv nihilizmit, e shndroi në sitë për të zbuluar antivlerat që bashkëjetojnë në shoqëri.
Për të mbrritur në domethënien e mendimit të Niçes duhet kaluar në dy faza; më parë ndjerë pastaj kuptuar. Çdo tentativë e anasjelltë është parathënie dështimi. Ngrohtësinë e zjarrit ne e ndjejmë dhe kjo na mjafton. Në rast të kundërt, sikur të mos kishim ndjesi do të përvëloheshim dhe nuk di nëse do të na mbetej kohë për të bërë përvojë. Vetëm më pas bëhet përpjekja për ta kuptuar, ose për ta njohur e shfrytëzuar. Ja përse Niçe vetë thoshte se dy shekujt e ardhshëm më përkasin.

atman

Forumium maestatis
Re: C'mendoni per Nietzschen

Dadaizmi?

Dadaizmi mbetet një nga rrymat që ndikoi artin e shekullit të kaluar, një lloj pikanti, ose pigmeni pa të cilin asnjë rrymë tjetër nuk do të kishte rifituar vlerat e saj. Lindi si një vënie kundër ndaj vlerave borgjeze, ndaj moralit fallso të krishterë, që predikonte paqen dhe bënte luftën. Ndërsa islamizmi e ka në thelb të tij nihilizmin përderisa mohon plotësisht paraqitjen e njeriut në art dhe veçanërisht në arktiekturë. Xhamitë zbukurohen me suretë e kuranit.
Lufta e parë botërore, shkaktoi krizë në mendimin estetik, zhgënjim dhe si reagim ndaj kësaj krize, urrejtje dhe mundësi për ta shkatërruar, shkurt nihilizmi ishte arma natyrale, me të cilën duhej luftuar ky zhvleftësim i njeriut që borgjezia kishte mundur ta çonte në atë gjendje sa ta vlerësonte mish për top, krimb që mund të vdiste i shtypur nga interesat e saj. I vështruar nga këndi filozofik, dadaizmi i bën shoqëri nihilizmit dhe kjo s’do të thotë se e lindi.
U lidh me futurizmin, propozoi liri të shfrenuar, ironinë, shpirtin anarkik, (Andrè Malraux ka thënë për Krishtin: Është një anarkist që pati sukses. I vetmi), irracionalizmin, etj.
U shojt më 1920, por shpirti mbeti i gjallë dhe pas 1945 farat e dadaismit dhanë fryte të reja. Vitin e kaluar në të gjithë botën është festuar 90 vjetori i dadaizmit. Sot quhet avanguardia artistike.
Nëse kthehemi pak mbrapa. Nihilistë ishin edhe Pushkini, Turgenievi, Dostojevskij, etj etj.

Reina

Primus registratum
Re: C'mendoni per Nietzschen

Nietzsche i papare sidomos me kryevepren "Keshtu foli Zarathustra" ..nder te preferuarit e mi bashke me Dostojevskin pa harruar Kafken dhe Gustav Flober .. eshte padyshim nje prej figurave me te rendesishme ne historine e filozofise.Maniera e tij novatore e te konspektuarit te mjedisit nisur nga nje pikemamje e pavarur nga filozofite e deri atehershme,gjeneroi nje shkolle te re filozofike.

gurax

Pan ignoramus
Re: C'mendoni per Nietzschen

What is good? Everything that heightens the feeling of power in man, the will to power, power itself. What is bad? Everything that is born of weakness. Not contentedness but more power; not peace but war; not virtue but fitness. The weak and the failures shall perish: first principle of our love of man. And they shall even be given every possible assistance. What is more harmful than any vice? Active pity for all the failures and all the weak: Christianity.
. -- Friedrich Nietzsche

Cfare eshte e mire? Cdo gje e cila rrit ndjesine e fuqise tek njeriu, vullneti drejt fuqise, vete fuqia (shenim: shume e perkthejne dhe pushteti).
Cfare eshte e keqe? Cdo gje qe lind nga dobesia. Te ndjerit i pakenaqur nga cdo gje pervec fuqise; lufta permbi paqen; aftesia dhe forma e mire permbi virtytin. Te dobetit dhe deshtimet do te shkaterrohen: principi yne i pare kundrejt dashurise per njeriun. Madje atyre do t'ju jepet cdo ndihme e mundshme. Cfare eshte me e demshme se cdo shthurje? Meshira dhe keqardhja per te tera deshtimet dhe te dobtit: Krishterimi.
. -- Frederik Nice

Si i kuptoni ju keto fjale?

gangsterja

Primus registratum
I i paarritshem.Filozofia e Nietzschen ka ndikuar ne formimin dhe vepren e disa prej figurave me te shquara te shek.te20-te.Ai flet per bashkekohesit e tij,hipokrizia e te cileve le te kuptohet se ata ne fakt jetojne'sikur zoti te kishte vdekur'.Sipas Nietzsches ka ekzistuar vetem nje i krishtere,dhe ai vdiq ne kryq.

Top