C'mendim keni per USA?

RediRock

Primus registratum
Re: C'mendim keni per USA?

Fillimisht postuar nga zog:
[qb] ndersa me çkam pa une nga jasht, :eek: amerika eshte vendi ku zezaku MILIONER z'bardhet dot pa operacion. [/qb]
eshte gjithashtu vendi ku zezaku eshte milioner dhe emigrantet pa buke, ne vend qe te mesojne se si mund te behet minoriteti milioner, tallen me milionerin, dhe pastaj kur i mbaron pushimi i drekes, vazhdojne ti japin fsheses...
 

bebivogel

Forumium maestatis
Re: C'mendim keni per USA?

vajze shkodrane ... eshte e kot te te 'hapim' pak syte ... normale me dukesh sikur sapo je e ardhur ne amerike ... do shikosh gjerat fillojne e balancohen pak me vone ... por me keto qe shkruan i mbyll deren cdo lloj keshille qe cdokush po mundohet te te japi ... per asnjeri nuk eshte e lehte me BILLAT... ka njerez qe kane dy apo 3 punera vetem ti paguajne ... ka studente pa nene e baben ketu ashti si ti me duket qe u duhet te punojne cdo lloj pune te paguajne shkollen ... por me cnjoh prej ketyre asnje nuk eshte vene down qe amerika eshte 'tmerri' ... qejf?... ne ke vajtur per shkolle harroje qejfin per disa kohe ... ndryshe ske ci ben ... fillojne avazet e tjera mbas qejfit ... te duhet durim ... e duhet te jesh e forte ... por cdo gje do kaloje ... cfare te keqe po te bejne rracat e tjera qe ecin rrugeve? :rolleyes: se kapesh me vogelsirat ... nejse shpresoj te mos ofendohesh nuk e kam per qellim ...
kalofsh mire :wave:
 

zog

Primus registratum
Re: C'mendim keni per USA?

partia nji gjo e kishte me ven; qe kapitali me i çmuar (i jetes pra) osht njeriu.

pranej veni se ku ky ndodhet s'ka me te voglen rendesi, ne shqiperi apo amerike, ne afrike apo groenlande.

dhe ne pus po ta fusesh, ai qe e ka nermen me bo diçka do ta beje ate diçka, si daci do shohi dhe do ta kryej.
 

neta

Forumium praecox
Re: C'mendim keni per USA?

vajz_shkodrane,
po te pergjigjem jo se kam gja personalisht me ty por sepse mendoj qe forumin e lexojne shume persona qe edhe mendojne per me ardhe ne USA edhe ndoshta ne baze te diskutimeve tona jane ma te informuar per ate ca i pret ketu.

Bukurine e NY nuk po e diskutoj se asht pune estetiket, e nqs ty nuk te pelqejne gradacelat, s'ka noj gja te keqe (megjithese je nder te vetmet qe thote qe NY nuk asht i bukur). Mu me terheqin shume (kam 8 vjet qe i shikoj pothuajse c'do dite), me terheq muzeu (MET) asht i mrekullueshem, Broadway, Central Park etc.

Per jetesen ne NY, persa i perket bills (faturat) nuk e kuptoj pse te habisin. Kujtove se ne USA gazi, dritat, ushqimi etc jan falas? Shtepijat ku ti falin? Kush te ka than qe njerezit ktu nuk jane te zotet me i ble? Mortgage per shtepine e nxjerrin vete per sa kohe i leverdis. Disa njerez dojn me i ba tana qejfet edhe me ble shpi, edhe makine edhe me hanger ne restorant c'do nate e ashtu pa pas noj doktorate nuk te del (sic nuk te del askund ne bote po nuk bane noj pisllek).

Sa per njerezit, e kallabllekun edhe kjo asht qejf qejf. Ne kete shumice njerezish gjen nje diversitet qe e shef rradhe kund neper bote. Une kam mesu per nji shumice kulturash, e te njoh njerez te rij me duket shume interesante (te kisha dasht me ndejt vetem me shqiptar, edhe ate ketu e kam te mujtun meqe ka boll, ka edhe restorante shqiptare/klube/dyqane/pallate etc.)

Un ndoshta kam prinderit ktu, por qekur kam mbaru Vitin e Dyte te shkolles te mesme kam punu. Nqs shkon ne shkolle ketu duhet ta dish se 80% e studentave punojne dhe mbajne vedin sa jane edhe ne shkolle full time. Edhe i del.

Per nje gja po me vjen keq, qe konditat te detyrojne te jetosh ne nji vend qe s'te pelqen. Te uroj te kthehesh sa ma shpejt aty ku shpirti jot te gjen qetesine, e nqs nuk mundesh me u kthy ban ma mire me u kenaq me kete pak gja qe te ofron Amerika se jeta asht teper e shkurter me e kalu me merzi.

Pac fat.
 

zog

Primus registratum
Re: C'mendim keni per USA?

Fillimisht postuar nga B-More's Finest:
[qb]
Fillimisht postuar nga zog:
[qb] ndersa me çkam pa une nga jasht, :eek: amerika eshte vendi ku zezaku MILIONER z'bardhet dot pa operacion. [/qb]
eshte gjithashtu vendi ku zezaku eshte milioner dhe emigrantet pa buke, ne vend qe te mesojne se si mund te behet minoriteti milioner, tallen me milionerin, dhe pastaj kur i mbaron pushimi i drekes, vazhdojne ti japin fsheses... [/qb]
me fal po nuk e kape, çfare kam dash me thone. shkrimi eshte alegorik, pra me kuptim te fshehte.

ate po them dhe une qe zezaku vetem ne amerike behet milioner, bile miliarder, nje gazetare zezake me duket e kaloi miliardin.

por edhe tjetra ane e medaljes, qe zezaku ngelet zezak afrike biles me hunde te gjere sy e rrumbullaket e floke me rrica.

po te shohesh, antijet, kuben, brazilin, etj. nuk gjen me zezake te ketij llojit, ata jane metisuar, ne shkalle te ndryshme kuptohet pothuaj totalisht.

nuk di sa e kuptove tani.
 

eis

Primus registratum
Re: C'mendim keni per USA?

Fillimisht postuar nga B-More's Finest:
[qb] vajza shkodrane,

une jam ai cuni me lart qe te tha te rrime shtrember dhe te flasim drejt. degjo zemer, nuk e di sa kohe ka qe ke qene ketu por nga faktori emocional i postimit duket sikur sapo ke ardhur.

keshtu sic thua ti erdha dhe une. pa asnje lek ne xhep, me vize studenti, pa kembe njeriu ketu. dhe shkollen e qita me te gjitha A, dhe masterin po e mbaroj pa paguar asnje lek, dhe puna eshte ketu, dhe faturat paguhen, dhe makina blehet, dhe shtepia gjehet, dhe qejfi behet, por mos harro gjithshka ne kohen e vet. kete qe te thashe nuk jam vetem une por shume shqiptare te tjere qe njoh e di kendej dhe qe i kam njohur ne kete periudhe.

sa per bukurite, nese po i kerkon bukurite natyrore ne NYC, je ne vendin e gabuar zemer. NYC eshte America at its best and worst, ne te njejten kohe. Cmimi i jeteses, ritmi i jeteses, marrdheniet midis njerezve jane jashte mase me ndryshe se kusuri i Amerikes. Sa me ne jug te shkosh, aq me shume njerezit ngrohen dhe gjerat behen disi me te kollajta. Te pakten kete kam degjuar nga shume njerez ne NY dhe e kam perjetuar vete kur kam qene aty. Megjithate, ky forum eshte plot me cuna e goca qe jetojne ne NY dhe ato ndoshta do te te japin nje ide me te mire se une.

qe duhet te punosh duhet, qe duhet te sakrifikosh duhet, qe duhet te besh gjera qe ndoshta nuk do ti beje ne nje gjendje tjeter, ka raste qe duhesh. por mos harro qellimin fillestar zemra, mos harro pse vendose te shkelesh kemben ne kete vend. kur kujton ate, gjithe pengesat do te te duken jashte mase minore. dhe mos humb asnje sekond te dites duke u marre me sa mire e ka filani apo sa kollaj e ka fisteku sepse eshte thjesht humbje kohe dhe nuk te ndihmon ty me situaten tende.

ndoshta po ja fus kot, ndoshta ti ke qene ne amerike me vite dhe thjesht malli po te dekurajon, ndoshta thjesht ste pelqen ky vend. me fal per supozimet apo sugjerimet nese jane pa vend, thjesht e kisha me qellim te mire ne koke.

dhe mua sa me mungon Tirona... [/qb]
Kam tre vjet dhe sjam e sapoardhur! /pf/images/graemlins/smile.gif Mendoj se mjafton me dale ne keto mendime qe kam une sot per sot!
 

eis

Primus registratum
Re: C'mendim keni per USA?

Ju falenderoj te gjithve per mendimet e bukura qe keni dhe qe po mundoheni te me beni optimiste ,por une nuk jam pesimiste e madhe por vetem po them realitetin dhe pastaj gjithkush ka ate qejfin e vet,dikush vjen ktu nga halli dikush per shkolle dikush vjen me ate idene se Amerika asht parajsa(kjo sme perket mu) etj,etj dhe une me aq kohe sa kam kalu ktu kam arrite ne kete konkluzion qe per mu personalisht dhe kur them personalisht do te thote qe flas vetem per veten time,nuk me pelqen Amerika dhe pik,ju do thoni po ki durim se do behet me mire dhe me plaset me ate fjalen"fillestare"juve ju duken pak por mu me duken 30 vjet gjithsesi spo e keni shume problem sesa me duken mu por dua te dal ktu qe vetem shqiptari ,meksikani dhe vendet e varfera si puna e jone e pelqejne Ameriken por ta dini se nuk asht cdo gja parja dhe me hager dhe me mbush barkun,por sa te jeni jashte atdheut skeni me e dite kush asht identiteti juaj sepse e humbisni ate me kalimin e viteve dhe ju kur te lavderoni me shume Ameriken se Shqipnin rrofte hajri i juaj por i gja me vjen keq sepse disa nga juve ju ka ardh turp me punu ne Shqipni dhe keni ndejt gjithe diten perpara pasqyres duke perfshi edhe veten dhe kur vini ktu punoni punet me te rendomta ku ska amerikan qe i ban dh kur vjen fundi thoni Amerika asht vendi me i mire ne bote.Po jua jap nje shembull se ca bajne shqiptaret qe rrine ne Amerike kur shkojne ne Shqipni per pushime,ndoshta ktu lajne ene apo pastrojne zyra gjithe diten e naten dhe kur shkojne atje hapen me te thane mendja se ca bajne,thojne sna mungon asigja ,kam makinen teme ,shpine teme etj etj dhe me shkon i veshur me A&F ose me Calvin Klein apo me Tommy e ku ta di une si e si me u hap b.....qe ndoshta ka punu 10 ore ne dite me 6$ oren per me i ble ata tesha.
Per mystic:
Ta dish ti se mu nuk me besdis hic rraca e tjeter faktikisht ajo qe me besdis mu asht kur degjoj disa shqiptare qe flasin si tymi ne ajer dhe nuk ia kane idene hic se ca flasin dhe se kuptojne ate tjetrin kur flasin.Une e kisha me kuptimin qe ti e quajte bukuri ate vend dhe me the qe jam personi i pare qe e shaja NY, edhe njehere po te them qe eshte mendimi im dhe mu personalisht nuk me pelqen ,bukuri i them Italise qe ka gjera te lashta dhe antike por vetem per bukuri po flasim ne dhe jo per me jetu atje ndersa persa i perket asaj qe duhet te jetosh atje ku shpirti jot gjen qetesi,ktu jam dakord me ty por une meqe skam mundesi te shkoj atje tani per tani do rri ktu ku jam dhe po ta them dhe njehere qe me vjen keq qe po i humbas keto vite me plot sakrifica ktu,dhe ta dini te gjithe ju qe une kur shkruaj, shkruaj me ndjenje dhe me dore ne zemer dhe nuk shkruaj pa menduar,dhe me vjen shume mire qe ju te gjithe qenkeni rehatuar ktu ne Amerike dhe ishalla jeni rehat gjithmone,por ta dini qe ska as Amerike dhe as bote qe ju ben te ndjeheni mire ne jete ,vetem ata qe ju vjen turp te thojne qe jane shqiptare kane per te perparu ne emigrim.Tash gjithe te mirat dhe ia kalofshi sa me mire te gjithe dhe tani e mbrapa vetem do lexoj mendimet tuaja dhe sdo i pergjgjem me sepse eshte e kot ,ktu qenkam e vetmja me kete mendim qenkam e vecante :confused:
tash shendet e t'mira nga une Vajze_Shkodrane /pf/images/graemlins/smile.gif
 

eis

Primus registratum
Re: C'mendim keni per USA?

P.S:Edhe dicka se harrova dhe ju premtoj qe eshte e fundit,dua ta mbledh me pak fjale ate qe thashe qe po te ishte ne doren time qe neser une personalisht do kisha shkuar andej nga kam ardhur por une po rri ktu dhe po sakrifikoj per dike tjeter.Gjithe te mirat dhe ju rujt Zoti te gjithve /pf/images/graemlins/smile.gif :kiss: :wave:
 

RediRock

Primus registratum
Re: C'mendim keni per USA?

Fillimisht postuar nga zog:
[qb]
Fillimisht postuar nga B-More's Finest:
[qb]
Fillimisht postuar nga zog:
[qb] ndersa me çkam pa une nga jasht, :eek: amerika eshte vendi ku zezaku MILIONER z'bardhet dot pa operacion. [/qb]
eshte gjithashtu vendi ku zezaku eshte milioner dhe emigrantet pa buke, ne vend qe te mesojne se si mund te behet minoriteti milioner, tallen me milionerin, dhe pastaj kur i mbaron pushimi i drekes, vazhdojne ti japin fsheses... [/qb]
me fal po nuk e kape, çfare kam dash me thone. shkrimi eshte alegorik, pra me kuptim te fshehte.

ate po them dhe une qe zezaku vetem ne amerike behet milioner, bile miliarder, nje gazetare zezake me duket e kaloi miliardin.

por edhe tjetra ane e medaljes, qe zezaku ngelet zezak afrike biles me hunde te gjere sy e rrumbullaket e floke me rrica.

po te shohesh, antijet, kuben, brazilin, etj. nuk gjen me zezake te ketij llojit, ata jane metisuar, ne shkalle te ndryshme kuptohet pothuaj totalisht.

nuk di sa e kuptove tani. [/qb]
jo jo e kapa une alegorine tende se e di qe e kishe hallin aty tek krahu tjeter i medaljes.por mos harro qe ai krahu tjeter i medaljes si koncept justifikon italine qe na mban te gjitheve per kriminela (jepi albanezeve cfare te duash, po albaneze ngelen) dhe justifikon shume gjera te tjera qe nuk ka nevoje ti them pasi ti me kupton.

per ate gazetaren, mos flet gje per oprah winfrey, jam thjesht kurioz.

nuk e kisha drejperdrejt me ty zog, besoj se me kupton. megjithate i kam shtjelluar keto muhabete me kohe tek racizmi e vende te tjera dhe sja vlen ta hap prape kete bisede sepse behet bota corap.

me pak fjale di te them kaq, qe amerika eshte ndoshta i vetmi vend ne bote ku gjithkushi, zezaku, i bardhi, latini, aziatiku, evropiani, kush te jete, ka nje mundesi te zgjidhi jeten e vet. kaq besoj mjafton...
 

neta

Forumium praecox
Re: C'mendim keni per USA?

Fillimisht postuar nga vajze_shkodrane:
[qb]
Per mystic:
Ta dish ti se mu nuk me besdis hic rraca e tjeter faktikisht ajo qe me besdis mu asht kur degjoj disa shqiptare qe flasin si tymi ne ajer dhe nuk ia kane idene hic se ca flasin dhe se kuptojne ate tjetrin kur flasin.Une e kisha me kuptimin qe ti e quajte bukuri ate vend dhe me the qe jam personi i pare qe e shaja NY, edhe njehere po te them qe eshte mendimi im dhe mu personalisht nuk me pelqen ,bukuri i them Italise qe ka gjera te lashta dhe antike por vetem per bukuri po flasim ne dhe jo per me jetu atje ndersa persa i perket asaj qe duhet te jetosh atje ku shpirti jot gjen qetesi,ktu jam dakord me ty por une meqe skam mundesi te shkoj atje tani per tani do rri ktu ku jam dhe po ta them dhe njehere qe me vjen keq qe po i humbas keto vite me plot sakrifica ktu,dhe ta dini te gjithe ju qe une kur shkruaj, shkruaj me ndjenje dhe me dore ne zemer dhe nuk shkruaj pa menduar,dhe me vjen shume mire qe ju te gjithe qenkeni rehatuar ktu ne Amerike dhe ishalla jeni rehat gjithmone[/qb]
,
megjithese deri tesh nuk kisha gja personale ndaj tejet, ky toni i masiperm po me ban te ndrroj mendim.
Se pari, nqs fjalet e mija te duken tym ne ajer, te lutem injoroi dhe me aq mbaron besdisja jote.
Per bukurine, nese e lexon edhe njeher te thash asht pune estetike edhe qe nuk te pelqen nuk ka gja te keqe. Antikiteti me pelqen edhe mu por me pelqejn edhe veprat moderne, POR kjo s'ka randsi sic e kisha theksu sepse eshte pune qejfi.
Se si shkruan ti, me zemer ne dore apo jo e din ti sikur ta kishe lexu mire postimin tem do e kishe kuptu qe nuk kisha gja me tendence, perkundrazi me vinte keq.

[qb]por ta dini qe ska as Amerike dhe as bote qe ju ben te ndjeheni mire ne jete ,vetem ata qe ju vjen turp te thojne qe jane shqiptare kane per te perparu ne emigrim.[/qb]
Aty ku thu qe ne nuk kemi identitet, e perparojme vetem nqs na vjen turp me pranu se jena shqiptare, ma kadal ifije.
Se pari, ti nuk e din se ca na ban ne te ndihemi mire ne jete. Ndoshta kjo jete e veshtire ketu, qe nuk e kena ndertu kollaj na ban te ndihena mire edhe krenare per ate qe kena arrit. Shkodren e du, per te gjitha sa me ka dhane, kam nostalgji per fminine per te gjitha qe i perkasin atij vend dhe asaj kohe, por nuk do te thote qe nuk du jeten qe kam ketu. Te jesh i kenaqur me ate qe ke nuk dmth mos me dasht vendin ku ke lind.
Se dyti, nuk jam prej atyne qe kam turp me than jam shqiptare sepse shqiptarizmi asht pjese e identitetit tem, dhe e ke shume gabim qe ban gjykime te tilla. Megjithate po ta fal se ndoshta e ke prej mallit.
Dhe se fundi, ky vend per diskutime eshte edhe ne po diskutojme. Nuk kam per qellim me te mbush mendjen ty, as me te ba propagande me dasht ameriken. Te fola shoqerisht, por s'te paska pelqy. Nejse ti ja kalosh mire dhe ja ndish lezetin inatit qe paske me ket vend. Ishalla noj dite gjen paqe ne vetvete (dhe kte ta flas nga eksperienca se shumica qe jena ketu e kena kalu ket faze qe ty s'po te leshoka).
 

RediRock

Primus registratum
Re: C'mendim keni per USA?

...vetem ata qe ju vjen turp te thojne qe jane shqiptare kane per te perparu ne emigrim...

uau, tani po qe me ke ngaterruar fare. te them te drejten, vete historia e ketij vendi e mohon ne moment ate qe thua ti. ky vend u krijua me emigrante moj zemer, me njerez qe lane vendin e tyre, nese ishte italia apo irlanda apo ku di une, dhe qe erdhen ketu si emigrante. me duket se kane perparuar mjaft si thua. apo e ke fjalen qe ne shqiptaret kemi ndonje gen te vecante qe nuk na le te perparojme ne vende te huaja?

3 vjet, jane me shume se cmendova nga postimi i meparshem. e megjithate, nese mendon se do te vish si emigrant tek pulle ne nje vend dhe do ti rregullosh shtepine, shkollen, makinen, punen, letrat, pushimet, e ku di une cte them tjeter, me nje fjale te stabilizohesh per mire brenda 3 vjetesh, sdi cte te them, nuk di shume veta qe e bejne ate muhabet.

sa per ate punen me $6 dollare ora, kjo ndoshta eshte nje nga problemet qe neve kemi patur gjithmone si komb, kemi per turp punen. ti dish sa shqiptare jane ne DC qe filluan si plumber me $5.35 ora dhe sot pas 6 vjetesh kane kompanite e veta dhe gezojne jeten. shkallet hypen nje nga nje o vajza, se punet $100,000 nuk po presin per ty e mua. nese nuk do ta fillosh tek $6 i behet yzmet shkolles dhe i jepet drejtim muhabetit. por une kam me shume respekt per ate qe ben $6 ne ore dhe mban familjen ashtu me mund duke e ditur qe eshte dicka e perkohshme dhe qe punon per te permiresuar jeten, ne mos te tijen, te femijeve sesa per ate qe rri per kusurin e jetes me $10 ora i kenaqur qe nuk pastron zyren por pa asnje pikpamje, qellim, dhe shprese ne horizont. mireudegjofshim...
 

eis

Primus registratum
Re: C'mendim keni per USA?

Me falni se po e thyej betimin por desha te sqaroj dicka,ju e keni keqkuptu ate fjalen"perparim" nuk e kisha me ate kuptimin qe te tjeret nuk perparojne por atyre qe ju vjen turp te thone qe jane shqiptare kane me perparu me shume se ne qe nuk na pelqejne vendet e huaja dhe e kisha fjalen "perparim" me cdo gje dhe nga njena ane eshte mire per to pse jo,jo si une qe jam ne nje bote tjeter dhe ala mendoj se jam ne Shkoder keni te drejte ,dhe ju kerkoj falje nese ju kam fy ,gjithsesi une kuptoj ca thoni ju por ca me ba qe llogjikoj ndryshe nga ju.Nuk e kam zakon me i kundershtu kujt por eshte e vetmja teme qe me ben me ju kundershtu sepse menyra sesi mendoj une dhe si mendoni ju per Ameriken eshte si dita me naten gjithsesi cdo kush ka mendimin e vet.
Me falni edhe njehere per shqetesimin dhe keqkuptimin,ia kalofshi gezuar!
Me rrespekt Vajze_Shkodrane /pf/images/graemlins/smile.gif
 

bebi

Primus registratum
Re: C'mendim keni per USA?

Fillimisht postuar nga mystic:
[qb] velipoja ka plazhista, e jo turista (qysh kur quhen shkodranet turista ne velipoje???)

[/qb]
un e thash me nota humorit se velipoja si velipoja ma /pf/images/graemlins/tongue.gif
gjithsesi, ata qe vijne ne australi me ba plazh quhen plazhista? :rolleyes: sa shum plazhista ka austraaaaaaaaaaaalja /pf/images/graemlins/laugh.gif ne velipoje s'ka vetem shkodrane, po nejse metaman, se mandej vjen ai peshk qeni hamerrikan e m'cmend tuj m'leh. kane t'lehun t'zhdervjellt skraparllijt :lol:
sa per punen e mireqenies i jam pergjigj Bones e s'kishte lidhje me temen.
kur lexoni dicka, lexojeni edhe me mend jo vetem me sy.
 

Alba Palushi

Primus registratum
Re: C'mendim keni per USA?

Bleu thote...*
e kam ndoj arsy ma te forte se "ju"te (ishullit) te amerikes sepse ne klasifikimin e 6 vendeve me mireqenie ma te nalte ne bote, 3 vende i xen shteti ne te cilin jetoj (pasi aty ka semafore qe e lene te kuqen 24-hour a day), nji nder to edhe qyteti ne te cilin jetoj e punoj un....(Bravo naqe).
nderkohe qe hamerrika ( pjek qiqrra ne hi) s'xen asnji vend prej 6-shes. (ke te drejte. se tamam nuk futet ne 6-shen islamike)

, ajo qe asht e randsishme ishte se ju e paskeni siguru jeten e trafikut (Bravo) se na shndrit faqen edhe neve /pf/images/graemlins/blush.gif
 

bebi

Primus registratum
Re: C'mendim keni per USA?

:lol: po islami ca kishte lidhje me ket pune, se mire te tjerat,se ban mire qe e njef vend-ndodhjen e statusin personal, fundja fundit me zgjeru horizontin ke dal n'diaspore :lol:

sa e mir keke me trafikun moj /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

OROSHI

Primus registratum
Re: C'mendim keni per USA?

Amerika dhe Australija kan shum gjana te perbashketa,njena ka Indianet,tjetra aborigjinalt /pf/images/graemlins/laugh.gif ,njena ka mirqenien,tjetra ka begatine...
Pak ndryshim asht tek dollari /pf/images/graemlins/wink.gif .
 

OROSHI

Primus registratum
Re: C'mendim keni per USA?

Nuk e mora vesh se cilat ishin ato 6 vendet me mirqenien ma te mire ne bote??Une e di qe :
Luxemburgu!
Norwegen!
Sweden!
Belgien!
......te tjerat vijne posht ktyne!!

Mystic,ksaj i thojn me te falenderu me gjuh jashte... /pf/images/graemlins/laugh.gif :tipsy:
 

neta

Forumium praecox
Re: C'mendim keni per USA?

Randsi ka qe ti jeton ne nje prej tyne, se ku jan te tjerat nuk prish shum pune. Un di me te falenderu edhe pa gjuhe po kisha frike se nuk po me kupton /pf/images/graemlins/smile.gif

Nejse tema asht per USA'n dhe jo cili vend asht ne 6tshen me mirqenie ma te mire. Ndoshta USA asht ne vend te shtate, por un prap jam e kenaqur ma mir ka fundi se pa vend hic. :tipsy: edhe iher gjuhen sa per qejf te Oroshit
 

OROSHI

Primus registratum
Re: C'mendim keni per USA?

Mystic,me duket qe ke perfitu disa vese Amerikane,sic asht p.sh:frika qe te tjeret nuk do t'i kuptojne /pf/images/graemlins/laugh.gif :tipsy: .

Ndikimi i varferise te zezaket ne Amerike ben qe mireqenia Amerikane te rreshtohet ne vend te 9-10 ne listen boterore,kjo nuk ka te baje me bardhoshet Amerikane /pf/images/graemlins/laugh.gif ,ndersa Australia renditet mbas Anglise(kuptohet,si koloni Angleze qe asht nuk ka si me ken para Anglise /pf/images/graemlins/laugh.gif ).
 
Top