C'mendim keni per USA?

eis

Primus registratum
Re: C'mendim keni per USA?

Fillimisht postuar nga *Blue*:
[qb] nuk e kam nder mend me ju pergjigj postimit tand me t'njejten monedhe, sepse, nji person qe nderhyn ne mnyre t'tille nuk asht i denje per vemendjen ma te vogel. nks ke ndoj kundershtim per at q1 un tham ne lidhje me temen, argumento, por mos fut hundet ne ate qe un po diskutoj me nji person tjeter, nks nuk ke argumenta. apo te erdhi keq se ju shava MERIKEN?
ku e lexove se thash se jam ne krieqytet moj nuse?
gjithsesi, edhe me pas than, e kam ndoj arsy ma te forte se "ju" te amerikes sepse ne klasifikimin e 6 vendeve me mireqenie ma te nalte ne bote, 3 vende i xen shteti ne te cilin jetoj, nji nder to edhe qyteti ne te cilin jetoj un, nderkohe qe hamerrika s'xen asnji vend prej 6-shes.
po kjo pa randsi, ajo qe asht e randsishme ishte komenti qe ju ba amerikes...
teshti merr ndoj hap po u bane me nerva se me tu pergjigj ma nuk e kam ndermend. [/qb]
Per nder persa i perket Hamerrikes fjale me vend ke fole,se kam 3 vjet i tu dhe nuk i shof asnje fare bukurie ketij vend as ne njerez as ne asigja.Kto jane si puna e kafshes pune ,me hanger edhe gjume.
Hajt tung dhe ia kalofshi sa ma mire /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Alanis

Primus registratum
Re: C'mendim keni per USA?

USA.. I ben njerezit te llogjikojne pak me shume se ckane llogjikuar perpara.
 

eis

Primus registratum
Re: C'mendim keni per USA?

Fillimisht postuar nga Bukuroshja:
[qb] nuk po ju mban njeri me zor [/qb]
E ka shpjegu njehere pse rri ktu biles ty bukuroshe por nejse nuk e kam ndermend me e zgjate ma me ty se ti kete pune ke me i kundershtu atij tjeteri ne cdo teme ,je shume e perkedhelur nga mami ti vogelushe,te kane nxjerre dore.
Ia kalofsh sa ma mire ciao
 

NYC_GUY

Primus registratum
Re: C'mendim keni per USA?

Nuk e dija qe estrada e Shkodres do jepte shfaqe pa lek ne internet ............. boll o goca se nuk ka lezet keshtu . Bota nuk ka kryeqytet kot sa ziheni . Cdo vend ka te mirat dhe te keqijat e veta , mundohuni ti shfrytezoni te mirat dhe evitoni te keqijat .
Te kesh kujtu qe Amerika ishte fushe me lule eshte thjesht injorance . Por me pune arrihet cdo gje , ka Amerika te bukura plot por keshtu si e ke nisur ti zor se ke me i pa ndonjehere .
 

bebi

Primus registratum
Re: C'mendim keni per USA?

65.gif



Te kesh kujtu qe Amerika ishte fushe me lule eshte thjesht injorance . Por me pune arrihet cdo gje , ka Amerika te bukura plot por keshtu si e ke nisur ti zor se ke me i pa ndonjehere .

e ka nga malli /pf/images/graemlins/smile.gif . gjithsesi, nuk asht se nuk ka te drejte /pf/images/graemlins/smile.gif .
 

neta

Forumium praecox
Re: C'mendim keni per USA?

Un mendoj qe Amerika ka shume te mira, dhe pak te kqija. Sic kishte than dikush ma perpara politika e jashtme te le shume per te deshiruar. Ndersa per bukuri, ka sa te duash ket e vertetojne edhe vala e turizmit (ketu ne NY te pakten) se s'ma merr mendja qe tan ato turista vijn me me pa mu.
Mireqenie ka boll si shtet e ndersa mirqenien personale e nderton gjithkush sipas mundesive te veta.

Ne pergjithesi mendoj qe Ameriken e shajne ato qe kan prit se ne USA bien "bananet prej qiellit e ne goje" ose ato qe e kan pa USA'n vetem ne televizor.

Ja kaloshi mir.
 

RediRock

Primus registratum
Re: C'mendim keni per USA?

thjesht, varet se ckerkon ne jete dhe cfare je gati te sakrifikosh per te arritur ate qe kerkon.

evropen e kam dashur jashte mase me shume nga amerika. megjithate, ne evrope po shkove emigrant, emigrant do te te shohin per kusurin e jetes dhe si emigrant do te te trajtojne. amerika, vete nga permbajtja eshte pak me e ngrohte ndaj pranimit dhe balancimit te individit ne shoqeri pasi kur vjen fundi eshte e perbere nga asgje tjeter vec emigrante.

sa per bukurite, bukuri ka cdo vend. ka amerika mjaft bukuri dac natyrale, dac te bera nga njeriu. por nqs keni dale per te shetitur boten per ti pare bukurite, ate e quajne pushime dhe jo pune apo emigrim apo kurbet apo ku di une.

jam dakort me te gjithe me siper kur thone qe amerika do b*the dhe duhet te punosh. por te pakten kur punon paguhesh dhe mundesite i ke te realizosh ate qe do. vetem se duhet te punosh...dhe ne (jo te gjithe fatmiresisht, por disa) e kemi pak siklet ate punen e te punuarit, cti besh na shkaterroi gjakun 80% i Ramizit.

nuk me besohet qe i thashe gjithe keto gjera pozitive per kete vend dhe kur vjen fundi akoma duke u perpjekur qe te rregulloj dokumentat jam. megjithate, kjo eshte amerika, dhe me nje vize te thjeshte studenti te jep mundesine te blesh makine, te punosh, te blesh shtepi, dhe ta gezosh frytin e punes si cdo tjeter. ndoshta ste jep mundesine te behesh milioner por kur vjen fundi, ajo mundesi nuk jepet por merret.

sa per politiken e jashtme, jo keq, por beterr fare e kane bere. pyll pa derra nuk ka. po keshtu dhe ky vend ka mangesite e veta. megjithate, krahasuar me shume vende te tjera ku kam qene ose ku kam miq te ngushte qe jetojne aty, mundesite per sukses individual ti jep jashte mase me te medhaja, te rrime shtrember dhe te flasim drejt...

ndoshta jam gabim per disa nga ju...por te pakten po ju flas per gjera qe i kam jetuar dhe si kam me te thene...
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: C'mendim keni per USA?

Shiko, erdha ne Amerike pasi kisha degjuar se rruget ishin te shtruara me flori. Por, kur erdha ketu, pashe tri gjera: se pari nuk ishin te shtruara me flori; se dyti, disa rruge nuk ishin fare te shtruara; dhe se treti, me prisnin t'i shtroja une.

Look, I came to America because I heard the streets were paved with gold. But when I got here, I found out three things: first, the streets weren't paved with gold; second, some of the streets weren't paved at all; and third, I was expected to pave them.


(Old Italian story, inscribed at Ellis Island)
 

Isabelle

Valoris scriptorum
Re: C'mendim keni per USA?

Fillimisht postuar nga mystic:
[qb] Un mendoj qe Amerika ka shume te mira, dhe pak te kqija. Sic kishte than dikush ma perpara politika e jashtme te le shume per te deshiruar. Ndersa per bukuri, ka sa te duash ket e vertetojne edhe vala e turizmit (ketu ne NY te pakten) se s'ma merr mendja qe tan ato turista vijn me me pa mu. [/qb]
:lol: :lol: :lol:

Sinqeriteti at its best /pf/images/graemlins/smile.gif !
 

RediRock

Primus registratum
Re: C'mendim keni per USA?

dhe vazhdimi i asaj historise duhet te ishte...

and if you were naive enough to believe that the streets were paved with gold and were waiting for you to come to America to enjoy them, then you deserve to be the one paving them...

dhe nese ti ishe aq naiv sa te besoje qe rruget ishin te shtruara me flori dhe Amerika po priste per ty qe te vije dhe ti gezoje, atehere ti e meriton te jesh ai qe i shtron...
 

bebi

Primus registratum
Re: C'mendim keni per USA?

Ndersa per bukuri, ka sa te duash ket e vertetojne edhe vala e turizmit (ketu ne NY te pakten) se s'ma merr mendja qe tan ato turista vijn me me pa mu.

turizem ka edhe velipoja, nami bahet, /pf/images/graemlins/laugh.gif s'ke ku me u ul deri ne breg xan gjithka. :cool:
kjo pa dasht me sha MErriken ee /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

neta

Forumium praecox
Re: C'mendim keni per USA?

velipoja ka plazhista, e jo turista (qysh kur quhen shkodranet turista ne velipoje???)

Per mu shaje Ameriken (apo Merriken si ta kesh qejf ti) se s'ka pas met me e mbrojt un. Te ishte aq e keqe nuk shpenzojne mija dollaresh njerezit me ardh ketu. Edhe ca asht ma e bukura nuk vijn vetem Shqiptaret prej Shqipnijet por edhe ato qe jan emigranta ne Europe, kur i jepet shanci e marrin.

Personalisht ja baj hallall veshtiresite Amerikes, se pervec veshtiresive me ka dhan edhe shum mundesi per te ec ne jete gjithashtu edhe shume kenaqesi. Malli asht i njejte ne c'do vend ku te jetosh, e s'te ban mirqenia ma e madhe e nji vendit me pas mall ma pak.

nejse
 

Isabelle

Valoris scriptorum
Re: C'mendim keni per USA?

Fillimisht postuar nga mystic:
[qb] velipoja ka plazhista, e jo turista (qysh kur quhen shkodranet turista ne velipoje???)[/qb]
Lene lene se kane dhe kta 'germat' e tyne . /pf/images/graemlins/laugh.gif !
 

eis

Primus registratum
Re: C'mendim keni per USA?

Nigjoni ma njerez,une personalisht nuk kam mendu qe do me bien bananet nga qielli direkt e ne goje kur te vij e Amerike,se pari ju nuk e dine pse kam ardh ,se dyti nuk me ka sjell kush me zori por kane qene kushtet e tilla,se treti(se po ju jap llogari pak si shume)nuk kam gje kundra Amerikes por sic tha ai cuni ma nalt nje shprehje"te rrime shtrembet dhe te flasim drejt"e kane kollaj disa te flasin sepse vijne me letra ne xhep dhe kajne nja 20 a 30 mije te aferm dhe i kane b.... nxehte,se katerti ktu punon dhe thoni ju se po punove arrin dicka,po mire mor njerez billat kush jua paguan juve,aq pune te mire keni ju sa punoni shume, paguani gjithe ato billa(po flas per billat e mia qe jane shume)ju del koha te beni edhe qejf(ec aty mire e paskeni marre veten,dhe me vjen mire per kete).Ktu mor ti ta marrsha nqs ti don me ble shpi a e kupton qe punon tane jeten per pagesen e asaj shpie dhe prap kur ta paguash nuk asht e jotja dhe si perfundim te duhet 30-40 vjet me e pagu ne rradhe te pare po ashtu dhe makinat etj,etj dhe sa per ate bukurine qe thoni ju asht e bukur,kujt i thoni bukur ju"ndertesave te larta si me kene shtyllat e dritave tona ne Shqiperi qe jane gati duke u rrezu apo gjithe atij kallabllek qe jane si me kene miza m.... dhe smerren gja vesht se ca rracet jane,(flas per NEW YORK qe tha mistic)...une jam tu jetu ne NEW YORK tani per tani por kam jetu edhe ne vende te tjera te USA dhe si perfundim per mu mbeten vende ma te qelbura se ne tane boten.Lene qe ketu ne NEW YORK te mbyt trafiku dhe aroma e paster qe mban ky vend dhe mas te rafte mas me pase makine se po spate ju betohem qe autobuzat e Envirit ne ate kohe kane kene lule ne krahasim me trenat dhe autobuzat e ketij vendi qe rrine b.....ne b.... me njeni-tjetrin dhe me ke???....te kalon truni edhe me shume se me ke je tu ndejt etj etj etj etj se u zgjata shume.
Shpresoj ta keni kuptu realitetin Amerikane se ata qe thojne asht Amerika ma me shume te mira se te kqija e keni gabim ose jetoni ne shpi me nanen e me baben dhe domosdo qe asht e bukur se ju lane e ju pastron tjeter kush puna juj asht me studiu dhe me dale me tana A+ dhe good for you,por eshte kollaj te flisni per dike tjeter kur nuk ia dini hallet.Na falni se u zgjata pak si teper dhe tash ju uroj nje dite te mire.
GOD BLESS ALBANIA more than AMERICA and GOT BLESS U ALL ALBANIANS /pf/images/graemlins/smile.gif
Te dua Shkodra ime! :cry:
 

zog

Primus registratum
Re: C'mendim keni per USA?

ndersa me çkam pa une nga jasht, :eek: amerika eshte vendi ku zezaku MILIONER z'bardhet dot pa operacion.
 

eis

Primus registratum
Re: C'mendim keni per USA?

Fillimisht postuar nga zog:
[qb] ndersa me çkam pa une nga jasht, :eek: amerika eshte vendi ku zezaku MILIONER z'bardhet dot pa operacion. [/qb]
ahahahahahahaha :lol: :lol: :lol:
 

RediRock

Primus registratum
Re: C'mendim keni per USA?

vajza shkodrane,

une jam ai cuni me lart qe te tha te rrime shtrember dhe te flasim drejt. degjo zemer, nuk e di sa kohe ka qe ke qene ketu por nga faktori emocional i postimit duket sikur sapo ke ardhur.

keshtu sic thua ti erdha dhe une. pa asnje lek ne xhep, me vize studenti, pa kembe njeriu ketu. dhe shkollen e qita me te gjitha A, dhe masterin po e mbaroj pa paguar asnje lek, dhe puna eshte ketu, dhe faturat paguhen, dhe makina blehet, dhe shtepia gjehet, dhe qejfi behet, por mos harro gjithshka ne kohen e vet. kete qe te thashe nuk jam vetem une por shume shqiptare te tjere qe njoh e di kendej dhe qe i kam njohur ne kete periudhe.

sa per bukurite, nese po i kerkon bukurite natyrore ne NYC, je ne vendin e gabuar zemer. NYC eshte America at its best and worst, ne te njejten kohe. Cmimi i jeteses, ritmi i jeteses, marrdheniet midis njerezve jane jashte mase me ndryshe se kusuri i Amerikes. Sa me ne jug te shkosh, aq me shume njerezit ngrohen dhe gjerat behen disi me te kollajta. Te pakten kete kam degjuar nga shume njerez ne NY dhe e kam perjetuar vete kur kam qene aty. Megjithate, ky forum eshte plot me cuna e goca qe jetojne ne NY dhe ato ndoshta do te te japin nje ide me te mire se une.

qe duhet te punosh duhet, qe duhet te sakrifikosh duhet, qe duhet te besh gjera qe ndoshta nuk do ti beje ne nje gjendje tjeter, ka raste qe duhesh. por mos harro qellimin fillestar zemra, mos harro pse vendose te shkelesh kemben ne kete vend. kur kujton ate, gjithe pengesat do te te duken jashte mase minore. dhe mos humb asnje sekond te dites duke u marre me sa mire e ka filani apo sa kollaj e ka fisteku sepse eshte thjesht humbje kohe dhe nuk te ndihmon ty me situaten tende.

ndoshta po ja fus kot, ndoshta ti ke qene ne amerike me vite dhe thjesht malli po te dekurajon, ndoshta thjesht ste pelqen ky vend. me fal per supozimet apo sugjerimet nese jane pa vend, thjesht e kisha me qellim te mire ne koke.

dhe mua sa me mungon Tirona...
 
Top