Me fal por mu duk pak kontradiktore kjo fjali.ose pak si ta them se besova edhe pse ne teori mund te jet ashtu.
Hmm Mund ti uroj e te shpresoj te kete shendet te plote e gjithcka te mire rreth tij por te mendoj per lumturin e tij perdite?
Sjam kaq fallco,ca lumturie mund te mendoj per te kur un sjam e lumtur qe sjam me te...
Kjo për mua nuk është teorike , por e përjetuar kjo situatë nga ana ime! Dhe kam arritur në këtë përfundim pikërisht ai komenti që bëra pra nuk është false.
Gjithashtu varet edhe nga njeriu që dashuron, nësë është dikush që ka patur një vlerë dhe rendësi më të madhe se e zakonshmja, përpos rrethanave kushtëzuese për të mos qenë bashkë atehere sigurisht vetvetiu bie në paqe me realitetin , me individin , e pranon lumturine e tij në krahet e dikujt tjetër.
Mendoj se jeta është shumë e shkurtër për të mbajtur meri të gjata , për të mbjellë urrejtje në zemër dhe për të shpenzuar kohë të kotë nëpër kujtimet e se kaluarës ,
ka gjithmonë një mbarim por ka gjithmonë një fillim.Eshtë në doren tënde përzgjedhja,nësë do të marrësh më të mirën nga situata të tilla! Tani kjo është relative, ndryshe e mendoj unë , ndryshe ju.