Clint Eastwood tregon Mandelën
“Invictus” është filmi me aktorët Morgan Freeman dhe Matt Damon që flet për botërorin e regbisë në vitin 1995. Pasi fituan finalen, Nelson dhe kombëtarja e tij, që përbëhej nga të bardhë, bashkuan Afrikën e Jugut</p>
“Sporti ka fuqinë të ndryshojë botën. Mund të jetë më efikas se sa një qeveri për të thyer pengesat raciale”. Këtë frazë e pati thënë në vitin 1995 Nelson Mandela, që sapo ishte zgjedhur President i Afrikës së Jugut në zgjedhjet e para të lira të vendit të tij. Sot, e përsërit Clint Eastwood teksa merret me montazhin dhe përfundimin e “Invictus”, filmi që tregon historinë se si Mandela përdori kombëtaren e regbisë dhe kampionatin botëror për të bashkuar vendin e tij. Ish-regjisori i filmave uestern dhe policesk, tani në moshën 80-vjeçare, është shndërruar në një regjisor të rafinuar dhe shumë të angazhuar nga pikëpamja sociale. Edhe filmi i tij i fundit “Gran Torino” fliste për racizmin dhe pranimin në shoqëri të gjërave që janë ndryshe. Invictus do të dalë në dhjetor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kohën e duhur për të qenë pjesë e sezonit të çmimeve “Oskar”. Përkundrazi, që tani është mes favoritëve. Zgjedhja për ti besuar Morgan Freeman-it rolin e Mandelës erdhi nga vetë ish-presidenti afrikanojugor, që në një intervistë të dhënë disa vjet më parë kishte thënë se ky aktor ishte më i përshtatshmi për të përfaqësuar. Freeman, që e ndien veten shumë krenar nga fjalët e Mandelës, njëkohësisht edhe producenti i filmit, tregon: “Mos dëgjoni mendjen, por zemrën kur doni të bëni diçka”. Shoqëria e tij “Revelations entenainment” bleu në fakt të drejtat e “Playing the enemy: Nelson Mandela and the game that made a nation”, librit të gazetarit John Carlin, nga është marrë subjekti i filmit. Edhe pse në sheshin e xhirimeve Freeman e quante Eastwood-in, shtatë vjet më të madh se ai, “shef”, në të vërtetë të dy aktorët janë shumë miq. Falë “Milion dollar baby, të drejtuar nga Clint Eastwood, Morgan Freeman fitoi “Oskarin” si aktori më i mirë jo protagonist pas tri nominimeve. Filmi nis nga marsi i vitit 1994, kur Mandela sapo ishte zgjedhur President. Kishte dalë nga burgu në vitin 1990, pas 27 vjetësh dhe në vitin 1993 kishte fituar çmimin “Nobel” për paqe. Lideri i vjetër i “Nacional African Congres” mendoi ta përdorte botërorin e regbisë në vitin 1995 që organizohej në Afrikën e Jugut për të bashkuar vendin e tij. Ishte hera e parë që vendi pranohej në një kompeticion ndërkombëtar, pasi ishte përjashtuar për shumë vjet nga olimpiadat për shkak të Aparteidit. “Kundër çdo logjike Mandela zgjodhi regbinë, sportin e snobëve dhe të të bardhëve për të realizuar një slogan që dukej i pamundur: një skuadër, një komb”, shkruan Carlin në librin e tij. Në skuadrën afrikanojugore, “Springboks”, kishte vetëm një sportist me ngjyrë, Chester Williams. Favoritët ishin neozelandezët, të gjithë të zinj, që e nisnin çdo ndeshje duke kërcyer vallet e tyre tradicionale, me qëllim që të ngrinin humorin dhe të fiksonin kundërshtarin. Afrikanojugorët ishin të nëntit në klasifikimin botëror. Mundën Australinë, Rumaninë, Kanadanë, Samoan perëndimore, Francën dhe arritën në finale, ku në kohën shtesë kaluan edhe Zelandën e Re me rezultatin 15-12. Para ndeshjes, me këshillën e njërit prej truprojave të tij, Mandela hyri në fushë i veshur me uniformën e kapitenit, për të përshëndetur skuadrën dhe ndezur tifozët. Pikërisht njeriut të bardhë, Piennar, Mandela i dorëzoi trofeun në fundin e takimit. Fotoja e shtrëngimit të duarve mes tyre, e krahasuar menjëherë me atë të Jyasser Arafat dhe Isaac Rabin në vitin 1993, bëri xhiron e botës. “Fituan jo vetëm për 62 mijë tifozët e stadiumit, por për 63 milionë banorët e vendit tonë”, tha Pienaar. Për të interpretuar kapitenin Eastwood ka zgjedhur Matt Demon. “Shkova në Afrikën e Jugut një muaj para fillimit të filmit për të njohur personazhin tim”, tregon Damon. “Më ka treguar histori të bukura, si për shembull atë për mëngjesin e finales, kur ai dhe shokët e skuadrës për tu çlodhur kishin bërë një shëtitje jashtë hotelit dhe katër fëmijë me ngjyrë që shisnin gazeta i kishin njohur. Në atë moment e kishte kuptuar se ngjarja do të ishte historike, përtej një ndeshjeje të thjeshtë. Për të mos folur pastaj kur ai dhe shokët nisën të këndonin himnin kombëtar alternativ, atë të të zinjve”. Plakushi Clint e pranon se më parë nuk merrte vesh fare nga sporti i regbisë: “Gjëja më e vështirë ishte ta bëja kinematografik një sport që nuk njihte rregulla dhe kultura”. Ky është filmi i tij i 30, në 38 vjet punë si regjisor. Por në kohët e fundit Eastwood i ka përshpejtuar ritmet. Ka nxjerrë 5 filma në 3 vitet e fundit. Si aktor ai u largua zyrtarisht pas “Gran Torino”, një film që i kushtoi pak, por që çuditërisht u bë suksesi më i madh komercial i karrierës së tij: 142 milionë dollarë vetëm në Amerikë. “Sinqerisht fitimet janë gjëja e fundit që më shqetësojnë. Zakonisht më mjafton të bëj paratë e mjaftueshme për të xhiruar një tjetër film. Por kësaj here shpresoj që dhe për Mandelën të jetë një sukses botëror”. Ndërkaq, Eastwood i ka projektuar edhe idetë mbi të ardhmen: pas dy muajsh do të fillojë në Francë “Hereafter”, një triller ireal, ku sërish Matt Damon do të jetë protagonist dhe Steve Spielberg producent ekzekutiv. Në listën e pritjes është një tjetër film biografik pasi Clint bleu të drejtat e “First: the life of neil A. Armostrong”, historia e njeriut të parë në Hënë. Por çfarë ndodhi më tej me Springboks? Një mëngjes të 2007-s, Mandela që nuk ishte më President, por gjithmonë tifoz, regjistroi një videomesazh: “Gjithë skuadrës: kujtoni atë ditë të lumtur të vitit 1995, kur të gjithë ne fituam botërorin e regbisë. Por gjëja më e rëndësishme ishte se bëmë të famshëm dhe fituam veten tonë, bashkuam një komb. Shpresoj që të keni aftësinë, forcën dhe vendosmërinë për të fituar sërish. Jemi një komb fitues. Kemi kaluar shumë pengesa për të mbërritur këtu ku jemi. Ju takon juve që jeni pjesë e kombëtares të përfaqësoni këtë shpirt. Luani fort, por ndershmërisht dhe risilleni kupën në shtëpi. Forca, Springboks, forca!”. Ishte data 20 tetor. Atë ditë afrikanojugorët mundën në Paris, Anglinë me rezultatin 13-5, duke fituar sërish titullin botëror. Përralla vazhdon.(Shqip)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25274. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25274