Cka me duhet...!

ana karenina

Primus registratum
Cka me duhet...!

Ajo cka me duhet
eshte te clirohem nga kjo bote e akullt
vulosur nen denimin e te qenurit vetem,
ngujosur,
rrethuar nga gjymturet e mia
qarkuar rreth vetes
ne mungese vendi...
Ajo cka me duhet
eshte te vidhem nga statusi
i te qenurit kavje
brenda ketij kavanozi-bote
nga ku gjithcka
e shoh,
e degjoj,
e kuptoj,
dhe me vete e flas
e veten degjoj
nen nje britme te mbytur!
Ajo cka me duhet
eshte te shtriq krahe e kembe
pertej pamundesive,
rrugicave qorre,
tundimeve,
kundershtive...
pertej perseritjes torturuese
te diteve,
neteve,
mendimeve...
jashte ketyre xhamave te akullt
qe me kufizojne deshirat
dhe me imponojne vetmi!
Ajo cka me duhet
eshte pak qetesi
dhe shprese
qe te mund te flas hapur,
e te dashuroj pa frike!
Nje shenje e vogel
te kuptoj se jetoj,
dhe pak me shume ajer,
pak me shume drite!
Ajo cka me duhet...
Ajo qe se kam...!
 

Guest
Re: Cka me duhet...!

ajo c'ka me duhet,....
eshte te marr fryme perjashta kesaj te akullte bote
vulosur nen ekzekutimin e te vetmuares qenie
ngujuar,
perqafuar prej gjymtyreve te mia
qarkuar rreth vetvetes
(ne mungese hapesire...)

Ajo cka me nevojitet
eshte te vidhem nga statusi
i termit "kavje!"
perbrenda ketij kavanozi-bote
nga ku gjithcka
e improvizoj,
e pergjoj,
e prangos,
dhe me emrin tim flas
dhe ... ekon degjoj,
(nen nje te mekur ulerim?!)

Ajo c'ka me duhet
eshte te shpalos krahe e kembe
pertej pamundesive,
te verberave rrugica,
tundimeve handikapate,
mutanteve kundershtive...
pertej perseritjes torturuese
te dite-neteve mendime,
jashte ketyre xhamave te akullt
... me kufizojne deshirat
dhe ...
me imponojne vetmi!

Ajo c'ka perligj
eshte nje mikrogrimce qetesie
dhe ... shprese,
... te mund te shprehem hapur,
apo ... te dashuroj pa frike!
Nje shenjeze e vockel
te logjikoj se,... ekzistoj,
dhe ... pakez me teper ajer,
pak me shume drite!

Ajo c'ka me duhet...
Ajo ... nuk e kam!...


te gjithe te drejtat e autorit, ... i takojne Anna Karenines. URIME ...
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Cka me duhet...!

Thnx ID-o, inisjative interesante :thumbsup:
Po te nis pm per verejtjet qe ti kesh parasysh kur te me redaktosh te tjerat. :wave:
 

Guest
Re: Cka me duhet...!

ajo ... me nevojitet tani eshte nje vetmi e korruptuar thelle.
nje vete-izolim, ku ... te mos depertojne cierrjet e cmendura te celularit, apo ..., pse jo edhe ..., censurimet e Kordeles, me bishtalecat e saj te nevrikosur sahere veren postimin tim me te ri.
ajo ... c'ka me duhet eshte vetvetja e pashqetesuar prej relikeve te ishe-ve.
nje vete-internim, mbi fushat e opiumit-mendim, ku te shpalos perimetrin e zhubravitur te trupit tim mbi nje hapesire te pahekurosur mendimesh.
nje qiell -
nje yll rrenes, ne shuarje e siper, duke bashke-biseduar, me mermerima te arta, me abstrakten deshiren time me te fundit:
"Ajo ... je Ti!!!"
 
Top