Re: cili nga ju esht me gangsteri ose gangsterja
Ja dhe historia....
Moira rridhte nga familja e njohur shqiptare Matarangasi, e cila nga shume historian dhe publicist te kohes konsiderohet si familja e pare qe ka sjelle modelin e mafias ne SHBA.
Nevee ishte mbesa e Dutch Schulz, mikut te ngushte te Lucky Luciano.
Hapat e para te tyre ne boten e krimit zene fill kur te dyja ishin ne klase te peste ne 8-vjecare. Ishte dite e Premte dhe Nevee me Moiren kishin ne orar 3 oret e para: pune me dru, pune me metal dhe fiskulture, te cilat i benin me te njejtin mesues.
Ate dite mesuesi mungoi ne shkolle, sepse i kish ndodh nje vdekje ne familje.
Te merzituara nga ky fakt per te heq mendjen Moira, Nevee dhe shoqja e tyre e bankes nje zezake me floket tip Jimy Hendriks nga Bronks me emrin Maluka’ Ster, vendosen te luanin me litar. Radhen per te tundur litarin e kish Moira me Neveen, ndersa per te kercyer Maluka’
Hyri ne mes Maluka qe ne oren 8:05’ e deri kur doli pushimi i gjate ne 10:15’, nuk diti te ngelte. Moira me Neveen te terbuara nga stermundimi fizik qe hoqen ne kurriz, vendosen te hakmerreshin ne menyren me ekstreme ndaj zezakes se shkrete.
E genjyen vajzen e vogel gjasme me motivin se do i rregullonin floket deri sa e cuan ne banjon e shkolles dhe e varen tek poci i halese.
Fal njohjeve te familjeve te tyre, kjo ngjarje u mbyll pa shume buje, por nderkohe jeta e ketyre dy vajzave kish marre nje rrjedh tjeter.
Aktiviteti i tyre nuk kishte si t’i shpetonte dot nje syri te sterholle si ai i Don Francos. Duke qene se kishin njohje te hershme me familjen e Nevee, per shkak se ishte mbes e Dutch Scultz, Don Franco vendos t’i jap nje rol te rendesishem ne bizneset e familjes.
Ato duhet te mbulonin mbikqyrjen e night clubs, prone e familjes Genovese, si dhe trafikun e mishit te bardhe qe e kishte zanafillen kryesisht ne Rusi dhe pergjithesisht shtetet e Balltikut.
Aty filloi dhe epoka e ndritur e ‘Bella Mafia’, te cilat fituan reputacion dhe pushtet te madh ne gjithe shtetin e New York si dhe respektin dhe mirenjohjen e anetareve te familjes.
Por si i thone nje fjale te urte “cdo e mire e ka nje te keqe brenda, sikunder dhe cdo e keqe e ka nje te mire”, prandaj lavdia e tyre nuk mund te zgjaste pergjithmone.
Keshtu duke qene ne kontakt me shume fenomene negative, krejt rastesisht Moira ra pre e droges. Dhe historia ishte shume banale: Moira vuante nga gastriti dhe per t’i bere derman stomakut shpesh pinte sode buke, “ilacin me te mire” qe i kish treguar gjyshe Selfixheja ne fshat. Nje dite krizat e stomakut e zune kur ishte ne Club dhe i kerkoj banakierit nje gote uje dhe pak sode buke. Banakieri ishte maroken dhe nuk e kuptoi mire se cfare kerkonte ne te vertete Moira dhe kjo e fundit filloj t’ia shpjegonte me fjale te thjeshta “eshte pluhur i bardhe” “pihet per te lehtesuar dhimbjet” etj etj. Aha une kuptova- thote marokeni dhe i jep nje doze koka Moires, e cila me mendjen e fjetur se ishte sode e kthen menjehere ne goje dhe fill pas saj e kalon poshte me uje.
Ne moment i dolen syte si piponga nga efekti qe i dha koka. S’kishte perendi ta ndalonte me pas. Diku ne nje tavoline sheh dhe John Gottin nga familja Gambino. Me ate kish nje inat te vjeter se John kur ishin ne kolegj duke ecur korridoreve te fakultetit i kish fut duart. Mos kish nderhyre Nevee ne ate kohe, John s’do ishte i gjalle sot e kesaj dite. Megjithate Moira u betua qe nje dite do hakmerrej dhe ky ishte rasti ideal per te permbushur premtimin e bere.
Nxjerr Magniumin e saj dhe godet ne drejtim te Gottit. Vetem fati qe doli nje kamarier perpara i ka shpetuar jeten ketij te fundit. Ne rremuje e siper John mundi te shpetoi dhe qe prej asaj dite filloi nje lufte e pergjakshme midis Gambinove dhe Genovese family. Bilanci ishte teper trondites me shume te vrare nga te dyja familjet.
Te lodhura nga kjo lufte si dhe nga mosfalja e ketij gabimi nga ana e anetareve te tjere te familjes bella mafia vendos te terhiqet nga aktiviteti mafioz.
Nevee vendos te blej nje keshtjelle te bukur ne qytetin e “Burgut te Saliut” ne Austri e Vjenes 2 – 1 Sturm Grazz. Rezultati i pjeses se pare 0-1 ( Satana hajde te marresh leket se ke fituar ne Eurolloto)
Keshtjella e Neveet
Tani ka vendos te realizoj endrren e saj feminore te lindur dhe ushqyer nga filmi i animuar “Eldorado”. Ajo mendon te behet nje eksplourese e thellesive te tokes.
Moira duke pas precedent ne shume shtete te Europes dhe ne USA, vendos te kthehet ne vendin e stergjysherve te saj ne Shqiperi, si vendi me i sigurte per t’u fshehur.
Ajo per mos rene ne sy ble nje kasolle te Bregu i Lumit dhe gjithe diten luan me Play Station e cila i ka rene ne patatinat Cheetos qe bleu tek dyqani i Ukes prej Tropoje.
Loja e saj e preferuar eshte Final Fantasy X2, versioni 3 D i jetes se saj.
Kur ikin dritat dhe s’luan dot me Play Station ben triko leshi, sepse ka lidh nje kontrate me firmen e njohur austriake Saphi TM
Gjithe pasurine prej 70 mil dollare e ka mbyll ne nje Banke te Zvicres ne 2 emra te rreme te Maksude Kadenes dhe Shemsie Kadrise.
Ja dhe kasollja e Moiras
Oroscio po ti nje prej Gambinove je, sepse degjova diku me siper MLK “il consiliere” qe permendi John Gottin.? Je ti bossi i ri i kesaj familje?
Nese ti nuk nderhyn ne bizneset e familjes Genovese as ne nuk kemi ndermend t’iu ngacmojme juve. Pres nenshkrimin e nje pakti prej jush…..