cili eshte perkufizimi i sociologjise juridike

fuad

Primus registratum
Për here te pare fjalën sociologji juridike e ka përdorur GUMPLLOVIQI ne veprën e tij “Bazat e Sociologjisë” ne vitin 1855. Paraqitja e sociologjisë juridike është rezultat i asaj qe shkencat juridike nganjëherë përkufizohen me te drejtën dogmatike mirëpo për ti ikur kësaj hulumtimin e fakteve duhet ta bej sociologjia juridike

Këtu kemi tri nivele për studimin e se drejtës :
a. Te drejtën mund ta studiojnë vetëm juristet ;
b. Te drejtën mund ta studiojnë juristet por duke i shfrytëzuare edhe metodat tjera si p.sh. metodat sociologjike ;
c. Te drejtën mund te studiojnë edhe shkencat tjera.
Sociologjia Juridike – është pjese e sociologjisë e cila studion te drejtën ne realitetin shoqërore duke filluar nga gjerat qe shihen e te cilat manifestohen ne mënyre efikase.
 
Landi78

Forumium maestatis

shume ke thene, madje dhe bukur, por nuk i je pergjigjur pyetjes fare:)
 
Hektor12

Locus omnem
1. Rëndësia e të mësuarit të Sociologjisë Juridike Meqenëse shoqërianjerëzore është një tersi komplekse dhe meqë funksionimi i saj është ivështirë për shkak të natyrës së ndryshme të fenomeneve shoqërore tëcilat përbëjnë strukturën shoqërore, atëherë të studiuarit e shoqërisë njerëzore me qëllim të njohjes së saj është i domosdoshëm dhe ipaevitueshëm. Ketë studim në mënyrë efikase e bën Sociologjia e cila kapër qëllim te vetin të studiuarit e shoqërisë dhe tërë spektrin e saj.

2. Lënda dhe problemet në Sociologjinë Juridike Çështje PraktikeSociologjia Juridike është disiplinë më e re se sociologjia e Përgjithshmedhe si e tillë është lëmi e veçante sociologjike ku edhe sot e kësaj dite kapërpjekje serioze në përcaktimin e objektit të studimit të saj dhe kjodisipline ballafaqohet me kundërshtime të forta në dy drejtime nga juristët të cilët e nënvlerësojnë Soc. Juridike duke e futur në kuadër tëshkencave juridike dhe Sociologët të cilët me vështirësi bëjnë ndarjen nemes te Soc. Juridike nga Soc. e Përgjithshme. Themeluesit e soc. Juridike janë të mbledhur rreth nocionit të kontrollit shoqëror me cka nënkuptojmë raportin apo adoptimin e normës juridike me realitetin shoqëror dhe specifikat e vendit. Moris Orina i cili ka thënë se pak sociologji ndahet nga e drejta por shumica e tyre shkojnë kah drejtësia. Burimet e padrejtësisë: janë sistemet totalitare, tiranike te cilat normën juridike e konstruktojnë dhe e realizojnë jashtë standardeve normale. Këto sisteme jetën juridike nuk e nxjerrin nga realiteti por nga logjika e tyre.

3. Tendencat në drejtësi dhe raporti i tyre ndaj sociologjisë Analistet juridik pikëpamjet e tyre i shprehin ne dy kuptime: ngushte dhe gjere.Pikëpamjet e tyre juridike janë identifikuar me rregullat e parimet te cilat ikane aplikuar ne gjykata me rastin e marrjes se vendimeve te tyre. Tendenca e shkollës analitike ishte qe gjykatat ti konsideroj organe teshtetit dhe si te tilla me aktivitetin e tyre ti nënshtrohen te drejtës seshkruar. Normativizmi logjik mbështetët ne idealizmin e Kantit për tëmbrojtur mundësin e ekzistencës se çfarëdo sociologjie juridik qe nuk është asgjë tjetër veç një lulëzim i pozitivizmit juridik“ i kombinuar meracionalizmin dogmatik.

4. Tendenca ne sociologji dhe raporti i tyre ndaj te drejtës- Pozitivizmisociologjik te cilin e ka futur Ogyst Konti është shprehur ne disa formashpeshherë kundër insipirimve te themeluesve te sociologjisë. Për Kontinsociologjia ka kuptim te dyfishtë. Ne një ane është shkence pozitive mbifaktet shoqërore ne anën tjetër ajo është shkence e përgjithshme,shkencë mbi shkencat, një lloj filozofie primare e cila e ka zëvendësuarmetafiziken e dikurshme.

5. Raporti i sociologjisë Juridike me soc. e përgjithshme kane pika te përbashkëta por edhe dalluese. Pikat e përbashkëta janë se te dyja studiojnë shoqërinë dhe fenomenet shoqërore. Soc. e përgjithshmestudion institucionet, gjenezën dhe funksionimin e tyre, sociologjia juridike studion gjenezën e te drejtës ne jetën shoqërore
 
Hektor12

Locus omnem
6. Përkufizimi i Soc. Juridike, Soc Juridike është pjesë e Soc. TëPërgjithshme ose disiplinë e saj e cila studion të drejtën në realitetinshoqëror, duke filluar nga gjërat që shihen e të cilat manifestohen në shoqeri dhe detajet me te specifikuara individuale te padukshme ne pamje te pare ...
 
Top