Cili eshte ndryshimi mes Kompjuterit dhe Fese ne jeten shoqerore?

astronaut

Primus registratum
Cili eshte ndryshimi mes Kompjuterit dhe Fese ne jeten shoqerore?

Viti 2004.
Fillon nje bote e re, sapo kemi hyre ne mileniumin e ri.
Mbas dy mije vjetesh lufte per evolim dhe lufte fetare, sot njeriu ka nxjerre do te thoja nje problem tjeter te padukshem dhe te pakuptueshem per momentin por qe nuk dihet sa do te kushtoje ne te ardhmen.
Ky eshte interneti dhe kompjuteri, nje shpikje njerezore dhe ne gjuhen fetare do te thote "shpikje e djallit".

Me miliona njerez ne bote shfaqen skeptike per nje te ardhme te sinqerte te kesaj shpikjeje ne mileniumin e ri aq sa shfaqen edhe optimiste per lehtesimin e shume shume puneve qe dikur beheshin ne menyre mekanike ne variante te ndryshme.

Por cfare ndryshimi verehet ne jeten shoqerore me "lindjen" e kesaj shpikjeje elektronike?

Deri me tani une kam vene re keto fenomene(po permend ato negativet)
E para eshte se njerezit nuk mund te jetojne pa nje kompjuter.
Qendrimi para kompjuterit te hap gjithnje variante te reja si dhe pa kuptuar te terhqe gjithnje ne brendesi te saj.
E dyta eshte se vihet re neglizhenca per tu marre me pune te tjera shume te rendesishme
E treta vihet re shkeputja nga realiteti i perditshem
E katerta eshte se njerezit po fillojne te kryejne ritualet e perditshme ne menyre autamatike
E pesta eshte se njerezit po humbasin ndjenjat njerezore dhe po marrin trajten e nje njeriu formal.

Ka dhe shkaqe te tjera por une dua te hap kete diskutim sociologjik ne menyre qe te arrijme te kuptojme anet e mire dhe te keqija te PC-se ne jeten shoqerore

Ju si mendoni?
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Cili eshte ndryshimi mes Kompjuterit dhe Fese ne jeten shoqerore?

Ne fakt ndryshimi eshte i thjeshte... ne web (koncept qe ka te beje direkt me PC dhe boten e emancipimit) mund te gjesh miliona faqe qe flasin per fene, Zotin apo Gogolin nderkohe qe ne teologjine fetare nuk ke asnje presje qe flet per kompiuterin, perkundrazi sic thua ti me lart cdo gje te krijuar nga njeriu emertohet si krijese e djallit...
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Cili eshte ndryshimi mes Kompjuterit dhe Fese ne jeten shoqerore?

mesa vura re menyra e hapjes se temes ka te beje goxha me fenomenin kompjuter dhe shume pak me ate fetar. gjithsesi....

te dy fenomenet jane modelusit kryesor te shoqerise, jane pika referimi fikse, pa te cilat nuk do ishim ata qe jemi tani. se kush eshte me me rendesi nga kjo ane nuk di ta them.

por do thoja diçka duke u bazuar me ate qe ka shkruar hapesi i temes. kompjuteri, ashtu siç do makine, eshte jeta jone tashme, pa te cilin gjithçka do ishte shumfish me e veshtire per tu realizur, por jo e pamundur. qe jemi pc dipendent jemi e as qe e luan topi. po ka njerez qe jane pc-dipendent per pune, dhe ktu dipendenza merr ngjyrim pozitiv. nuk eshte tragjike per mendimin tim. eshte menyra moderne e jeteses e tille. mjafton qe raporti njeri-njeri te jete me i forte se njeri-makine.

ndoshta tek forca e raportit mes njeriut dhe fenomenit (pc ose fè) qe qendron ndryshimi thelbesor, tek infulenca qe ky raport ka mbi pozicjonimin e individit ne shoqeri.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Cili eshte ndryshimi mes Kompjuterit dhe Fese ne jeten shoqerore?

Ne fakt kur dikush fillon dhe me flet per PC, teknologjine e kohes moderne dhe te se kaluares arrij ta kuptoj shume mire nderkohe qe kur ndonjeri me flet per Zotin, fene, une nuk e konceptoj fare logjiken se per cfare ai po flet, pra arrij definitivisht ne perfundimin tim se feja eshte produkt artificial.
 
Top