Eléonoré
Valoris scriptorum
Komplimenti me i madh qe kam marre deri tani ka qene nga nje hollandez me te cilin punova nga viti 1993-1996. Sic i thone edhe shprehjes : « Cfare ka barku nxjerr bardhaku», ne nje moment feblese shkaktuar nga gotat e rakise, ofruar me bujari nga nje fermer shqiptar i cili kishte ftuar gjithe kolektivin tone te punes te ndante «buke, kripe e zemer» ne shtepine e tij, me thote se edhe vete nuk ishte ne gjendje te kuptonte pse ndihej aq xheloz te me shihte te ulur prane meshkujve te tjere, nese ai mashkull nuk ishte ai vete. Me pelqeu komplimenti vecse ai nuk duhej te kishte nje pretendim te tille. Ai nuk me perkiste dhe nuk i perkisja. «You can not make a claim to claim someone if you have no ownership title». E megjithate ky eshte komplimenti me i madh qe kam marre ne jeten time.