Cili është BASHA ? (për ata që e kanë harruar)
Në shtator të vitit 2005,ministri i ri Basha, i posaemëruar nga Kryeministri Berisha
ekspozon pasurinë e tij në faqen e internetit të Ministrisë së Ndërtimit, të Transportit dhe të Telekomunikacionit (http://www.mpp.gov.al/), në përputhje me Ligjin që parashikonte transparencën e politikanëve :
« shtëpi banimi ne Utrecht Holande me vlerë 510 mije gulden (231.000 euro), blerë ne dhjetor 2001 ; apartament ne Tirane me vlere 205 mije dollare, i blerë në prill 2003 ; apartament ne Durres me vlere 33 mije Euro blerë në prill 2005 ; 1/4 e nje apartamenti vlere blerje prej 62 mije dollare ; 1/3 e një apartamenti familjar te privatizuar ne 1993 me vlere 17 500 leke ; 1/4 pronarë ne prona te rikthyera ne 2004 me siperfaqe prej 22.100 metra katrore ne Tepelene ; autoveturë – vlera 72.000 euro, blerë në janar 2004 ; asete finaciare ne forme depozitash bankare prej 52 mije dollare dhe 81 mije Euro dhe aksionesh prej 18 mije dollare ; sende personale me vlerë prej 34.500 euro ».
Pamja e kësaj pasurie e cila e tejkalon milionin e evrove, pasi i interesuari insiston në faktin se vlerat e ekspozuara të tundshme dhe të patundshme të çiftit përfaqsojnë veçse 60% të të ardhurave të tij (dhe të bashkëshortes) gjatë një periudhe 7 vjeçare, shtyn të përgëzohet Dr Berisha për zgjedhjen aq të zgjuar për të mobiluar qeverinë e tij me vlera kaq të sigurta dhe të shëndosha, shembulli vetë i sipërmarrësit energjik.
Sidoqoftë, pyetjet vijnë vetvetiu vetëm duke parë CV e ministrit të ri, të lindur në vitin 1974, në Tiranë. I diplomuar në drejtësi nga Universiteti i Utrehtit, në Holandë në vitin 1999, ai farkëtoi armët në gjirin e administratës OKBjane në Kosovë – i emëruar në Departamentin e Drejtësisë dhe gjetkë – përpara se të integronte atë fort të zgjedhurin Komitet të Orientimit të Politikave, KOP-in e famshëm të Berishës në janar të vitit 2005. Ishte po KOP-i që e shtyu në rradhët e para të lëvizjes demokratike : antar i Këshillit Kombëtar të PD në prill 2005, antar i Presidencës në maj 2005, deputet në korrik 2005 dhe përfundimisht ministër në shtator 2005. Pa dyshuar as edhe një sekondë lidhur me sinqeritetin e tij për të deklaruar pasurinë, as edhe lidhur me atë bujarinë e jashtëzakonshme me të cilën administrata OKBjane paguan bashkëpuntorët e saj në Kosovë – dhe në mënyrë të veçantë ata me origjinë shqiptare, mbetet gjithmonë e vështirë të justifikohet shuma « kolosale » e fituar në këtë mënyrë brenda vetëm 7 vjetësh.
I interesuari sjell vetvetiu disa sqarime shtesë duke thënë se i pëlqen së tepërmi që të luajë në bursë dhe që arrin të fitojë shuma të mëdha – bile edhe atëhere kur si pasojë e çarjes së « flluckës informatike », pjesa dërrmuese e aksionerëve braktisin bursën si djalli temjanin. Duhet thënë gjithashtu se ai është specialist i vërtetë në investimin e atyre 60% të të ardhurave të fituara aq shpejt – diçka më tepër se 130.000 euro çdo vit, i mirë apo i keq qoftë - në të patundshme dhe të tjera të tundshme. Pjesa tjetër e detajeve vjen nga ana e gjuhëve të liga – më mirë të themi nga gazetat e opozitës – të cilat, duke gërmuar të kaluarën e ministrit të ri pasanik kanë vënë re se : primo, prindërit e tij janë krejtësisht të panjohur, bile edhe në lagjen e tyre – dhe si pasojë, asnjë shans që të ketë trashëguar ndonjë pasuri nga ana e tyre ; secundo, që prindërit e të shoqes kanë punuar si administratorë financiarë në gjirin e të famshmes VEFA. Të tjera burime fort pak armiqësore kësaj here, shtojnë me thjeshtësi se ai është mik i ngushtë me vajzën e Berishës, e cila ka punuar gjithashtu në Kosovë nën urdhrat e juristit të shquar përgjatë disa kohësh.
I vetmi moral i kësaj fabule, e cila sipas të gjitha gjasave rrezikon të mos ketë asnjë grimë të tillë, është se pas tërheqjes së ujrave të turbullta të korrupsionit socialist, pushteti i ri demokratik shqiptar ja besoi lërimin e terrenit me lym pjellor të ekonomisë së vet ekspertëve në biznesi të kalibrit të ministrit të dikurshëm të Ndërtimit, të Transportit dhe të Telekomunikacionit. Të shpresojmë që ai do të arrijë të lulëzojë arën publike, bash me të njejtin zell sikundër edhe kopshtin e tij privat !