Cilat janë dobitë shëndetësore të lëngut të frutave!?

BeRaTsi_MiZeRje

Aktivist i AlbForumi
99060cfa9f65a723caa99a39068e610c.jpg



Se frutat janë të domosdoshme për trupin tonë këtë, patjetër se e dini. Por shumica prej nesh shpesh preferojmë të konsumojmë lëngjet në vend të frutave të plota.
Nëse jeni në këtë grup, ju këshillojmë të konsumoni lëngjet e frutave të freskëta të cilat mund t'i përgatisni në shtëpi. Ato janë më shumë të ushqyeshme dhe kanë një varg përfitimesh shëndetësore. Gazeta Shqip na i sjell disa prej tyre.

1. Lëngu i mollës
Lëngu i mollës është i pasur me vitamina B dhe C. Ai është i pasur edhe me minerale si kalciumi, fosfori, magnezi dhe kaliumi. Lëngu i mollës ndihmon për trajtimin e simptomave të artritit dhe qetëson dhe pastron sistemin e tretjes. Lëngu i mollës është i shëndetshëm edhe për trajtimin e konstipacionit dhe diarresë.

38f50a4dfcea07061667bd45e3786052.jpg


2. Lëngu i kajsisë
Lëngu i kajsisë përmban shumë vitamina si B, C dhe vitamina K, substanca që ngadalësojnë procesin e plakjes. Kjo pije është e mirë edhe për forcimin e kockave, ndërsa flokëve dhe lëkurës i jep vitalitet. Është i dobishëm për trajtimin e anemisë dhe të problemeve që vijnë nga menopauza.

e64bb68a8a5010c98080ba6815705249.jpg


3. Lëngu i manaferrës
Ky lëng përmban sasi të mëdha të vitaminës C dhe E, dy antioksidantë që ndihmojnë në luftimin e radikaleve të lira. Ai përmban edhe molekulat që luftojnë qelizat dhe indet e trupit që janë të lidhur me sëmundje të tilla si kanceri dhe ato të zemrës. Kjo pije është efektive në kontrollin e diabetit, pastron gjakun dhe shpesh përdoret për trajtimin e dhembjeve të fytit dhe diarresë.

b76b22363d72ebcccabc495ffdb31686.jpg


4. Lëngu i rrushit
Rrushi është i njohur për përmbajtje të vitaminave dhe mineraleve, duke përfshirë kalciumin, bakrin, jodin, fosforin, hekurin dhe kaliumin. Lëngu i rrushit ndihmon në rastet e kapsllëkut, për sëmundjet e zemrës, artritit, tuberkulozit, problemet e mëlçisë, hemorroideve dhe alergjive të ndryshme.

d6d1076f3d5b82d28432f51dc7716ff6.jpg


5. Lëngu i limonit
Lëngu i limonit përmban një sasi të madhe të vitaminave B dhe A. Ai pastron enët e gjakut dhe pjesë të tjera të brendshme të trupit. Limoni eliminon toksinat dhe ndihmon në pastrimin e lëkurës. Ndër të tjera, parandalon ftohjen dhe kuron artritin.

aa6c8683e2670a1a0ac8ef37d5b12e75.jpg


6. Lëngu i portokallit
Lëngu i portokallit përmban vitamina B dhe C, po ashtu dhe një sasi të madhe mineralesh si magnez, fosfor, kalcium dhe kalium. Lëngu i portokallit ndihmon sistemin e brendshëm të trupit. Lëngu i portokallit ndihmon në qetësimin e sistemit nervor, duke luftuar ankthin dhe pagjumësinë.

f53c28e702ad2897412d43ccfffb6aa0.jpg
 
Top