Cilat janë 4 ushqimet të cilat të mbajnë më të rinjë!?

BeRaTsi_MiZeRje

Aktivist i AlbForumi
f84c81bfc1515e89322ab02a9be5ecb2.jpg



Dëshironi të ruani dukjen dhe formën rinore? Mjeku.Net ju sjell katër ushqimet të cilat duhet t’i përfshini në dietën tuaj që nga dita e sotme. Ata përmirësojnë shikimin, jetën seksuale dhe mbajnë nën kontroll tensionin e gjakut.
Peshku

cffcb6a0af942175faa580bb7b5a96dc.jpg


Peshku është i pasur me acide yndyrore omega 3 të cilat janë të mira për zemër, ulin kolesterolin dhe lehtësojnë problemet reumatike. Por peshku është i mirë edhe për shëndetin e syve. Mishi i peshkut është i pasur me niacinë për të cilin studimet kanë treguar se ul dukshëm rrezikun e shfaqjes së degjenerimit makular, që shfaqet me kalimin e viteve.

Shalqiri
e63300a32ce30ff8ff3af5468d89ab67.jpg


Studiuesit amerikanë kanë zbuluar disa lëndë ushqyese të cilat janë në përbërjen e shalqirit, përfshirë citrulinën, të cilat në organizëm shndërrohen në argininë, e cila është një mjet i shkëlqyeshëm për libido. Arginina rrit monoksidin e azotit që çliron enët e gjakut. Të njëjtin efekt e jep edhe Viagra. Andaj, sipas mjekëve, shalqiri është një stimulues seksual natyral dhe një ilaç i shkëlqyeshëm kundër çrregullimeve erektile.

Banania
33b325db29bde30979ad2e5d514d94cc.jpg


Rreziku për të zhvilluar tension të lartë të gjakut rritet me kalimin e viteve. Ekspertët këshillojnë konsumimin e ushqimit të pasur me kalium për të luftuar këtë shqetësim shëndetësor. Në mesin e ushqimeve më të pasura me këtë mineral janë edhe bananet.

Frutat e thata
b0c1ba9589b2e3aa817dccfe63f12990.jpg


Studime britanike kanë treguar se konsumimi i frutave mund t’u ndihmojë të bini në peshë dhe të ruani ndjenjën e ngopjes. Personat e studiuar të cilët në dietën e tyre kanë përfshirë edhe fruta të thata, kanë humbur më shumë kilogramë dhe centimetra rreth belit krahasuar me ata të cilët nuk kanë konsumuar këto fruta. Përveç kësaj, frutat e thata janë edhe një burim i mirë i fibrave të cilat rregullojnë tretjen.

743654cfbd35b9a173be717e80a98de7.jpg
 
Top