Cila vjen e para DITA apo NATA..

joetisti_

Locus omnem
e kam vrare edhe une mendjen... Por, me tha dikush: "te kam thene disa here, mos e vri mendjen, vri veten" :p [lexuar diku]
Lind nje pyetje: kujt i shtrohet pyetja? Nese njeriut... varet se kur u krijua. Po te jete per mua personalisht, kam lindur duke u gdhire. Pra..., nate ishte, erdhi dita... Nata, e para.
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Cfare eshte ndergjegjja e paster dhe e paforme? Mjafton te imagjinosh nje njeri i cili ka lindur i paralizuar, i verber, i shurdhert. A eshte e mundur per ate njeri te imagjinoje formen e tij. Ai nuk e ka idene.
Ndergjegja e paster para se te manifestohet materialisht ka nevoje per shoqeri. Asnje gje nuk lind nese nuk ka perplasje. Qofte ne mendim qofte ne trup. Nese nje ndergjegjje e tille e vetmuar ndjen perafersi, pas nje kohe te paimagjunueshme ne VID (boshesi) me dicka te ngjashme me te, ajo e cila nuk ka organe shqisore por vetem sensin e gjashte (qe eshte i parelinduri dhe i humbur me kalimin e kohes ....ose me mire i ndare ne pese shqisa) kerkon te takohet. Kerkon kontakt. Shperthimi material i universit ka ardhur nga kjo deshire dhe nga ky kontakt. Nqs une e imagjinoj veten si nje top mendimi dhe dua te afrohem me dike, me mendjen time une do te bej lindjen e imagjinates se ecjes. Nese dua te takoj ose perqafoj dike atehere kjo domosdoshmerisht do te shkepuse nga ky top mendimi ato pjese qe e shquajne nga kembet e keshtu me rradhe. PERPLASJE! BOOM! Gjithcka eshte DITE.

Nevoja per lindjen e NATES erdhi si rezultat i mosrezistences se gjallesave te para ndaj kesaj DITE ose drite te forte. Sistemi nervor nuk mund te perballoje korentin qe kalon ne te. Lindi nevoja per gjume, dobia e pare e se ciles eshte riperteritja e sitemit nervor dhe trupit.

Sa kohe mund te rezistoje nje njeri pa fjetur?

Dhe kush jane mundesite qe gjallesa e pare ka patur formen e njeriut?

EL
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Nata nuk vjen. Ajo gjithmone eshte.
Dita vjen e shkon.
Njihet edhe e interpretuar si : « Nata nuk ekziston. Ajo qe quhet nate eshte mungesa e drites»

Drita eshte gjithmone. Ajo thjesht vendos te fiket.

I bet, dikujt qe mban nje simbol te caktuar te Lindjes, duhet t'i jete mbushur mendja se eshte Dite. Sa qesharake!


EL
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Kur pergatis dreken e djalit te cilen ai e merr me vete ne shkolle (rrallhere e lejoj te haje ne mence) BLT-in ose sandwich-in e tij para se t'a vendos ne kutine perkatese e pres me dysh, ne forme trekendeshi ose ne forme drejtkendeshi, here-here me katersh, here-here e le te pandare. Ne nje dite te tille me lindi mendimi i formes se trurit te njeriut. Tek e shihja sandwich-in te ndare me dysh si puna e dy aneve te trurit majte-djathte, thashe me vete po sikur t'a le te pandare fare cfare do te ndodh? Eshte njesoj sikur mos te ekzistonte kordinata majtas-djathtas apo dite-nate.
Nese truri nuk njeh ndarje te tille atehere nuk ka mur ndares midis ndergjegjes dhe nen-ndergjegjes.

Do te ishte njesoj sikur vetem DITA te ekzistonte. Per ate pune nuk do te kisha problemin me te vogel te thoja sikur vetem NATA ekzistonte.


Fakti qe shpeshhere kur ngrihem ne mengjes, pergjigjet te cilat nuk i kisha nje dite me pare qartesohen dhe marrin forme, me siguron qe nje pjese e trurit tim rri zgjuar naten dhe organizon, kategorizon dhe gjen te gjithe ingredientet qe gjenden ne trurin tim per te gatuar ate lloj pergjigje (gjelle) qe eshte shume e thjeshte dhe e qarte.

Ky proces funksion ndryshe tek nje person i cili ka njohuri te tjera. Sa me i komplikuar njeriu dhe njohuria e tij aq edhe me e komplikuar pergjigja. Sa me amalgame njohuria e tij aq me amalgame edhe pergjigja ose zgjidhja.

Kur nje pjese e trurit punon tjetra fle dhe e kunderta. Qe, si rrjedhoje, kur une ngrihem me teper e lodhur nga gjumi se sa e clodhur, aty, ne ate moment, e kuptoj qe kur ngrihem ketu fle diku tjeter dhe kur fle ketu ngrihem diku tjeter qe perfundimisht do te thote «QE UNE NUK FLE GJUME»

EL
 

Aimilius

Forumium maestatis
Njihet edhe e interpretuar si : « Nata nuk ekziston. Ajo qe quhet nate eshte mungesa e drites»

Drita eshte gjithmone. Ajo thjesht vendos te fiket.

I bet, dikujt qe mban nje simbol te caktuar te Lindjes, duhet t'i jete mbushur mendja se eshte Dite. Sa qesharake!


EL
Sipas meje, nata ekziston, eshte normalja/ordinerja. Drita eshte duhet te krijohet qe te ekzistoje,
dhe eshte ekstraordinerja.
Nata eshte pa mund, ajo thjesht eshte. drita ka shume pune pasi duhet te krijohet.
Sa tonelata gaz digjen perdite ne diell qe te krijohet drita, e cila do 8 minuta me shpejtesi drite te arrije tek ne.

Dhe kjo gje nuk eshte vetem fenomen natyror, eshte dhe ne human.
Nata eshte norma, njerezit jane 85-95% pesimiste, negative, mizerabel, pa qejf, dembele, te plogesht, mosmirenjohes
Dita eshte supernormale, jane pjesa optimiste, pozitive, plot qejf, punetore, plot energji, mirenjohes

ne praktike - elekriciteti
qe te mund te ndezesh llamben disa minuta, sa litra uje, jane derdhur, ta here eshte rrotulluar turbina, ne sa tela ka kaluar energjia, ka kilometra ka pershkruar, sa elektriciste merren me mirembajtjen...
askush si mendon keto, merren te mireqena

ne praktike - dija
te gjithe lindim ne erresire jemi praktikisht ne terr
dija qe te na ndricoje do mund, pune pa pushim, dhe prape ka shume raste te mos jete drite cilesore
por nga ajo qe te verbon dhe te qorron syte.
padija eshte nate, eshte e lehte, pa mund, nuk kerkon asgje nga ty.

ne praktike - mireqenia
varferia eshte norma, rri mos bej asgje & ske per te patur asgje, eshte e lehte, nuk kerkon gje nga ty. eshte nata.
mireqenia eshte shume here me e mire se varferia por do pune dhe vetem pune, nuk do qe te jesh parazit.
do sakrifica, lodhje dhe djerse. eshte dita

ne shoqeri Konkludim
ka vende qe jane per se mbari se jetojne njerez optimiste qe kane dijen, qe punojne, qe kane elekticitet dhe kane drita.
ka vende mysybet se jetojne njerez pesimiste qe nuk kane dijen, nuk punojne nuk kane eletricitet dhe skane drita
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Me pelqen sensitiviteti yt Aimilius. You have chosen a side and you are loyal to it. That is what I want to see!
Perfect!

Jam gati pa problemin me te vogel t'i kundervihem ketyre pikave te shprehura shume bukur prej teje. Njekohesisht te justifikoje dhe te jap arsyet e duhura per ekzistencen e asaj qe ti quan nate.

Ti je pikerisht ajo qe duhet te jete. Mungesa e njohurise se plote. Nese vime nga nje e ardhme atehere qellimi i ardhjes tone ketu eshte qe te mos «e dime kete te ardhme». Qe ndryshon katerciperisht edhe rezultatin final te vleresimit te nje individi.

Sa per diellin ti nuk e di nese eshte planet apo jo. Le te them se jo kushdo mund te jete aty. Nje shtrese e zjarrte qe e rrethon e mbron nga vizitoret e padeshirueshem.


EL
 

Aimilius

Forumium maestatis
Me pelqen sensitiviteti yt Aimilius. You have chosen a side and you are loyal to it. That is what I want to see!
Perfect!

Jam gati pa problemin me te vogel t'i kundervihem ketyre pikave te shprehura shume bukur prej teje. Njekohesisht te justifikoje dhe te jap arsyet e duhura per ekzistencen e asaj qe ti quan nate.

Ti je pikerisht ajo qe duhet te jete. Mungesa e njohurise se plote. Nese vime nga nje e ardhme atehere qellimi i ardhjes tone ketu eshte qe te mos «e dime kete te ardhme». Qe ndryshon katerciperisht edhe rezultatin final te vleresimit te nje individi.

Sa per diellin ti nuk e di nese eshte planet apo jo. Le te them se jo kushdo mund te jete aty. Nje shtrese e zjarrte qe e rrethon e mbron nga vizitoret e padeshirueshem.


EL
paralysis by analysis
 
Top