Re: Cila eshte Feja e Ibrahim "Pejgamerit"
KOMENT
DR. IBRAHIM RUGOVA: PREJ IDOLI POLITIK, DREJT NJERIUT TË URRYER FETARISHT..!?
Rimëkëmbja, 27/01/2004
Shkruan: Rexhep Elezaj
Asnjë shtet në botë nuk është ndërtuar mbi lutjet dhe simpatitë fetare ose nga mëshira e Zotit që t’ia pranojë dëshirën ndonjë populli për ta bërë shtetin e tij. Pra, as në rastin e Kosovës e cila gjendet në fazën e ndërtimit të shtetit dhe pavarësisë së saj, një model i tillë nuk mund të jetë politikë reale, sado që lutjet për realizimin e një dëshire të tillë të shqiptarëve mund të vijnë edhe nga kreu më i lartë i Kishës katolike në botë. Futja e një metode të tillë, gjegjësisht involvimi i elementit fetar (katolik) për arritjen e pavarësisë dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës, në aspektin politik është absurd i llojit më banal mbi të cilën praktikë nuk mund të qëndrojë asnjë bashkësi e organizuar brenda kufijve të caktuar, e që ndryshe quhet shtet. Pra, edhe në rastin e Kosovës(,) kur është fjala për pranimin ndërkombëtarisht të pavarësisë së! saj nuk mund të bëhët fjalë për kur(r)farë privilegjesh të çfarëdo natyre qofshin, sepse bazat dhe parimet mbi të cilat ngritet ose mbi të cilat njihet ndërkombëtarisht shteti i një populli, janë rregulla universale juridike dhe diplomatike dhe nga këto principe nuk ka pse të përjashtohet Kosova, por as kur është fjala për përmbushjen e “standardeve”, siç po quhen tani kushtet të cilat duhet t’i plotësojë ajo para se të njihet ndërkombëtarisht si shtet i pavarur.
Meqë kjo nuk është tema e këtij shkrimi, e bëmë këtë hyrje të shkurtër për ta shtruar një çështje tjetër mjaftë diskutabile, por edhe të ndjeshme politikisht e kombëtarisht, siç është qëndrimi dhe sjellja e qartë prokatolike e kreut të LDK-së kundrejt rolit të faktorit fetar katolik(,) të cilin po e imponojnë në procesin e pavarësisë së Kosovës. Është kjo padyshim një dukuri e rrallë në politikën kombëtarë të faktorit politikë shqiptarë, e cila që nga hyrja e Dr. Rugovës në politikë ka rënë në sy shumë qartë se afrimi dhe simpatia ndaj faktorit fetar katolik zënë një vend kyç në filosofinë politike të kësaj partie, sidomos bashkëpunimi me krerët e Kishës katolike, gjegjësisht afrimi ndaj Vatikanit dhe Papa Gjon Palit të Dytë (sllav përnga prejardhja e tij etnike). Këtë anim ai e ka dëshmuar qysh me vendosjen e fotografisë së tij me Papën e Shën! jët në muret e zyrave në shtepinë e tij në Velani, e që në qarqet intelektuale të Prishtinës ka shkaktuar polemika dhe komente prej më të ndryshmeve(,) të cilat vazhdojnë edhe sot.
Dhe kjo, jo pa të drejtë, sepse që nga viti 1990 e deri më sot ka dëshmuar në praktikë se filosofinë politike, përveç mbi parime kombëtare, e kishte mbeshtetur në masë të madhe mbi simpatinë e faktorit fetar katolik në Europë ndaj Kosovës, ekskluzivisht në oborrin kishtar të Vatikanit. Kur jemi tek kjo çëshjtje e themi se nuk jemi kundër rolit ose ndihmesës që mund ta ketë ushtruar në të mirë të çështjes së Kosovës kreu më i lartë i Kishës katolike ose edhe vetë Papa Gj. Pali, mbase ndoshta edhe do ta ketë bërë ndonjë lutje për pavarësinë e Kosovës (siç pretendon Dr. Rugova), e që nuk do të ishte fare ndonjë gjë kontestuese për natyrën dhe misionin fetar që ka, por mbështetja e plotë e një filosofie politike, ose e politikës kombëtare të liderit politik të shqiptarëve të Kosovës, siç është realizimi i pava! rësisë së Kosovës, gati në mënyrë ekskluzive mbi simpatinë ose lutjet që mund t’i bëjë Selia e Shenjët për të mirën e një populli, nuk është dhe as nuk mund të jetë mënyra, por as parimi themelor mbi të cilat do duhej të mbeshtetej arritja dhe realizimi i pavarësisë së Kosovës.
Sepse, sukseset në planin politik, diplomatik dhe juridik për ndërtimin e shtetit të Kosovës(,) nuk mund të qëndrojnë politikisht, por as nuk mund të jenë në varshmëri aq të madhe nga qëndrimi „politik“ i faktorit fetar katolik në botë sa vazhdon të mendojë Dr. Rugova. Sepse, sado që të jetë miradashës dhe i madh roli i kreut më të lartë fetar katolik në botë, nuk është dhe as nuk mund të jet(ë) faktori me ndikim të drejtpërdrjtë pranë qendrave të vendosjeve ndërkombëtare që t’i detyrojë ato që eventualisht ta ndërrojnë mendimin ose qëndrimet e tyre në favor të kërkesave të dy milion shqiptarëve të Kosovës për pavarësi. Kjo për shkakun sepse po të shtroheshin proceset politike në botë vetëm mbi baza fetare, atëherë ! principet dhe rregullat e të drejtës ndërkombëtare si dhe angazhimet diplomatike në nivel të OKB-së për pranimin e shteteve të reja në botë, do të ngelnin sekundare dhe pa ndonjë peshë.
Në rastet kur faktori fetar ka qenë promotori kryesor në ndërtimin e shtetit, atëherë ato shoqëri që kanë vepruar dhe që janë ndërtuar mbi këto baza(,) kanë pësuar fijasko politike, e që shumë vështirë e kanë bërë më vonë riparimin e gabimeve të tilla, siç ishte rasti i Izraelit, Irlandës Veriore, etj, meqë sado që të jetë e drejtë dhe e arsyeshme doktrina fetare(,) mbi të cilën mund të ndërtohet shteti, vetë fakti se natyra e elementit fetar përjashton faktorin politik(,) është i destinuar që si i tillë të dështojë. Prandaj, kur elementi fetar ngatërrohet me politikën dhe anasjelltas, ose më mirë me thënë kur feja merrë rolin e politikës në ndërtimin e shtetit dhe përcaktimin e fateve të një kombi, s’ka dyshim se bëhët fjalë për koncept shumë të gabuar politik, siç e ka treguar këtë më së miri rasti i involvimit të kishës ortodokse serbe në politikën nacionale të popullit serb, që nga mesjeta dhe deri para pakë viteve, kur turpërisht para gjithë botës u detyrua të tërhiqet nga projekti për krijimin e Serbisë së Madhe.
Është kështu, sepse vetë roli dhe natyra e fesë janë gjithëherë në disharmoni me parimet e politikës mbi të cilat funksionoin dhe ngritet shteti si njësi juridike, kulturore dhe politike. Këtu nuk kemi kohë dhe as vend që kësaj teme t’i kushtojmë analizë më të gjërë, por ajo që është më se e sigurtë, është fakti i pamohuar se qëkur ka ardhur në krye të LDK-së Dr. Rugova me 1990(,) ndër shtyllat kryesore të politikës së tij ishte futja në lojë e opsionit; se si ta fitojë sa më shumë mbështetjen dhe simpatinë sa më të madhe të kreut katolik në Vatikan, e me këtë edhe gjithë simpatinë e botës së krishterë perëndimore, që shikuar parimisht nuk ishte hap i gabuar politik, posikur të mos i kishte bërë disa veprime individuale të tepruara pro fesë katolike, sidomos gjatë viteve të pas luftës në Kosovë, duke dhënë di! sa iniciativa të cilat shkonin drejtpërdrejtë në ndërrimin e imazhit fetar të Kosovës, pra forcimin e faktorit fetarë katolikë, gjegjësisht që shkonin në dobësimin dhe eliminimin arbitrarisht të imazhit fetarë islamë të Kosovës, siç ishte prerja e shiritit për ngritjen e memorialit të paqës për Nënë Terezën duke i ndarë afër 40 hektarë tokë në periferi të Prishtinës, ngritja e bustit të Nënë Terezës në qendër të Prishtinës, disa herë takimi i tij me Atin e Shënjët, përfshirë edhe audiencën e fundit para disa javësh, pjesëmarrja e tij në Romë me rastin e shënjtërimit të N. Terezës, dalja me iniciativën për ndërtimin e katedralës katolike në qendër të Prishtinës shumë afër kompleksit univerzitar, ndezja e bredhit të Krishtlinjeve me 24 dhjetor 2003 si kryetar shteti në qëndër të Prishtinës, etj, etj, që të gjitha japin të kuptohet qartë se është dhënë për së tepërmi pas faktorit fetar katolik (e ndoshta edhe shpirtërisht), për të cilën dukuri kohëve të fundit po spekulohet me të ! madhe se ai veç është konvertuar në Fenë katolike.
E gjithë kjo që tham(ë) më sipër, po të mos ishte kryetar i Kosovës, sigurisht se do të mbetej thjeshtë si një çështje e tij personale, mbase edhe e parëndësishme. Thënjet e tipit se Dr. Rugova me mbeshtetjen e tij mbi faktorin politik dhe fetar katolik(,) nuk bën tjetër veçëse një diplomaci të mençur për Kosovën, ngase pa e fituar shqiptarët simpatinë e kreut katolik në botë(,) nuk mund t’i realizojnë ëndrrat e tyre për pavarësinë e Kosovës, ose në stilin se shqiptarët duhet ta veshin petkun e katolicizmit, d.m.th. se duhet ta ndërrojnë fenë islame dhe të konvertohen në fenë katolike, si kusht për të hyrë në Europë, sepse si muslimanë nuk i dëshiron bota perëndimore, si dhe pretekste të ngjajshme, s’janë tjetër veçëse broçkulla politike të cilat nuk mund të merren fare seriozisht, ngase të qenurit e shqiptarëve si komb me mbi 80 përqind të përkatësisë fetare islame(,) nuk ka qenë dhe as nuk është pengesë që të hyjnë në familjen e popujve evrop! ianë.
Për këtë që themi mund të sjellim me dhjetra argumente(,) të cilat dëshmojnë të kundërtën e asaj që trillojnë disa kuaziintelektualë shqiptarë, të cilët të ngarkuar me islamofobinë e tyre të egër( /pf/images/graemlins/wink.gif nuk bëjnë tjetër veçëse propagandë bajate, dhe ate, jemi të sigurtë, jo me qëllim për ta çuar kombin shqiptar drejtë familjes evropiane, por thjeshtë këtë e bëjnë në rolin e misionarëve katolikë. Pra, të bërit politikë kombëtare duke e futur në përdorim faktorin fetar, të mbeshteturit e filosofisë politike dhe shtetrore në ndërtimin e shtetit(,) ashtu siç ka vepruar dhe vazhdon të veprojë Dr. Rugova, në njërën, duke e injoruar keq rolin e faktorit politik islam shqiptar, në anën tjetër, pra duke mos ekuilibruar si duhet midis faktorit kryesorë fetarë në Kosovë, atij islam (80%) dhe atij katolik (7%), gjegjësisht duke favorizuar Katolicizmin dhe duke minimizuar Islamizmin, është padyshim gabimi i rëndë politik i cili pashmangshëm se do të ketë reperkusione të dëmshme në ruajtjen dhe kultivimi! n e mëtjem të tolerancës fetare ndër shqiptarët e Kosovës. Gjëja më e dëmshme në politikë është kur iluzionet shndërrohen në koncepte sjelljesh dhe veprimesh të pakoordinuara mirë politikisht, sikur të ishte fjala për procese të kryera politike, ose për ndonjë mision profetësh të imagjinuar.
Ndaj, kur është fjala për filosofinë e Dr. Rugovës të përzirjes së elementit fetar në politikë(,) nuk mund të mos e themi mendimin tonë haptazi(,) se ky ekskluzivizëm mund të jet shumë i dëmshëm për harmoninë fetare në Kosovë, sidomos parimi; se sa më shumë afër botës katolike, aq më e pranueshme do të jetë pavarësia e Kosovës, duke harruar faktin se politika dhe diplomacia evropiane, sado që të jetë e frymëzuar nga mësimet fetare kristiane, ajo nuk është mbeshtetur asnjëherë në formë të prerë vetëm mbi doktrinën fetare të ndërtimit të shtetve nacionale, qoftë kjo as për një minutë, ngase ishte e qartë për popujt evropianë se feja dhe shteti nuk mund të koekzistojnë, ndaj edhe e bënë ndarjen e tyre me kohë, si kusht themelor për hapa të suksesshëm në planin e ndërtimit të shoqërive thjesht mbi baza juridike dhe rregullave demokratike, që për thelb! të krijimit dhe funksionimit të tyre u kishin vënë shkencën e jo ideologjitë, doktrinat ose lutjet fetare, sepse ishin të sigurtë se këto dy koncepte (ai fetar dhe shkencor) nuk përkojnë njëri me tjetrin kur është fjala për shtetin dhe normat që përcaktojnë mënyrën dhe rregullat e ekzistimit të tij në mënyrë të organizuar shoqëroro-juridike.
Mjerisht, vërejmë se në kreun politik shqiptar në Kosovë ka shumë mungesa, mospërfillje dhe mosrespektim të ndjenjave ndaj përcaktmit fetar të shumicës së popullatës me përkatësi fetare islame, dhe një dukuri e tillë të bën të konkludosh pahamendje se vertetë kemi të bëjmë me standarde të dyfishta politike ndaj të njejtit popull që ua ka dhënë votat (vështirë se do t’ua japin në të ardhmën), sjellje që bien ndesh dhe janë në kundërshtim të plotë me deklarimet verbale për ndërtimin e shtetit demokratik dhe juridik, ku të gjithë njerëzit padallim dhe në mënyrë të lirë mund t’i shprehin bindjet e tyre fetare dhe politike ashtu siç dëshirojnë ata vetë pa pengesa dhe imponime. Ngase të ushqesh simpati ndaj njërit religjion dhe ndaj tjetrit të mbash qëndrim mohues-nënçmues, është hipokrizi politike(,) e cila në thelb çon në përçarje dhe prishë harmon! inë fetare brenda popullit shqiptar, i njohur në botë për këto vlera civilizuese.