Cila eshte Feja e Ibrahim "Pejgamerit"

amar

Primus registratum
Re: Cila eshte Feja e Ibrahim "Pejgamerit"

ne takimin e fundit rugova(mos ia permendi emrin e Ibrahimit a.s. se nuk e meriton rugova kete emer)me millosheviqin ne beograd ,rugova i premtoj atij se do ta vazhdoje politiken e milloshit ndaj kosovareve dhe i premtoj gjithashtu se do te konvertohet ne fene e tij sepse vetem keshtu evropa do ta perkrahje ne qellimet i e tija sllavokomuniste ne kosove,edhe ashtu ndodhi .
ooo kosovara hapni syte dhe mos zgjidhni KAURRA DHE SHKIJE PER PRESIDENTA.
 

Lony_GL

Primus registratum
Re: Cila eshte Feja e Ibrahim "Pejgamerit"

o gjergji rugova nuk duhet tavej foton me papen ne presidencen e ti kur dihet se populli ti eshte me perqidje mbi 90% me fene muslimane . ndoshta ky po e nderon papen por po e perdhunon mas pari vehten dhe popullin e ti ....e ti po dihesh nga emri pse po e perkrah rugoven por po te them se ajo eshte gabim se fe e shqiptarit eshte shqiptaria e jo katolizmi .por sic e thane me lart edhe shume bashkebiseduas per rugoven as nuk ia vlen te flasim se edhe nje figure e deshtuar politike qe sipas mendimit tim me kalimin e kohes do ti humbet edhe emri dhe nuk do te ndim per te asgje
 

jim_albanian_morrison

Primus registratum
Re: Cila eshte Feja e Ibrahim "Pejgamerit"

te cnderosh fene do te thote te cnderosh nje popull i cili ka luftuar per fe e atdhe dhe kjo eshte e rende kolopuci rugove.por ta dish rugova qe feja ska nevoj per njerez si ty.turp vellezer turp.
 

Ahmed

Primus registratum
Re: Cila eshte Feja e Ibrahim "Pejgamerit"

Dr. Rugova, Tomi dhe Jerry
Paraqitja e pare e kryetarit te Kosoves ne Kuvend e le Kosoven qe te lutet per Papen

Nga Veton Surroi

1.

Ambasadori Hollbruk flet, shpjegon e argumenton, perkthyesi i ritransmeton, vazhdon treni i fjaleve here shqip, here anglisht. Eshte vera e vitit 1998, ambasadori Hollbruk eshte i lodhur nga rendja per ne Beograd e Prishtine, dhe posacerisht ne Prishtine- gjerat nuk shkojne drejt negociatave, por drejt luftes se metejshme. Ne Beograd pergatitet ofensiva kunder UCK-se, Hollbruk perpiqet te krijoje se paku nje mundesi per negociata, dhe per kete nevojitet nje grup kosovar, i cili do te perfshinte politikanet ne Prishtine dhe UCK-ne. Ndersa vazhdon te shpjegoje tere kete kontekst te ngjarjeve, ambasadoret Hollbruk dhe Hill hetojne se bashkebiseduesi i tyre nuk eshte shume i perqendruar ne fjale. Ka ne duar telekomanden e receptorit televiziv satelitor, dhe po i nderron kanalet e huaja televizive. I nevrikosur, Hollbruk i thote dr.Rugoves qe ta lere televizorin rehat dhe te degjoje se c'ka per t'i thene.

Te nesermen, edhe nje takim i ambasadoreve amerikane me prijesin e shqiptareve te Kosoves. Kete here, dr.Rugova kishte fikur televizorin dhe priste se cka do t'i thoshin te derguarit e Presidentit Klinton. Serish te njejtat fjale, dhe serish pergjigje te papercaktuara te dr.Rugoves. Ne duart e ambasadorit Hollbruk arrin nje pusull nga kolegu i tij: "A e di se cfare deri tani? Ne receptorin dixhital shkruan: Cartoon Network!"

2.

Anegdoda e vertete me ambasadoret amerikane nuk me kishte befasuar. Ne vitet nentedhjete shpesh e kam pershkruar jopublikisht sjelljen e dr.Rugoves si autizem politik. Autizmi eshte nje crregullim nervor, i cili ndikon te femijet edhe kur te rriten e i cili ndikon ne tri rrafshe kyce te zhvillimit: komunikimin, interaktivitetin social dhe lojen imagjinative e kreative.

Ne te dy rrafshet e para, do te mund te aplikohej te dr.Rugova politikisht diagnoza e autizmit. Gjate te gjithe ketyre viteve te aktivitetit te tij publik, ka pasur problem edhe me komunikim e edhe me interaktivitet. Komunikimi i preferuar eshte ose heshtja ose perseritja e fjalive te pafilluara e te paperfunduara, duke mos pritur pergjigje. E interaktiviteti eshte me se shpeshti, mbyllja ne shtepi.

Dhe, kjo dukuri u perserit dje. Pas gati nje vit insistimi te opinionit publik, Presidenti i Kosoves u paraqit ne Kuvend per te permbushur detyrimin e vet kushtetues, raportimin mbi gjendjen e pergjithshme ne vend. Komunikimi i tij me Kuvendin filloi pak minuta pas ores 10 te mengjesit, perfundoi nje minute para ores 10:20, dhe pas dy minutash pranie ne kembe ne sallen e Kuvendit u largua.

Deputetet e zgjedhur te Kuvendit, dhe njeheresh zgjedhesit e dr.Rugoves per kryetar te Kosoves, paten rast qe ta degjojne plote 14 minuta per pak me pak se dy vjet.

3.

Per 14 minuta dr.Rugova lexoi ato qe u thote zakonisht diplomateve te huaj. Permbledhazi, punet po shkojne mire ne Kosove, vete Rugova eshte duke u perkujdesur qe t'u jape ide institucioneve demokratike, te cilat edhe ashtu po ndertohen mire, kemi pak telashe me energji elektrike, na nevojitet nje njohje formale e pavaresise; "pershendetje per Presidentin Bush, Kryeministrin Bler, Presidentin Shirak, Kancelarin Schreder dhe Kryeministrin Berluskoni qe vazhdimisht e perkrahin Kosoven". Natyrisht, "pershendetje te vecante i bejme Atit te Shenjte Papa Gjon Pali II, qe gjithmone lutet per Kosoven".

Vizioni i ketille eshte me afer perceptimit autist se sa analizes politike. Ne jete te perditshme, Kosova eshte e bllokuar ne varferine e saj, mungon nje dinamike e ndertimit, si ne ekonomi, ashtu edhe ne politike; ne cdo hap dhe per cdo dite del nje telash i interpretimit mbi ate se kush duhet te vendose, UNMIK-u apo institucionet kosovare; Parlamenti i Kosoves ka miratuar aq ligje per dy vjet sa qe me kete ritem nuk do t'i mjaftonin as 100 vitet e ardhshme per te permbyllur kuadrin e nevojshem ligjor; po te hapeshin sot dyert e Evropes per kosovaret, pakkush prej nesh do te vazhdonte te jetonte ketu.

Nese vizioni per ardhmerine e Kosoves eshte ky i dr.Rugoves, atehere mbetet vetem shpresa qe se paku nje fjali e fjalimit te dr.Rugoves te jete e vertete, ajo se Papa Gjon Pali II gjithmone lutet per Kosoven. Zaten, me dje Kosova ka mbetur vetem ne lutje.

4.

Dr.Rugova megjithate nuk e permbush kriterin e trete per diagnozen e autizmit, ate te mungeses se lojes imagjinative e kreative.

Ndonese ne Kornizen Kushtetuese te Kosoves shkruhet se ai duhet t'i raportoje Kuvendit, Presidenti i Kosoves e vetshpalli paraqitjen e tij si "Fjalimi vjetor i Presidentit" dhe tha se ai ka vendosur qe ky Fjalim vjetor do te mbahet tradicionalisht te enjten e parafundit te cdo janari. Me kete, loja e tij imagjinative dhe kreative bashkedyzoi nevojen pragmatike qe mos t'i raportoje gje Kuvendit (por vetem te mbaje Fjalimin) me nevojen e tij per te shfrytezuar simboliken amerikane. Presidenti i Kosoves, tani e tutje, thote Rugova, do te mbaje "State of the Union Address", sic e bejne Presidentet amerikane, tradicionalisht ne janar. Dhe mundesisht ky yni te niset nga Shtepia kosovare e Bardhe, ndertimin e se ciles e paralajmeroi dje Rugova ne Kuvend, pa e dhene deri me tani as te vetmin shpjegim prej nga jane mjetet per nje gje te tille.

Ne 10 e 21 minuta, dr.Rugova ia ktheu shpinen Kuvendit qe e ka zgjedhur dhe ma merr mendja qe se paku ne zemer ka buzeqeshur. T'i besh kete loje, Kuvendi i Kosoves duhet te kete qene me zbavites se Tomi dhe Jerry ne "Cartoon Network". Dhe me instruktive per analize, nga simptomat e autizmit tashme jane ne Kuvendin e Kosoves
 

Ahmed

Primus registratum
Re: Cila eshte Feja e Ibrahim "Pejgamerit"

NO KOMENT

Z. REXHEP ELEZAJ ME RESPEKT

Rugova nuk po e sheh mirë rrugën

Ju drejtohem ju z. Elezaj në lidhje me komentin tuaj për Ibrahim (Abraham) Rugovën: Prej idolit politik drejt njeriut të urryer fetarisht ?!

Në këtë koment shoh qartë preokupimin tuaj si atdhetar, në lidhje me figurën e z. Rugova, shoh një indinjatë të thellë për veprimet dhe lëvizjet e tij diplomatike prej politikani, për çështjen e pavarësisë së Kosovës, jo në rrugën që duhet ndjekur prej tij por në një kahje krejtësisht të gabuar, në atë të konvertimit të popullit shqiptar të Kosovës nga feja Islame në atë katolike, që është një absurditet dhe krejtësisht e pamundur.

Prandaj edhe misioni i rrekishëm i z. Ibrahim Rugova që në fullim është i dështuar siç e vërtetoni edhe ju me argumentet në komentin tuaj. Mbyllja e artikullit tuaj është një sinjal për z. Rugova (si individ e politikan i njohur) që çdo njeri është i ilirë të zgjedhë fenë që ai dëshiron dhe pozicionin politik që i pëlqen. Z. Rugova nuk i shkon për shtat të mendojë, të shprehet apo të flasë për konvertim të fesë katolike në emër të një populli, në emër të atij populli heroik në Kosovë, që sot i thotë vetes shqiptar vetëm e vetëm se është i fesë muslimane, se përndryshe ai popull do të ishte shkrirë si kripa në ujë dhe sot do të ishte sllavizuar, e vetes shqiptar nuk do t’i thoshte kurrë.

Shyqyr Zotit dhe fesë muslimane populli i Kosovës i rezistoi represionit serb, i rezistoi masakrave më rrënqethëse e më vampireske, gjakderdhjes, gjatë gjithë shekullit me radhë, duke ia vrarë patriotët, nacionalistët, liridashësit, të gjithë ata që donin Kosovën të lirë të pavarur. Më në fund populli i Kosovës, me ndihmën e SHBA, Anglisë, Turqisë e disa shteteve të tjera të Europës, mbijetoi dhe sot jeton i lirë në trojet e veta etnike.

Unë, z. Elezaj, si qytetar i Kosovës, i drejtohem z. Rugova: Rruga në të cilën ai kërkon të shkojë është e errët dhe pa krye, prandaj z. Rugova e këshilloj të bëjë një vizitë mjekësore te një okulist specialist, për të ndërruar numrin e syzave se me këto syze që ka nuk po e sheh rrugën mirë për të cilën luftoi populli martir i Kosovës. Gjithashtum edhe një specialist neurolog duhet t’i bëjë një ndërhyrje kirurgjikale intensive në tru, për t’i hequr atë tumor të keq djallëzor, në mënyrë që ai të kthehet në emrin e tij të vërtetë “Ibrahim”.
Me nderime

Tefik Kabashi
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: Cila eshte Feja e Ibrahim "Pejgamerit"

KOMENT

DR. IBRAHIM RUGOVA: PREJ IDOLI POLITIK, DREJT NJERIUT TË URRYER FETARISHT..!?
Rimëkëmbja, 27/01/2004

Shkruan: Rexhep Elezaj
Asnjë shtet në botë nuk është ndërtuar mbi lutjet dhe simpatitë fetare ose nga mëshira e Zotit që t’ia pranojë dëshirën ndonjë populli për ta bërë shtetin e tij. Pra, as në rastin e Kosovës e cila gjendet në fazën e ndërtimit të shtetit dhe pavarësisë së saj, një model i tillë nuk mund të jetë politikë reale, sado që lutjet për realizimin e një dëshire të tillë të shqiptarëve mund të vijnë edhe nga kreu më i lartë i Kishës katolike në botë. Futja e një metode të tillë, gjegjësisht involvimi i elementit fetar (katolik) për arritjen e pavarësisë dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës, në aspektin politik është absurd i llojit më banal mbi të cilën praktikë nuk mund të qëndrojë asnjë bashkësi e organizuar brenda kufijve të caktuar, e që ndryshe quhet shtet. Pra, edhe në rastin e Kosovës(,) kur është fjala për pranimin ndërkombëtarisht të pavarësisë së! saj nuk mund të bëhët fjalë për kur(r)farë privilegjesh të çfarëdo natyre qofshin, sepse bazat dhe parimet mbi të cilat ngritet ose mbi të cilat njihet ndërkombëtarisht shteti i një populli, janë rregulla universale juridike dhe diplomatike dhe nga këto principe nuk ka pse të përjashtohet Kosova, por as kur është fjala për përmbushjen e “standardeve”, siç po quhen tani kushtet të cilat duhet t’i plotësojë ajo para se të njihet ndërkombëtarisht si shtet i pavarur.

Meqë kjo nuk është tema e këtij shkrimi, e bëmë këtë hyrje të shkurtër për ta shtruar një çështje tjetër mjaftë diskutabile, por edhe të ndjeshme politikisht e kombëtarisht, siç është qëndrimi dhe sjellja e qartë prokatolike e kreut të LDK-së kundrejt rolit të faktorit fetar katolik(,) të cilin po e imponojnë në procesin e pavarësisë së Kosovës. Është kjo padyshim një dukuri e rrallë në politikën kombëtarë të faktorit politikë shqiptarë, e cila që nga hyrja e Dr. Rugovës në politikë ka rënë në sy shumë qartë se afrimi dhe simpatia ndaj faktorit fetar katolik zënë një vend kyç në filosofinë politike të kësaj partie, sidomos bashkëpunimi me krerët e Kishës katolike, gjegjësisht afrimi ndaj Vatikanit dhe Papa Gjon Palit të Dytë (sllav përnga prejardhja e tij etnike). Këtë anim ai e ka dëshmuar qysh me vendosjen e fotografisë së tij me Papën e Shën! jët në muret e zyrave në shtepinë e tij në Velani, e që në qarqet intelektuale të Prishtinës ka shkaktuar polemika dhe komente prej më të ndryshmeve(,) të cilat vazhdojnë edhe sot.

Dhe kjo, jo pa të drejtë, sepse që nga viti 1990 e deri më sot ka dëshmuar në praktikë se filosofinë politike, përveç mbi parime kombëtare, e kishte mbeshtetur në masë të madhe mbi simpatinë e faktorit fetar katolik në Europë ndaj Kosovës, ekskluzivisht në oborrin kishtar të Vatikanit. Kur jemi tek kjo çëshjtje e themi se nuk jemi kundër rolit ose ndihmesës që mund ta ketë ushtruar në të mirë të çështjes së Kosovës kreu më i lartë i Kishës katolike ose edhe vetë Papa Gj. Pali, mbase ndoshta edhe do ta ketë bërë ndonjë lutje për pavarësinë e Kosovës (siç pretendon Dr. Rugova), e që nuk do të ishte fare ndonjë gjë kontestuese për natyrën dhe misionin fetar që ka, por mbështetja e plotë e një filosofie politike, ose e politikës kombëtare të liderit politik të shqiptarëve të Kosovës, siç është realizimi i pava! rësisë së Kosovës, gati në mënyrë ekskluzive mbi simpatinë ose lutjet që mund t’i bëjë Selia e Shenjët për të mirën e një populli, nuk është dhe as nuk mund të jetë mënyra, por as parimi themelor mbi të cilat do duhej të mbeshtetej arritja dhe realizimi i pavarësisë së Kosovës.

Sepse, sukseset në planin politik, diplomatik dhe juridik për ndërtimin e shtetit të Kosovës(,) nuk mund të qëndrojnë politikisht, por as nuk mund të jenë në varshmëri aq të madhe nga qëndrimi „politik“ i faktorit fetar katolik në botë sa vazhdon të mendojë Dr. Rugova. Sepse, sado që të jetë miradashës dhe i madh roli i kreut më të lartë fetar katolik në botë, nuk është dhe as nuk mund të jet(ë) faktori me ndikim të drejtpërdrjtë pranë qendrave të vendosjeve ndërkombëtare që t’i detyrojë ato që eventualisht ta ndërrojnë mendimin ose qëndrimet e tyre në favor të kërkesave të dy milion shqiptarëve të Kosovës për pavarësi. Kjo për shkakun sepse po të shtroheshin proceset politike në botë vetëm mbi baza fetare, atëherë ! principet dhe rregullat e të drejtës ndërkombëtare si dhe angazhimet diplomatike në nivel të OKB-së për pranimin e shteteve të reja në botë, do të ngelnin sekundare dhe pa ndonjë peshë.

Në rastet kur faktori fetar ka qenë promotori kryesor në ndërtimin e shtetit, atëherë ato shoqëri që kanë vepruar dhe që janë ndërtuar mbi këto baza(,) kanë pësuar fijasko politike, e që shumë vështirë e kanë bërë më vonë riparimin e gabimeve të tilla, siç ishte rasti i Izraelit, Irlandës Veriore, etj, meqë sado që të jetë e drejtë dhe e arsyeshme doktrina fetare(,) mbi të cilën mund të ndërtohet shteti, vetë fakti se natyra e elementit fetar përjashton faktorin politik(,) është i destinuar që si i tillë të dështojë. Prandaj, kur elementi fetar ngatërrohet me politikën dhe anasjelltas, ose më mirë me thënë kur feja merrë rolin e politikës në ndërtimin e shtetit dhe përcaktimin e fateve të një kombi, s’ka dyshim se bëhët fjalë për koncept shumë të gabuar politik, siç e ka treguar këtë më së miri rasti i involvimit të kishës ortodokse serbe në politikën nacionale të popullit serb, që nga mesjeta dhe deri para pakë viteve, kur turpërisht para gjithë botës u detyrua të tërhiqet nga projekti për krijimin e Serbisë së Madhe.

Është kështu, sepse vetë roli dhe natyra e fesë janë gjithëherë në disharmoni me parimet e politikës mbi të cilat funksionoin dhe ngritet shteti si njësi juridike, kulturore dhe politike. Këtu nuk kemi kohë dhe as vend që kësaj teme t’i kushtojmë analizë më të gjërë, por ajo që është më se e sigurtë, është fakti i pamohuar se qëkur ka ardhur në krye të LDK-së Dr. Rugova me 1990(,) ndër shtyllat kryesore të politikës së tij ishte futja në lojë e opsionit; se si ta fitojë sa më shumë mbështetjen dhe simpatinë sa më të madhe të kreut katolik në Vatikan, e me këtë edhe gjithë simpatinë e botës së krishterë perëndimore, që shikuar parimisht nuk ishte hap i gabuar politik, posikur të mos i kishte bërë disa veprime individuale të tepruara pro fesë katolike, sidomos gjatë viteve të pas luftës në Kosovë, duke dhënë di! sa iniciativa të cilat shkonin drejtpërdrejtë në ndërrimin e imazhit fetar të Kosovës, pra forcimin e faktorit fetarë katolikë, gjegjësisht që shkonin në dobësimin dhe eliminimin arbitrarisht të imazhit fetarë islamë të Kosovës, siç ishte prerja e shiritit për ngritjen e memorialit të paqës për Nënë Terezën duke i ndarë afër 40 hektarë tokë në periferi të Prishtinës, ngritja e bustit të Nënë Terezës në qendër të Prishtinës, disa herë takimi i tij me Atin e Shënjët, përfshirë edhe audiencën e fundit para disa javësh, pjesëmarrja e tij në Romë me rastin e shënjtërimit të N. Terezës, dalja me iniciativën për ndërtimin e katedralës katolike në qendër të Prishtinës shumë afër kompleksit univerzitar, ndezja e bredhit të Krishtlinjeve me 24 dhjetor 2003 si kryetar shteti në qëndër të Prishtinës, etj, etj, që të gjitha japin të kuptohet qartë se është dhënë për së tepërmi pas faktorit fetar katolik (e ndoshta edhe shpirtërisht), për të cilën dukuri kohëve të fundit po spekulohet me të ! madhe se ai veç është konvertuar në Fenë katolike.

E gjithë kjo që tham(ë) më sipër, po të mos ishte kryetar i Kosovës, sigurisht se do të mbetej thjeshtë si një çështje e tij personale, mbase edhe e parëndësishme. Thënjet e tipit se Dr. Rugova me mbeshtetjen e tij mbi faktorin politik dhe fetar katolik(,) nuk bën tjetër veçëse një diplomaci të mençur për Kosovën, ngase pa e fituar shqiptarët simpatinë e kreut katolik në botë(,) nuk mund t’i realizojnë ëndrrat e tyre për pavarësinë e Kosovës, ose në stilin se shqiptarët duhet ta veshin petkun e katolicizmit, d.m.th. se duhet ta ndërrojnë fenë islame dhe të konvertohen në fenë katolike, si kusht për të hyrë në Europë, sepse si muslimanë nuk i dëshiron bota perëndimore, si dhe pretekste të ngjajshme, s’janë tjetër veçëse broçkulla politike të cilat nuk mund të merren fare seriozisht, ngase të qenurit e shqiptarëve si komb me mbi 80 përqind të përkatësisë fetare islame(,) nuk ka qenë dhe as nuk është pengesë që të hyjnë në familjen e popujve evrop! ianë.

Për këtë që themi mund të sjellim me dhjetra argumente(,) të cilat dëshmojnë të kundërtën e asaj që trillojnë disa kuaziintelektualë shqiptarë, të cilët të ngarkuar me islamofobinë e tyre të egër( /pf/images/graemlins/wink.gif nuk bëjnë tjetër veçëse propagandë bajate, dhe ate, jemi të sigurtë, jo me qëllim për ta çuar kombin shqiptar drejtë familjes evropiane, por thjeshtë këtë e bëjnë në rolin e misionarëve katolikë. Pra, të bërit politikë kombëtare duke e futur në përdorim faktorin fetar, të mbeshteturit e filosofisë politike dhe shtetrore në ndërtimin e shtetit(,) ashtu siç ka vepruar dhe vazhdon të veprojë Dr. Rugova, në njërën, duke e injoruar keq rolin e faktorit politik islam shqiptar, në anën tjetër, pra duke mos ekuilibruar si duhet midis faktorit kryesorë fetarë në Kosovë, atij islam (80%) dhe atij katolik (7%), gjegjësisht duke favorizuar Katolicizmin dhe duke minimizuar Islamizmin, është padyshim gabimi i rëndë politik i cili pashmangshëm se do të ketë reperkusione të dëmshme në ruajtjen dhe kultivimi! n e mëtjem të tolerancës fetare ndër shqiptarët e Kosovës. Gjëja më e dëmshme në politikë është kur iluzionet shndërrohen në koncepte sjelljesh dhe veprimesh të pakoordinuara mirë politikisht, sikur të ishte fjala për procese të kryera politike, ose për ndonjë mision profetësh të imagjinuar.

Ndaj, kur është fjala për filosofinë e Dr. Rugovës të përzirjes së elementit fetar në politikë(,) nuk mund të mos e themi mendimin tonë haptazi(,) se ky ekskluzivizëm mund të jet shumë i dëmshëm për harmoninë fetare në Kosovë, sidomos parimi; se sa më shumë afër botës katolike, aq më e pranueshme do të jetë pavarësia e Kosovës, duke harruar faktin se politika dhe diplomacia evropiane, sado që të jetë e frymëzuar nga mësimet fetare kristiane, ajo nuk është mbeshtetur asnjëherë në formë të prerë vetëm mbi doktrinën fetare të ndërtimit të shtetve nacionale, qoftë kjo as për një minutë, ngase ishte e qartë për popujt evropianë se feja dhe shteti nuk mund të koekzistojnë, ndaj edhe e bënë ndarjen e tyre me kohë, si kusht themelor për hapa të suksesshëm në planin e ndërtimit të shoqërive thjesht mbi baza juridike dhe rregullave demokratike, që për thelb! të krijimit dhe funksionimit të tyre u kishin vënë shkencën e jo ideologjitë, doktrinat ose lutjet fetare, sepse ishin të sigurtë se këto dy koncepte (ai fetar dhe shkencor) nuk përkojnë njëri me tjetrin kur është fjala për shtetin dhe normat që përcaktojnë mënyrën dhe rregullat e ekzistimit të tij në mënyrë të organizuar shoqëroro-juridike.

Mjerisht, vërejmë se në kreun politik shqiptar në Kosovë ka shumë mungesa, mospërfillje dhe mosrespektim të ndjenjave ndaj përcaktmit fetar të shumicës së popullatës me përkatësi fetare islame, dhe një dukuri e tillë të bën të konkludosh pahamendje se vertetë kemi të bëjmë me standarde të dyfishta politike ndaj të njejtit popull që ua ka dhënë votat (vështirë se do t’ua japin në të ardhmën), sjellje që bien ndesh dhe janë në kundërshtim të plotë me deklarimet verbale për ndërtimin e shtetit demokratik dhe juridik, ku të gjithë njerëzit padallim dhe në mënyrë të lirë mund t’i shprehin bindjet e tyre fetare dhe politike ashtu siç dëshirojnë ata vetë pa pengesa dhe imponime. Ngase të ushqesh simpati ndaj njërit religjion dhe ndaj tjetrit të mbash qëndrim mohues-nënçmues, është hipokrizi politike(,) e cila në thelb çon në përçarje dhe prishë harmon! inë fetare brenda popullit shqiptar, i njohur në botë për këto vlera civilizuese.
 

eM

Paper Moon
Re: Cila eshte Feja e Ibrahim "Pejgamerit"

Tema eshte nje ofendim ndaj besimeve fetare te shume anetareve. Ne radhe te pare, feja e nje lideri politik nuk ka pse te diskutohet ne kete hapesire, nuk ka asnje lloj ndikime reth Ballkanit.

Tema mbyllet!
 
Top