Cila është më e rëndësishme: talenti apo puna?

Universal

AnonymouS
Dikush ka thënë se; Nese ke talent por nuk punon nuk ke sukses dhe anasjelltas nese punon por nuk ke talent prap nuk ke sukses.
Pyetja është;
- Kush ka më shumë sukses, AI QË KA TALENT E NUK PUNON (punon pak) ose AI QË NUK KA TALENT (ka pak talent) E PUNON SHUMË ???

- E cili është mendimi yt?
 

-Zana-

e...Thjeshte
Eshte me e lehte kur ke Talent dhe punon pak ... e kunderta nga k'to qe punojne shume dhe prape se prape nuk ja thene zanatit/punes..

Por jo qe do perjashtoja Suksesin, ne te dyja rastet.. sepse mund te ja arrish ne te dyja rastet.
 

"Gambler"

Forumium praecox
Kjo pytje varet shum nga perceptimi individual i suksesit...

Shumica e individve ne ditet e sotme, me fjalen sukses nenkupton arritjen e nje synimi apo qellimi te caktuar, dhe ne shumicen e rasteve i referohen aspektit profesional - karrieres apo rroges.

Personalisht kam nje interpretim me te sofistikuar te suksesit - i cili lidhet me vet njeriun, me jeten dhe me qellimin e saj, me lumturin, me balancat dhe nevojat trupore/mendore/shpirterore...

Sidoqoft, nese do ta analizonim situaten vetem ne kto dy prizma qe ke paraqitur ti, ne aspektin profesional, shumica e njohurive/aftesive jan te transferueshme... Ne shumicen e rasteve, nje invidiv i cili punon shum, jo vetem qe mund ta arrij nivelin e nje personi te talentuar, por dhe mund ta tejkaloj ate. Ambicja, vullneti dhe deshira per te arritur dicka, e kombinuar me praktik dhe eksperienc, kan me shum gjasa te rezultojn te suksesshme.
 

joetisti_

Locus omnem
Sigurisht varet se c'pune eshte. Po te jete se transporton arka..., cfare talenti duhet. Po te jete se projekton nje shtepi, s'duhet vese talent dhe po te punosh me teper se c'duhet ben nje gabim qe mund te rezultoje fatal.

Ndonese cdokush ka talent ne ate qe ben, ndryshe ose do t'i shpifej nga ajo qe bente, ose s'do ta bente fare.
 

Universal

AnonymouS
- Ka shume njerez te talentuar ne nje fushe qe nuk punojne ne fushen ku kane talent e pasion, por kane nje profesion tjeter. Dhe shpesh keta njerez e gjejne veten ne dilemen: puna me duhet per te siguruar te ardhura per te jetuar, por nga ana tjeter talenti e praktikimi i ketij talenti me jep nje kenaqesi te vecante, qe nuk ma jep puna qe bej, pavaresisht se talenti nuk me siguron dot te ardhurat qe me siguron puna. Shpesh keta njerez duhet te zgjedhin mes te dyjave. Per mendimin tim, ekziston nje kompromis: dedikoi punes aq kohe sa te duhet te sigurosh jetesen, dhe pjesen tjeter te kohes kushtoja talentit e pasionit qe ke. Ka shume njerez qe bien pas punes qe u siguron te ardhura duke anashkaluar talentin e pasionet e tyre.
 

Mirabel

Locus omnem
Cdo pune qe te kryhet fillimisht do te kete motivim . Nese je i motivuar cdo lloj pune e ben dhe jep rezultate pozitive.
ceshtja e talentit eshte ceshtje fati....qe kur te qellon ..te qellon!
 
Top