Chelsea Vihet Pas Marquinhos
Chelsea ka shfaqur interesim për të blerë mbrojtësin e Paris Saint-Germainit, Marquinhos. Sipas RMC, Jose Mourinho ka shfaqur interesim për të blerë mbrojtësin brazilian të cilin besohet se më herët e ka kërkuar edhe Manchester Unitedi. Presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi, thuhet se i është përgjigjur negativisht interesimit të londinezëve duke u thënë që mos të marrin mundin të bëjnë ofertë, pasi ata nuk janë të interesuar ta shesin 21-vjeçarin. Gjithsesi, Mourinho nuk e ka ndërmend të heqë dorë, pasi Marquinhos është lojtari i vetëm që atij i intereson këtë verë, pas refuzimit të Evertonit për John Stones.

Last edited by a moderator: