Chelsea Vihet Pas Marquinhos

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Chelsea Vihet Pas Marquinhos
Chelsea ka shfaqur interesim për të blerë mbrojtësin e Paris Saint-Germainit, Marquinhos. Sipas RMC, Jose Mourinho ka shfaqur interesim për të blerë mbrojtësin brazilian të cilin besohet se më herët e ka kërkuar edhe Manchester Unitedi. Presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi, thuhet se i është përgjigjur negativisht interesimit të londinezëve duke u thënë që mos të marrin mundin të bëjnë ofertë, pasi ata nuk janë të interesuar ta shesin 21-vjeçarin. Gjithsesi, Mourinho nuk e ka ndërmend të heqë dorë, pasi Marquinhos është lojtari i vetëm që atij i intereson këtë verë, pas refuzimit të Evertonit për John Stones.

8f6c9a544e928e53846d97795167c48e836aff75e7eb536277cd2a049411d0c4_large.jpg
 
Last edited by a moderator:

Al-Punk

Still here
Diku po lexoja qe Chelsea ka plot 26 lojtare te blere qe i ka dhene borxh neper skuadra te tjera neper bote.
Eshte pak si e cuditshme te blesh gjithe ata lojtare, t'i japesh borxh e te kerkosh te tjere...
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Chelsea, gati “çmenduria” për Ronaldon; 140 mln euro
1447343270100170.jpg
Cristiano Ronaldo vihet në shënjestrën e një tjetër skuadre të rëndësishme europiane. Pas Paris SG, në horizont shfaqet në rolin e pretendentes për të blerë kartonin e sulmuesit portugez të Realit të Madridit edhe skuadra e Chelseat.

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja spanjolle “AS”, sipas së cilës, padroni i kampionëve të Anglisë, Roman Abramovic është gati të shpenzojë plot 140 milionë euro për të sjellë në “Stamford Bridge” yllin portugez.

Gjithnjë sipas “AS”, për të siguruar këtë fond të rëndësishëm financiar, manjati rus po mendon të kryejë një revolucion, duke nxjerrë në merkato disa prej talenteve që janë në skuadrën londineze.

Kështu, ka të ngjarë që Chelsea të sakrifikojë futbollistë të tillë si Oscar, Matiç apo Hazard, me këtë të fundit që është vënë në shënjestrën e Parisit dhe Realit të Madridit. Për klubin madrilen, futbollisti belg, së bashku me Marco Reus përbëjnë alternativat më të mira të Ronaldos, si dhe Gareth Bale, në rast se edhe futbollisti uellsian vendos të lërë kryeqytetin spanjoll në fund të sezonit.
 
Top