Re: Cfare surprizash keni per SanValentinon?
Valentini, shpëtimtari i dashurive
--------------------------------------------------------------------------------
Cilat janë dëshmitë historike dhe çfarë tregojnë legjendat për Shenjtin, që i dha emrin ditës
<span style="font-weight: bold">Valentini, shpëtimtari i dashurive</span>
Kush ishte Shën Valentitni dhe si u lidh ai me ritin e vjetër? Sot kisha katolike njeh të paktën tre shenjtë të ndryshëm me emrin Valentin dhe që të tre janë martirizuar. Një prej legjendave tregon se Valentini ishte një prift që shërbeu në shekullin e tretë në Romë. Kur perandori Klaudius mendoi që burrat e pamartuar ishin ushtarë më të mirë se sa të martuarit, vendosi ta ndalonte martesën për trupat e ushtrisë së tij. Valentini e theu këtë urdhër dhe vazhdoi të organizonte martesa në fshehtësi për të rinjtë e dashuruar. Kur ky veprim i tij u zbulua, Klaudius urdhëroi që ta dënonin me vdekje. Histori të tjera tregojnë se Valentini është vrarë, pasi kishte ndihmuar kristianët të largoheshin nga burgu, ku ata shpesh torturoheshin dhe vriteshin. Sipas një legjende tjetër, Valentini e dërgoi urimin e tij të parë për veten e vet. Në kohën që ishte i burgosur, mendohet që Valentini ra në dashuri me një vajzë, e cila ishte gardiane në burgun ku ai qëndronte. Përpara se të vdiste, besohet se ai shkroi një letër të firmosur: “Nga Valentini yt”, një shprehje e cila është ende në përdorim edhe sot. Ndonëse e vërteta në lidhje me historinë e Valentinit është e mjegullt, të gjitha ngjarjet e tregojnë atë si një hero simpatik dhe si një figurë romantike shumë të rëndësishme. Nuk është çudi që në Mesjetë Valentini ishte një nga shenjtët më popullorë në Angli dhe në Francë.
Shën Valentini, i festuar më 14 Shkurt, ka nisur të njihet si një festë e tillë që në shekullin VI në epokën e S. Gregorio Magno. Festa vazhdon të qëndrojë mes legjendave të shumta dhe siç ndodh shpesh në ceremonitë religjioze e afron shpesh origjinën e saj me një rit pagan të fertilitetit. Një tjetër legjendë, lidhur me Shën Valentinin, është ajo e përhapur në vendet e Mesdheut dhe veçanërisht në Francë e në Angli, e cila e nis pranverën pikërisht në ditën kur zogjtë fillojnë të çiftëzohen. Në rrjedhën e shekujve kanë lindur dhe janë përhapur legjenda të ndryshme, të cilat kanë me siguri një sfond vërtetësie dhe që kanë çuar në konsiderimin e Shën Valentinit si mbrojtës i të dashuruarve. Një prej legjendave tregon se Shën Valentini, duke dëgjuar një ditë dy të rinj të dashuruar, të cilët po grindeshin teksa kalonin pranë kopshtit të tij, del i takon dhe u fal atyre një trëndafil. Pamja e qetë dhe buzëqeshja e sinqertë e plakut, si dhe ai trëndafil në duart e tij patën magjinë që t’i qetësonin shpirtrat e dy të rinjve të dashuruar. Kur ai ua dha atë lule të kuqe në duart e tyre, gjithçka ndryshoi si me magji dhe dashuria u kthye sërish në zemërn e tyre si më parë. Në kohën që ishin duke u larguar, ata kthyen kokën edhe një herë nga ai, për t’i kërkuar të ishte pagëzuesi i martesës së tyre, por ai kishte ikur, pasi kishte të tjera misione për të kryer, por për hir të tyre qëndron festa e 14 Shkurtit, pasi atë ditë ata shkuan për të kurorëzuar martesën e tyre në parajsë. Pavarësisht nga të gjitha këto, duhet theksuar se letra më e vjetër e urimeve është një poezi e shkruar nga Çarls, Duka i Orleanit, për bashkëshorten e tij në kohën që ishte i burgosur në kullën e Londrës. Letra është shkruar në vitin 1415 dhe është ruajtur në Muzeun Britanik të Londrës.