Cfare shenje jeni???

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Cfare shenje jeni???

Ate per Dashin ka mundesi me ja pa yjet mire, sepse s'ke pas telescop me duket /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Guest
Re: Cfare shenje jeni???

Demi

Jane te gjithe kunjoret dhe vrimoret kane qene protagoniste kryesor nga pjelljen e tyre, kur ky proces ka ndodhur nga data 21 prill deri 21 maj

As ka me të qeshë buza po nejte në shpi ose në lagje këtë javë. Po je çun qarkullo më shumë andej nga konviktet e QS. Po je gocë kujdes nga një njeri me 3 këmbë. Bëj kujdes, se të tretën të mund tja shofish kur të jetë tepër vonë.
Dashnia
Ke nam të keq. Njona që të njef të ka qit namin e zi, prandaj kalo ke sektori “Paret” që të përmirësosh imazhin.
Paret
Jo fort keq. Ku me forcat e veta, e ku me i dor ke xhepi shoqnisë ky sektor funksionon pa të ngecme. Kujdes nga flokëkuqet, se harxhojn shumë për frizurë.
Shneti
si Dash


tamam fare /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/wink.gif
 

olti

Neo
Re: Cfare shenje jeni???

Tani per kete jave perseri horoskopi sipas 'ujku pik kom' /pf/images/graemlins/laugh.gif

Dashi

Dash, o Dash. Fati jot i mirë që unë e nis me qejf horoskopin. Se kur të kem arritur ke Bricjapi... nejse, më mirë të mos e dish se çfarë do e gjejë Bricjapin. Prandaj këtë javë, shif punën tate, shtëpinë tate, rrugën tate, dhe gruan e komshiut. Varka jote nuk do fusi ujë këtë javë, velat e tua i fryn era gjithë fuqinë si brekë murgeshash në tel. Ruaju nga bananet – mos u përpiq t’i fusësh atje ku nuk hyn as mjeku.

Dashnia
Me leshin tat do thuren triko dashnie, e çorape xhelozie që me të hikë truni venit.
Paret
Nga paret do jesh mirë vetëm kur t’i hudhish koçifoz xhajes në supë e t’i marrish trashëgiminë. Deri atëherë mos u lodh me lexu këtë pjesë të horoskopit kot.
Shneti
Po qe mashkull duhet t’i hapësh xhepit të djathtë të pantallonave një vrimë më të madhe, se do sakatosh veten kot. Po je femër... mos ço pantallonat dëm kot mi lal, vrimat në xhepa nuk kanë lidhje me ty.

Demi

Një javë që ecën mbarë dhe për ty o cjap i shenjës së Demit. Biles do përfitosh ndere dhe favore jo dhe aq të merituara, meqë i ngjet një figure publike (Mr. Bean-it po je mashkull, dhe gocës së Fantocit po je femër). Kur të kalosh nga barku i javës para Piramidës, një tip që i mungon gishti i mesit do kruajë hundën para teje. Kap sakaq koqet me dorë (pavarësisht nga gjinia)!
Dashnia
Ça me të thënë mor/moj mik/eshë! 2 brirët aty i ke akoma…. Ja, shihu në pasqyrë.
Paret
Për anën tënde financiare ka shkrujt një astrolog Kanadez këtu e 365 vjet përpara, një farë Karl Marks (“L”-ja shqiptohet si b-tingëllore e pazëshme). Me fjalë të tjera, Horoskopin tat lexoje tek Kapitali, Vëll II.
Shneti
Ruaj koqet. Menyja më në modë në Kinë është pjata “koqe demi të skuqura në prush”. Po je femër, ruaju, gjithsesi. Kuzhinierët kinezë mund ta kenë keqkuptuar shprehjen “sikur të kishte Halla koqe”. Ata janë tipa që sigurohen vetë personalisht. Dhe nuk përdorin vegla, kanë gishta të stërvitur për kësi punësh.

Binjaket

Këtë javë do të jesh si i pjerdhur nga truri. Do ta kalosh javën i pakuptuar nga të tjerët. Por nuk ke pse mërzitesh kot. Askujt s’i ha palla për hallin që të ka zënë me pjesët e trupit që nuk do të t’i shohi dielli kurrë. Ruaju nga ai që të propozon të luani “doktorash”. Po qe se të propozon të luani “skafistash”, atëherë më mirë prano për “doktorash”.
Dashnia
Po qe se jeni binjakë stil siamez, do rregulloheni mrena mundësive.
Paret
Investo në naftë. Kujdes: një tipi që ke inat mund t’i nxjerrësh dhe ujë të zi, po nuk do të thotë që është fushë naftëmbajtëse.
Shneti
Ato vendet që nuk t’i ka parë dielli, nuk është e thënë që të t’i shohi doktori, aq më tepër kur të thamë të mos luash “doktorash”.

Gaforrja

Ti je aq ters këtë javë, sa ngele dhe pa horoskop. Horoskopari në këtë moment u shkëput për të ngrënë drekë. Gaforre në hell dhe sallatë me fruta deti.
Dashnia Na ço një E-mail, të të japim numrin e Mondës.
Paret Mendohu mirë para se të kërkosh numrin e Mondës.
Shneti Monda punoka këtu? (kjo e fundit mund të jetë ca e komplikuar. Po qe se nuk e kape, kërko sqarime të mëtejshme, edhe këto me E-mail)

Luani

Merru me shumë në gjuhë të huaja. Kjo, ndryshe nga ç’ta kanë shpjeguar shokët a shoqet që të duan të mirën, nuk arrihet duke ndenjur mjes-drekë-darkë klubeve rreth fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Kjo arrihet me punë e me përpjekje ... duke futur në shtrat ndonjë nga rrushat e gjuhëve të huaja - mënyra më e mirë për të ushtruar gjuhën tënde të ndryshkur. Po qe se je femër, këtë javë do të njohësh kalin e jetës tate që do punojë për ty.
Dashnia
Vetëm 4 fjalë një-përdorimshe: Brekë lëkure, kamzhik, pranga.
Paret
Javë kursimesh. Për brekët e lëkurës kontrollo një herë nga Gabi, për kamzhikun mund të sajohesh me mjete rrethanore. Për prangat ... se mos të të shkojë mendja të hysh për kaq e gjë polic në Bashki!!
Shneti
Top-tule, viza-viza mavi.

Virgjeresha

Ti do të nisësh shumë fakse me shefin këtë javë. Stilin e fakseve të shefit duhet ta kesh mësuar ndërkohë, kështu që mos u justifiko se nuk e kishe mendjen. Kujdes kur shefit i bien gjëra përtokë që pastaj do të duhet t’i ngresh ti; nuk të bën mirë sforcimi, edhe po qe se pesha është thjesht një fletë letre.
Dashnia
Mos e ke gjë emrin Monda?
Paret
Ah, sikur ta kishe emrin Monda!!
Shneti
Pak a shumë si gardalina m’degë të pemës. Po kaloi ndonjë kalama me llastiqe aty afër, e hëngre. Po s’kaloi, gaz e këngë gjithë kohës.

Peshorja

Do të të shkojë gjithë java në dilema ekzistenciale të tipit: kur përgjigjesh “ALO!” shqiptohet me theks tek A-ja apo tek O-ja?! Nga një dilemë e tillë vrau veten edhe Heminguej. Por asgjë për t’u shqetësuar. Ti nuk e vret aq thellë sa Heminguej, në fund të javës ke për t’i dhënë dum shkurt e sipas stilit tat: theksi vihet tek H-ja.
Dashnia
Dashnia jote shkon për popullin këtë javë. Në lagje të njohin si Nënë Tereza, por mos u shqetëso; janë sipërfaqësorë dhe të metë ata që të shohin me këtë sy.
Paret
Ke kohë që ja jep me gjysmë zemre bakshishin kamarierit. E pra, që ta dish, kamarierët e gjysmës së Tiranës me ty ushtrojnë fjalorin jozyrtar banal, ku ti je dhe kryefjalë, dhe kallzues, dhe spiun dhe ndajshtim, edhe parafjalë pise.
Shneti
Gëzohu mor/moj mik/eshë: Nuk bie rrufeja në hale. Në vend tat do e hajë ky që vjen mbrapa.

Akrepi

Kjo është java jote. Do të ecësh para këtë javë, vetëm po ju qepe pas motos: “Hiqe gishtin nga goja. Ruaje gishtin tat vetëm për armikun”. Me atë gisht, lum miku do bësh shumë vetë të qajnë e të qeshin – të gjithë brenda do ta kenë. Mjafton ta bësh me lezet. Kujdes, ai gisht meriton trajtim më me respekt. Mos e mbaj gjithë kohës në gojë, të thamë, se je bërë goxha çun/gocë!
Dashnia
Edhe këtë javë ka me të zënë dora lesh.
Paret
Ku zbatohet shprehja e urtë popullore: “mbjell ti që të hanë stërnipat”. Dakort, le të hanë stërnipat thua ti; po tersi jot është që nuk do jenë as të tutë.
Shneti
Po qe se e lexove horoskopin e Peshores, nuk të gënjejmë dot. Po qe se nuk e ke lexuar akoma, mos e lexo.

Shigjetari

Shigjetar, ti je vërtet me të qa hallin, sepse edhe këtë javë horoskopari që përgatit këtë rubrikën s’do me të pa me sy. Po ti je tip monoton, do dukesh prapë javën tjetër dhe do kënaqesh me të njëjtën përgjigje.
Dashnia B.
Paret B.
Shneti LB.

Bricjapi

Dil në Pub dhe mos pyet ça shije ka këtë rradhë lëngu i bananes. E di banakieri atë punë. Prandaj këto tre fushat poshtë i ke të zeza, sepse je zevzek i pandreqshëm.
Dashnia Për lesh.
Paret Për lesh.
Shneti Kur i ke 2 të parat për lesh, ça leshin të duhet shneti??!

ujori dhe peshqit

Juve kot ju kanë qit në dy shenja të ndame, sepse ju jeni gjithë kohës mrena ke njoni-tjetri. Prandaj kot me harxhue kohe e gishta me shkrujt me teper - horoskopin për gjithë muajin do jua vemë bashkë.
Dashnia Meqë ju kemi vu me 1 vend, përfitoni mos rrini si drunj. Ose më saktë: futini në punë ata drunj.
Paret Parja shko lumë këtë javë, s’ka digë Komani që e përmban.
Shneti Hala-hala këtë javë. Ruaju nga një tip me emrin Akab. Sa ta marri vesh ai që nuk je Balenë, shkove për lesh. Ups!! Na fal: për leshterik!

www.ujku.com
biglaugh_2.gif
 

GaP

Primus registratum
Re: Cfare shenje jeni???

di qe me shenje jam king/queen of the jungle por e sata shenje e zjarrit nuk e di vallai. :thumbsup: :thumbsup:
 

Guest
Re: Cfare shenje jeni???

sipas bimeve jam Karafili Kuq
sipas inzekteve jam Merimanga
sipas kafsheve jam Demi(maj 87)
sipas zvarranikeve jam Zhapiku
sipas shpendeve jam Shqiponja
sipas chatit jam Floodisti
sipas webdesign jam Kopjaci
doni me per belulin?
 

AnilaM

Primus registratum
Re: Cfare shenje jeni???

virgjeresha /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Cfare shenje jeni???

Fillimisht postuar nga 'Neo':
[qb]
Ujori

Jane te gjithe kunjoret dhe vrimoret kane qene protagoniste kryesor nga pjelljen e tyre, kur ky proces ka ndodhur nga data 21 janar deri 19 shkurt

Po vret menjen se pse ta kena qit në fund shenjën?? Ja mor mik, kjo është e keqja jote, fut hunët ke punet e të tjerëve.
Dashnia
këtu ku duhet me e fut hundën, e me e fut fort biles, ti na bo si p.s. Po vazhdove kështu kalo ke sektori vijues, dmth paret.
Paret
Ke ky sektor je tullë, parafabrikat fare. Vazhdo ngre katet plako se në biznes do bojsh namin kte javë.
Shneti
sa të kesh në rregull sektorin “Paret” për shnetin as mos ta ndijn hiç. [/qb]
:lol: :lol: :lol:

:cool:
 

bobo

marksist-enverist
Re: Cfare shenje jeni???

d.m.th. ,qenke ujor(i)e!!? /pf/images/graemlins/wink.gif
edhe i gje me shum ne ... /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Cfare shenje jeni???

Jo nje gje me shume, dy persona me shume, u beme 4 ... :eek: /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

gjekec

Primus registratum
Re: Cfare shenje jeni???

edhe un qe ju njof te dyve 5, apo s'quhet kjo :confused: /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Diddy19

Su@mi
Re: Cfare shenje jeni???

Fillimisht postuar nga buzeqeshja:
une jam peshorja (tetori)

Me too! /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Cfare shenje jeni???

Fillimisht postuar nga HOLD&UP:
[qb] edhe un qe ju njof te dyve 5, apo s'quhet kjo :confused: /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
Varet cfare shenje je, po te jesh binjak apo peshqit behemi 6 /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

TEA

Forumium maestatis
Re: Cfare shenje jeni???

peshqit /pf/images/graemlins/smile.gif qe vdesim te bredhim te lire neper ujrat e oqeaneve dhe te deteve :thumbsup:
 

arbi

Primus registratum
Re: Cfare shenje jeni???

Fillimisht postuar nga TEA:
[qb] peshqit /pf/images/graemlins/smile.gif qe vdesim te bredhim te lire neper ujrat e oqeaneve dhe te deteve :thumbsup: [/qb]
:thumbsup:
 
Top