Re: Cfare shenje jeni???
Tani per kete jave perseri horoskopi sipas 'ujku pik kom' /pf/images/graemlins/laugh.gif
Dashi
Dash, o Dash. Fati jot i mirë që unë e nis me qejf horoskopin. Se kur të kem arritur ke Bricjapi... nejse, më mirë të mos e dish se çfarë do e gjejë Bricjapin. Prandaj këtë javë, shif punën tate, shtëpinë tate, rrugën tate, dhe gruan e komshiut. Varka jote nuk do fusi ujë këtë javë, velat e tua i fryn era gjithë fuqinë si brekë murgeshash në tel. Ruaju nga bananet – mos u përpiq t’i fusësh atje ku nuk hyn as mjeku.
Dashnia
Me leshin tat do thuren triko dashnie, e çorape xhelozie që me të hikë truni venit.
Paret
Nga paret do jesh mirë vetëm kur t’i hudhish koçifoz xhajes në supë e t’i marrish trashëgiminë. Deri atëherë mos u lodh me lexu këtë pjesë të horoskopit kot.
Shneti
Po qe mashkull duhet t’i hapësh xhepit të djathtë të pantallonave një vrimë më të madhe, se do sakatosh veten kot. Po je femër... mos ço pantallonat dëm kot mi lal, vrimat në xhepa nuk kanë lidhje me ty.
Demi
Një javë që ecën mbarë dhe për ty o cjap i shenjës së Demit. Biles do përfitosh ndere dhe favore jo dhe aq të merituara, meqë i ngjet një figure publike (Mr. Bean-it po je mashkull, dhe gocës së Fantocit po je femër). Kur të kalosh nga barku i javës para Piramidës, një tip që i mungon gishti i mesit do kruajë hundën para teje. Kap sakaq koqet me dorë (pavarësisht nga gjinia)!
Dashnia
Ça me të thënë mor/moj mik/eshë! 2 brirët aty i ke akoma…. Ja, shihu në pasqyrë.
Paret
Për anën tënde financiare ka shkrujt një astrolog Kanadez këtu e 365 vjet përpara, një farë Karl Marks (“L”-ja shqiptohet si b-tingëllore e pazëshme). Me fjalë të tjera, Horoskopin tat lexoje tek Kapitali, Vëll II.
Shneti
Ruaj koqet. Menyja më në modë në Kinë është pjata “koqe demi të skuqura në prush”. Po je femër, ruaju, gjithsesi. Kuzhinierët kinezë mund ta kenë keqkuptuar shprehjen “sikur të kishte Halla koqe”. Ata janë tipa që sigurohen vetë personalisht. Dhe nuk përdorin vegla, kanë gishta të stërvitur për kësi punësh.
Binjaket
Këtë javë do të jesh si i pjerdhur nga truri. Do ta kalosh javën i pakuptuar nga të tjerët. Por nuk ke pse mërzitesh kot. Askujt s’i ha palla për hallin që të ka zënë me pjesët e trupit që nuk do të t’i shohi dielli kurrë. Ruaju nga ai që të propozon të luani “doktorash”. Po qe se të propozon të luani “skafistash”, atëherë më mirë prano për “doktorash”.
Dashnia
Po qe se jeni binjakë stil siamez, do rregulloheni mrena mundësive.
Paret
Investo në naftë. Kujdes: një tipi që ke inat mund t’i nxjerrësh dhe ujë të zi, po nuk do të thotë që është fushë naftëmbajtëse.
Shneti
Ato vendet që nuk t’i ka parë dielli, nuk është e thënë që të t’i shohi doktori, aq më tepër kur të thamë të mos luash “doktorash”.
Gaforrja
Ti je aq ters këtë javë, sa ngele dhe pa horoskop. Horoskopari në këtë moment u shkëput për të ngrënë drekë. Gaforre në hell dhe sallatë me fruta deti.
Dashnia Na ço një E-mail, të të japim numrin e Mondës.
Paret Mendohu mirë para se të kërkosh numrin e Mondës.
Shneti Monda punoka këtu? (kjo e fundit mund të jetë ca e komplikuar. Po qe se nuk e kape, kërko sqarime të mëtejshme, edhe këto me E-mail)
Luani
Merru me shumë në gjuhë të huaja. Kjo, ndryshe nga ç’ta kanë shpjeguar shokët a shoqet që të duan të mirën, nuk arrihet duke ndenjur mjes-drekë-darkë klubeve rreth fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Kjo arrihet me punë e me përpjekje ... duke futur në shtrat ndonjë nga rrushat e gjuhëve të huaja - mënyra më e mirë për të ushtruar gjuhën tënde të ndryshkur. Po qe se je femër, këtë javë do të njohësh kalin e jetës tate që do punojë për ty.
Dashnia
Vetëm 4 fjalë një-përdorimshe: Brekë lëkure, kamzhik, pranga.
Paret
Javë kursimesh. Për brekët e lëkurës kontrollo një herë nga Gabi, për kamzhikun mund të sajohesh me mjete rrethanore. Për prangat ... se mos të të shkojë mendja të hysh për kaq e gjë polic në Bashki!!
Shneti
Top-tule, viza-viza mavi.
Virgjeresha
Ti do të nisësh shumë fakse me shefin këtë javë. Stilin e fakseve të shefit duhet ta kesh mësuar ndërkohë, kështu që mos u justifiko se nuk e kishe mendjen. Kujdes kur shefit i bien gjëra përtokë që pastaj do të duhet t’i ngresh ti; nuk të bën mirë sforcimi, edhe po qe se pesha është thjesht një fletë letre.
Dashnia
Mos e ke gjë emrin Monda?
Paret
Ah, sikur ta kishe emrin Monda!!
Shneti
Pak a shumë si gardalina m’degë të pemës. Po kaloi ndonjë kalama me llastiqe aty afër, e hëngre. Po s’kaloi, gaz e këngë gjithë kohës.
Peshorja
Do të të shkojë gjithë java në dilema ekzistenciale të tipit: kur përgjigjesh “ALO!” shqiptohet me theks tek A-ja apo tek O-ja?! Nga një dilemë e tillë vrau veten edhe Heminguej. Por asgjë për t’u shqetësuar. Ti nuk e vret aq thellë sa Heminguej, në fund të javës ke për t’i dhënë dum shkurt e sipas stilit tat: theksi vihet tek H-ja.
Dashnia
Dashnia jote shkon për popullin këtë javë. Në lagje të njohin si Nënë Tereza, por mos u shqetëso; janë sipërfaqësorë dhe të metë ata që të shohin me këtë sy.
Paret
Ke kohë që ja jep me gjysmë zemre bakshishin kamarierit. E pra, që ta dish, kamarierët e gjysmës së Tiranës me ty ushtrojnë fjalorin jozyrtar banal, ku ti je dhe kryefjalë, dhe kallzues, dhe spiun dhe ndajshtim, edhe parafjalë pise.
Shneti
Gëzohu mor/moj mik/eshë: Nuk bie rrufeja në hale. Në vend tat do e hajë ky që vjen mbrapa.
Akrepi
Kjo është java jote. Do të ecësh para këtë javë, vetëm po ju qepe pas motos: “Hiqe gishtin nga goja. Ruaje gishtin tat vetëm për armikun”. Me atë gisht, lum miku do bësh shumë vetë të qajnë e të qeshin – të gjithë brenda do ta kenë. Mjafton ta bësh me lezet. Kujdes, ai gisht meriton trajtim më me respekt. Mos e mbaj gjithë kohës në gojë, të thamë, se je bërë goxha çun/gocë!
Dashnia
Edhe këtë javë ka me të zënë dora lesh.
Paret
Ku zbatohet shprehja e urtë popullore: “mbjell ti që të hanë stërnipat”. Dakort, le të hanë stërnipat thua ti; po tersi jot është që nuk do jenë as të tutë.
Shneti
Po qe se e lexove horoskopin e Peshores, nuk të gënjejmë dot. Po qe se nuk e ke lexuar akoma, mos e lexo.
Shigjetari
Shigjetar, ti je vërtet me të qa hallin, sepse edhe këtë javë horoskopari që përgatit këtë rubrikën s’do me të pa me sy. Po ti je tip monoton, do dukesh prapë javën tjetër dhe do kënaqesh me të njëjtën përgjigje.
Dashnia B.
Paret B.
Shneti LB.
Bricjapi
Dil në Pub dhe mos pyet ça shije ka këtë rradhë lëngu i bananes. E di banakieri atë punë. Prandaj këto tre fushat poshtë i ke të zeza, sepse je zevzek i pandreqshëm.
Dashnia Për lesh.
Paret Për lesh.
Shneti Kur i ke 2 të parat për lesh, ça leshin të duhet shneti??!
ujori dhe peshqit
Juve kot ju kanë qit në dy shenja të ndame, sepse ju jeni gjithë kohës mrena ke njoni-tjetri. Prandaj kot me harxhue kohe e gishta me shkrujt me teper - horoskopin për gjithë muajin do jua vemë bashkë.
Dashnia Meqë ju kemi vu me 1 vend, përfitoni mos rrini si drunj. Ose më saktë: futini në punë ata drunj.
Paret Parja shko lumë këtë javë, s’ka digë Komani që e përmban.
Shneti Hala-hala këtë javë. Ruaju nga një tip me emrin Akab. Sa ta marri vesh ai që nuk je Balenë, shkove për lesh. Ups!! Na fal: për leshterik!
www.ujku.com