Gishtat e dores duhet te jene te mjaftueshem per te numeruar shoket dhe shoqet e verteta. Problemi qendron ne faktin se disa veteshpallen shoqe apo shoke te tu pa aprovimin ose reciprokimin nga ana jote. Njeriu vihet ne pozite te veshtire per te demaskuar dicka te tille. Shoke apo shoqe te tilla (e kam nga pervoja) jane edhe ata me te cilet, ju rekomandoj me gjithe zemer, nuk duhet te ndani sekrete. Me rastin e pare te debatimit me ta ata do t'ju shesin. Tried and True!
Nje paranteze e vogel ketu, qe nuk ka te beje fare me diskutimin por nga deshira per te mos e humbur kete ide spontane desha te ndaja me ju kuptimin e fjales debat dhe lidhjen e saj me fjalen DEBATIK. Debatikesit ishin te rinjte e pare te organizuar rreth nje ideologjie. Nuk eshte me ndryshe se te thuhet kooperative apo lidhje aleance. DEBATIK do te thote: Djemte E Bashkuar Antifashite Te Ideve Komuniste. Me kete rast ju rekomandoj edhe fimin The Debaters me protagonist kryesor Denzel Washington. Nje njeri qe nuk eshte i afte te debatoje eshte injorant, frikacak, hajdut, i shtirrur dhe te ve rrota nen rrogoz, kalon nga nje ane ne tjetren etj, karakteristika te cilat pavaresisht nga pamja fizike e shemtojne.
Per sa me perket mua, ata me te cilet pi nje kafe apo pi nje gote birre nuk jane domosdoshmerisht shoke. Na lidh nje interes i perbashket. Marr dhe Jap. Nje dite shoqja ime Suzana me fton te shkoje bashke me te tek shtepia e Mikaelit, te dashurit te saj. Thjeshte per te pire nje birre me tha. E pashe me habi edhe i thashe «C'pune kam une tek shtepia e te dashurit tend? Ai edhe pse ka ardhur me ty ketu ne shtepine time per te pire nje kafe (kisha marre me qera shtepine e saj) nuk e ben shok me mua. Nese ju te dy ndaheni nje dite une nuk dua te vihem ne poziten e te qenit shoqe me te dhe shoqe me ty. Sado e padrejte te jesh, sado njeri i mire te jete, si puna e gjakut tend qe nuk e ben dot hasha, une do te mbaj anen tende».
Vjen nje moment dhe njeriu duhet te perzgjedhe nje krah. Ai nuk duhet te haje nga te dyja. Njerezit qe te lajne e te lyejne jane njerez te pandershem. Ketu po permend nje rast qe me la mbrese te vecante. Nje gazetar ne Oborrin Mbreteror te Windsoreve kur pa kurvlliqet qe ndodhnin aty, shkroi nje leter doreheqje ku me ndershmerine me te madhe beri te ditur arsyen e vertete te ketij vendimi. Ai shkroi se nuk mund te ushqehej nga ajo dore dhe ne te njejten kohe t'a denonconte nepermjet artikullit te nje gazete per dobiclliqet e tyre. Vertete mbreselenese.
Une nuk kam patur shoqe apo shok te cilet kane flirtuar me partnerin tim. Nga ana tjeter edhe kur u divorcova asnje nga shoket e tij nuk beri tentative, edhe pse beqare, te me afroheshin. Thjeshte nje pershendetje ne rruge nese haseshim.
Eleonore