cfare ndodhi tek protesta e MJAFT???????

komino

Valoris scriptorum
cfare ndodhi tek protesta e MJAFT???????

Një prej banorëve të zonës së “Zogut të ZI”, kacafytet me protestuesit e Majft

Incidenti në protestën e “Mjaft”, Veliaj: Dhuna nga një militant i PD-së


B.P

TIRANË- Incident i qëllimshëm nga militantë partiakë. Kështu e ka cilësuar dje Erjon Veliaj, drejtuesi i lëvizjes Mjaft, atë që ndodhi dje gjatë protestës që kësaj lëvizjeje për ujin e pijshëm pranë “Zogut të Zi”. Në një konferencë për shtyp, ai dënoi ashpër dhunën e ushtruar, duke bërë për këtë përgjegjës edhe vetë kryeministrin Sali Berisha, si dhe ministrat Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi. Gjatë kësaj konference ai u ofroi përfaqësuesve të medias fotografi që kishin fiksuar çdo moment të këtij incidenti.
“Kujtim Kapollari, i njohur me nofkën “Guçja”, është jo vetëm pronari i një supermarketi të paligjshëm, të cilin Policia Ndërtimore e anashkaloi teksa prishte “Zogun e Zi”, por ai është edhe një ndër financuesit direkt të ministrit Lulzim Basha, njëkohësisht deputet i zonës”, tha Veliaj, duke pranuar se “ata që frymëzojnë dhunën, janë po aq fajtorë sa edhe ata që e ushtrojnë atë”. Veliaj akuzoi më tej policinë, e cila, sipas tij, në këtë incident luajti një rol tërësisht indiferent dhe nuk shoqëroi në komisariat asnjërin prej fajtorëve. “Jemi tejet të zhgënjyer me forcat e policisë, të cilat tashmë janë shndërruar si forca policie të Iranit, të gatshëm për të kapur këdo tranvestit apo në forca agrare, të gatshëm për të kositur tokat e fshatarëve, por ama të paaftë për të mbrojtur rendin dhe dinjitetin e qytetarëve”, - theksoi ai, duke kërkuar edhe distancimin e ministrit të Punëve Publike, Lulzim Basha, nga kjo ngjarje, pasi sipas Veliajt, personi që shkaktoi incidentit është financues i fushatës së tij elektorale. “Ministri Basha duhet t’u japë përgjigje qytetarëve mbi premtimin e pambajtur për të furnizuar vendin me 24 orë ujë, gjatë sezonit të verës”,tha ai. Gjithçka ndodhi dje kur gjatë protestës, banorët nisën të lagnin me ujë protestuesit dhe më pas ngjarja u konfrontua edhe më me kacafytje dhe të shtyra. Një prej banorëve të zonës, pronar i një prej lokaleve aty, u konfrontua me një nga pjesëtarët e lëvizjes, pasi nuk dëshironte që protesta të zhvillohej pranë dyqanit të tij.




02/09/2006
KATEGORIA: Politike

www.SHEKULLI.COM.AL
--------------------------------
 

pppppaa

Primus registratum
Re: cfare ndodhi tek protesta e MJAFT???????

Pa problem cuna se s'ndodhi ndonje gje jashte rutines se perditshme... Ishte thjesht nje nga keta meditesit e Berishes si puna e ketij Ajnshtajnit ketu lart, qe u dergua me mision sapo u pa qe dikush po cenonte reputacionin e Dio ognipotente Berisha... Histori te njohura, film qe e kemi pare dhe here te tjera... Berisha qe rref njerez qe e kundershtojne rrugeve, policia qe ne vend te ndaloje rrahesit ndalon te rrahurit... Situata normale per kohen qe jetojme... Kjo tregon qe jeta vazhdon normalisht....
 

dimir

Forumium praecox
Re: cfare ndodhi tek protesta e MJAFT???????

Une jam i mendimit pasi kam qene dhe deshmitare jo ne kete rast por ne disa te tjere qe milantistet e Mjafte kane provokuar policine dhe banoret ne mitingjet e tyre.
Ma merr mendja qe ky do te kete qene nje rast nga ato, dhe ky Milua militante i djathte ka rene pre e ketyre provokimeve dhe tani mjaft del me moton qe shteti po na cenon. Zoteria i demtuar mund te bej nje denoncim ne polici, po keshtu dhe mjaft.
Me duket se ka ikur koha kur lideret e organiztave apo partive te lehin ne media per cenim te te drejtave te tyre.
Perse nuk ben nje denoncim, policia eshte e detyruar te pranoj denoncimin dhe me pas le ta zgjidhi prokuroria.
 

u74

Primus registratum
Re: cfare ndodhi tek protesta e MJAFT???????

Cudi si nuk ka ndodh me perpare qe protestuesit e "Mjaft" te provokojne apo konfliktohen me militantet e majte kur e majta ishte ne pushtet !
 

Nobis

Primus registratum
Re: cfare ndodhi tek protesta e MJAFT???????

o Dimir sa per informacion une isha aty, dhe ai tipi mori zorren me uje per te na treguar qe ka uje neper shtepi 24 ore dhe kur i thashe une: pije ta shoh njehere a pihet, u acarua dhe tha: une e blej ujin pr vete dhe filloi te lagte njerezit bashke me nje te punesuaren e tij ne lokalin qe ka.
epo populli ska nevoje per uje qe te laje kembet por te pije, te gatuaje dhe te laje.
shifini ndo1 here lajmet se sju bejne keq.
shifni banoret e durresit qe i vinte uje me fekale ne cezma ngjyre kafe...

sa per denoncimin qe zoteria jote na keshillove, policise ju kerkua te behej 1 denoncim nga personi i dhunuar dhe thane: hajde ne komisariat brenda ores 2 dhe beje.nderkohe qe komisariati ishte 5km larg dhe ora qe 1.
Nje gje dihet plako: qe Kujtim Kapollari (Guçja) ishte financues i PD-se dhe Lulzim Bashes, pronar i radios militante te PD "Radio Stinet" dhe ka 2-3 dyqane pa leje ne zonen e Zogut te Zi.
 

Nobis

Primus registratum
Re: cfare ndodhi tek protesta e MJAFT???????

VENDIM

Nr. 184/1, datë 14.11.2003

PER RINOVIMIN E LICENCES SE SUBJEKTIT RADIOFONIK “STINET”

Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit, i përbërë nga:

Sefedin Çela Kryetar

Albert Minga Zëvendëskryetar

Apostol Noti Anëtar

Pashk Përvathi Anëtar

Lazër Stani Anëtar

Ilir Kulla Anëtar

Pasi mori në shqyrtim çështjen me:

OBJEKT : Për shqyrtimin e kërkeses për rilicencim të paraqitur nga subjekti radiofonik "Radio Stinët", Z. Kujtim Kapollari.


etj etj....
 

MLK

Primus registratum
Re: cfare ndodhi tek protesta e MJAFT???????

Guçja qeka bo me radio /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif
Guçes i kena pas thirr gjeli /pf/images/graemlins/laugh.gif ka pas nje kemishe tre kopsa, se pjesen tjeter se mberthente qe ti dukej varsja florinit qe ka pas ble ne Rumani /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
H

harap

Guest
Re: cfare ndodhi tek protesta e MJAFT???????

Mos ja fusni kot se Guçja se beri ate pune per militantizem.E kam shume mik edhe i di mire gjerat.Ai i tha largohuni pak me tej jo para dyqanit tim.Te ishte militant i PD nuk vinte posterin e Dashamir Shehit siper dyqanit te tij.Kjo eshte arsyeja qe Edi Rama deshi tja prishte edhe lokalet se vuri posterin e dashamir shehit.
Ai i tha ikni bejeni mitingun ne shesh jo para dyqanit tim.Radion se ka sot ai po ka kohe qe e ka.
Prandaj Erioni se bashku me anetarin tjeter te shoqates se tyre Edvinin te mos perrallisin kot.
 

ssssssss

Primus registratum
Re: cfare ndodhi tek protesta e MJAFT???????

e mer guce kur sja fute ate zorren ktyre mu ne b*the ta kishit pa kur te vite dhe vet edi me erionin aty per te kerkuar zorren e guces loooooool.ti el pais ca uj do ti mer plako uje qe te pihet direkt nga cezma????po ene me ik ke burimi selites te ze meraku me e pi...mos e do ujin ene te ftohte ti se tashi o vap ene mos harxhosh korent me e ftof?
 

komino

Valoris scriptorum
Re: cfare ndodhi tek protesta e MJAFT???????

gucka qeka bo simbol i demokracise!
propozoj ti bejme nje permendore prane selise se PD

/pf/images/graemlins/smile.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: cfare ndodhi tek protesta e MJAFT???????

Ke Zogu Zi them un.

Eh Guçja sa ka përparu. S'thon kot që tu u rrit tu t'ardh ment /pf/images/graemlins/laugh.gif.

Megjithate për incidentin në fjalë duket se ka qenë thjesht diçka spontane ndofta dhe e shtyrë disi nga preferencat politike. Por nuk mund të konsiderohet kurrsesi si një incident politik.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: cfare ndodhi tek protesta e MJAFT???????

incident politik mund te konsiderohet mosvperimi i forcave te rendit se militantet aq mend kane. (me sa duket edhe policet ...)
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: cfare ndodhi tek protesta e MJAFT???????

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Incident i qëllimshëm nga militantë partiakë

[/ QUOTE ]

Rreshti i parë i deklaratës së Veliaj /pf/images/graemlins/winkwink.gif.

Për më tepër policia ndërhyn në raste dhune (nuk e di lagia me uj përbën dhunë apo jo).

Ndërsa sa për ment që kan policët shqiptarë as mos e vej në dyshim që kanë më pak se militantët.
 
Top