cfare ndodhi tek protesta e MJAFT???????
Një prej banorëve të zonës së “Zogut të ZI”, kacafytet me protestuesit e Majft
Incidenti në protestën e “Mjaft”, Veliaj: Dhuna nga një militant i PD-së
B.P
TIRANË- Incident i qëllimshëm nga militantë partiakë. Kështu e ka cilësuar dje Erjon Veliaj, drejtuesi i lëvizjes Mjaft, atë që ndodhi dje gjatë protestës që kësaj lëvizjeje për ujin e pijshëm pranë “Zogut të Zi”. Në një konferencë për shtyp, ai dënoi ashpër dhunën e ushtruar, duke bërë për këtë përgjegjës edhe vetë kryeministrin Sali Berisha, si dhe ministrat Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi. Gjatë kësaj konference ai u ofroi përfaqësuesve të medias fotografi që kishin fiksuar çdo moment të këtij incidenti.
“Kujtim Kapollari, i njohur me nofkën “Guçja”, është jo vetëm pronari i një supermarketi të paligjshëm, të cilin Policia Ndërtimore e anashkaloi teksa prishte “Zogun e Zi”, por ai është edhe një ndër financuesit direkt të ministrit Lulzim Basha, njëkohësisht deputet i zonës”, tha Veliaj, duke pranuar se “ata që frymëzojnë dhunën, janë po aq fajtorë sa edhe ata që e ushtrojnë atë”. Veliaj akuzoi më tej policinë, e cila, sipas tij, në këtë incident luajti një rol tërësisht indiferent dhe nuk shoqëroi në komisariat asnjërin prej fajtorëve. “Jemi tejet të zhgënjyer me forcat e policisë, të cilat tashmë janë shndërruar si forca policie të Iranit, të gatshëm për të kapur këdo tranvestit apo në forca agrare, të gatshëm për të kositur tokat e fshatarëve, por ama të paaftë për të mbrojtur rendin dhe dinjitetin e qytetarëve”, - theksoi ai, duke kërkuar edhe distancimin e ministrit të Punëve Publike, Lulzim Basha, nga kjo ngjarje, pasi sipas Veliajt, personi që shkaktoi incidentit është financues i fushatës së tij elektorale. “Ministri Basha duhet t’u japë përgjigje qytetarëve mbi premtimin e pambajtur për të furnizuar vendin me 24 orë ujë, gjatë sezonit të verës”,tha ai. Gjithçka ndodhi dje kur gjatë protestës, banorët nisën të lagnin me ujë protestuesit dhe më pas ngjarja u konfrontua edhe më me kacafytje dhe të shtyra. Një prej banorëve të zonës, pronar i një prej lokaleve aty, u konfrontua me një nga pjesëtarët e lëvizjes, pasi nuk dëshironte që protesta të zhvillohej pranë dyqanit të tij.
02/09/2006
KATEGORIA: Politike
www.SHEKULLI.COM.AL
--------------------------------