Cfare ndodhi ne Elbasan dje?

Arjan

Primus registratum
Cfare ndodhi ne Elbasan dje?

Ne gazeta Sporti Shqiptar ka njoftim per disa momente tensioni ne fund e ndeshjes e djeshme midis Elbasani dhe Partizani, a ka ndonje "deshimtar"?

Me respekt

Arjan
 

el_che

Primus registratum
Re: Cfare ndodhi ne Elbasan dje?

Cfare ndodhi ne Elbasan??? Asigjo sipas presidentit te Elbasanit, vetem nje lojtar i Elbasanit doli me karon te kuq, tifozet e Elbasanit nuk i lane edhe komshijte pa i share arbitrave, fusha e stadiumit u mbush me gure dhe shishe plastike, arbitrat dhe lojtaret e PArtizanit dolen me skafandra policie ne koke per tu mbrojtur nga publiku sportdashes dhe fairpaly i Elbasanit... Dakort, ishte nje gabim i arbitrit goli i barazimit i PArtizanit, shyqyr qe u bene te urte tifozerite e Vllaznise dhe BEslidhjes, tani filloi ajo e Elbasanit??? Kurre nuk duhej te shkonte keshtu, turp per presidentin e Elbasanit, qe e frynte publikun ndaj dhynes, turp per sjelljen tamam si njerez te trashe te tifozerise se Elbasanit, turp edhe per lojtarin e Elbasanit qe ishte ftuar ne KlanFutboll dhe qe i dukej e drejte kjo sjellje. Ishalla nderhyn mire komisioni i disiplines qe ta dergojne Elbasanin ne kategorine diletante, se per aty eshte. Ehuha, u zbut publiku lezhjan edhe ai shkodran qe ishin bilbila nga goja, dhe na doli ky i Elbasanit! Ku jeni mer jahu ne pyll???
 

Arjan

Primus registratum
Re: Cfare ndodhi ne Elbasan dje?

Faleminderit,
por gynah qe Tv Klan nuk del as ne satelit as ne web.

me respekt

Arjan
 

Guest
Re: Cfare ndodhi ne Elbasan dje?

debilat pra /pf/images/graemlins/laugh.gif

po tu duk pak me thuaj se kam te tjera /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Cfare ndodhi ne Elbasan dje?

Pervec Arjenit, na cate trapin ju tironcit me ato paragjykimet e juaja per skuadrat jotiranase ne pergjithesi e per ato veriore(+ Elbasanin) ne vecanti!!!

"Turp, turp, turp". Pse ia futni pordhes kot, kur dikush qe nuk di gje kerkon nese ka deshmitare ne ate qe ndodhi ne Elbasan ne ndeshjen me Partizanin apo jo? Vetme me paragjykime do ta vazhdoni jeten ju tironcit? E keni idene se sa neveritese eshte ajo shprehja juaj narciziste "Skuadrat e rretheve"? Po ashtu edhe: "Ekipet e rretheve, studentet e rretheve, staditumet e rretheve apo konkurentet e rretheve".
C'e dini veten ju, katrore apo trapezoidale?

Arjan, nese do te marresh dicka vesh per ndeshjen nga nje spektator dhe qytetar i Elbasanit, lexo.

Ndeshja po shkonte per bukuri. Ishin dy me nje per Elbasanin. Ne fillim kishte shenuar Partizani. Arbitri jep pese minuta shtese. Goli shenohet nga nje aksion me dore i Partizanit, ne minuten e 97. Ne fillim anesori ngre flamurin per te senjalizuar fallin me dore, por shpejt e ul. Kryesori, nuk e di nese e ve re apo jo ngritjen e flamurit, por drejton gishtin nga mesi i fushes. Aty degjenerohet loja. Nese doni edhe detaje te tjera, ua jap. Mund te fkas edhe per presidentin edhe per Stojkun ne studio, edhe per Rei Cicon...
 

jonida haka

Primus registratum
Re: Cfare ndodhi ne Elbasan dje?

arjani mos e vrit mendien keto qe fitojne gjithmone me hile keshtu do mbrohen skane cte thone..kujtoja pak se ne elbasanllive s'na e kallin dot..po hec mo leni kto tironsit..tirons i thonshin se jan bo te gjith malok
 

assassino26

Primus registratum
Re: Cfare ndodhi ne Elbasan dje?

Pse si e doni juve me ju thone????Nuk duhet tju thone ekipet e rretheve,fushat e rretheve,tifozet e rretheve???Ka ndonje menyre tjeter?Smund te quheni te gjithe ekipet e kryeqytetit,fushat e kryeqytetit etj etj.
Edhe mos ja fusni kot se po te ishte ashtu si thoni ju Italia duhet te kishte bombarduar kilin,per shkak te albitrit kilian qe i hoqi nga duart boterorin
 

Blendi

Primus registratum
Re: Cfare ndodhi ne Elbasan dje?

Fillimisht postuar nga Vis Elbasani:
[qb] ...Aty degjenerohet loja.[/qb]
Shume shkurt i ke rene. Nuk ka asnje justifikim qe tifozeria te leshoje tulla dhe gure drejt lojtareve ne fushen e lojes. Ky eshte barbarizem dhe nuk ka rendesi nese ndodh ne Elbasan apo Shkoder apo Tirane. Te godasesh njerzit me sende qe mund te shkaktojne edhe vdekjen quhet KRIM. Eshte akoma me turp kur behet ne nje ambient sportiv. Sepse tregon qe ky publik nuk e ka qytetarine e kerkuar per te ndjekur nje ndeshje futbolli pa kercenuar jeten e lojtareve dhe arbitrave ne rast se ndihet i pakenaqur. Eshte turp per Elbasanin, turp per tifozerine shqiptare ne pergjithesi sepse te tilla gjera nuk jane te izoluara por kane ndodhur ne thuajse te gjitha qytetet, perfshi Tiranen.
 

Klinton

Primus registratum
Re: Cfare ndodhi ne Elbasan dje?

Ja nje komunist me moralin e ngrehur /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Top