CFARE MISTRECLLEQESH KENI BERE NE FEMIJERINE TUAJ?

BISOU

Primus registratum
Re: CFARE MISTRECLLEQESH KENI BERE NE FEMIJERINE TUAJ?

KJO BRUNJA TE PERSHTATE ME SHUME TY MY ENDLESS CHANGING OF NAMES AND PICTURES :devil: :goofy: /pf/images/graemlins/laugh.gif

:lol: :lol: I THOUGHT IT WAS ONLY YOU!!!!!
 

ODISEA

Primus registratum
Re: CFARE MISTRECLLEQESH KENI BERE NE FEMIJERINE TUAJ?

Te preferuaren time e ke tek grimcat /pf/images/graemlins/wink.gif :kiss:
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: CFARE MISTRECLLEQESH KENI BERE NE FEMIJERINE TUAJ?

E PASHE DHE ATE TEK GRIMCAT, PO VESHTIRE SE DO DUKET BUKUR E ZVOGELUAR :idea:
 

ODISEA

Primus registratum
Re: CFARE MISTRECLLEQESH KENI BERE NE FEMIJERINE TUAJ?

E shoh sa s'te paska pelqyer :smash: :kiss:
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: CFARE MISTRECLLEQESH KENI BERE NE FEMIJERINE TUAJ?

kam nje bebe te vogel ne shtepi, qe sapo shikon gjera me ngjyra, leviz si i xhindosur e do ti kapi te gjitha menjehere :wub: :lol: puna e pare qe ben, pasi ja ka arrire qellimit, eshte te fusi gjithcka ne goje /pf/images/graemlins/laugh.gif
eshte the cutest and sweetest thing ever :wub:
 

ODISEA

Primus registratum
Re: CFARE MISTRECLLEQESH KENI BERE NE FEMIJERINE TUAJ?

Kujt ia trash zonin ti...
Te kujtohet? :lol: :lol: :lol:
 

ODISEA

Primus registratum
Re: CFARE MISTRECLLEQESH KENI BERE NE FEMIJERINE TUAJ?

Ti shquhesh per memorje, n'a kujto ndonje nga ato 1.000.000.000 mistreclleqet tona /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: CFARE MISTRECLLEQESH KENI BERE NE FEMIJERINE TUAJ?

SKERDI, NE CDO LEVIZJE QE BENIM NE THOSHTE: I MU KUJTU I BARCALETE, PRIT TA THEM...E NE JA PLASNIM GAZIT :lol:
SKERDO, AMAN A E MBAN MEND ATE QE NA TREGOI MARIZA TEK SANTA LUCIA?
"DOKTOR M'FAL, SI E KISHTE EMRIN **** DHE I HER?"
PO DESHE ME SHUME DETAJE QE TE TE KUJTOHET, TI CON ARAGORNI ME PM :lol:
 

SkErDi

Primus registratum
Re: CFARE MISTRECLLEQESH KENI BERE NE FEMIJERINE TUAJ?

:lol: si jo ? e mbaj mend mire , kemi qesh nja 2 ore ate dite. Edhe tani keshtu jam. :lol: Kam ca tipa ketu ne pune qe jane enciklopedi barcaletash. Per "You are my sunshine" s'me kthyet pergjigje. Eshte akoma ? Apo tani keni "New York , New York" /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif

Me kujtohen shume gjera ... por duhet me i seleksionu sepse shumica jane "pune burrash" :goofy:
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: CFARE MISTRECLLEQESH KENI BERE NE FEMIJERINE TUAJ?

NGA 100 E LART S'THUHEN N'SY T'GRUS E? :lol:
E KEMI SUNSHINE E KEMI, SI T'A NDERROJME NE ATE, IS OUR SIGNATURE :wub:
 

Antionline

Primus registratum
Re: CFARE MISTRECLLEQESH KENI BERE NE FEMIJERINE TUAJ?

Shyqyr qe sme ben dora te shkruaj mistrclliqet e mia, se jo editimin qe do ma benin po do merrja ndonje ban qe mos te shkelja me ne planetin TOKE! /pf/images/graemlins/blush.gif ~~doh
 

SkErDi

Primus registratum
Re: CFARE MISTRECLLEQESH KENI BERE NE FEMIJERINE TUAJ?

:lol: :lol: jo siper 100-shit moj jo , poshte 100-shit jane po prape ...s'thuhen te tera.
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: CFARE MISTRECLLEQESH KENI BERE NE FEMIJERINE TUAJ?

ik more se po te pret Esi jashte te hani darke :smash: /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: CFARE MISTRECLLEQESH KENI BERE NE FEMIJERINE TUAJ?

une kam nje mistrec te vogel te shpia ime qe qesh dhe bertet gjithe diten :wub:
dhe une e dua shume-shume :wub:
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: CFARE MISTRECLLEQESH KENI BERE NE FEMIJERINE TUAJ?

kjo tema kishte ra shume poshte :smash:
ku jeni ju cerrat mistreca qe s'tregoni si e kaloni veren? :smash:
ju qe thyni xhama e lagni komshinjte nga tarraca? :smash:
/pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Kont_Vrana

Primus registratum
Re: CFARE MISTRECLLEQESH KENI BERE NE FEMIJERINE TUAJ?

U kthye ne chit-chat tema apo flitet akoma per mistreclleqet?

- Kur isha ne klase te pare isha recituesi me i mire i klases. Nje dite na cojne eksursion ne Ndermarjen e Punimit te veshjeve. Aty kuptohet 95% e personelit ishin gra. Nuk e di a i mbani mend BORITE, ishin prej kaucuku ne forme piramide te rumbullaket, rreth te cilave mbeshtillej peri. Nejse, atehere ato ishin si uje i paket, dhe une pashe nje te vogel ne shesh. E mar nga sheshi, dhe ngaqe ishte shume e madhe per ne xhep e fut brenda pantallonave, mes kembeve. Nejse ne fund te ekskursionit, do jepnim nje shfaqe per grate punetore. Midis te tjereve me ngre dhe mua mesusja, dhe sa dal para kolektivit, shperthejne te qeshurat. Boria ne pantallona dukej sikur kisha "bishen" gati per sulm.....mua sa s'me ra tavani ne koke nga turpi.

Cdo cep te kokes e kam care 3-4 here, nje here kam rene nga muri, disa here me kane care koken me gure, ne luftrat e lagjeve, nje here u lodha ne lume ne nje vend te ceket, nje here po luaja futboll ne asfalt, rrash mrapsht dhe u deshen 4 qepje te me mbledhin koken.

- Doli ne mode nga vitet 87-88 loja me gjilpera. Mblidhnim gjilperat e perdorura te spitalit, qe i gjenim aty ku i hidhnin, i mbushnim me uje, dhe lagnim njeri tjetrin. Para se ti mesonim stilin per ti keputur, i mbanim me gjithe age-t (gjilpera e holle ne maje) dhe kishte raste kur uji ishte i piste dhe bllokohej gjilpera, qe ag-ja fluturonte dhe te ngjitesh ne balle, faqe, qafe a nje zot e di se ku. Zoti e di se si nuk kemi vdek nga ndonje semundje.

- Nje here ishim duke luajtur me tubo dhe kausha. Dhe sic po mbaja tubon ne goje, nxjer koken nga cepi per te pare, atekohe vjen nje gaxhgaun me vrap dhe perplaset me tubon, e cila me ngulet ne gryke. Me kane dale syte nga vendi nga dhimbja.

- Nga vitet '89, klasa e 8-te me duket, pruri nje goce ne klase 'Pepper Spray". Asnje nuk kishte pare pepper spray me pare, po ajo shpegoi se kish degjuar qe te qoron. vendosem ta provojme, dhe une si "Mit Sokoli" i klases e mora ne dorezim. I them nje buce-je qe e kish veten ne qef: -" I kam blere nje parfum plakes, po se di a do i pelqeje, do e provosh pak". Pa pritur fare pergjigje ja plas surratit me peper spray. Asaj i iku kafazi fare. U plas ne shesh e filloi ter bertase, fytyra ju skuq, e ju enjt, nuk mbushej dot me fryme, une thashe se me mbeti ne dore. pas nja 5 minutash u ngrit ne kembe, po fytyren e kishte akoma shume te skuqur e te enjtur. Kur pa veten ne pasqyre si nuk vdiq nga shok-u. Nuk me la fjale pa me thene, ....pas nja 30 minutash u kthye ne normalitet po nuk me foli me qe atehere.

- Nje here tjeter kujdestarja e klases kishte hypur ne nje banke te nderonte llamben. Une i plas nje shkelm bankes dhe ajo bie si kucur ne shesh. Une vdiqa duke qeshur, po asaj ju plas koka ne cimento dhe u be problem para shkolles.

- Nga vitet 91-92 filluam te iknim shpesh nga mesimi si klase. Gjithmone na kercenonin se nuk do na linin te hynim pa prindin po asnje nuk i vinte veshin. Nje dite vertet nuk na lane. Kishte dale drejtori para klases dhe nuk linte njeri te hynte pa prindin. Megjithese kishim bere pakt si klase se nuk do e binte njeri, bucet qe mesonin u thyen shpejt, kuptohet po u thyen 2-3 thyhen te gjitha bucet e tjera. Djemte vendosen te shkojne te Konsullata dhe ne shkembim te dy -tre dopjove te marim ndonjerin aty dhe ta prezantonim si prindi sa per te hedhur lumin. Une se ku e gjeta ate qorr-mamuth mes gjithe asaj turme nje Zot e di. Nejse kur vjen rradha ime, une e prezantoj si babai (plaku im ishte oficer dhe asnje mesuese se kish pare ndonjehere) Fillon mesuesja te sajat. -" Djali eshte i mire e i zgjuar po eshte mpleksur me shok te keqinj dhe e kane prishur etj etj etj.". - Ketij filanit i iken kafazi fare dhe fillon te me bertase para klases-"Po ca ke qe s'meson mor myt. Ca do qe ngaterrohesh me te tille palaco. ca do nga ne, rroba te blejme, cante te blejme, libra te blejme, ca do me. Une dhe nena jote rropatemi ne fabrike gjithe diten per ty (Plaka ime qe mesuese e njifnin te gjitha). Pse na turperon keshtu, jazek te qofte'. Une prisja nga minuta ne minute te ma plase ne shpulle.
Kur dolem nga klasa- he tha, e loza mire rolin. Mua me diskretitoi publikisht para klases (te gjithe e dinin se ca ishte dhe mezi mbanin te qeshurat) po qe atehere nuk u ngaterruam me robt qeprisnin para Konsullates.

Po nga 91-92 dolen fishekzjaret apo me mire pellciteset 100 lekshe. Ato ishin te verdha dhe pelcisnin me zhurme te madhe. Nuk ishin te demshme per trupin po ne zbuluam dicka te re. I vendosnim mes portokalleve, qepeve apo patateve, dhe ua hidhnim ne oren e mesimit nga dritarja mesueseve, pasi i kishim ndezur. Ato kur pelciznin shperbenin gjithe portokallin/qepen qe (sic presupozonim ne) i prplasej mesueseve ne surrat. te njejtat pelcitese, kur gjenim ndonje fatkeq apo viktime, i ndiznim dhe me mjeshteri ua fusnim ne xhep. Pas 3 sekondash, cuditerisht viktima kalonte ne gjendje te fikti dhe kishte nje vrime ne vend te xhepit.

Nje here po luftonim me lagjen perballe me shpata, se nga me vjen nja shpate ne balle as sot nuk e di. Une hypa ne maje te depos me uje dhe vazhdoja te luftoja me gjakun qe me derdhej ne surrat. Me dukej vetja si Gjergj Elez Alia. Kur jam kthyer ne shtepi kam ngrene dhe nje dore dru nga plaka, plus 5 gjilpera Tetanoz ne bark (Se atehere ta benin Tetanozin per cdo lloj plage, kishin mendimin se kuronte cdo pisllek tetanozi, eh zot na rruajt)

- Nje here kishin transferuar nga Tirana, tek pallati jone, nje Komandant a Gjeneral qe kishte nje djale 300 kilesh dhe ishte shume prepotent, mburavec dhe i perkedhelur. Ne fund te fushes ku zakonisht ne luanim futboll ishte gropa e mytit e cila gjate pranveres mbulohej nga bari/shkurret qe rriteshin ne te. Mbas lojes nje dite, ne i themi ketij bobit,:-Kemi gjetur nje qen qe ka pjell kulishe, po kemi frike ti afrohemi, a ta mban ti te vesh ti marresh?" KUptohet si prepotent qe ishte thote po. Ne e udheheqim deri afer gropes dhe i themi,: eshte aty pas shkurreve ne nuk na i mban te vemi, a po shkon, sa afrohet afer gropes i fusim nje te shtyre dhe e hedhim ne ferkale. Ngaqe ishte shume i shendoshe filloi te fundosej, qe per ne ishte e papritur. Kemi bertitur me te madhe, sa u mblodhen te rriurit dhe e nxoren nga gropa.

- Kur ishim te vegjel luanim me karroca me guzhineta. RRuga e preferuar eshte rruga e Kerculles, qe eshte nje pike turistike ne koder. RRuga ka nje kthese te forte, dhe poshte eshte humnere, zakonisht aty ka nje mur betoni qe e mbron, por nga shiu dhe koha, muri kishte shkare dhe nuk kishte mbrojtese. Keshtu ne niseshim para ktheses, po nuk e mbaj mend si filluam te ngacmonim Kiri-n qe te nisej para ktheses. Jo ke zemer jo s'ke zemer etj etj. Kiri u nis me larte ktheses dhe nuk e mori dot ne kohe, dhe e kemi pare te gjithe si fluturoi me gjithe karroce ne humnere. Kur e gjeten njerezit e tij, ishte ndare ne shume copa.
Pas Kirit kane vdekur dhe 2 shoke te tjere nga karagjozlleqet tona, dhe ishte short apo fat per ata qe mbeten gjalle, se ishte dicka qe mund te ndodhte kujdo nga ne. Ishim trazovac pertej te sigurtes.
 
Top