cfare mendoni per krijimin e rruzullit?en

merc

Forumium praecox
Re: cfare mendoni per krijimin e rruzullit?en

tani per tani se vras mendjen per krijimin sesa per fundin...
 

Negativ*

Primus registratum
Re: cfare mendoni per krijimin e rruzullit?en

Pershendetje

Jam perkrahes i Teorisë se Big-Bangut sipas se ciles Universi eshte krijuar nga nje pike me vellim 0 e cila ka shperthyer dhe vazdhon te zgjerohet....

Linde pyetja kush e krijoj at pike vellimi 0 ?

Andaj Big bangu e gjen mbeshtetjen edhe nga feja.
gje qe e verteton egzistencen e Zotit.
 

gurax

Pan ignoramus
Re: cfare mendoni per krijimin e rruzullit?en

Kush e krijoi ate gje qe krijoi piken fillestare me vellim 0? A verteton kjo qe Zotin e ka krijuar nje mbizot? Sepse une eshte pikerisht ky mbi-Zot i nivelit te dyte ne te cilin besoj. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/tonguee.gif

Sidoqofte, sepse pyetja eshte per krijimin e Rruzullit (Tokes) atehere s'ka vend te diskutojme per BigBang sepse jane shume te ndryshme ne kohe. Universi mendohet te jete rreth 14 miliard vjet i vjeter dhe rruzulli eshte afro 4.5 miliard i vjeter dhe rruzulli eshte krijuar shume shume me vone sesa ngjarja e Shperthimit te Madh.
 

jimmy84

Primus registratum
Re: cfare mendoni per krijimin e rruzullit?en

Nje gje eshte e bukur ketu. Per cdo pyetje qe nuk ka pergjigje menjehere del "pergjigjja magjike": "Kjo verteton ekzistencen e Zotit".
Me fal....po c`lidhje ka injoranca jone ne lidhje me nje pyetje me faktin nese Zoti ekziston apo jo?
Edhe nje banor i fiseve te Afrikes nuk e di pse bie shiu. Por ja qe renia e shiut nuk verteton aspak ekzistencen e Zotit.
Edhe ne 1600 njerezit besonin qe renia e molles ne toke eshte atribut i Zotit. Derisa molla ra ne koken e Njutonit dhe ky kuptoi qe mollen e terhiqte koka...ashtu, toka.
Pra kur ne nuk e dime SI u krijua pika O si nxjerrim perfundimin qe e krijoi Zoti?
Qe mungesa e provave te sjelle hipoteza te ndryshme kjo eshte normale. Por qe kur (nga ana logjike) mungesa e provave na rrezon automatikisht nje hipoteze dhe na vertetoka nje tjeter?
 

studenti100

Forumium praecox
Re: cfare mendoni per krijimin e rruzullit?en

Pika me vellim zero tregon se ka nje fillim te universit. Tani nqs universi nuk do kishte fillim kjo do vertetonte se budalleqet se zoti filloi dicka jane te kota sepse kjo dickaja kishte ekzistuar pergjithmone dhe detyrimisht nuk ka fillim. Per me shume se sa verteton zotin, verteton se argumenti i vjeter se universi eshte i pafundem si ne hapesire dhe kohe nuk mund te perdoret per mohimin e zotit. Molla qe rra ne koke ndoshta ndryshoi mendimin apo besimin e njerezve qe mendonin se toka eshte antiteze e zotit per terheqjen e molles, por Njutoni nuk mendonte se toka dhe zoti ishin ne gare per terheqjen e molles dhe se njeri do fitonte dhe tjetri do humbte.
 

jimmy84

Primus registratum
Re: cfare mendoni per krijimin e rruzullit?en

Pika 0 eshte fillimi i formes fizike te universit sic e njohim sot. Dhe jo "zanafilla e gjithckaje" nga hici. Ke ndonje prove psh se a eshte kjo forme universi e para dhe e vetmja?
 

studenti100

Forumium praecox
Re: cfare mendoni per krijimin e rruzullit?en

Po ne per forma fiziko-shkencore po flasim dhe kjo duhet te perfshije te pakten hapesire dhe kohe. Tani nqs do flasim per dicka qe ekziston jashte hapesires dhe kohes, mendja ime nuk ka rritur cilesi hyjnore te kuptoje se si keto gjera funksionojne. Ti lali qe kerkon prova, i njeh ligjet e thermodinamikes? Nje prej tyre eshte se entropia e universit nuk zvogelohet, pra do ti s'do nuk mund te transferosh nxehtesi nga trupi i ftohte ne te ngrohte vetevetiu. Ne te njejten menyre universi nuk zgjerohet dhe tkurret per qef te vet ne vellim 0 ne meneyre ciklike. Tani po supozove dicka jashte universit qe mund ta beje kete eshte njesoj si te mendosh se frigoriferi eshte universi dhe motori ne frigorifer eshte dicka jashte universit qe mundeson transferimin e energjise nga pjesa e brendshme e frigoriferit te ajo e jastshme edhe pse brenda eshte ftohte dhe jashte eshte ngrohte. Se ca mendon ti me 'gjithcka' eshte puna jote dhe ti mund te mendosh edhe zotin edhe baba-gjyshin e vitit te ri. Une e kam fjalen me gjithcka vetem universin ne menyre qe i bindet llogjikes se ligjeve shkencore.
 

gurax

Pan ignoramus
Re: cfare mendoni per krijimin e rruzullit?en

Krijimi i Tokes nuk eshte ne asnje drejtim i njejte apo i ngjashem apo ekuivalent me krijimin e Universit, qe nga fakti i thjeshte qe krijimi i Tokes eshte nje ngjarje brenda Universit vete dhe i bindet krejtesisht ligjeve te tij, ligjeve universale (duke filluar me vete themelet ku bazohet teoria e krijimit te Tokes. Vete kjo teori merr te mireqene ekzistencen e ligjeve universale, ndertohet mbi te, dhe me pas vazhdon analizen e krijimit te Tokes. Universi ne kete rast merret i mireqene dhe i padiskutueshem).
 

studenti100

Forumium praecox
Re: cfare mendoni per krijimin e rruzullit?en

E gjithe dinamika e universit tregon se universi nuk ka ekzistuar pergjithmone sepse koha eshte akrepi i entropise se universit. Kohe infinite do thote entropi infinite. Entropia me e madhe do thote dicka qe nuk behen shkembime energjie. Nqs marrim nje trup te ftohte dhe te ngrohte, dhe kete sistem ta quajme te izoluar, atehere ky sistem ka nje fare entropie. Pasi t'i bashkojme keta trupa, energia ne forme nxehtesia do tranferohet nga trupi i ngrohte te i ftohti. Kur te arrihet ekuilibri, entropia e sistemit te izoluar eshte me e madhe. Kur entropia e ketij sistemi arrin entropine me te madhe pra ekuilibrin, s'ka me shkembime energjie. E njejta gje eshte dhe me universin, duhet te kishte arrire nje ekuiliber nqs do kishte ekzistuar pergjithome. Pra kjo do thoshte as lindje te yjeve as vdekje te yjeve...as rrezatim nga dielli ne toke...etj etj... Zhvillimi, etapat e tokes tregojne me ligje shkencore qe universi nuk ka ekzistuar pergjithmone se sa do ti lesh keta trupa te izoluar keta nuk do behen prape te ngrohte dhe te ftohte qe ta riperserisin ndryshimin e energjise ne menyre ciklike. Pra universi merret i mireqene me fillim dhe i izoluar per krijimin e tokes dhe nuk merret ekzistencial ne kohe infinite apo i riperseritshem ne menyre ciklike.
 

gurax

Pan ignoramus
Re: cfare mendoni per krijimin e rruzullit?en

Disi jashte teme ky shkrim se s'ka te beje me formimin e rruzullit tokesor, por shprehja "do te kishte arritur nje ekuiliber nese do te kishte ekzistuar pergjithmone" ka kuptim per nje bashkesi te fundme elementesh (trupa, energji, kohe, etj) por nuk vlen ne rastin e nje bashkesie te pafundme. Ilustrim i ketyre mund te permendet psh deshtimi i cdo ligji fizik qe njohim kur aplikohet ne vrimat e zeza, apo absurditeti i pjesetimit me zero. Shprehja ne fjale, ne menyren e saj me te thjeshte dhe rudimentare, reduktohet ne konceptin "infinit pjestim per infinit". Ketu jemi te tere ne terren alien.
 

atman

Forumium maestatis
Re: cfare mendoni per krijimin e rruzullit?en

Nuk e kuptoj pse sorrollateni kaq shume ne kete teme, kur per shkencetaret nuk perben asnje enigme krijimi i planeteve qe eshte i lidhur me krijimin e sistemeve diellore.
 
Top