Re: Cfare karaketeristikash duhet te kete nje politikan?
Marr shkas nga postimi i mesiperm i DFV te shpreh nja dy mendime te mia, pa bere komentime.
Mua per veten time nuk me duket ndonje ide e mire ideja e futjes se hundes se shtetit ne probleme partiake, aq me pak vendosja e kesisoj rregullash ne lidhje me zgjedhjen e kryetarit te nje partie politike. Keto praktika nuk njihen fare ne demokraci dhe ne shtetin e te drejtes, por vetem ne shtete diktatoriale ose ne dukje demokratike.
Partite politike jane nje organizim i lire njerezish, te cilet duke respektuar nje statút te miratuar nga Kushtetuta, ndajne me njeri-tjetrin nje ide politike te caktuar.
Nje nga karakteristikat kryesore te demokracise dhe shtetit te se drejtes eshte seleksionimi natyror i grupimeve politike ne vija te trasha dhe i politikaneve ne vecanti.
Nje politikan ose grup politikanesh, te cilet nuk arrijne dot te nxjerrin mesime nga pesimet dhe proceset politike jane te destinuar te seleksionohen politikisht prej anetareve te partise se tyre. Nqs dicka e tille nuk ndodh, dmth partia per nje arsye apo tjeter nuk eshte ne gjendje te riperterihet, atehere kjo parti frytet e politikes se saj i vjel ne proceset zgjedhore.
Persa i perket postit te Kryetarit te Kontrollit te Shtetit une jam i mendimit se, duke qene se eshte nje institucion i trasheguar nga regjimi komunist, duhet te shkrihet dhe ne vend te tij duhet te krijohen Institucione te pavarura politike, si p.sh. Keshilli i Mbikqyrjes se Monopoleve dhe Karteleve, Keshilli i Mbikqyrjes dhe i Kontrollit Financiar, etj.
Persa i perket Institucionit te Presidentit, Ministrise se Rendit nuk ka pike llogjike qe keto te kontrollohen prej minorances. Kjo do te ishte ne kundershtim me normat demokratike.
Rregulla te tilla jo vetem do te ishin ne kundershtim me normat demokratike, por ne vend qe te ndihmonin ne instalimin e Institucioneve aq te munguara, do te pengonin shtetin ligjor dhe do te vazhdonin ti hapnin sa me teper terren anarkise.