Cfare karaketeristikash duhet te kete nje politikan?

komino

Valoris scriptorum
Cfare karaketeristikash duhet te kete nje politikan?

Si duhet te jete nje politikan qe Ti ta votosh?

Ju lutem te lini menjane ndershmerine (te mos jete hajdut apo kriminel i denuar)se ajo nuk vihet fare ne diskutim.

Nuk po e shpreh mendimin tim tani pasi zakonisht tema perufdon ne nje koment te tij

Ju lutem sejcili mendimin e tij dhe pastaj mund te komentoje mendimet e te tjereve
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Cfare karaketeristikash duhet te kete nje politikan?

Nuk ka lezet te mos e nis une


--------TRASAPERNT------------

Te mos fshehe asgje mbi jeten e tij

-pasurite
-menyren e te sjellurit ne familje
-aftesite e integrimit ne grupet (nese e ka patur te veshtire te krijoje nje rreth shoqeror)
etj etj etj
edhe ato qe mund te duken gabime - njerez jemi dhe gabime do bejme


Do te ishte mire qe sejcili te bente nje deklarate mbi pasurite aktuale personale e te familjareve (bashkeshort prind femije vellezer kusherinj te pare) dhe te deklaroje burimin e tyre (flas per te gjithe politikanet e per te gjithe pasurite).
Do te ishte mire qe te lejoheshin gazetaret te hetonin lirisht mbi pasurite e cdo politikani (dikujt qe ben pjese ne organizata politike apo qe kandidohet ne zgjedhje).

Do te ishte mire te deklaronte objektivat e tij personale per te ardhmen dhe te deklaronte arsyet e aktivitetit te tij politik (pervec dashurise per atdheun)
 

Archi

Forumium praecox
Re: Cfare karaketeristikash duhet te kete nje politikan?

per mua nje politikan i mire do te ishte ai, qe ka nje vizion te qarte te vlerave demokratike dhe te shtetit te se drejtes.

Akoma me i mire do te ishte sikur kete vizion te perpiqej ta veje ne jete.

Per mendimin tim, nje njeri qe ka pak gram tru mund ta zbuloje nese nje politikan eshte sharlatan apo jo thjesht duke i drejtuar pyetjen:
<span style="font-weight: bold">Perse kerkon te vish ne pushtet?</span>

dhe sigurisht me pas duke vleresuar pergjigjen e tij.

Nje i pare shteti sado i ndershem e i pakorruptueshem apo ku e di une qe te jete, po nuk pati nje vizion te qarte se c´duhet bere me pushtetin, nuk eshte gje tjeter vecse nje pensionist qe kalon kohen duke luajtur domino.
 

DFV

Primus registratum
Re: Cfare karaketeristikash duhet te kete nje politikan?

Une jam dakort me postimet e mesiper per vlerat qe duhet te kete nje politikan kariere, por ne Shqiperine tone me demokraci teper te brisht pervec vlerave qe duhet te kete nje politikan do te duhen te vendosen edhe disa rregulla te tjera.

-Kryetaret e partive te mos zgjidhen me teper se dy here rrjeshte ose me nderprerje ne krye te partise, pas kesaj ai(Kryetari partise) ne se do,mund te kontriboj ne parti si antari thjeshte.
-Ne se partia nga zgjedhja ne zgjedhje ka renie te theksuar te elektoratit, kryetari i partise te jap dorheqje te menjehershme.
-Po keshtu ne se nje parti humbet zgjedhjet per te dyten here rreshte, kryetari i partise te jap dorheqjen.
-Presidenti i Shqiperise te zgjidhet vetem nje here per 5 ose 6 vjet dhe ne asnje menyre nuk duhet te jete antare i partise qe ka fituar mazhoranxen.
-Ministri i rendit dhe kryetari i kontrollit te shtetit duhet te emrohen me konsesus me opoziten.
Per mendimin tim keto rregulla duhet te funksionojne per nje periudhe 10 -15 vjecare.
-
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Cfare karaketeristikash duhet te kete nje politikan?

---Te shkruash titullin e temes nuk eshte ndonje vlere qe peshon

---Thashe se kerkoja mendime origjinale dhe jo komente te shkrimeve te mia (mjaft paraziteve mendore)


deri ketu

-Trasparent
-Te kete nje vizion te qarte mbi te ardhmen e vendit
-Te kete nje ide te qarte se si do te arrije te realizoje kete vizion
-Te dije te sqaroje perse kerkon pushtet (per pagesen, per privilegjet - normale keto - dhe per te patur mundesine te ndjeke vizionin e tij-qe nuk e realizon dot si qytetar i thjeshte)
-aftesia per te pranuar gabimet e per t'u terhequr kur organizimi i tij falimenton (humb zgjedhjet).

Po pastaj

NUK DUA EMRA NE KETE TEME
 

Archi

Forumium praecox
Re: Cfare karaketeristikash duhet te kete nje politikan?

Marr shkas nga postimi i mesiperm i DFV te shpreh nja dy mendime te mia, pa bere komentime.

Mua per veten time nuk me duket ndonje ide e mire ideja e futjes se hundes se shtetit ne probleme partiake, aq me pak vendosja e kesisoj rregullash ne lidhje me zgjedhjen e kryetarit te nje partie politike. Keto praktika nuk njihen fare ne demokraci dhe ne shtetin e te drejtes, por vetem ne shtete diktatoriale ose ne dukje demokratike.
Partite politike jane nje organizim i lire njerezish, te cilet duke respektuar nje statút te miratuar nga Kushtetuta, ndajne me njeri-tjetrin nje ide politike te caktuar.
Nje nga karakteristikat kryesore te demokracise dhe shtetit te se drejtes eshte seleksionimi natyror i grupimeve politike ne vija te trasha dhe i politikaneve ne vecanti.
Nje politikan ose grup politikanesh, te cilet nuk arrijne dot te nxjerrin mesime nga pesimet dhe proceset politike jane te destinuar te seleksionohen politikisht prej anetareve te partise se tyre. Nqs dicka e tille nuk ndodh, dmth partia per nje arsye apo tjeter nuk eshte ne gjendje te riperterihet, atehere kjo parti frytet e politikes se saj i vjel ne proceset zgjedhore.

Persa i perket postit te Kryetarit te Kontrollit te Shtetit une jam i mendimit se, duke qene se eshte nje institucion i trasheguar nga regjimi komunist, duhet te shkrihet dhe ne vend te tij duhet te krijohen Institucione te pavarura politike, si p.sh. Keshilli i Mbikqyrjes se Monopoleve dhe Karteleve, Keshilli i Mbikqyrjes dhe i Kontrollit Financiar, etj.

Persa i perket Institucionit te Presidentit, Ministrise se Rendit nuk ka pike llogjike qe keto te kontrollohen prej minorances. Kjo do te ishte ne kundershtim me normat demokratike.

Rregulla te tilla jo vetem do te ishin ne kundershtim me normat demokratike, por ne vend qe te ndihmonin ne instalimin e Institucioneve aq te munguara, do te pengonin shtetin ligjor dhe do te vazhdonin ti hapnin sa me teper terren anarkise.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Cfare karaketeristikash duhet te kete nje politikan?

<span style="font-style: italic">permbaju temes!</span>
 

ilirjan

Primus registratum
Re: Cfare karaketeristikash duhet te kete nje politikan?

politikani duhet te kete aftesi udheheqese.

patjeter AUTORITET, duhet te dije te SUNDOJE.

Shpesh i ngaterrojme, UDHEHEQESIN me FILOZOFIN,(njeriun e ditur), tjeter te drejtosh, tjeter te keshe njohuri, nje njeri i ditur mund te mbytet ne nje luge me uje neqoftese nuk ka aftesi drejtuese.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Cfare karaketeristikash duhet te kete nje politikan?

Harrova te theksoj dicka

Nuk behet fjale vetem per liderin e nje partie politike e aq me pak VETEM per presidentin apo per kryeministrin apo per nej exponent politik

Behet fjale per cdo politikan te cdo niveli, pastaj behen edhe disa percaktime me teper per exponentet por gjithsesi duhet nisur nga nje nivel i pergjithshem.


Ps. Bej te gjitha keto percaktime, jo per te kaluar kohen por per t'i dhene temes nje drejtim te qarte dhe per t'e dhene mundesi moderimi pa keqkuptime. Me duket se tema eshte e qarte dhe mund te gjykohet thjesht nese nje shkrim qendron brenda apo jashte saj.
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Cfare karaketeristikash duhet te kete nje politikan?

aftesite e politikanit duhet te jene te shumeanshme. kultura personale eshte mjet i domosdoshem, sidmos ajo historike, politike, ekonomike dhe letrare. aftesia e komunikimit zakonisht eshte e lindur, por njerezit socjale, qe kane gjithnje ne kontakt me njerez te tjere jane te prirur per tolerance e bashkebisedim, pa hyre ketu ne psikiken e individit. kjo gje ben qe politikani i ardhshem te kete pika referimi, per vete dhe per opinionin ku bazon punen e tij.
 

ilirjan

Primus registratum
Re: Cfare karaketeristikash duhet te kete nje politikan?

Politikanet nuk jane qe te kakarisin
Cdo politikan eshte njekohesisht udheheqes,(duhet te jete gati ne cdo moment per te marre drejtimin).
Nuk e di mos e ngaterron politikanet me profesoret e filologjise?
Imagjino nje POET ose shkrimtar (naiv) ta besh minister te puneve te jashtme, (me qe din disa gjuhe te huaja), vaj hallit shtetit, se do ja fusin ne te gjitha anet.
E kundeta, merr nje PARI,(trim krahine) me arsimin e duhur kuptohet, dhe beje minister dhe te shofesh, kush ka me shume rezultat,(un them ky i dyti)
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Cfare karaketeristikash duhet te kete nje politikan?

Nuk kisha gje kunder autoritetit une
shrug.gif

Vetem percaktova qe te mos mjaftoheshit me mje apo dy lider por me gjithe politikanet.

Pastaj
Autoritetit nuk eshte dicka qe lind dhe i njejti peson mund te mos jete autoritat njelloj ne dy kontekste te nderyshem (i pari i fshatit mund te mos arrije te jete autoritar ne Tirane sepse askush nuk do te njohe autoritetin e ketij &quot;fshatari&quot; - i njejti person mund te jete autoritar ne familje por jo ne rrethin shoqeror - etj etj)

dua te them qe AUTORITAR eshte nje shprehje teper e papercaktuar
Te jesh autoritat vertet (te kesh autoritet ne disa kontekste te ndryshme)dmth te dish te besh politike (autoritetin t'a jep posti institucional, aleancat e ndryshme, aftesia per te bindur, aftesia per te imponuar nje ide tenden)
Shkurt AUTORITET = PUSHTET (mbase jo institucional) dhe nuk eshte nje atribut i thjeshte
Politika eshte pikerisht tentativa per te arritur te kesh pushtet (dhe pastaj per ta mbajtur)

Ketu kerkova ato atributet e thjeshta (elementet) qe te bejne nje politikan te mire (autoritetin e pushtetin t'a jap une me voten time duke te vene ne dispozicinin tend fuqine represive te shtetit)

Apo me autoritet nenkuptoje aftesine per te PERDORUR pushtetin?
 

crazy

Primus registratum
Re: Cfare karaketeristikash duhet te kete nje politikan?

nje politikan ne rradhe te pare duhet te jete njeri e te dije cfare eshte politika ,jo te kete mbaruar veterinari ne kamez.
 

Archi

Forumium praecox
Re: Cfare karaketeristikash duhet te kete nje politikan?

Une njoh njerin, qe ka mbaruar per veterinerí ne Koder-Kamez dhe merr vesh nga politika njeqind here me shume se njeri qe ka mbaruar per mjekesi ne Tirane.

Kerkoj falje per dalje nga tema.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Cfare karaketeristikash duhet te kete nje politikan?

ok

dakort
titulli i studimit nuk te ben politikan
(shume nga deputetet tane kane mbaruar vetetrinari apo ekonomi agrare ne koder kamez - thone se jepen diplomat qyl atje)

Politika ka te beje me jeten e shoqerie ne 360°
Cdo profesion ka vendin e vet

Nje ndryshim te vogel mund te kete
-nje inxhinier ka nje vizion te jetes te ndryshm nga nje sociolog (nqs bazohemi vetem ne titullin e studimit)
 

Archi

Forumium praecox
Re: Cfare karaketeristikash duhet te kete nje politikan?

Nuk arrij ta kuptoj dot kete:
Fillimisht postuar nga -gene-:
[qb] Nje ndryshim te vogel mund te kete
-nje inxhinier ka nje vizion te jetes te ndryshm nga nje sociolog (nqs bazohemi vetem ne titullin e studimit) [/qb]
Per mendimin tim nje njeri ose merr vesh nga politika ose nuk merr vesh fare. Nuk e di qe nje sociolog te kete ndonje dhunti te vecante per ta bere ate me teper politikan sesa nje inxhinier.
Aq me teper per ta bere udheheqes.
Nga kjo llogjike vetem nje ushtarak i larte ka te drejte te udheheqe, pasi ai ka studiuar per ate pune.
 
Top