Cfare gjuhe te flase femija?

anabella

Primus registratum
Cfare gjuhe te flase femija?

Mund te me jepni nje mendim? Jam e martuar me nje rumun dhe kemi nje vajze te vogel 1 vjec qe ka lindur ne Amerike. Keshtu qe eshte ne kontakt me 3 gjuhe dhe tani per tani vetem flet ne gjuhen e saj duke belbezuar. Kam frike se kur te rritet dhe pak, nuk do dije asnje gjuhe te sakte dhe mos ndikon kjo ne formimin e saj te mevonshem mendor dhe intelektual? Si thoni? Cfare gjuhe ti flasim vajzes? rumanisht(une e di mire kete gjuhe, por burri nuk di dhe aq mire shqip, apo shqip, po me anglishten?
Nje pediatre me tha qe secili ti flase gjuhen e vet, po gjuha e trete?
 

SweetAngel

Primus registratum
Re: Cfare gjuhe te flase femija?

Gjuhen e trete do ta mesoje vete femija kur te filloje te lozi me shoke e shoqe ose kur te shkoje ne shkolle.Me siguri ti nuk do te doje qe femija yt te mos jete ne gjndje te flasi me gjyshrit apo kusherinjte e saj/tij ne Shqiperi.
 

abs

nuk e di...
Re: Cfare gjuhe te flase femija?

personalisht ngulmoj qe femija te dije sa ma mire gjuhen e nenes!!!

pastaj gjuhet e tjera jane te mirseardhura tek cdo femi. biles eshte ideale qe rritet me tre gjuhe njekohesisht...

kam degjuar nga nje pedagoge gjermane qe; sikur 10 gjuhe te huaja te zotrosh, po te ndodhi nje aksident te gjitha harrohen (fshihen nga memorja) vetem gjuha e nenes nuk harrohet kurre.

fundja, kur nje femer eshte shtatzane, edhe nese s flet me ze me femine e vet ne bark, me mendje dhe shpirt i thote fjalet me te emla ne gjuhen e nenes se vet...apo jo?

-------------------
Sot shkelqen perseri dielli…

Sapo fola me gjethet…
Pardje dhe dje, papritmas ra bore…
Sot, dielli i vjeshtes shkelqen fuqishem…
Ne mes kesaj bukurie ndieva nje keqardhje per gjethet e gjelberta,
te cilat para kohe u ndane… pergjithmone….
Ashtu te palosura dhimbshem per toke, percillnin nje mesazh..
Ate te papritures, te panjohures, asaj qe ne i themi ne gjuhen tone popullore „ ku i dihet“?
Tjeterpardje ato ishin te gjalla te lumtura nen rrezet e diellit…qe sot se ndiejne ma…
 

Iness

Primus registratum
Re: Cfare gjuhe te flase femija?

Anabella, e kuptoj shqetesimin tend. Ajo qe te keshilloj une eshte qe te dy prinderit ti flasin gjuhet e tyre, sidomos eshte shume e rendesishme qe nena (ti) ti flasesh gjithmone shqip! Per anglishten mos u shqeteso sepse duke u rritur ne ate vend dhe duke qene ne kontakt me vendas ajo do do mesoje vete anglisht ne menyre perfekte. Duhet te keni parasysh qe vajza do te kete aglishten si gjuhe te pare mgjth nuk eshte "mother tongue"...
Une kam nje shembull shume interesant te nje shoqes sime qe eshte angleze e martuar me nje italian dhe qe jetojne ne Zvicer. Ata kane nje vajze qe eshte rreth 5 vjec tani dhe une jam habitur nga fakti qe vajza fliste anglisht me te jemen, italisht sa here qe fliste me te jatin dhe sa dilte nga shtepia fliste ne menyre perfekte gjermanisht me vendasit. /pf/images/graemlins/smile.gif
Keshtu qe mos u shqeteso se gjithshka do shkoje mire! /pf/images/graemlins/wink.gif
 

zog

Primus registratum
Re: Cfare gjuhe te flase femija?

nashti une them neqoftese mendon ne interes te femijes, patjeter GJUHEN E VENDIT ku jeton, neqoftese mendon ne interes tendin, fliti GJUHEN TENDE.

aresyetim: mendoj qe ne i perkasim me shume VENDIT ku lindim se sa prinderve qe na lindin. kjo do te thote qe dhe nje jevg i lindur ne shqiperi eshte po aq shqiptar sa une, vendi (shqiperia) e ka bere DETYRIMISHT te tille. (a ka me human se kaq?)

a nuk themi "ne jemi krijesa te Zotit", Ai na krijoi te tere NJESOJ, ishte toka, VENDI ku lindem dhe u rritem qe na diferencoi, ne te bardhe, te zes, te verdhe, te kuq, te murem, etj.

perfundim: NE I PERKASIM VENDIT KU LINDIM DHE RRITEMI, dhe vetem atij.
 

hot

Hotgirl
Re: Cfare gjuhe te flase femija?

thone qe femijet ne ate moshe arrijn te mesojne edhe 7 gjuhe pernjeheresh!!
un them ti flasesh shqip,se shqipja eshte gjuha e nenes edhe sic tha absi vetem ajo qe nuk harrohet..
burri ti flasi ne gjuhen e vet,se i bie 1 gjuhe gratis edhe anglishten do ta mesoje me kalamojt e tjere neper kopesht,shkolle a duke lujt perjashta!!
mos e privoni nga privilegji per te zoteruar 3 gjuhe pernjeheresh!
 

zog

Primus registratum
Re: Cfare gjuhe te flase femija?

poplli thot "nuk mbahen dy kunguj nen sqetull", keshtu dhe gjuhet e shumta jane fukarrallek, ngarkon trunin me traplliqe internacionale, per me teper qe tani i percakton profesionin femijes tend, e shumta perkthys ose mesus gjuhesh me ndonje shkolle province, me nje rroge fatkeqe.

ti duhet ta shohesh femijen si mundesi per te ecur dhe vet perpara por jo si "bastun" per tu mbeshtetur me kollaj, pra duhet te terhiqesh drejt tij dhe jo ta terheqesh drejt vetes (duke i mesuar shqip). te jipet rasti te fabrikosh "nje te huaj" te gjakut tend, a ka ma bukur. kjo te ben te perfitosh dhe ti nga nje kulture e huaj, nga nje gjuhe e huaj e cila sot te MUNDON, ndryshe nuk do merrje pjese ne ket forum shqiptaresh.

eshte GUXIM dhe LARGPAMESI per nje nene (si dhe kedo tjeter) t'ja PERKUSHTOJE JETEN nje femije.
 

abs

nuk e di...
Re: Cfare gjuhe te flase femija?

ti zog qenke n fluturim e siper sot... :mad:

pervec atyre qe thashe me lart,...
pervehte si nane, ta pyesin femine tim, cila eshte gjuha e nenes, e femija im te thote se eshte gjermanishtja (se atje psh: ka lind)...mendoj se femija im do ndiehej `jetim`...

ve re, se shume njerez jane te prirur per tu asimiluar...e dhimshme /pf/images/graemlins/frown.gif


-------------------
Sot shkelqen perseri dielli…

Sapo fola me gjethet…
Pardje dhe dje, papritmas ra bore…
Sot, dielli i vjeshtes shkelqen fuqishem…
Ne mes kesaj bukurie ndieva nje keqardhje per gjethet e gjelberta,
te cilat para kohe u ndane… pergjithmone….
Ashtu te palosura dhimbshem per toke, transmetonin nje mesazh..
Ate te papritures, te panjohures, asaj qe ne i themi ne gjuhen tone popullore „ ku i dihet“?
Tjeterpardje ato ishin te gjalla te lumtura nen rrezet e diellit…qe sot se ndiejne ma…
Dielli shkelqen perseri...

Te ardhmes i fillon prespektiva nga e sotmja...
 

zog

Primus registratum
Re: Cfare gjuhe te flase femija?

Fillimisht postuar nga abstract:
[qb] ti zog qenke n fluturim e siper sot...
[/qb]
ne fluturim jam perhere, prandaj shpesh i PAKAPSHEM, shpesh pa forme (ketu lart, duhet me leviz krahet ndryshe bie poshte) e i paqarte per te tjeret, por kjo s'me pengon aspak. boh alegori kjo.

qe thu ti abstrakt-te qe ke fillu me me pelqy, e ke thene pothuaj çdo gje tek ato vargjet shprehura me shume ndjenje e qe ke per firme.

[qb] Te ardhmes i fillon prespektiva nga e sotmja... [/qb]

tek ky rresht e shoh pergjigjen per pyetjen e asaj nenes. duke i mesuar sot shqip nje femije ne amerike nuk e imagjinoj çfare perpspektive krijojme per te.
 

abs

nuk e di...
Re: Cfare gjuhe te flase femija?

mir mor lal, kapu per degesh ti ( nga kto qe duken tani) por mos harro se trungu qe mban deget ka dhe rrenje... /pf/images/graemlins/wink.gif

ps: shif se i kam shtu dicka firmes se sotme...

----------------------

Sot shkelqen perseri dielli…

Sapo fola me gjethet…
Pardje dhe dje, papritmas ra bore…
Sot, dielli i vjeshtes shkelqen fuqishem…
Ne mes kesaj bukurie ndieva nje keqardhje per gjethet e gjelberta,
te cilat para kohe u ndane… pergjithmone….
Ashtu te palosura dhimbshem per toke, transmetonin nje mesazh..
Ate te papritures, te panjohures, asaj qe ne i themi ne gjuhen tone popullore „ ku i dihet“?
Tjeterpardje ato ishin te gjalla te lumtura nen rrezet e diellit…qe sot se ndiejne ma…
Dielli shkelqen perseri...

Te ardhmes i fillon prespektiva nga e sotmja...

,...ja kujtoj vehtes kte moto cdo dite...qe diellin ta shoh dhe nen rete...
 

ilva

Primus registratum
Re: Cfare gjuhe te flase femija?

Hera e pare qe gjenden du cope me te njejtat mendime ketu, hajde po bashkohem edhe une me unanimitet gjuha e nenes ne rradhe te pare pa diskutim. Sidomos shqipja sepse i ndihmon per gjuhet e tjera.
 

zog

Primus registratum
Re: Cfare gjuhe te flase femija?

ne fakt shoqet kane te drejte, mesoi shqip kur te filloj te shkruj fute ne forum te bojm nje dore muhabet ndermjet shqiptaresh, keshtu jeta duket me e lehte.


ps, abstrakt ça do me thone ABSTRAKT, te pys ngaqe nga çthua s'me dukesh keshtu, dukesh tip me rrenje.
 

Iness

Primus registratum
Re: Cfare gjuhe te flase femija?

Ka dhe nje problem te vogel ketu. Femija mund te mesoje shume gjuhe kur eshte i vogel por ama eshte shume e rendesishme qe nje nga gjuhet te jete gjuha "baze". Vetem duke pasur kete baze ai e ka te lehte te mesoje gjuhet e tjera mbi rrenjet e saj. Nqs femija meson pak nga te treja gjuhet pa pasur prioritet per asnjeren atehere kjo sjell ne probleme me vone...

Sailor miredita i dashur :wave:
 

Iness

Primus registratum
Re: Cfare gjuhe te flase femija?

Fillimisht postuar nga zog:
[qb] ne fakt shoqet kane te drejte, mesoi shqip kur te filloj te shkruj fute ne forum te bojm nje dore muhabet ndermjet shqiptaresh, keshtu jeta duket me e lehte. [/qb]
Ore zog vertet i mendon keto qe thua ti? Nqs eshte keshtu eshte per te ardhur keq. Mjere femijet qe ke apo do kesh me vone... /pf/images/graemlins/frown.gif
 

hot

Hotgirl
Re: Cfare gjuhe te flase femija?

Fillimisht postuar nga Iness:
[qb] Ka dhe nje problem te vogel ketu. Femija mund te mesoje shume gjuhe kur eshte i vogel por ama eshte shume e rendesishme qe nje nga gjuhet te jete gjuha "baze". Vetem duke pasur kete baze ai e ka te lehte te mesoje gjuhet e tjera mbi rrenjet e saj. Nqs femija meson pak nga te treja gjuhet pa pasur prioritet per asnjeren atehere kjo sjell ne probleme me vone...

[/qb]
gjuha me te cilen do i flasi nena,ajo do behet gjuha baze per femijen!!
se ndryshe ska se si..i jati sikur nuk fliste shqip,apo jo?! :shrug:
 

Florus

Forumium maestatis
Re: Cfare gjuhe te flase femija?

Di qe femijet kapin shume shpejt dhe pa u sforcuar shume sepse mesimi i nje gjuhe u vjen natyrshem. Qe do i mesoje te 3 gjuhet per kete jam i sigurt, problemi i vertete eshte nga cila tja filloje se po te perpiqen tja mesojne paralel qe te treja me vone do te flasi ndonje gjuhe tip "esperanto" pastaj /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Iness

Primus registratum
Re: Cfare gjuhe te flase femija?

Fillimisht postuar nga HOTGIRL:
gjuha me te cilen do i flasi nena,ajo do behet gjuha baze per femijen!!
se ndryshe ska se si..i jati sikur nuk fliste shqip,apo jo?! :shrug: [/QB]
Kam frike se nuk eshte kaq e thjeshte... Kur flas per nje gjuhe baze flas per nje gjuhe qe femija do ta pervetsoje shkelqyeshem. Nqs ata do jetojne ne amerike kjo do te thote qe kur te shkoje ne shkolle femija do mesoje anglisht. Dmth do te mesoje anglishten me te gjitha rregullat e gramatiken. Do s'do, kjo do te behet gjuha baze. Shqipja do te mbetet gjuhe e folur dhe ne nivel "feminor"...
 

zog

Primus registratum
Re: Cfare gjuhe te flase femija?

JO ines, i menoj pa vertet.
jam i sigurt qe ajo nusja po t'ju kishte kerkuar keshille cilin duhet te zgjidhte per martese midis nje shqiptari ose rumuni, ju NJEZERI (si ju ka mesu partia) do ta keshillonit te zgjidhte shqiptarin, per ate e kete, cilesi te tijen, dmth tonen.

pastaj çi keni keto dokra mbi domosdoshmerine e nje gjuhe baze, e per me teper shqipes. kjo behet vetvetiu, gjuha qe perdor me shume behet baze.
pastaj s'na treguat pse eshte MIRE te dish shume gjuhe. a thua Bushi, Jelcini e ai kinezi jane poliglote. gjuhet jane arme vetem per POPUJT E VEGJEL, si puna tonit. po te qe se ajo do ta kishte lind ne shqiperi, une i pari do ta keshilloja sa me shume e sa me mire gjuhe te huaja, ngaqe akumulon me shume kulture. po ne amerike ne kohen kur anglisht flet GJITHE BOTA tashme, vallaj s'gjej argument perveç traplliqeve te zakonshme pseudo-patriotike.
pastaj pse s'me tregoni dike lindur ne bote me shqipen si baze, te ket bere diçka te lavderueshme, perveçse pronar i ndonje mejhaneje qe mbushet me shqiptare emigrante.

ndersa une mund tu jap dhjetra ku shqiptare te lindur jashte pa dit shqip te ken arrit majat e artit dhe kultures boterore. Nene Tereza ne indi, Angelin Preljocaj ne france, Aleksander Moisiu ne austri, vellezerit Belushi ne amerike e plot te tjere.
 

ylli billa

Primus registratum
Re: Cfare gjuhe te flase femija?

Mire qe mundohesh per femine tend se edhe une kam te njeten problem dhe pas ca konsultimesh me njerez qe e kane pasur te tilla probleme kam vendosur qe une te flas ne ghuhen time dhe nusja ne gjuhen e vet.
Femija eshte shume i zgjur dhe i behet refleks qe sa here te takohet me babain flet gjuhen qe babai flet, dhe kur shkon tek nena flet gjuhen qe nena flet, dhe shkon keshtu deri sa te rritet dhe eshte i zoti i vetes vete. Ky eshte mendimi im dhe veprimi qe vete do te bej.
 

abs

nuk e di...
Re: Cfare gjuhe te flase femija?

jam i sigurt qe ajo nusja po t'ju kishte kerkuar keshille cilin duhet te zgjidhte per martese midis nje shqiptari ose rumuni, ju NJEZERI (si ju ka mesu partia) do ta keshillonit te zgjidhte shqiptarin, per ate e kete, cilesi te tijen, dmth tonen.

E para, nje gje duhet te kesh te kjarte zog, kur eshte puna te pyesish cilin te zgjedh ne mes dy veteve, athere me duket vetja si me qene ne Pazar lal…me vjen keq….

E dyta, ktu po flasim per gjuhen e NENES…eshte ajo e ciles do gjuhe qofte ( ne rastin tone shqip). Simbas meje, gjuhen e nenes nuk e mesojne ato,qe kane komplekse biles te theksuara.

Kur te lexoj ty ne kto shkrime, me del i kjarte qellimi i nje populli i cili ameriken e perdor per interesat e veta deri sa t ja merrij qellimit te tij. Ato kane parashiku mire se ka popuj qe me shume lehtesi vetasimilohen.

Shif italianet,ne europe kane pase opinion shume me te keq se ne, por ato jane integru aq mire dhe se te gjithe paperjashtim flasin/shkruajne gjuhen e nenes.

Eshte shpresdhense mendimi i gocave!


ps, abstrakt ça do me thone ABSTRAKT, te pys ngaqe nga çthua s'me dukesh keshtu, dukesh tip me rrenje.

,...shkurt, po nisem nga pikturat abstrakte per ta shpjeguar…sic ndoshta I ke vu re, ato jane “si pa kuptim” ose sic thone disa te tjere “ si zhgarravina”…kur rri e veshtroj nje pikture abstracte, vej re se gjej “pikturen time, mesazhin tim” …dhe kete ne te njejten picture, simbas gjendes time emocionale,vihen ne levizje mendime te ndryshme sa here qe e shikoj …,autori, i nje picture te tille pervec se ka shpreh mendimin/emocionin e tij, me krijon mua mundesine te zbuloj/ndertoj ate timen simbas momentit/emocionit te caktuar

----------------------
Sot shkelqen perseri dielli…

Sapo fola me gjethet…
Pardje dhe dje, papritmas ra bore…
Sot, dielli i vjeshtes shkelqen fuqishem…
Ne mes kesaj bukurie ndieva nje keqardhje per gjethet e gjelberta,
te cilat para kohe u ndane… pergjithmone….
Ashtu te palosura dhimbshem per toke, transmetonin nje mesazh..
Ate te papritures, te panjohures, asaj qe ne i themi ne gjuhen tone popullore „ ku i dihet“?
Tjeterpardje ato ishin te gjalla te lumtura nen rrezet e diellit…qe sot se ndiejne ma…
Dielli shkelqen perseri...

Te ardhmes i fillon prespektiva nga e sotmja...

,...ja kujtoj vehtes kte moto cdo dite...qe diellin ta shoh nga poshte siper reve...keshtu ndertoj dite per dite prespektiven time...
 
Top