C'fare eshte degjenerimi?

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: C'fare eshte degjenerimi?

Dakort...dmth njeriu dhe degjenerimi....kane ecur bashke qe ne fillimet me te largeta...jane njesh me njeri-tjetrin, ka momente ne historine e njerezimit qe degjenerimi eshte bere me i dukshem dhe ka momente qe eshte zbehur paksa, apo varet sesi e shikojme ne degjenerimin ne momente te caktuara te jetes?! ndoshta ka pjese jete qe jemi me te moralshem dhe ka pjese jete ku degjenorjme apo kemi deshire te degjenerojme?

normalisht kodi gjenetik i degjeneruar sjell semundje ose keqformime...edhe morali eshte i shkruar ne kodin gjenetik?
 

D-J

Forumium maestatis
Re: C'fare eshte degjenerimi?

qeshim mi zemer, pa jam shum i lodh per ironira. une akoma sdi ku jane butonat e ikonave
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: C'fare eshte degjenerimi?

mmmm ja keshtu mund te degjeneroje diskutimi... /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/devil.gif
(kush kerkon, gjen...) per butonat e kam fjalen /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/grin.gif
 

atman

Forumium maestatis
Re: C'fare eshte degjenerimi?

Në diskutim është mënjanuar një fakt shumë i rëndësishëm që mund të zbulohet nëpërmjet pyetjes:
- Çfarë degjeneron?
Psh, kur krahasojmë dy sisteme politiko-shoqërore, si i Kastros me atë amerikan. Populli kuban, në mos i gjithi, shumica, gjen vlera në atë që ndjek e zbaton, vlera, të cilat sot për sot janë më të mëdha (gjithmone sipas tij)se sa ato që afron një demokraci e tipit amerikan. Për të njëjtën gjë amerikanët konservojnë demokracinë e tyre, sepse vlerat që afron i konsiderojnë më lart se ato të një sistemi tjetër. (megjithëse midis të dy sistemeve, realisht bëhet luftë politike dhe shembulli eshte vetem nje spekullim qe nuk hedh drite mbi degjerimin, madje shndrohet vetiu ne nje shembull degjenerimi, se si degjeneron arsyetimi)
Duke iu rikthyer pyetjes: çfarë degjeneron? Bëhet e qartë se flasim për degjenerim vlerash.
 
Top