Re: C'fare eshte degjenerimi?
Degjenerim...mua më duket se është më e drejtë sikur të vihet në vend të saj, shqipja:
“Zvetënim”.
Megjithatë, në mendimin e Petritit, psh vihet re degjenerim, jo në kuptimin moral, por në një kuptim tjetër, psh ku mbillet nuk korret. Tjetërgjë kërkon të thotë e tjetër gjë thotë. Ky është një shembull klasik se si mendimi degjeneron, pra devijon nga rrjedha. Është pak a shumë si ujët, i pastër në burim por turbullohet rrugës.
Mund të degjenerojë edhe fara e një bime, me kalimin e kohës, sikurse edhe raca e njeriut.
Kështuqë, degjenerim, ose shqip; zvetënim nënkupton humbjen e cilësive, karakteristikave dalluese, të vetive, etj. Nëse do të nënkuptonim një zvetënim moral, atëhere do të thoshim se ai - ajo, humbi vetitë më të mira si njeri, ose u shthur. Ose, themi: familje e degjeneruar dhe nënkuptojmë një sërë rregullash të moralit që nuk i shohim të zbatuara tek fqinji tonë. Mirëpo, sikur ta pyesësh fqinjin, a është i të njëjtit mendim me ty? Vështirë. Për atë është normalitet.
- Po ashtu, nuk është e thënë se të kritikosh merr etiketën i prapambetur, sikurse të jesh i prapambetur, nuk është e thënë se je i degjeneruar. Madje, nisur nga kuptimi i vërtetë i fjalës, mund të thuhet e kundërta. Pra degjenerimi – prapambetja dhe progresi, nuk janë e njëjta gjë. Të paktën jo në kuptimin e Petritit. Ndërsa në kuptimin e DDD mund të bëjmë një spekullim dhe t’i futim në një thes. Duke e quajtur largimin e një fare nga cilësitë e dikurëshme, në të njëjtën kohë, cilësitë e reja të fituara, në vetvete mund t’i quajmë progres, ndoshta me një marrëveshje si progres horizontal, por jo vertikal, që do t’i jepte fjalës vlerën e plotë, kuptimin që ne jemi mësuar t’i japim, si ngjitje lart dhe regres si rënie.