Një person që të do, nuk e vë në dyshim nëse të do apo jo. Një person që të do, nuk të lë të presësh për muaj të tërë për të ta hedhur me një "nuk mundem". Në person që të do, preferon më tepër që të festojë përvjetorin tuaj, sesa të luaj një lojë me shokët... Një person që të do, vrapon për tek ty dhe të përqafon edhe nëse ndiesh keq.... Një person që të do, të troket tek dera e shtëpisë në mëngjes duke bërtitur " Surprizë! " dhe pavarësisht faktit që sapo je zgjuar të puth pa pushim. Është e thjeshtë: një person që të do, të do dhe kaq.