Cfare e ben nje nene te mire?

sweet eda

Primus registratum
Re: Cfare e ben nje nene te mire?

mirembrema/miredita.......
shoh qe shumica tek kjo tema jane nena edhe sigurisht kjo teme eshte hapur qe te presim pergjigje nga nenat, si psh Helena /pf/images/graemlins/wave.gif, edhe bashkohem me shumicen qe jeta ndryshon pothuajse 100 % kur lind nje femije.

cfare e ben nje nene te mire??? nje baba i mire/puna/kopshti, kur flas per baba flas per partnerin/ babain e femijes, nese babai do luaje pjesen e tij ne jeten efemijes atehere edhe nena do jete shume shume me e mire, sepse nena nuk do jete overwhelmed me femijen do kete kohe per veten e saj,kur flas per punen e kam fjalen aty ku flet edhe Helena qe femra ka nevoje per nje "break", puna eshte "break-u"me i mire, kur flas per kopshtin e kam fjalen qe femijen ta "marre malli"per nenen.
keto jane disa nder arsyet qe mendoj une nje nene eshte e mire.
 
S

Scorpion

Guest
Re: Cfare e ben nje nene te mire?

Kjo eshte paksa si teme per gjinine femerore me shume por doja te shkruaja disa gjera. Qe nga casti i lindjes se nje foshnje, ajo kerkon lidhje me nenen, dhe nena luan nje rol te rendesishem ne jeten e foshnjes, gati plotesisht varet gjithcka nga ajo. Nuk besoj se ka shkathtesi ne bashkepunimin me femijen e saj. Cdo situate ka ndonje gje te re.

Nje nene te mire nuk e ben arsimimi, kultura apo faktore te ndryshem te jetes, thjesht ajo formohet dhe gjate jetes ne cdo faze te saj, me dashurine.
Secila nene e ka te spikatur ne mendje se ato nepermjet femijeve kane arritur te realizojne nje veper krijuese. Mendoj se dhe roli i nenes, trajtohet si i rangut te dyte ne familje.
 

juliana

Primus registratum
Re: Cfare e ben nje nene te mire?

Mua kjo si teme nuk me duket as si per mamaka, as eskluzivisht per femra. Eshte me teper per bij/bija megjithese jo gjithmone jemi gati t'i gjykojme prinderit... /pf/images/graemlins/wub.gif

Duke bredhur neper nje forum kandidatesh-nena, me ben pershtypje ankthi i llahtarshem i atyre qe shkruajne. Njera pyeste:"Isha ne zyre dhe me ofruan cokollata. Mora nje dhe e kafshova: ishte me liker!!! NUk pata guxim ta nxirrja para kolegeve te mi dhe e gelltita!!! Tani po cmendem. Mos e kam demtuar bebin tim?" /pf/images/graemlins/eek.gif /pf/images/graemlins/eek.gif /pf/images/graemlins/lol.gif
Kjo me kujtoi nje episod qe i ka ndodhur prinderve te mi ne Llogora kur une isha 2 vjec (femija i pare). Une pervecse vuaja nga logorreja (si tani), nuk rrija dot ne nje vend, fiks si femijet qe sot i rrasin tek psikologu per iperaktivitet /pf/images/graemlins/laugh.gif. Mami ishte katandisur kocke e lekure sepse praktikonte "mbulimin e sulmuesit nje-per-nje), kurse babi "mbulimin ne zone". Po me tregonin se filluan t'i therrisnin mendjes kur nje plake nga Palasa qe nxirrte ende ne kullote dhite (e kooperatives) iu tha : "Po lereni ta shohe dhe nje cike Zoti mor bij!"

Nenat, sikur te mposhtnin ankthin, do jetonin me mire e do linin edhe te tjeret te jetonin mjaft me mire.

E kote te theksoj qe prinderit e mi nuk e ndryshuan dot modelin dhe rezultati u pa.... /pf/images/graemlins/angel.gif

Lara /pf/images/graemlins/wave.gif /pf/images/graemlins/kiss.gif /pf/images/graemlins/kiss.gif
 

tutu

Primus registratum
Re: Cfare e ben nje nene te mire?

Nuk e di se cfare e ben nje nene te mire, po definitivisht mania per tu mbyllur nja 2-3 muaj vetem ne dhome me femijen e porsalindur dhe per te degdisur babain e femijes ne kolltuk qe te mos shqetesohet nga cjerrjet e femijes se tij, nuk e ben te mire. Mu kujtua kjo, sepse e degjoj shpesh. Ne Shqiperi nenat jane te ngjitura me femijet dhe duket sikur kerkojne me cdo kusht ta nxjerrin prindin mashkull jashte nga marredheniet me femijen. Nuk e kuptoj dot kete nevojen per ekskluzivitet!
Kam shume pikepyetje persa i perket gjerave qe duhet t'i mesosh. Psh, une nuk dua t'i them qe fjala bie gjyshi shkoi ne qiell, se vete besoj se gjyshin thjesht e futen ne nje grope ne toke. Nga njera ane nuk dua ta mesoj me konceptin e zotit se per mua nuk ka, nga ana tjeter me vjen keq qe ta privoj nga nje genjeshter qe ne fund te fundit ja ben me te thjeshte idene e vdekjes nje femije. Keto gjerat e vogla nuk i zgjidh dot.
Preferoj nenat qe lajne, gatuajne, hekurosin perballe variantit modern qe i blen laptop qe dy vjec, nderkohe qe do duhen edhe te pakten 10 vjet qe te mesoje ta ndezi.
Nuk kam pasur asnjehere probleme midis zgjedhjes karriere/femije, une dua dy gocat e mia /pf/images/graemlins/smile.gif (nuk kam asnje ne fakt).
Jula, po qe cun, ma konservo per gocen time, qe nuk dihet kur do behet, se mami eshte ca frykse.
 

juliana

Primus registratum
Re: Cfare e ben nje nene te mire?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Jula, po qe cun, ma konservo per gocen time, qe nuk dihet kur do behet, se mami eshte ca frykse.

[/ QUOTE ]

Hehe, cun thone aparaturat se eshte. Doja goce po s'ka problem, tani /pf/images/graemlins/wub.gif /pf/images/graemlins/wub.gif /pf/images/graemlins/wub.gif.
Gocen beje me nge e dashur, ne sa me te "fresket" e duam. /pf/images/graemlins/laugh.gif

Morali: nenat e mira nuk i martojne femijet qe ne djep, por qe ne miter/tru. /pf/images/graemlins/angel.gif
/pf/images/graemlins/wave.gif
 

Vals

Primus registratum
Re: Cfare e ben nje nene te mire?

Juli, me kenaqe me ate historine e Llogarase.
 
Top