Cfare e ben nje nene te mire?

Cfare e ben nje nene te mire?

Me poshte kemi cikur temen e femres ne kariere dhe nje nga pikat me te nxehta eshte nese mundet nje femer te mbaje dy kunguj nen nje sqetull (karriere e femije), nese mund te jete ajo nje nene e mire. Ne vazhdim athere, kur flasim per nje grua qe eshte nene e mire cfare sjellim ne mendje? Cilat jane ato zgjedhje, veprime/mos-veprime, sjellje qe karakterizojne nje nene te mire?
 

Anana

Primus registratum
Re: Cfare e ben nje nene te mire?

Per mendimin tim cdo prind ben gabimet e veta me kalamajte pavaresisht se sa punon. Varet nga vullneti i njeriut per ti perkushtuar vemendje kalamajve.
 

I love new york

Primus registratum
Re: Cfare e ben nje nene te mire?

s'besoj se Nelka e kishte ne ate kuptim Yllka... (nelka correct me if I'm wrong)
Me shume donte te thote sfidat qe i paraqiten nje nene sot kur ka per te xhongluar edhe punen (karieren) edhe familjen duke perfshire femijen/et.
Po eshte vertet sfida e shekullit do thoja une.
Femra/nena duhet te perform ne pune dhe ne familje.
Sigurisht qe eshte nje hap i shkelqyer drejt emancipimit te metejshem te femres ajo qe ka ndodhur 40-50 vjetet e fundit me femren ne integrim social dhe financiar si te mashkullit, por roli eshte veshtiresuar sepse ajo mbetet nene dhe "zonje shpie" - per mungese te nje fjale me te mire /pf/images/graemlins/smile.gif
Eshte e vertete qe mashkulli eshte "zbutur" goxha ne rolin e tij, (nuk eshte me vetem "provider) por edhe baba me kuptimin e plote te fjales. Kjo gje mund t'a kete lehtesuar sado pak femren/nenen mgjth ky binom do jete gjithmone ne konflikt dhe pse progresiv.
 

Anana

Primus registratum
Re: Cfare e ben nje nene te mire?

me bukur nuk e thosha dot as vete /pf/images/graemlins/thumbsup.gif
 
Re: Cfare e ben nje nene te mire?

Helena une e kam ne cilindo kuptim qe doni ta drejtoni ju. /pf/images/graemlins/laugh.gif

E kam fjalen qe shpesh degjoj njerezit te thone filanka eshte nene shume e mire(ose e keqe) mirepo kur i pyet cfare e ben nene te mire apo te keqe sikur ngecin nuk mund ta artikulojne mendimin e tyre. Une pyes cfare e ben nje nene te mire? Nje qe gatuan tre vakte ne dite, qe merr pjese ne cdo aktivitet jashteshkollor, qe ndihmon me detyrat etc. C'te vjen ty ndermend kur mendon nje nene te mire?
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Cfare e ben nje nene te mire?

Varet sipas mentalitetit, atij shqipetar e ben nje nene te mire kryesisht kur lan e hekuros dhe gatuan gjithe diten e e ka femijet te ushqyer mire dhe te lare dhe hekurosur, kurse sipas atij amerikan kur behet shofere taksie dhe nga shkolla e con femijen ne nje aktivitet e pastaj ne nje tjeter, e pastaj ne nje te trete pasi ka shpenzuar gjithe paraditen duke ndihmuar ne shkollen e femijeve me pune vullnetare, e pastaj ne darke nuk harron te pije ilacet e depresionit /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Re: Cfare e ben nje nene te mire?

Po sipas mentailtetit tend Ana si eshte nje nene e mire? /pf/images/graemlins/smile.gif
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Cfare e ben nje nene te mire?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Une pyes cfare e ben nje nene te mire?

C'te vjen ty ndermend kur mendon nje nene te mire?

[/ QUOTE ]



dim qe Nenat kan shum strese...

un jam i mendimit qe nje NENE te jet e mir si ne Familje po gjithashtu dhe jasht them se roli i Dashnorit esht vendimtar... e jeta do ti buzeqeshte

do te harronin problemet familjare, do ipnin nje mendim me shum ne kto problemet familjare... zdo ket probleme xhelozie qe esht dhe shkaktari numer 1 per sherret me Burrin, dhe femit do jen me te qeshur sepse shikojn qe prinderit jetojn pa sherre

pak a shum ja kshu mendoj un... te gjen nga nje Dashnor, se dhe me fol keq per burrin esht e domosdoshme nga iher /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Hellena

Primus registratum
Re: Cfare e ben nje nene te mire?

Tema eshte shume e gjere sepse ka shume pika qe ja vlen te permenden . Nje nene e mire eshte nje nene qe te kushton vemendje , qe mundohet te te ndihmoje sa here qe ke nevoje per te , qe te jep keshilla nga eksperjenca e saj dhe te tregon rrugen e drejte qe te mos gabosh etccc etccc keto jane disa nga kualitetet qe e bejne nje nene te mire , dikush qe eshte e perkushtuar por persa i perket karrieres do te ishte me mire qe te mos beje femije per disa vjet dhe kur te vije momenti qe je e bindur se do ti kushtohesh femijes atehere planifikoje sepse femija sdo tja dije ke apo jo karriere , megjithse mendoj se vitet e para sjane aq problem se femija esh akoma i/e vogel dhe smerr vesh shume se cfare ndodh , pastaj kur rritet esh me ndryshe se duhet pasur ne qender te vemendjes... e ja kshu e mendoj un por ndoshta sjam aq objektive se skam kalama akoma...
 

Vals

Primus registratum
Re: Cfare e ben nje nene te mire?

Nena e mire e njeh femijen e vet dhe di kur te nderhyje e kur te menjanohet qe femija te beje dhe ndonje gabim e te mesoje prej tyre. Ato qe thoni ju per te lara e te shpelara jane perkujdesje fizike qe cdokush ti ben. Gjej nje dado me pagese dhe te lan e te shpelan. Nena te rri prane, te ngroh shpirtin e zemren dhe te ruan si luaneshe qofte dhe ne anen tjeter te oqeanit.

Sa per ate qe duhet bere karriera nje here pastaj femijet, nuk eshte aq kollaj. Karriera s'behet me 2-3 apo 5 vjet. Karriere eshte investim i jetes tende dhe te presesh qe te behet karriera nje here para se te besh femije s'ke per te bere kurre femije.

Ana, njoh shume nena ketu qe kane vendosur te rrine ne shtepi dhe merren vetem me femijet e tyre. Jane te edukuara me master dhe PhD dhe te garantoj qe jane shume t elumtura me zgjedhjen e tyre dhe nuk kane nevoje per ilace qe ta shtyjne jeten. Nuk jemi ne vitet 50. Sot femrat mund ta bejne dhe karrieren dhe punen dhe nuk i detyron njeri te rrine ne shtepi. Ato qe duan te rrine e bejne sepse e shofin femijen si gjene me te rendesishme dhe nje pjese e madhe e tyre krijojne biznese te vogla ne menyre qe te kene orar fleksibel. Une kam patur shume paragjykime per grate qe rrinin ne shtepi me femijet por kur ndenja vete gati 8 muaj pasi linda vjzen kam njohur nena qe kishin hequr dore nga karriera dhe ishin shume te lumtura. Jo te gjitha e bejne dot kete se eshte dhe me tip. Une psh nuk do mund ta beja dot se me peleqen puna qe bej. Anyways, u zgjata po gjerat nuk ndahen me thike.
 

I love new york

Primus registratum
Re: Cfare e ben nje nene te mire?

ceshtja eshte se duhet percaktuar nga vete femra se kush eshte prioriteti kryesor - femija apo kariera. Dhe me duhet t'a pranoj qe eshte vertet vendim i veshtire dhe nuk ndahet dot bardh e zi.
Une hyja ne kategorine qe i doja te dyja por ne te njejten kohe isha koshiente that i was working towards having a baby. So deep down kisha zgjedhur kete gje te paren dhe pastaj karieren te dyten.
eshte e veshtire? -sigurisht qe po, sidomos kur prinderit nuk kiane ndihme prane, nji nga prinderit e tyre te pakten dhe vertet kam shume rrespekt per ata prinder qe ja dalin te dy vetem dhe bejne zgjedhjet me te mira per hir te femijes.
Mgjh bashkohem me Valsin kur thote qe edhe une deri diku kisha nje paragjykim te fshehur per ato nena qe rrinin vetem ne shpi "t'u rrit kalamonin" por e kuptova kur linda vete 5 muaj me pare dhe te pakten 6 muajt e pare eshte mire qe nena te rrije ne shpi po te kishte mundesi, jo vetem per femijen por edhe per fizikun e saj.
Une ndenja 4 muaj per vete dhe akoma shpesh tani kur ngrihem per ne pune do doja mos ikja, sidomos kur baby C eshte zgjuar dhe "nuk me le" te iki ne pune /pf/images/graemlins/wub.gif
Mgjth mendoj qe me beri mire qe kam filluar punen, e para sepse me pelqen ajo qe bej dhe shkoj me deshire ne pune dhe e dyta you need that "little break".
Idealja per mua te pakten do ishte te punoja 3-4 dite ne jave.
Kush e be nje nene te mire?
Dashuria per femijen dhe perkthimi i saj ne dedikim kundrejt femijes.
Shume vendime (kur behesh me femij) num behen thjesht ndermjet partnereve, per te miren e tyre por ne lidhje me femijen s prioriteti kryesor.
Sic e thashe une kam vec 5 muaj qe kam lindur dhe already ne kete acar te dimrit kemi menduar te levizim ne nje komunitet tjeter, ku ka me shume parqe, kende lojrash qe jan residents-only dhe eshte shume me family-oriented, me më pak makina dhe jo ne buze te rruges.
s'e mendoja qe do largohesha pak me shume nga qyteti (manhatani) por again cdo veprim tani behet me femijen in mind.
 

Vals

Primus registratum
Re: Cfare e ben nje nene te mire?

Hellean, tamam e ke thene. Kur behesh me femije vendim marrja ndyshon sepse ne radhe te pare shikon te miren e femiejs. Une nderrova pune kur linda. Kalova nga nje fushe qe ishte shume cut throat, me ore te zgjatura qe paguante shume me teper ne nje fushe me orar me te mire dhe qe paguan me pak vetem e vetem te jem ne shtepi sa me shpejt qe mundem. Edhe mua me pelqen karriera qe kam dhe ato ore qe i kaloj ne zyre me mbajne "sane" po nuk e diskutoj asnjehere se prioritetin ne jeten time e ben familja ime. Punet ikin e vijne, sot te duan e neser s'te shofin me sy.

Eshte per te ardhur keq qe me gjithe kete bollek ekonomik qe ka USA pagujane vetem 6 jave leje lindje per nenat. Po deshe te rrish me shume s'te paguan njeri. Ah po, mund ta ruajne vendin e punes per tre muaj po eshte shume gjynah te lesh nje bebe te vogel ne cerdhe kur eshte vetem tre muajshe qe e vetmja gje qe do eshte qe te rrije ne krahet e tu.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Cfare e ben nje nene te mire?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Po sipas mentailtetit tend Ana si eshte nje nene e mire? /pf/images/graemlins/smile.gif

[/ QUOTE ]
Do futesha tek mesatarja. Po, kam lene karieren per femijen dhe per vehten time sepse nuk e beja dot qe te shkoja cdo dite ne pune me mendje te fresket kur kisha gjithe naten pagjume, si nje nate nje tjeter, si nje jave nje tjeter, e si nje vit nje tjeter. Lucky me! Keshtu si Vals, puna qe kam eshte afer shtepise, flexible, paguhet me pak por nuk te kerkon alert gjithe diten, nuk kerkon ore te zgjatura, kurse pas-pune, kualifikime, udhetime, etj. etj qe kariera i kerkon. Te them se e bera per femijen, nuk eshte e vertete, 50%-50% /pf/images/graemlins/laugh.gif

Vals, nuk kam link te nje artikulli qe lexova para nje viti per grate me PhD and Masters qe vendosin te lene punet per femijet, jam habitur me shifrat e gjendjeve te tyre depresive dhe ilacet qe merrnin, jo se e urrenin te jetonin ne shtepi me femijet e tyre, por nuk perballonin dot ndryshimin e jeteses. Po mos punoja, une mund te isha nje prej tyre, nuk mund te rri gjithe diten duke lozur me kuklla dhe dinosauers, thjesht nuk e bej dot. Secili ka natyren e vet dhe jo te gjithe jane njesoj. /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

Fla085

Primus registratum
Re: Cfare e ben nje nene te mire?

Sipas meje , koha dhe cilesite qe ju dedikon femijeve . /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Vals

Primus registratum
Re: Cfare e ben nje nene te mire?

Ana, keto nena qe njof une dhe qe me duken shume ne rregull (s'e ve doren ne zjarr per njeri) jane te tipit qe ju pelqen dhe ju jepet te merren me femijet me aktivitete gjithe diten. Vertet qe kam mesuar hsume prej tyre se cfare sajojne qe ta bejne diten interesante. Plus qe mblidhen bashke dhe kane dhenje social life, nuk eshte qe rrine vetem ne shtepi gjithe diten. Sot psh po iknin nja 7-8 prej tyre tek akuarium dhe une po pres shefin qe te me jape komente idiote mbi nje raport qe bera kete jave. te them qe s'i kam zili ne kete moment, do genjeja se do desha te isha me mire tek akuariumi me beben time sesa duke pritur komente boshe qe s'ngrene peshe. Anwyays.
Njof disa nena qe bejne femije/karriere dhe qe jane me anti-depresive sepse nuk arrine ti pajtojne dot te dyja rrolet sepse ju duket sikur jane ne lufte. Nganjehere kam pershtypjen qe nena te tilla pendohen pse kane bere femije. Zakonisht kjo u ndodh grave qe duan te vazhdojne te njejten menyre jetese qe kane patur para se te bejne femije. Permedimin tim, karriere ose shtepi, jeta ndryshon shume kur behesh prind dhe do s'do ca gjera do i besh per hir te femijes. Nqs s'e pranon kete premise atehere ke probleme qofsh grua karriere apo shtepiake.
 

juliana

Primus registratum
Re: Cfare e ben nje nene te mire?

Nuk besoj ta kem gjetur cfare e ben nje nene te mire, jam shume e turbullt mbi kete.
Dikur mendoja se e bente..."produkti", mjafton te vleresoje femijen e saj dhe ne menyre pershtatese te ndryshoje modelin e sjelljes. Kam qene shume krrice, afermendsh.

"Kisha frike se mos nuk ia dilja, nuk kisha per te qene nje nene e mire",- deklaronte Maria Patrizio pasi kishte mbytur ne vaske bebin e vet.
Pavaresisht se nuk pranohet, kjo eshte shpesh frika e shume nenave pa patur nevoje te arrijne ekstremin e Medeas.

Tani po ju tregoj delirin tim. Kam vendsur te jem nje nene-"baba"! Do perpiqem te mesoj nga disa karakteristika te modelit mashkullor ne lidhje me femijet dhe theksoj se nuk jam maskiliste. Kjo mund te duket idioteske ne pamje te pare, pasi nenat kane delirin e madheshtise dhe ndonjehere e mendojne veten si "prindi me i rendesishem".
Me vijne ne mend disa objektiva:

1. Te mos ndihem ne faj. As kur te jem ne pune e ta le me kujdestare apo ne kopsht, as kur te rrij ne shtepi e te humbas nje seminar apo kafe.
2. Te mos ndihem e gjithpushtetshme mbi psiqiken e tij vetem se e kam bujtur per disa muaj.
3. Te mos e adhuroj "cfaredo qe te beje". Nuk e detyroj dot te beje me te miren, as per veten e tij, por nuk dua t'i ve ne dispozicion fustanin e mamakes si alibi.
4. Kur nena e nje shokut te vet te organizoje nje feste femijesh me nje klown te mos therras dy klowne ne festen e tim biri per te qene "nena me e mire".
5. Te mos me ike truri nese le dicka ne pjate: ndoshta do te thote se eshte i ngopur...
.............................

Kur po shkruaja kete te fundit, me erdhen nder mend disa receta qe une i adhuroj: njera eshte ajo e miushit jeshil, me trupin spinaq+patate+veze, te miksuara e te bera knele, veshe e goje djathi, bisht karrote dhe mustaqe majdanozi!!!
Mezi pres t'ia gatuaj, po problemi eshte se do te duhen edhe ca vjet!!!

E kuptoni sa e rende eshte: nenat mund t'i vene vetes nje tufe me detyra dhe prape te mbeten vetem instikt i rrenjosur i bacinit mesdhetar. Ndodh edhe keshtu.
 

Dotesa

Primus registratum
Re: Cfare e ben nje nene te mire?

Nene e mire nuk eshte termi i duhur...sepse nuk besoj qe ka nena te keqija, ose qe duan qe femija i tyre te rritet i keq. Ka nena me vizion me te gjere e nena me vizion me te ngushte. Ka nena qe kane pare shume dhe ka nena qe skane pashe shume.
Sduhet harruar kurre qe nena eshte edhe grua dhe femer e jo vetem nene. Pra ajo ka nevoje per partnerin e saj dhe si femer te ndihet e realizuar ne shoqeri.
Sa duhet femija? shuuuume fare duhet, aq sa do jepje jeten per te. por sduhet harruar kurre qe femija nga prinderit dhe jo vetem nga nena( pasi flasim vetem per nenen duke harruar qe edhe baballaret kane pjesen e tyre, edhe pse menyre e shprehjes se dashurise per ta eshte ndryshe) duhet te mesoj vlerat e jetes. Sepse prinderit duhet te kuptojne qe femija e tyre eshte nje person tjeter, edhe pse i gjeneruar nga dashuria e tyre. Ne fund te fundit ju ngjan te dyve por nuk eshte si ata. Femija do kete jeten e tij dhe sakrifica qe duhet te bej prindi sduhet te bej te lumtur vetem femijen por edhe prinderit, sidomos nenen qe e ndjen pjese te sajen femijen. Dhe nena sduhet te harroj kurre qe ka nje partner dhe nje vend ne shoqeri.

Duke ju uruar bebe sa me te shendetshme...ju uroj edhe nje jete sa me te lumtur juve neneva te af.
 

juliana

Primus registratum
Re: Cfare e ben nje nene te mire?

Baballaret realizohen edhe "jashte" statusit te prindit. Nenat, ne te kundert, nuk arrijne te realizohen 100%(nese kjo fjale e ka nje kuptim kulturor) ne menyre te pavarur nga "suksesi" si nena. Ndihen te paplota dhe kjo deshmon se e konsiderojne femijen pjese te vetvetes e jo qenie te plote e te mevetshme. Eshte pothuajse e pakontrollueshme: faktorit biologjik (sa shume zgjat shtatzania e primateve mo, sa rehat jane macet! /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif) i shtohet faktori kulturor...Ka mijera teste per te kuptuar se c'lloj nene je (dmth sa perfekte je ne rol), rralle ka teste per te matur zotesine e baballareve.

Si ishte ajo sentenca: "Grua, do te lindesh me dhimbje! Burre, do te punosh me djerse!" /pf/images/graemlins/smash.gif
 

Dolores

Primus registratum
Re: Cfare e ben nje nene te mire?

Une s kam femije vet edhe s mund te flas nga eksperienca por mami im i shkret thoshte cdo femer ka instiktin e nenes edhe duhet ti besoj atij.
Sado te pergatitesh mendurisht e fizikisht e sado ndihme te kesh para se te sjellesh nji femije ne jete, asnjegje nuk te pergatit per reagimin kur ai femije lind ....disa lumturohen, disa hutohen e frikson e disa te tjera depresohen....ndaj duhet ti besosh instiktit tend te nenes e vendos cfare te besh qe te jete fillimisht sa me e shendetshme per femijen tend edhe per veten gjithashtu ...jo te gjitha femrat jan te lindura nena me instikte natyrale...disa kerkojne ndihme...disa vendosin asnjegje tjeter ne kete jete s eshte me e rendesishme keshtu qe i thone lamtumire karrieres....kjo s tregon paaftesi...disa duan te kthehen ne pune sa me pare...te ndihen te gjalla e te lira duke dhene kontributin e tyre jo vetem ne familje por edhe ne shoqeri...njof edhe disa cifte qe s kan deshire te riprodhojne ....edhe kjo s me duket e cuditshme apo anormale.

Eshte e vertet brezi yne ka mundesine dhe veshtirsine e zgjedhjes femija-karriera...por kemi edhe shume lehtesira duke krahasuar me nenat tona......duke u nisur qe nga diapers edhe formula e menura sa me organike edhe te shendetshme per femijen...nenat tona as ne enderr nuk i shifnin kto ....zienin kazanin me fashot e bardha te femijes per ti sterilizuar...ka qene ca kohe te veshtira ne 80ten ku s gjeje as nji kokerr veze....e asnje filxhan qumesht po ushqehej femija me veze e qumesht pluhur ...
Sidoqofte u heq kapelen edhe i falenderoj nenat tona per nji vyrtyt te vecante qe nuk e ve re ne brezin tone....entuziazmin e madh qe kishin si nena ...ne cdo aspekt te veshtire e te gezuar...edhe entuziazmin qe kan akoma pas shume veshtiresive qe na rriten ne.....te vine e te na ndihmojne ne rritjen e femijeve tane gjithashtu /pf/images/graemlins/wub.gif
 

D-J

Forumium maestatis
Re: Cfare e ben nje nene te mire?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
kur flasim per nje grua qe eshte nene e mire cfare sjellim ne mendje?

[/ QUOTE ]

nje baba te mire /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Top